Armiqt e shqipes.

Lauri

Anunnak
-Përse pas një mijë e pesëqind vjetësh (është koha e "Dark Ages", e "Errësirës së Madhe të Mesjetës", kur pranë botës shqiptare kanë lindur njëkohësisht të gjitha alfabetet, shkrimet, dhe gjuhët e tjera të botës), 40 kilometra me rafte me libra të Bibliotekave të Vatikanit, bibliotekat e shpellave të murgjëve dhe heremitëve në Malin Athos, të qendrave kryesore të fesë dhe të bibliotekave të fisnikërisë evropiane e botërore si dhe dhjetra - mijëra manastireve. qendrave islame, budiste etj., qëndrojnë ende të mbyllura për shqiptarët?

-Po, kaq rëndësi ka kjo temë. E këtë pakkush nga ne e kupton. Ndryshe, ne shqiptarët do ta kishim shumë më të thjeshtë të kuptonim shumë përse: përse mbi kombin shqiptar ra një errësirë njëmijë e pesëqind vjeçare, e cila u ça për pak dekada vetëm në epokën skënderbejane. Megjithëse kemi gati njëqind vjet që kemi shtetin tonë, ky shtet nuk na ka shërbyer aspak për të hedhur dritë me fuqi mbi çështjen e etnogjenezës tonë. Unë vetë, jeta ime është dëshmi, unë jam dëshmitar i egërsisë mc të cilën shteti shqiptar guxon t'i vërsulet për ta mbytur me çdo mjet ekonomik, psikologjik edhe deri vrastare këdo që kërkon të hedhë dritë mbi çështje të rëndësishme të racës tonë. Nuk është fjala për shtetin aktual, por për të në tërësi e në çdo kohë. E si mund të pretendohet pastaj, që dikush a disa të kenë guximin të hapin gojën për këto çështje?

-E tërë media është vënë në një mënyrë a në një tjetër në shërbim të këtij përbindëshi që quhet Aristofe.
Aristofeja përpiqet të të mundë, të të zhdukë, e në pamundësi, të të poshtërojë, të të degradojë fizikisht e mendërisht, ty dhe familjen tënde, të shtrëngojë (duke trembur) fisin, miqësinë, të njohur e të panjohur, komshinj, e deri tërë lagjen ku banon, do t'i detyrojë të të qëndrojnë sa më larg, pasi ti je bartës i virusit më të keq e të rrezikshëm për të, i diçkaje, që (sipas meje) është e vërteta mbi shqipen, mbi gjuhën, si dhe e vërteta mbi bazat e Sundimit mbi njeriun dhe shoqërinë, dhe Metodën e saj.

-I ngjajmë atyre fokave me barrë, të cilat nga pamundësia për të lëvizur shohin se si ariu i bardhë provon mbi lëkurën e tyre dhëmbët e mprehtë dhe kullufit atë fokë të gjorë që e ka lëkurën më të butë. Ky ritual zhvillohet në Shqipëri dhe në botë çdo ditë. Aristofeja argëtohet duke marrë më qafë gjithnjë më të dobëtin, kështu qc "më të fortët" zënë mend dhe s'guxojnë të ngrihen kundër saj.


- Në Shqipëri jo vetëm luftohet kundër shqipes, por gjithçka e keqe që është bërë dhe vazhdon të bëhet kundër shqiptarit, bëhet me kalem në dorë. Kështu ka ndodhur vrasja e Emin Spahisë, që pajtoi 300 familje në Mbishkodër, pasi shqiptari s'duhet të jetojë në paqe, në mirësi e në begati, ndryshe ai do të ketë kohë të shohë se ç'ndodh përreth tij e do të kërkojë të dijë se ç'është kjo Aristofe, përse ajo ka mijëra vjet që s'i shqitet racës njerëzore, si rron ajo dhe ç'bën ajo për të mbijetuar. Shqiptari do të mësonte se përse në Shqipëri ndodhën lëvizje të pakontrolluara migracioni, ç'është politika e zbrazjes "spontane" të fshatit dhe “përqëndrimit'' të shqiptarëve në metropolin e Tiranës nën parullën e lëvizjes së lirë të njeriut dhe "dëshirës për një jetë më të mirë".

- Në Shqipëri gjithçka është bërë me kalem, 1997, rënia e shtetit shqiptar, 1998, ngjarjet e Kosovës. Ne, sot, fatkeqësisht, nderojmë si shpëtimtarë në Shqipëri dhe në Kosovë organizatorët e vërtetë të masakrave antishqiptare, njerëzit e Aristofesë, ata që edukojnë e arsimojnë Millosheviçë e Hyseinë, ata që i ngrenë e që i ndëshkojnë. Në këtë botë të vogël politikën nuk e bën as Bushi e as ndonjë politikan shqiptar. Të gjithë këta janë shërbëtorë të bindur të Aristofesë. Këta zbatojnë platformat e saj, ajo i pompon, ajo u jep know - how-n e Poshtërsisë, po ajo Aristofe i zbret nga froni me lezet. Kush e meriton sipas kutit të saj, mbetet në histori si "kolos", kush nuk e meriton, ai përfundon i njollosur. Nga ky rregull nuk bëjnë përjashtim as njerëzit e letrave.

- E pastër, i bardhë si veladoni festiv i Papëve, murgeshave, hoxhallarëve, lamanëve, rabinëve etj. duhet të mbetet vetëm Aristofeja. Gjithçka përreth "duhet" të jetë e përbaltur, e njollosur, mëkatare. Njeriu nuk meriton të rrojë si njeri, pasi ai na qenka (uj = yll, lupus. "av yll është" për tjetrin. Shikoni se sa tragjiko-komike është kjo dhe në gjuhësi, ku Ylli është edhe Perëndia dhe Ujku, i Miri dhe Djalli (Diavolos, Diaholos, që don të thotë se djall është ay që "Di që AV = AB = OL, pra Yll është". Këto gjëra janë për të qeshur e për të qarë. Aristofeja, apo NEVERIA si e quaj unë në ditarin tim, e ndër shokët e mi, ka luajtur e vazhdon të luajë për shtatë palë qejfe në kurriz të njeriut e të shqiptarit vetëm e vetëm sepse ne, njerëzit e thjeshtë, përfshirë dhe ata që e mbajnë veten për të ditur ("Dija është një Injorancë e Mësuar", thotë prifti i nderuar Nikola di Kuza në shek. XV, dhe ai e ka fjalën për dijen në shkencat shoqërore), nuk e kuptojmë se gjithçka është ndërtuar për të nxitur armiqësinë mes njerëzve, mes grupeve shoqërore, e mes kombeve. Kjo armiqësi u thellua sidomos pasi dijetarë të Aristofesë krijuan Esperantot e para, Gotishten, Sllavishten e Vjetër, Greqishten e Vjetër dhe Latinishten, e shumë e shumë të tjera.

(Studiuesi i gjuhësisë, اlirim Xhunga)
 
Titulli: Armiqt e shqipes.

une se kapa hic ket materialin...
 
Titulli: Armiqt e shqipes.

Fjala Tamam. תָּמִים
Gjindet ne librat e ndryshem te Bibles ne gjuhen antike ebrajke.
Ne librin "Il Dio alieno della Bibbia" ( autor Mauro Biglino;perkthyes, studiues historie religjoni, kulturave antike, perkthyes i gjuhes antike ebrajke), me ra ne sy perkthimi i kesaj fjale תָּמִים = tamam nga Testamenti i Vjeter.
Ne faqen 153 autori shpjegon arsyen se pse Zoti zgjodhi pikerisht Noé qe ti shpetonte Permbytjes se Madhe. Sipas Atorit Noé konsiderohej TAMAM nga pikepamja gjenetike. Pra fjalen Tamam Biglino e perkthen si te qenurit tamam komplet, tamam i kompletuar, tamam pa difekt, tamam perfekt....Emoticon smile

Kjo fjale perdoren mjaft mes nesh kur duam te pohojme dicka duke thene: tamam ashtu eshte..! Me tamam e ke..? etj etj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top