Antraksi shfaqet në Gjirokastër

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Sipas ekspertëve të shëndetësisë dhe higjienës, në Gjirokastër është rikthyer në disa pacientë sëmundja e rrezikshme ngjitëse e antraksit dhe një paciente gjendet ende e shtruar në repartin e infektivit në spitalin rajonal "Omer Nishani". Pacientja që është prekur pak ditë më parë nga kjo sëmundje, është një grua 80-vjeçare, e cila aktualisht po merr mjekime në kushte karantine në repartin e sëmundjeve infektive të këtij spitali. Sipas mjekut infeksionist të këtij reparti, Dritan Mema, pas analizave laboratorike të kryera është vërtetuar plotësisht se 80-vjeçarja, banore e qytetit të Gjirokastrës, është e prekur nga një mikrob i antraksit të lëkurës, ose siç quhet ndryshe nga mjekët infeksionistë "antraks kutan". Pas mjekimeve dhe kurimeve në kushte të karantinës dhe izolimit të dhëna nga mjeku infeksionist i spitalit rajonal "Omer Nishani", është bërë e mundur që pacientja të ketë një përmirësim të dukshëm të shëndetit të saj. "Kurimi dhe mjekimi intensiv bënë të mundur përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të pacientes dhe pozitive për gjendjen e saj është ulja e temperaturës, që e karakterizon ndjeshëm këtë sëmundje. Pacientja erdhi me simptoma të qarta të shfaqura në trupin e saj dhe kryesisht në këmbë", tha mjeku Dritan Mema, që e kuron 80-vjeçaren e prekur nga sëmundja e rrezikshme. Vetë pacientja pohon se pas shfaqjes së shenjave të para të sëmundjes, ajo është drejtuar për në spitalin rajonal, ku pas analizave të kryera mjekët i kanë bërë të ditur prekjen nga antraksi. Sëmundja e "antraksit kutan" është një sëmundje ngjitëse, që e ka origjinën e saj nga baktere që gjenden në mishin e therur dhe nënproduktet blegtorale. Pas shfaqjes së antraksit, veterinerët e bashkisë së qytetit kanë intensifikuar kontrollet ndaj dyqaneve të shitjes së mishit dhe bulmetit. Ndërsa ekspertët e Drejtorisë së Shëndetit kanë marrë masa karantinore në familjen e pacientes më të fundit.

Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top