Anita Hoxha

Monique

With or Without u
Netet tona harruar

Ti i harrove te bukurat netet tona
Kur zgjuar rrinim deri ne mengjes
Mbuluar argjendit qe hidhte hena
Trupat freskuar nga brilantja vese

Ti harrove te bukurat netet tona
Ne krahet e njeri tjetrit perqafuar
Une sot me shpirt i perjetoj akoma
Te largetat nete enderrash harruar

Ti i harrove te bukurat netet tona
Kur yllin polar e ndiqnim ne me sy
I pa fundi qiell ishte catize e jona
Ku shuhej, shuhej e shuhej dashuri
 
Titulli: Anita Hoxha

Te huaj

Te huaj jemi bere une e kuptoje
Si dy qytete te lashte mesdhetare
Historia nje dite do t'na bashkoje
Por qyteterimi serish do t'na ndaje

Te ftohte jemi bere mos ma thuaj
Si dy akuj atje larg ne antarktide
Qe te ftohtit ne mes akujsh do ti ruaj
Por i ngrohti diell do ti shkrij nje dite

Jemi bere te larget shkoi nje shekull
Sikur nuk ekzistojme me ne kete planet
Njeri tjetrin do e shohim si ne mjegull
Por asnje here me bashke ne kete jete
 
Titulli: Anita Hoxha

Dikur te kam takuar

Ti neteve vjen enderra ime e bardhe
Me flet nje gjuhe qe e kuptoj cuditerisht
Une si sonabul prej planetit tjeter ardh
S'dija si me ty e lidhur jam shpirterisht

Une s'di kush je e s'di ku botes jeton
Di vetem se nje dite do t'takoj patjeter
Nese enderr eshte kjo tani me zgjon
Kujtimin per ty si i njohuri ime i vjeter

Do te pres ndonse asgje per ty nuk di
Ndjej se nje buzembremje do te takoj
S'me duhet fare nese me pret edhe ti
Une ligjet e ksaj bote sot do ti injoroj

Une adolishente e lumtur vertet jam
Asgje s'di per dashurine e per takimet
Di vec zemren vend te pritjes kam
Ku dashurite lindin dhe kurre harrimet

Sot te takova enderra ime shekullore
Dite gezimi e pafund dua kjo te jete
Ashtu ne etere te kapur dore per dore
Dikur e bukur enderr dhe sot e vertet
 
Titulli: Anita Hoxha

Larg teje

Dritaret e zemres ti hapa ne agim
Dallge deti u shuajten ne timin shpirt
Sa e rende fjala harrome me mire
Apo te kthehemi ne serish nje dite

Mos mendo per mua nates me largo
Diten i lumtur jetoje te kalter pa nje re
Nese nje dite s'do t'mundesh me trego
Dhe une s'mundem nese ti s'me sheh
 
Titulli: Anita Hoxha

Nese do me duash

Nese do me duash me prano keshtu
Si zog shtegetar diteve shkoj e vij
Por gjithmone ndaloj aty ne syt e tu
Dhe pse lodhur fluturimesh mezi arrij

Nese do me duash pranome te brishte
Mallit shpeshhere per ty me ler te qaj
Perhumbur kujtimesh ashtu te trishte
Mbremjeve shpirtit tend prehem pastaj

Menduar sot shoh qiellin e pafund
Ai ngrohte me buzeqeshe plot kaltersi
Mijra kujtime ne shpirt kjo ere me fut
Dhe si enderr bregut detit shfaqesh ti

Me endje sot ndjek rrugen e kujtimeve
Si pulebardh dua lartesish te fluturoj
Atje larg rruges se gjate te harrimeve
Me nje fryme drejt teje shpirtin ta coj
 
Titulli: Anita Hoxha

Nje gote lamtumire

Po iki i dashur sonte lamtumire
Per ty me fund e piva une nje gote
Ashtu e vetme mendimesh ngrire
Sa e trishte me duket sot kjo bote

U munduam fjalet bashke ti gjejme
Fjala e ngrohte per ne eshte harruar
Perpara teje e bukur me s'do t'jem
Por thjesht nje hije nates erresuar

Mos me permend kafeve me te tjere
Kur rruges time me hapa te nxitoj
E di nga sot s'do t'jete me si atehere
Ndaj per ty une sonte piva te harroj

Po iki i dashur ndaj per ty sot piva
Ndoshta do shihemi si miq te vjeter
Nga zemra me dhimbje ty te fshiva
Ne jeten tone do t'fusim dike tjeter
 
Titulli: Anita Hoxha

Mos me prit me!

Mos më prit ne statcionin e kujtimeve te tua
treni i jetes time tashme është larguar
Smundet dot as aty te më gjesh mua
flaka e dashurisë u bë hi u shua

Nga ai zjarr asgjë më nuk ka mbetur
por vetem kujtime strehuara ne shpirt
lulet pranveres do kenë celur
dhe pse une me ty sdo te jem atë ditë

Njerez te tjera do sjelli koha ne jeten tone
se asgje i dashur nuk mbetet njesoj
Ditet e jetuara bashke i mbylla ne nje nje vagon
drejt nje stacioni te panjohur une vetem po nxitoj

Nuk te them dot lamtumirë është vone
me kokën mbrapa dhe une per nga ty mbeta
Mirupafshim te thash duke u larguar
se fjalen lamtumire ne shpirt nuk e gjeta
 
Titulli: Anita Hoxha

Te Desha Heshtur

Te desha heshtur fare pa fjale
brenda shpirtit monument te kisha ngritur
Ti behesh breng me behesh mall
mrekulli nga qielli zbritur

Te desha spata guxim ta thoja
para teje me ngrinte mendimi
Me mendje tek ty ditet i coja
per mua ishe vete jeta e vete gezim

Te desha pa te thene asgje
ne zemren time ti cdo dite flije
Te dua dhe sot cdo dite edhe me
ti dashuri bekuar perendie
 
Titulli: Anita Hoxha

Nate e trishte

Vargje te trishtuara dua te shkruaj kete nate
Kerkoj nje Pse ne s'e vazhduam rrugen tone
Ishte si nje enderr aq e bukur por e pa fat
Si endrrat qe ne zgjim harrohen pergjithmone

Vargje te trishtuara dua te shkruaj kete nate
Kujtoj kohen kur une te humba pa e kuptuar
Si ne nje film ku gjithe historite e kane nje fat
Ndaj mbetem peng e nje dashurie te ndaluar

Vargje te merzitura une vazhdoj te shkruaj
Dhe yjet lart sonte i ftoj te jene miq me mua
Nen driten e tyre une shpirtin tend e ruaj
Dhe si legjend mes yjesh afer vetes te dua

Nates te trishtuara vargjet larg shtegetojne
Me shpirt henes te me tregoj per ty i lutem
Nese te ka pare ajo e lumtur do t'me thoje
Dhe une rrugicave te shpirtit tend do t'futem
 
Titulli: Anita Hoxha

Nese Ti......

Nese ti iken une ty sdo te kerkoj
Fijet e shpirtrave tone do keputen
Pa kuptim drejtim tjeter un do shkoj
E fjalet e asaj nate nga ty do zhduken

Nese iken une jo s'them se s'do jetoj
Por do t'jem me shpirt aq te lenduar
Si nje brilant ne kohera do te kujtoj
Jo ne krahet e nje tjetre perqafuar

Nese ti iken braktisur do te jem diku
Por s'do te pres serish kete ta them
Atehere kur te mungosh e sdo jesh ketu
Une vec shpirtin dhe veten do te kem

Nese ti iken un do te dua po njesoj
Dhe ndoshta ti kurre sdo ta kuptosh
Dhe ashtu te ikur serish do te mendoj
Dhe ashtu e ikur serish do me kerkosh
 
Titulli: Anita Hoxha

Po largohem

Kur dielli te nise e ngrihet ngadal
Trishtuar reflektimin shikoj ne liqen
Une do largohem heshtur e pa fjale
Dhe tek ty asgje kurre jo s'me kthen


Rruges ku shkoj asgje s'dua te shoh
Ndjej hapat qe zvarriten pa deshire
Une sot as edhe veten me s'po njoh
Dhe pse largohem adresen e di mire


Ndonse ky shpirt tradhetar sot u ndje
Dhe thelle dhimbjes jo asgje s'kupton
Me force i themi une e urrej e urrej ate
Ai me fort me thote ti ate e dashuron



Ne gjysem te rruges me nuk kthehem
Ne medyshje jam e s'kam shpirt ta them
Ne udhekryq e vetme sot po ndjehem
Une dhe dielli qe fytyren sheh mbi liqen
 
Titulli: Anita Hoxha

Kur ti premton se do vish

Kur ti me premton se do vish une neteve pres
ashtu duke folur me henen e duke numeruar yjet
Degjoj valet e detit qe vijne ne veshet e mi si nje muzike
dhe veshtrimin tres tutje neper horizont

Kur ti me premton se do vish qindra pulbardha fluturojne
dhe shpirti im prej vitesh zbrazur pret ndjenjen tende
Me mijra kilometra rruget shtrihen para syve te mi
dhe zvogelohen kur hapat e tu ecin lehte ti je ne mendjen time

Kur ti me premton se do vish une fluturoj ne endrra larg
te sjell me shpirtin tim aty afer meje
Me duket se ne jemi pashmangshmerisht te lidhur
kur ti premton se do vish ti se di sa vite kam ketu duke te pritur
 
Titulli: Anita Hoxha

Nese ti me harron

Nese ti me harron une si zog pa krah do fluturoj ne kujtimet tona
nuk e di ne do te gjej aty apo ti ke fluturuar ne qiej te tjere
Ylberet e shpirtit tim qe lidhnin tendin shpirt jane shuar
ne qiellin gri shpirti im i zhurshem do te ndjek kudo nese ti me harron

Nese ti me harron krahet e mi do shtrihen pafundsisht drejt qiellit
per tu lidhur me te largetit krahet e tu ne nje trup tjeter perqafuar
E une ashtu therras me ze te fort vetmine time te vetmen mike qe kam
nese ti me harron mos me kujto me jam kthyer ne nje gjethe pa fryme pa ze

Nese ti me harron vendin e shpirtit le ta ze dikush tjeter
per mua mos pyet nese naten trupit tend i mungon i imi trup
Ashtu me le ne kujtime le te mbytem le te jem nga ty e harruar
nese ti me harron ti kurr sme ke njohur , une kurr nuk kam egzistuar
 
Titulli: Anita Hoxha

Kjo Gote

Ne goten e veres sot po humbas
Nga merzitja qe smunda dot te jem me ty
Ne fundin e saj ty po te therras
Le ta pime ne nje gote merzitjen te dy

Ne me trulloste sot kjo vere
Mos beso asnje fjale nga mua
Kam pire dhe vite te tjere
Por sot u deha pa puthjet te tua

Te them te dua aty ne heshtje me goten
Sa me do as nuk dua tja di
Per ty dhe mbrapsh do ta permbysja boten
Per nje fjale te ngrohte per pak dashuri
 
Titulli: Anita Hoxha

Po te sjell nje puthje

Po te sjell nje puthje me eren
Kur dita syte ti mbylli e nata te vi
Po ta sjell neper fllad edhe zemren
Sot le te te vi dhe ajo tek ti

Po te sjell nje puthje ne kete puhiz
Le te lundroje si varka neper dete
Brenda shpirtit tend nje zjarr dhe ti ndiz
Ska gje se larg nga une mbete

Po te sjell nje puthje qe ketu ngadale
Mos u tremb nese arrin tek ty ashtu furishem
Mallin tim e ka rrembyer e ka bere vale
Dhe ne trupin tend le te notoj magjishem
 
Titulli: Anita Hoxha

Kjo cigare

Cigaren ndez ulur e menduar
Me veshtrim larg tretur pa kufi
Ky tym dhomen ma ka rrethuar
Si nje re qe shpesh kthehet ne shi

Rrugen vizatoj ashtu e heshtur
E une ne caste i harrova te tera
Nder mend me vjen ti duke qeshur
E melankolike sot s'di pse u bera

Te kujtova sot se me mungove
Te thirra e u mundova te te prek
Si vegim mes tymit ike u largove
E kjo cigare doren po ma djeg
 
Titulli: Anita Hoxha

I flas Hënës

Po i flas hënës për ty
Ajo më rri ashtu sipër mbi kokë
I tregova që dikur ishim dashuri
Sot kemi mbetur thjesht shokë

Më ndjek hëna që nga lart
Hera herës i hedh një sy
Më kujtohet koha e gjatë
Kur hënën e shikonim të dy

I flas hënës i tregoj
Për ditet, për jetën time
Për dashurinë që iku shkoj
Mbetën në shpirt vetëm kujtime

Nuk e di ku ke shkuar
Më kujton ndoshta se di
Apo netëve i vetmuar
Flet me yjet edhe ti

Në këtë natë hënën takova
Fola shumë e fola gjatë
Disa pika lot lëshova
Të dua prapë
 
Titulli: Anita Hoxha

Ne

Në jetën time hyre fare rastësisht
Ndoshta nga fati e kishim të shkruar
Dhe unë të pranova ashtu paqësisht
Ndoshta dikur ishim vërtet dashuruar

Ti nuk munde të vazhdoje më
Nga jeta u lodhe shumë shpejt
Unë sot kujtoj çdo gjë
E vetme ndoshta jam vërtet

S'të kujtova nga dashuria
Por as nga urrejtja normal
Pa fund ti vjen në mendimet e mia
Ashtu i heshtur , mërzitur pa fjalë

Se di ku gabuam ne të dy ?
A jeta gaboi me ne
Une ty të sjell çdo ditë nëpër sy
Por ndonjëherë i largët vërtet je

Më fal të kujtova këtë natë
Ndoshta ti nuk do të të kujtoj
Ishim të dy , thjesht të pafat
Se di po une a të mungoj ?

Mos më gjyko ti sot
Asgjë më nuk ka asnjë kuptim
Të mendojmë të kaluarën është e kot
Më mirë të ardhmen ta shohim vazhdim
 
Titulli: Anita Hoxha

10354898_332386793623589_2734714425678308565_n.jpg
 

Attachments

  • 10354898_332386793623589_2734714425678308565_n.jpg
    10354898_332386793623589_2734714425678308565_n.jpg
    127.7 KB · Shikime: 0
  • 10354898_332386793623589_2734714425678308565_n.jpg
    10354898_332386793623589_2734714425678308565_n.jpg
    127.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Anita Hoxha

Duke pritur naten

Duke pritur naten te vinte
Xixellonjat filluan lojen e tyre
Peshpriste era ne veshet e mi
Muzike e vargje te vakta deshperimi

Duke pritur naten te vinte
Po flisja me sy me yllin polar
Me gjuhen e largesise
Me gjuhe pa kuptim harrese

Nata filloi te vinte me terrin e saj
E hodhi si carcaf para syve te mi
Xixellonjat i fiken dritat e tyre ylli polar
U struk per te pritur mengjesin

Duke te pritur ty ne kete nate te gjate
Mengjesi gdhiu hareshem
Ti nuk erdhe netet e tjera
Une nuk do kem me ankthin e pritjes
 
Titulli: Anita Hoxha

Kam frike!

Lerme vend ne zemren tende
E lumtur te jem te mbreteroj
Se bashku jemi ne nje mendje
E ndjej qe une ate e meritoj

Ne zemren tende dua vend
Mjafton me ty une te jem kudo
Te jem aty dua ne trupin tend
E s'dua tja di me do a sme do

Nje vend ti lerme ne shpirtin tend
Aty te jem banore e perjetshme
Aty do te jete gjithmon i imi vend
Te jem aty dua e pushtetshme

Kam frike nga ti c'do me thuash
Frike se nje dite do t'jem e tepert
Se vendin ne zemer sdo ma ruash
Frike nga harrimi yt nga asgje tjeter
 
Titulli: Anita Hoxha

Drita e qiririt

Dritës së këtij qiriri sot i falem
Kjo dritë s'e ndrin këtë errësirë
E shikoj i flas e pastaj ndalem
Pres të më kuptojë ai më mirë

Honin thelle shpirtit që e vuan
As kjo dritë jo s'e ndriçon dot
Ky qiri mezi dritën po e ruan
Hënë të kthehet s'mundet dot

Kujtojmë sot atë kohë te shkuar
Vitet që s'mund t'i kthejme përsëri
Koha e faljes si perëndi ka kaluar
Ndaj mëkatet do t'mi fale ky qiri

Si perëndi ne i falemi dashurisë
E mendojmë ate te pavdekshme
Po kur na afrojnë ditët e vetmisë
Ajo ikën në një botë të përtejshme
 
Titulli: Anita Hoxha

Kjo nate

Ne driten e ketij qiriri te shikoj
Ti me flet e une hesht pa fjale
Sot ky qiri i zbehte na ndricon
E fjalet e tua mi sjell ngadale

Deshiroja me shpirt te kisha
Ne kete nate te ishim ne te dy
Lumturia e kesaj bote do isha
Mjaft qe ne te shiheshim ne sy

Sot me naten une u bera mike
Hena jo s'dua te me ndricoj
Ashtu ne erresire dikur ti ike
Dhe sot ikjen tende po kujtoj

Ky qiri shkrihet i pa pafajshem
Trupin sonte e dogji per mua
E une ashtu nen ze ngadalshem
Munda ty te them vetem te dua.
 
Titulli: Anita Hoxha

Kthehu!!!!


Eja ti sonte po te therras
Vjeshta gjethet ka rrezuar
Ne inatin ta leme nga pas
S'shtyhen ditet, ne larguar

Serish thuame ku ke shkuar
Ndaj zerin tim e sjell tek ti
Per mos te qene te harruar
Te lutem ti kthehu perseri

Kesaj jete kalimtare ne jemi
Dhe nuk do jemi pergjithmone
Dashurin si himn e kemi
Kthehu pra sa s'eshte vone

Nese s'kthesh kete vjeshte
Do te pres ketu e vetmuar
Mallin tim po e bej rrjesht
Per ket'shpirt te dashuruar
 
Titulli: Anita Hoxha

Pa Ty

Nje gote vere ashtu ne heshtje
Gezuar murit i them aty perballe
Ne buze nje e ftohte buzeqeshje
Sonte per ty i pa harruari mall

Dhe kjo gote pa fund me duket
Vera sonte mendjen po ma merr
Hija jote ngadale sonte zhduket
O ndoshta zemra jashte e nxjerr

Goten e veres une po pi e vetme
Dhe zjarri ne oxhake po kercet
Ndjej te jem ne boten e pertejme
Sikur ti vetem atje mua me pret

Serish gezuar i them murit perballe
Dhe goten me duar gati e theva
Oh sot ti mu bere vertet nje mall
E ndaj veten me vere e genjeva

Mire u takofshim ne nje tjeter bote
Se ne kete bote thame lamtumire
Te rri sonte e vetme me duket kot
Ndaj vendosa te dehem duke pire
 
Titulli: Anita Hoxha

Lamtumire

S'me mbeti vecse te largohesha
Rruges qe te prita shume gjate
Ecja e ne shpirt po trishtohesha
As rrugen s'po e gjeja ate nate

Me humbe ti e une me s'te kisha
E ne rruge hapat une shpejtoj
Ne shpirt shkretetire une isha
E ne shkretetire sot po t'mendoj

E une ikja e koken pas e ktheja
Ndoshta pendoheshe ti serish
Jo asgjekundi sonte s'po te gjeja
Me friken se per ne ky fundi ish

Shpirti im te mbart me vete
Dhe pse s'erdhe une po te fal
Ne gjithe rruget e kesaj bote
S'do t'them per ty une asnje fjale

Ca gjethe rruges u shperndane
E u ngaterruan sot me lotet e mi
Me keto gjethe syte e mi qan
Une ty sot te humba per gjithnji

Mos me kujto e as do te kujtoje
Se perjetesisht jo nuk pres njeri
Nese une te them se po te harroje
Lamtumire atehere thuam edhe ti
 
Titulli: Anita Hoxha

Shtegtare

Shtegtare dua te jem si dashuria
Qe shpirtrat e larget ajo bashkon
Dhe nese ti trembesh nga largesia
Si nje ure mes detit ajo qendron

Dua te jem si zogjte e pranveres
Qe fluturojne ne qiellin e pa fund
Dhe largohen ata ne fund te veres
Kur gjethet vjeshta nis i shkund

Une shtegtare dua te jem si malli
Qe kurbetqarin aq e bren ne shpirt
Dhe shpesh enderron ai te jete i pari
Qe te kthehet ne token e tij nje dite

Shtegtare une dua te jem si ndjenja
Qe shpirtin nga mungesa ma trazon
Kur te kerkoja dhe askund s'te gjeja
Une humbja si zoge qe s'di ku shkon

Shtegtare dua te jem une si vete jeta
Qe e bukur vjen e iken e s'kthehet me
Ndaj pa dashuri, pa mall e pa ndjenja
Te vdekur jemi e nuk vlejme ne asgje
 
Titulli: Anita Hoxha

Fund dashurie

Ishte e kote ne bashke te rrinim
E s'kishim c'te thonim ne asgje
Njeri tjetrin me nuk po e njihnim
E thjesht ne nuk duheshim me

C'do gje u ftoh e u tret si bore
Kur dielli rrezet hedh mbi te
Sot njeri-tjetrit i bejme me dore
Largohemi nuk u deshem me

As ti as uner nuk po trishtohemi
Sot ne i dhame fund ne cdo gje
Dhe s'kemi pse te zemerohemi
Ne thjesht nuk u deshem me

Te tjera kan hyre ne jeten tende
Se di kush jane me ke rri me ke ?
Vec te dy e pranojme me nje mendje
Ne thjesht nuk u deshem me
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top