Antidoping, peshëngritësi Pulaku, pozitiv

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Antidoping, peshëngritësi Pulaku, pozitiv
26/07/2012

Peshëngritësi Hysen Pulaku, pjesëtar i ekipit tonë olimpik ka rezultuar pozitiv në testin antidoping që i është bërë peshëngritësve tanë në fshatin olimpik në Londër.

hysen-pulaku.jpg
"U bë një kontroll i befasishëm antidoping ndaj sportisteve dhe kjo është një procedurë rutinë në këtë eveniment sportiv. Mbrëmë 22.00 në zyrën time, në fshatin olimpik, u paraqit një zyrtare, e cila më komunikoi rezultatet e testeve të bëra, ku bëhej fjalë për sportistin Hysen Kulaku. Sportisti bashkë me trajnerin, nuk e pranuan rezultatin e paraqitur dhe vendosën vetë të bëjnë testin e provës B", tha shefi i delegacionit shqiptar Viron Bezhani.

Nëse edhe në testin

B Pulaku do të rezultojë pozitiv, atëherë ai është peshëngritësi i tretë shqiptar, pas Ilir Sulit dhe Erkand Qerimajt që dalin pozitiv në testet e këtij viti, që e cila do të penalizojë me gjobë edhe Federatën e Peshëngritjes. Gjithsesi Bezhani pohon se kjo gjë nuk rrezikon ekipin tonë olimpik.

"Edhe nëse testin B sportisti del pozitiv, ekipi i peshëngritjes do të vazhdojë normal punën e tij dhe masat do të merren vetëm ndaj sportistit në fjalë", tha Bezhani.

Burime të sigurta të Top Channel bëjnë të ditur se Hysen Pulaka nuk i është nënshtruar asnjë testi antidoping që kanë bërë peshngritësit e tjera para lojrave olimpike Londër 2012./TCH
 
Titulli: Antidoping, peshëngritësi Pulaku, pozitiv

Pulaku jashtë Londrës

Edhe testi B ka dale pozitiv për peshëngritësin shqiptar Hysen Pulaku, gjë e cila i heq mundësinë 20-vjeçarit të përfaqësojë Shqipërinë në Lojrat Olimpike Londer 2012.

Lajmi eshte konfirmuar nga shefi i delegacionit tone në Londer Viron Bezhani, i cili theksoi se tashme ne kete Olimpiade do te kemi 10 sportistë. Një ditë më parë Bezhani deklaroi në Top Channel se peshngritësit tanë që do të marrin pjesë në Londër iu nenshtruan një testi antidoping, ku Pulaku rezultoi pozitiv.

Ndryshe nga te tjeret 20-vjeçari Hysen Pulaku eshte i vetmi peshngritës që nuk i eshte nenshtruar testeve te ndryshme antidoping te bera para lojrave olimpike. /TCHpulakuuu.jpg
 
Pe: Antidoping, peshëngritësi Pulaku, pozitiv

Edhe me ato gjysma gjysma te mbledhura nje ketu nje atje qe prezantohemi,edhe ato nuk presin te skualifikohen nga gara,por skualifikojne veten:p
 
Titulli: Pe: Antidoping, peshëngritësi Pulaku, pozitiv

Edhe me ato gjysma gjysma te mbledhura nje ketu nje atje qe prezantohemi,edhe ato nuk presin te skualifikohen nga gara,por skualifikojne veten:p

Mua me duket absurd si veprim. Kur e di shume mire qe ne cdo gare behen teste antidoping, pse mer mundimin te konsumosh substanca te ndaluara?

Keta nuk jane korekt me veten e tyre ne radhe te pare, sepse presin rezultate nga efektet e substancave, dhe me tej sjan korekt ndaj njerezeve qe kane investuar kohe dhe besim per trajnim e tyre.

(ps: flas per rastet e substancave qe meren me vetedije, sepse kan qen raste ilacesh te shkruar nga doktori per semundje te ndryshme)/
 
Pe: Titulli: Pe: Antidoping, peshëngritësi Pulaku, pozitiv

Mua me duket absurd si veprim. Kur e di shume mire qe ne cdo gare behen teste antidoping, pse mer mundimin te konsumosh substanca te ndaluara?

Keta nuk jane korekt me veten e tyre ne radhe te pare, sepse presin rezultate nga efektet e substancave, dhe me tej sjan korekt ndaj njerezeve qe kane investuar kohe dhe besim per trajnim e tyre.

(ps: flas per rastet e substancave qe meren me vetedije, sepse kan qen raste ilacesh te shkruar nga doktori per semundje te ndryshme)/


Gjithmone ne gara i jane bere analiza pjesemarreve kjo dihet me vite e me vite me rradhe...Ndaj thash une,nuk presin te humbin keta,por dalin vete jashte loje:p
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Antidoping, peshëngritësi Pulaku, pozitiv

Gjithmone ne gara i jane bere analiza pjesemarreve kjo dihet me vite e me vite me rradhe...Ndaj thash une,nuk presin te humbin keta,por dalin vete jashte loje:p

Po bejne gjithe ate mund te kualifikohen ne Olimpiade, e pastaj i fusin shqelmin...
Kush i kupton!
 
Titulli: Antidoping, peshëngritësi Pulaku, pozitiv

Londër 2012, shembulli i keq nga Shqipëria

Mark-Adams.jpg

Ekipi kombëtar shqiptar në Lojrat Olimpike të Londrës bëhet shembull që në ditën e parë të evenimentit, dhe jo për mirë.


Në një konferencë për shtyp të organizuar ditën e shtunë, zëdhënësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Mark Adams ka sjellë shembullin e keq të Hysen Pulakut.

Bëhet fjalë për një tjetër peshngritës shqiptar që lë gjurmë negative në arenën botërore të sportit, madje në elitën e tij, pikërishtë në një olimpiadë.

Peshngritësi shqiptar rezultoi pozitiv në të dyja testimet antidoping të zhvilluar, duke u bërë shembull për të gjithë sportistëtë e tjerë në olimpiadë, duke u përjashtuar menjëherë.

"Gjithmonë është një ditë e errët kur një sportist zbulohet se ka përdorur doping. Shpresojmë mos të gjejmë tjetër veç peshngritëssit shqiptar, por gjithsesi, mesazhi është, ne do t'ju zbulojmë", ka thënë Mark Adams. /tch
 
Titulli: Antidoping, peshëngritësi Pulaku, pozitiv

Me mire i fundit e me nder se sa i pari me futje
Te punojne me shume sic punojne te gjithe atletet e botes,askush seshte nisur nga maja e piramides,te gjithe nga fundi i saj jane nisur
 
Titulli: Antidoping, peshëngritësi Pulaku, pozitiv

اfarë ulje.. :(
 
Titulli: Antidoping, peshëngritësi Pulaku, pozitiv

te gjithe atletet e praktikojne ,puna eshte te mos zbulohesh.....
 
Titulli: Antidoping, peshëngritësi Pulaku, pozitiv

Po kto, pse na turperojne kot...Kur e dine qe ka kontrolle te tilla, dhe qe vet jane perdorues te dopping, a ca jane ato substanca, me mire mos vene faree...
 
Pe: Antidoping, peshëngritësi Pulaku, pozitiv

Vertet qe ju shoh shume te prekur nga kjo gje...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top