Anketë – LR PDSH ,RDK , Levizja Besa, UNITETI – 16.6% BDI 14.6 %

legjenda

Tetova
Në një anketë të realizuar nga Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë gjatë periudhës së kaluar 6-mujore, që shfaq rejtingjet e partive politike shqiptare në Maqedoni, duket qartë rënia e BDI-së dhe PDSH-së, ndërsa ngritja e rejtingut të partive të reja opozitare, sidomos të Lëvizjes BESA.

Anketa është realizuar duke zgjedhur respondentë të rastit, nga të gjitha komunat dhe njësitë zgjedhore ku shqiptarët janë shumicë.

Në pyetjen se për cilën parti politike do të votoni në zgjedhjet që do të mbahen me 24 prill, 7,8% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë për Lëvizjen BESA, duke lënë pas të gjitha partitë tjera përfshirë edhe PDSH-në, në përjashtim të BDI-së për të cilën janë deklaruar se do të votojnë 14.6% e të anketuarve.

Për PDSH-në kanë thënë se do të votojnë 5.6% e të anketuarve, për LR-PDSH-në janë deklaruar 4.9%, ndërsa për RDK-në dhe UNITETI-n nga 2.9% dhe 1%.

Hulumtimi është bërë përmes telefonit me 1000 të anketuar. Vlen të ceket se analizat e publikuara nga ky institut, kanë qenë më të saktat në zgjedhjet e fundit. /SHENJA/

TWITTER FACEBOOK GOOGLE + PINTERESTanketa-600x325.gif
 
Titulli: Anketë – LR PDSH ,RDK , Levizja Besa, UNITETI – 16.6% BDI 14.6 %

Sonte Lëvizja BESA mes qindra të pranishmëve në Pallatin e Kulturës në Gostivar, e themeloi Këshillin Komunal për Komunën e Gostivarit. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe disa nga anëtarët e kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA.

Fillimisht fjalën e mori Ermira Asani – Salija, anëtare e kryesisë qendrore në Lëvizjen BESA, e cila theksoi se: “Sonte unë jam nikoqire, dhe ju them të gjithëve, mirëse keni ardhur besatarë. Ne do të luftojmë që fëmëjët tanë të kenë ajrin e pastër afër Malit Sharr, që të kemi ujin e pastër të pijes. Ne nuk do të lejojmë tashmë të trokasin të rinjt tanë shumë të aftë në dyert partiake, por duhet ta bëjmë që partitë ti ofrojnë çdo mundësi studentëve që janë shumë të pregatitur. Prandaj, me BESث do të ndodhin ndryshimet e mëdha shqiptare në Maqedoni”.

Ndërsa, anëtari i Trupit Koordinues, Afrim Gashi ka theksuar: “Gjatë cikleve të kaluara zgjedhore kur fillonte fushata zgjedhore i pyesja disa shokë që ishin në BDI: Pse nuk bëni fushatë? Cila është oferta juaj zgjedhore? Ata ma kthenin: Ne s’kemi nevojë të bëjmë asgjë, e kemi liderin e PDSH-së, ai me paraqitjet e tija publike i bën njerëzit që të jenë me ne. Kohëve të fundit më ka ra t’i takoj ata njerëz sërish, ndërsa tash unë po ju them atyre: A ju kujtohet kur thoshit se me çdo paraqitje të liderit të PDSH-së juve ju ngritet rejtingu, e pra tash po ndodh e njëjta gjë por në drejtim krejt tjetër, prej se është themeluar Lëvizja BESA çdoherë që lideri juaj del të flasë në publik Ali Ahmeti, ai po i rrit rejtingun, lart e më lart. Të mos ngutemi se cilin subjekt politik e përfaqësojmë. Ju lutem mendoni dhe interesohuni mirë se kush janë njerëzit që ju kërkojnë votën. 1. Asnjë funksionarë i Lëvizjes BESA nuk guxon të vjedhë e të korruptohet. Në këtë pikë do të jemi radikal dhe pa kompromise.

– Kodi i funksionarit të Lëvizjes Besa. 2. Do të bëjmë përpjekje të vazhdueshme që njerëzit më të mirë dhe më të përgatitur të jenë bartësit e posteve dhe funksioneve shtetërore.

Ata që i bashkëngjiten Lëvizjes BESA ose le të vijnë të bëhen shërbëtorët e këtij populli ose le të mos vijnë fare. Ata që vijnë për interesa personale le ta dinë prej tash se rrugët tona, herëdo-kurëdo do të ndahen. 4. Shqiptari voton për atë që mendon se do të fiton e jo për atë që ai mendon se është më i mirë. Prandaj, këtu duhet të ndalemi dhe ta analizojmë e të flasim për këto gjëra. Votoni për atë që dëshironi të fiton e jo për atë që mendoni se fiton.
Fitorja ndaj BDI-së është e lehtë. Nëse doni ta dini si fitohet BDI, të jeni të bindur se fitorja është shumë e lehtë. Mjafton të gjithë ju që jeni zhgënjyer nga kjo parti dhe e dëshironi ndryshimin, mjafton që ditën e zgjedhjeve të mos e rrethoni numrin para të cilit qëndron emri BDI. Vetëm kaq, asgjë më tepër, asgjë më pak. Vetëm një rrethim me stilograf i një partie opozitare dhe BDI-ja mbaron. Fitorja ndaj BDI-së në zgjedhjet që vijnë miq të dashur është në duart tuaja. Mos e lëshoni”.
Para të pranishmëve anëtari i Trupit Koordinues, Skender Rexhepi – Zejd në fjalën e tij theksoi: “Duke ju parë ju sonte këtu e kuptoj se kot paska qenë i gjithë ai presion i njerëzve 24 karatsh që me kërcënime dhe shantazhime me zhvendosje të tç punësuarve në qytetet tjera, të mundohen ti pengojnë qytetarët e Gostivarit që të reshtohen në strukturat e Lëvizjes BESA. Një proverb popullore thotë “ajo çka nuk më mbyt – më bënë më të fortë”

Epo pikërisht duke ju parë ju sonte, po them se i gjithë ai presioni që është ushtruar mbi djemt dhe vajzat e Gostivarit që të mos bëhen pjesë e Lëvizjes BESA, sot i ka bërë më të fortë se asnjëherë, më të fortë për të ti thënë mjaft kërcënimeve, mjaft poshtërimit, mjaft përdhosjes së vlerave tona kombëtare”.

Më tutje Rexhepi – Zejd ka shtuar: “Vallë , si bëjnë gjumë natën pushtetarët e BDI-së në shtëpitë e tyre super luksoze, të fituara në korriz të gjakut të dëshmorëve dhe lotëve të jetimëve, derisa në anën tjetër shqiptarët në lagjet e اairit, Shutkës, Sarajit, Zhelinës e deri në Dollnen jetojnë në mizori sikur të ishin në shekullin e 15. Por, ne i sigurojmë të gjithë qytetarët që me ardhjen e Lëvizjes BESA në pushtet, do t’i sjellim para drejtësisë së popullit të gjithë ata që pasuritë e tyre i kanë siguruar në kurriz të popullit, dhe nëpërmjet korrupcioneve dhe krimeve të ndryshme. Kriminelet dhe hajnat e ketij pushteti BDI-VMRO e kanë vendin në burg, ndërsa të burgosurit politik e kanë vendin në liri pranë familjeve të tyre. Kjo do të jetë drejtësia e Lëvizjes BESA. Paramendoni, nëse do të kishim pasur mundësi që në vitin 2002 ti reshtonim para vetes 84 dëshmorët dhe ti kishim pyetur, vallë a janë pishman që kanë dhënë jetët e tyre gjatë luftës së vitit 2001? Jam më se i bindur që të gjithë ata do tu kishin përgjigjur, jo një por edhe 5 herë tu jape jetë Zoti ata përsëri do të kishin dhënë ate për ardhmërinë më të mirë të popullit shqiptare dhe pasardhësve të tyre. Por, sikur të kishim mundësi që sot në vitin 2015 të njëtët dëshmorë ti rreshtonim këtu para jush dhe ti pyetnim të njëjtën pyetje se: vallë a janë pishman që kanë dhënë jetët e tyre për gjithë këtë gjendje të shqiptarëve, ku ata që thiren në emrin e luftës janë bërë më frigacak se miu, dhe të cilët kanë shkelur mbi gjakun e tyre dhe kanë përbuzur hallin e pasardhësve të tyre? Jam më se i bindur që çdonjeri nga ata kur ti shihnin këto 14 vite të kaluara pa asnjë dyshim çdonjëri nga ata, do të kishin qenë pishman që me gjakun e tyre disa persona të korruptuar dhe kriminalizuar përdhosën vlerat hisotrike kombëtare. Lëvizja BESA do të angazhohet me tërë qenien e saj që këta dëshmorë të prehen të qetë dhe pasardhësit e tyre tësigurojmë lumturi dhe suksese në të ardhmen”.

Pas kësaj u bë prezantimi i Këshillit Komunal i Komunës së Gostivarit, i përbërë nga gjithsej 34 anëtarë, i cili për koordinator kishte zgjedhur një personalitet të rëndësishëm të këtyre zonave siç është doktori i ekonomisë, Afrim Alili. Pas kësaj, koordinatori i posazgjedhur Alili deklaroi: “Të nderuara zonja dhe të nderuar zotërinj, për Gostivarin mund të flitet shumë dhe nga shumë këndvështrime, mirëpo dy gjëra janë shumë të rëndësishme. E para, Gostivari ka qenë çdoherë me BESث. Pra, nuk erdhi sonte BESA së pari herë në Gostivar, por BESA vetëm u kthye në Gostivar. Kjo për arsye që në dyzet vitet e fundit sinonim i Gostivarit ka qenë Ansambli BESA, ai që i ka mbajtur gjallë ndjenjat kombëtare, ka ruajtur doket, traditat dhe kulturën shqiptare të qytetarëve të Gostivarit dhe jo vetëm të tyre. Por, fatkeqësisht Ansambli BESA ose nuk ekziston më ose edhe nëse ekziston vetëm për raste të rralla mblidhen anëtarët. .. Të respektuar, Lëvizja BESA me plot përgjegjësi them që ka zbuluar ilaçin e kësaj sëmundjeje. Ky ilaç ka qëndruar dhe qëndron në brendinë tonë – ai është SINQERITETI. Sinqeriteti që e ka çdo anëtarë i Lëvizjes BESA, pasi që edhe kur bëhen kritika të shumta, është e vetmja gjë që nuk kritikohet, por thuhet “janë të drejtë dhe të sinqertë”. Vetëm duke pasur njohuri për nevojat e popullit dhe sinqeritet, këmbëngulje dhe pa marrëveshje të fshehta të mbrohen interesat do të mund qytetarëve t’u sigurojmë mirëqenien e dëshirueshme të tyre. Këtë padyshim që Lëvizja BESA do ta realizojë, pasi këtë e ka synim kryesor në Platformën e vetë politike. Ndërkaq, BESIMIN do ta fitojmë prej qytetarëve dhe në vazhdimësi do ta ndërtojmë BESIMIN e fituar.”.

Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Me këtë rast ai theksoi se: “Këtyre ditëve në Gostivarin tuaj këta të partisë në pushtet nuk lanë presion pa bërë që këta burra e burrnesha sonte të mos ngjiten në këtë skenë. Përkundër krejt trysnive, përkundër kërcënimeve të tyre, ata nuk ia dolën. Prej sonte edhe Gostivari është më BESث.

Por, të nderuar, ju premtoj dhe ju bind se ata i kanë ditët e numëruara. Zullumqarët gjithnjë e kanë fundin e keq. Dhe, pas 24 prillit, ne do ta ndalim patjetër urrejtjen ndërvëllazërore dhe hakmarrjen ndërmjet shqiptarëve. Me BESثN në pushtet nuk do të ketë më hakmarrje pse dikush është i një partie tjetër dhe pse dikush nuk merr pjesë në tubimin e BESثS. Në mbrëmjen e 24 prillit ne do ta kemi vetëm një fjali: “Prej sonte jeni të lirë! Askush nuk do të hakmerret më mbi juve! Askush nuk do t’ju kërcënojë më dhe askush nuk do t’ua shesë vendin e punës dhe t’ua zhvatë familjet! Tashmë do të jeni në BESثN tonë… Lëvizja BESA kurrë nuk do të bëjë kompromis në dëm të arsimit të fëmijëve tanë, sepse ne vlerësojmë se që një komb ngrihet në nivelet më të larta të shoqërive të zhvilluara evropiane vetëm atëherë kur ka një sistem të zhvilluar edukativo-arsimor dhe shkencor.

Të nderuar, a thua vallë:

Ata që, në mungesë të figurave shqiptare, duan të përvetësojë figura të heronjve maqedonas si ajo e Petar اаulevit.
Ata që pranojnë që të harxhohen gati se një miliardë euro nga buxheti i këtij shteti për kulturën maqedonase,
Ata që edhe “luanin e VMRO-së” tentuan të na shesin si “luan shqiptar”
Ata që e shitën vendin e Burmali xhamisë dhe lejuan që aty të ndërtohet një objekt që na e kujton okupatorin serb,
Ata që e shitën vendin ku ishte shtëpia e Nënës Terezë dhe lejuan që aty të ndërtohet një objekt që s’ka të bëjë fare me kulturën shqiptare,
Tani, po ata pa fije turpi duan të na bindin se janë ata mbrojtësit e denjë të shqiptarizmës në Maqedoni.”
 
Titulli: Anketë – LR PDSH ,RDK , Levizja Besa, UNITETI – 16.6% BDI 14.6 %

Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë gjatë periudhës së kaluar 6-mujore e ka ndjekur në vazhdimësi mendimin publik dhe ka realizuar hulumtim në lidhje me tematikat rreth krizës politike, si dhe rejtingjet e partive politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë, njofton Portalb.

Për shkak te modelit zgjedhor, IHPQM zbaton metodologji të veçantë për zonat dhe komunat, në të cilat shqiptarët janë shumicë, me qellim që kështu ta arrijë saktësinë e besueshmërisë dhe preferencën e shqiptarëve ndaj partive politike shqiptare.

“Anketa është realizuar duke zgjedhur respondentë të rastit, ndërsa mostra është stratifikuar për të ruajtur përfaqësimin e popullatës në komuna dhe njësi zgjedhore, ku shqiptarët janë shumicë. Në këtë mostër janë ruajtur specifikat karakteristike të popullatës, siç janë: gjinia, mosha, arsimi dhe vendbanimi rural/urban, duke e përcjellë edhe distrubuimin gjeografik të gjithë popullatës. Hulumtimi është bërë përmes telefonit me 1000 të anketuar, për secilën anketë. Gabimi margjinal i kësaj ankete është +/- 3%. Konstatimi i përgjithshëm është se rezultatet e anketës dëshmojnë për një zhgënjim nga të gjitha partitë politike shqiptare – rreth 60% e të anketuarve shqiptarë nuk do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. Po ashtu nga anketa mund të konkludojmë se rritja e numrit të partive shqiptare do ta ulë edhe numrin e deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Një pjese e atyre të cilën janë përgjigjur për LR-PDSH janë votues të RDK duke e perceptuar si koalicion. Për më tepër, shihni rezultatet e përgjithshme në paraqitjen me përqindje në tabelën dhe grafikonin e mëposhtëm”, njoftojnë nga IHPQM. /PortalbPARTIT-SHQIPTARE-500.gif
 

Attachments

  • PARTIT-SHQIPTARE-500.gif
    PARTIT-SHQIPTARE-500.gif
    3.6 KB · Shikime: 0
  • PARTIT-SHQIPTARE-500.gif
    PARTIT-SHQIPTARE-500.gif
    3.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top