Ankand i çmendur në New York per vizatimet amatore të Muhammad Ali

Një ankand i çmendur u zhvillua në New York për koleksionin e vizatimeve dhe skicave të Muhammad Ali
Featured image of article: FOTO/ Ankand i çmendur në New York, vizatimet amatore të Muhammad Ali shiten për…
Vizatimi i Muhammad Ali
Një ankand i çmendur u zhvillua në New York për koleksionin e vizatimeve dhe skicave të Muhammad Ali. Boksi, të drejtat civile, paqja dhe humanizmi ishin lëndët më të dashura për legjendën e boksit. Pjesa më e vlefshme ishte një vizatim me stilolaps i ndjerë i vitit 1978 i titulluar “Sting Like A Bee” dhe realizuar gjatë xhirimeve të mini serialit “Rruga e Lirisë” në Misisipi.
Shtëpia e ankandit Bonhams e vlerësoi 35 mijë deri në 52 mijë euro, por ajo u shit për 366,585 euro. “Të dua ty Amerikë”, nënshkruar në shkurt 1979, u shit për 129,557 euro. Muhamed Ali eksperimentoi me vizatimin, kryesisht në një mënyrë joformale, gjatë gjithë jetës së tij, ndoshta i frymëzuar nga babai i tij piktori Cassius Clay Sr.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Punimet vijnë nga koleksioni i Rodney Hilton Broën, i cili bashkëpunoi me Aliun në fushën artistike. Në një tjetër vizatim, Ali kishte veten në ring si triumfues, ndërsa në tokë kundërshtari i tij thërret: “Gjyqtar, ai fluturon si një flutur dhe pickon si një bletë!” Ndërkohë të gjithë vizatimet u shitën për 819,273 euro.
Dosja.al

piktura-e-muhamed-ali.jpgpiktura-e-muhamed-ali-4.jpgpiktura-e-muhamed-ali-1.jpgpiktura-e-muhamed-ali-3.jpgpiktura-e-muhamed-ali-2.jpg
 
Dhe une kisha vizatime ne fillore...kot si mbajta si dihet ???
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top