Annecy: "Venecia e vogel, mrekullia e Frances"

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
franca.jpg


Venecia eshte nje e vetme. Por takimi i bukur i qytetit dhe ujit eshte i pranishem dhe ne vende te tjera. Annecy, qyeteti francez ne Haute-Savoie, eshte nje shembull i mahnitshem i saj, nje perle me bukuri autentike mesjetare ne kembet e Bauges.
Ne breg te liqenit me te njejtin emer kalon dhe lumi Thiou. Annecy nuk spikat vetem per rruget rreth ujit, por dhe per veprat e cmuara arkitektonike qe datojne ne vitet 1500, periudhe e arte per Annecy.

franca1.jpg



Nese udhetoni ne kete vend te jashtezakonshem, mos leni pa vizituar Palais de l'Isle, qe quhet ndryshe dhe 'burgjet e vjeter', i cili daton ne shek.XII, monument simbol i qytetit dhe nje prej monumenteve me te fotografuar ne France, Keshtjellen e Annecy, banese antike e konteve te Gjeneves dhe dukeve te Ginevrini-Nemours (dege e Savoias).


franca2.jpg



Pastaj vizitoni katedralen e Saint Pierre te shek.XVI qe ishte e Francesco di Sales, Baziliken e Vizitimit te shek.XX qe mban germadhat e shenjteve franceze, pastaj kishen Saint-Maurice me stil gotik te shek.XV.



franca3.jpg




Mos humbisni nje shetitje ne rrugen Rue Royale me dyqanet dhe kopshtet dhe rrugen Sainte-Claire me arkadat e saj romantike te shek.XVII dhe XVIII. Ne Annecy mund te gjeni komodime te leverdisshme me cmime relativisht ekonomike.


franca4.jpg




Privilodges le Royal-Apparthotel, gjendet 200 metra nga liqeni i Annecy dhe rreth 350 metra nga burgu i Palais de l'Isle, ofron strehim te lire dhe Wi-Fi falas, duke filluar nga 80 euro. Hotel du Nord, eshte nje strukture me dy yje por shume e bukur ne zemren mesjetare te Annecy.
Per ata qe shkojne cift cmimet fillojne nga 75 euro. Per ata qe duan relaks ekstrem dhe nje pamje te jashtezakonshme te liqenit, eshte Hotel des Marquistas, me dhoma dyshe qe fillojne nga 80 euro.
Ne dimer qyteti eshte i mbuluar me debore.


franca5.jpg



Ndersa ne pranvere dhe vere do te shihni nje zgjim mbreselenes te natyres. Ne qershor, mbahet Festivali Nderkombetar i Filmit te Animuar, ne korrik eventi de les Noctibules, ndersa ne tetor festivali i filmit italian./Infoal

franca6.jpg
 
  • Më pëlqen
Reactions: E3

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top