Antigonë: Takimi III i riteve pagane dhe lojnave popullore (2009)

Bilderberg

Anëtar i ri
Antigonë: Takimi III i riteve pagane dhe lojnave popullore (2009)

Takimi i Tretë i Riteve Pagane dhe Lojnave Popullore “Antigonea 2009” ka mbledhur dje 15 grupe nga i gjithë jugu i vendit. Veprimtaria në fjalë cilësohet si një nga më masivet të fokusuara në fushën e ruajtjes së trashëgimisë shpirtërore që ka nisur të organizohet në mënyrë periodike nga ana e Zyrës për Administrimin dhe Koordinimin e Parkut Arkeologjik të Antigonesë në Gjinokastër.

Ky takim që synon të zgjerohet nga viti në vit mbulon fushën e evidentimit të vlerave të trashëgimisë së lashtë shpirtërore kombëtare dhe ka për qëllim nxitjen e zhvillimit të një turizmi të qëndrueshëm kulturor në këtë zonë dhe komunitetin e fshatrave përreth.

Ai ka nisur dy vjet më parë si një bashkëpunim i stafit të parkut antik dhe organizatave të ndryshme donatore. Organizatorët dhe komuniteti i banorëve të zonës e shfrytëzojnë veprimtarinë jo vetëm për zhvillimin e turizmit kulturor në këtë zone, por edhe për të ruajtur rite dhe tradita të lashta që janë duke u zhdukur duke nxitur dëshirën e moshave të reja për të interpretuar ritet dhe lojnat e lashta pagane.

Për drejtorin e Parkut të Antigonesë, ثngjëll Serjani, në vitin 2007 aktiviteti kishte karakter lokal që përfshiu dy bashki dhe disa komuna të rrethit të Gjinokastrës, në vitin 2008 u zgjerua duke përfshirë pjesëmarrjen e grupeve nga rrethet e rajonit jugor si Tepelena, Saranda, Përmeti dhe Delvina.

“Ritet pagane dhe lojnat popullore përbëjnë vlera të paçmuara të kulturës kombëtare”, është shprehur për gazetën, Serjani.

Organizimi i përvitshëm i kësaj veprimtarie në Parkun Arkeologjik të Antigonesë, është njëkohësisht edhe një promovim më i mirë për këtë park nëpërmjet aktiviteteve kulturore në terren të hapur.

Ky eveniment sipas Serjanit, krijon mundësi për rigjetjen e motiveve të kostumeve të kohës së lashtësisë, sipas grupmoshave dhe gjinisë, në shërbim të aktiviteteve të tjera që shtojnë të ardhurat e parkut siç është fotografia, filmimi dhe shfaqjet e teatrit antik në mjediset e rrënojave të qytetit të Antigonesë.

Gjatë veprimtarisë së djeshme u akorduan edhe disa tituj nderi nga ana e Këshillit të Qarkut të Gjinokastrës për disa personalitete të arkeologjisë dhe punonjës të parkut arkeologjik të Antigonesë ku mes të cilëve spikaste Neritan Ceka, Shpresa Gjongecaj, etj të cilët janë vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” të Gjinokastrës.

Gazeta Sot.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top