Andon Zako Cajupi

CoNNecT

Administrator
Emri i tij i vërtetë është Andon اako, nuk dihet për ç'arsye ai përdori edhe formën Zako. Emri letrar اajupi është emri i një mali të vendlindjes, mallin dhe kujtimin e së cilës e nguliti dhe e përjetësoi në pseudonimin e tij. Lindi në Sheper të Zagorisë më 27 mars 1866. Mësimet e para i mori në vendlindje ku kreu dhe një shkollë gjysëm të mesme greke. Po shkolla më e madhe e vendlindjes ishte shkolla e fshatarit, e njohjes së jetës dhe të shpirtit të popullit, të gëzimeve dhe të brengave të bashkëfshatarëve të tij. Rol të madh në formimin e tij ka luajtur sidomos gjyshi nga e ëma, i cili e futi në botën magjepëse të përrallave, të legjendave e të këngëve popullore, prej së cilës poeti i ardhshëm nuk do të ndahej më kurrë. I ati i اajupit, Harito اakua, ishte kurbetçi në Misir, ku qe aktivizuar në lëvizjen atdhetare. Ai e tërhoqi të birin nga fshati për të vazhduar studimet. Andoni ishte vetëm 15 vjeç, kur la shoqërinë për të ndjekurnjë kolegj francez në Aleksandri, duke marrë me vete mallin e së ëmës Zoicës, dhe të gurëve e maleve të Zagorisë. Në kolegj mori një kulturë të mirë dhe u dallua ndër të parët midis shumë nxënësve të kësaj shkolle që vinin nga vende të ndryshme të Mesdheut. Me këtë kulturë ai i kishte të hapura dyert e universitetit, të cilin e ndoqi në vitet 1887-1893 në Gjenevë, ku studjoi për drejtësi. Këtu u njoh me një vajzë vendase Evgjeninë, e cila e bëri të lumtur po dhe fatkeq, sepse i vdiq pas një vit martese, duke lënë jetim të birin e porsalindur, Stefanin. Kjo humbje e tronidi thellë poetin dhe i la vragë të thellë.
Ajo u bë shkak që, pas dhjetë vjetësh, të shkruante elegjinë "Vaje", një nga elegjitë më të bukura dhe më prekëse të poezisë sonë.
Më 1883 me dokumentin e drejtësisë në xhep dhe me djalin në krahë u kthye në Misir dhe u vendos në Kajro, ku nisi të ushtronte profesionin e avokatit. Po prej këtij profesioni hoqi dorë shpejt. Shkak u bë një konflikt me autoritetet e vendit gjatë një proçesi gjyqësor ku avokati i ri mbrojti të drejtën dhe nuk u lëshoi pe pushtetmbajtësve. Jetoi me pasurinë që i kishte lënë i ati, dhe iu kushtua tërësisht çështjes atdhetare dhe krijimtarisë letrare.
اajupi gjeti në Misir një lëvizje patriotike të zhvilluar. Shqiptarët e ngulimeve të Egjiptit kishin organizuar një shoqëri atdhetare e kulturore dhe mbanin lidhje sidomos me "Shoqërinë e Stambollit". Por këtë lëvizje u munduan ta kthenin në anën e tyre disa rrethe grekomanësh, të cilët intrigoni kundër patriotëve të vërtetë dhe kundër اajupit. Ai u bë shpirti dhe figura më e njohur e kolonisë patriotike të Misirit, اajupi mbrojti interesat e shqipërisë dhe të popullit shqiptar, demaskoi synimet e xhonturqve, të grekomanëve dhe të gjithë armiqve të tjerë të çështjes së kombëtare.
Emri i tij nisi të njihej në rrethet e atdhetarëve që në fund të shekullit, kur botoi më 1898 artikullin e gjatë "Duke kërkuar një alfabet", në të cilin spikat shqetësimi i tij për unitetin e lëvizjes kombëtare dhe kulturore, për shkrimin dhe lëvrimin e gjuhës amtare përmes një alfabeti të njësuar. Por vepra që e bëri të njohur në mbarë botën shqiptare ishte përmbledhja poetike "Baba Tomorri" (1902) ku përfshiu komedinë "katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr". Me këtë vepër ai u bë poeti më i njohur pas Naimit, figura që zuri vendin që mbeti bosh pas humbjes së poetit kombëtar më 1900.
Vjershat patriotike dhe luftarake të "Baba Tomorrit" frymëzuan çetat e lirisë dhe kryengritjet e mëdha që i sollën pavarësinë Shqipërisë më 1912. Këtë ngjarje poeti e priti me gëzim, u duk se iu hap udha për t'u kthyer në mëmëdhè, por, Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e mëvonshme e shtynë larg këtë shpresë. Megjithatë ai i ndiqte nga afër ngjarjet në Shqipëri, duke mbetur gjithmonë në krah të forcave përparimtare e demokratike. Më 1919 اajupi ishte në ballë të përpjekjeve të shqiptarëve të Misirit, për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar në Konferencën e Paqes që mblidhej në Paris. Ai dënoi qeverinë e Durrësit, që ishte vegël e fuqive imperialiste, ashtu siç dënoi përpjekjet e feudalëve tradhëtarë për ta bërë Shqipërinë çiflik të tyre e për ta nxjerrë në ankand sipas interesit. Me këto qëndrime ai thelloi demokratizimin në lëvizjen mendore dhe në letërsinë shqiptare. Kjo u shpreh në frymën antifeudale të veprës së tijdhe në vendin që ai u dha problemeve shoqërore në krijimtarinë e tij letrare e publiçistike. Në këto vite اajupi , si shumë atdhetarë të tjerë, përjetoi krizën e idealeve të bukura të Rilindjes. Në krye të punëve në Shqipërinë e pavarur, në vend të atdhetarëve të ndershëm po vinin njerëz që i binin pas interesit të tyre, pa menduar për fatet e kombit. "Në Shqipëri, -shkruan ai më 1922- një turkoman, një grekoman, një sllavoman, një intrigant, një tradhëtar, takon të bëhet … regjent, ministër, prefekt, faqe me nder dhe mbret".
اajupi ishte për demokracinë dhe qytetërimin, prandaj e përshëndeti Revolucionin Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924, frytet e të cilit nuk arriti t'i gëzonte populli shqiptar. Demokracia e pati jetën e shkurtër dhe, në vend të saj, u rikthye pushteti i feudalëve me ardhjen e A.Zogut në fuqi. Kur u mor vesh se ky do ta shpallte veten mbret, اajupi që ishte në krye të "Shoqërisë së miqve", të themeluar në Kajro, i drejtoi Qeverisë së Tiranës një protestë, midis të tjerave thuhej se koha e mbretërve shkoi, "kurse edhe ata që i kanë, po vështrojnë t'i përzënë", Ky qëndrim i vendosur antimonarkist ia mbylli përfundimisht poetit rrugën për t'u kthyer në Shqipëri, që të tretej në "baltën më të ëmbël se mjalta" të mëmëdheut. Vdiq në Kajro më 11 korrik 1930. Shtypi zyrtar në Shqipëri e kaloi vdekjen e tij pothuajse në heshtje.
La në dorëshkrim pjesën më të madhe të veprave të tij, poemën "Baba Musa lakuriq", një parodi e biblës, tragjedinë "Burri i dheut", që u botua pas vdekjes më 1935, komedinë "Pas vdekjes" që u botua më 1937, përmbledhjen poetike "Këngë e vome", fati i së cilës nuk dihet. Me gjallje, përveç "Baba Tomorrit" botoi Përrallat e La Fontenit (1921) përshtatur prej tij nga frengjishtja dhe "Lulet e Hindit" (1922), një tufë vjershash të letërsisë sanskrishte, nga artikujt e paktë që botoi në shtypin e kohës duhet përmendur pamfleti "Klubi i Selanikut" (1909), një nga kulmet e publiçistikës së Rilindjes. Në këtë pamflet اajupi demaskoi demagogët e xhonturqve dhe të veglave të tyre, që kishin hyrë në lëvizjen kombëtare për interesat e ngushta të kastës së bejlerëve turkoshakë e fanatikë, të zellshëm për t'i zgjatur jetën të "sëmurit të Bosforit", perandorisë së kalbur të sulltanëve osmanë.
 
krijimtaria poetike

Krijimtaria e اajupit si poet është e gjerë, por vepra e tij kryesore është "Baba Tomorri", një nga përmbledhjet poetike më të rëndësishme botuar gjatë Rilindjes. Interesi i gjallëqë zgjoi ajo, pritja që iu bë nga lexuesi e kritika e kohës, lidhet me forcën e fjalës poetike të اajupit me rininë e frymëzimit të tij si poet që do të shprehte aspiratat, ëndërrat dhe idealet e një faze të re të lëvizjes kombëtare , e cila në fillim të shekullit tonë njohu një ngritje të përgjithshme që shpuri në kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912 dhe në fitoren e pavarësisë.
"Baba Tomorri" shënonte një nga kulmet e poezisë së Rilindjes, pra me "Baba Tomorrin" i hapeshin shtigje të reja poezisë shqiptare, frynte në të një flladi ri dhe hynte në të një notë e re, më e fortë dhe më konkrete nga fryma sociale. Prandaj "Baba Tomorri" si vepër qëndron në kapërcyell të dy epokave, me rrënjë të forta në traditën romantike të Rilindjes, si vazhdim i saj, dhe me vështrim nga horizontet e një poezie të ardhshme realiste dhe sociale. Fryma popullore, me të cilën janë gatuar vjershat e "Baba Tomorrit", u dha atyre një vulë origjinaliteti të veçantë, një tingëllim aq magjepës për veshin e lexuesve, sa ato u bënë shpejt popullore dhe pushtuan zemrat e tyre.
Përmbledhja poetike "Baba Tomorri" përbëhet nga tri pjesë që autori i titullon: "Atdheu", "Dashuria" dhe "Përralla të vërteta e të rreme".
Motivi atdhetar, dashuria për baltën dhe gurët e mëmëdheut dhe malli për ta, kujtimi i së kaluarës heroike dhe krenaria për traditat e të parëve, dëshira për ta parë atdheun të lirë dhe thirrja për të rrokur armët kundër pushtuesit, i japin poezisë së اajupit atë tharm frymëzimi dhe atë patos luftarak që e bën të hyjë thellë në shpirtin e shqiptaritdhe ta trondisë atë.
Tema atdhetare fiton në poemën e اajupit një përmbajtje konkrete e të prekshme, sepse ai shprehu ndjenjat dhe mendimet e njeriut të thjeshtë, të bujkut e të bariut, lidhur me baltën e mëmëdheut dhe me varret e stërgjyshëve. Mëmëdheu është si toka ku njeriu lind, mëson gjuhën e nënës, njeh prindërit, ku rron me ëndrra dhe me shpresa, ku dëshiron të ketë varrin. Ky vend për shqiptarin është Shqipëria.

Ku i duket balta
Më e ëmblël se mjalta,

shkruan poeti. Atdheu i jep njeriut nder, i jep kuptim dhe vlera morale jetës së tij. Poezia e اajupit këto ide të Rilindjes i shprehu me një gjuhë të thjeshtë, me një një varg që rrjedh i çlirët, si në këngët e popullit, me një fjalor poetik konkret dhe me një ndjenjë aq të sinqertë e aq të çiltër, sa e bën aty për aty për vehte lexuesin dhe i ngulitet në mendje e në zemër.
Jeta është e bukur në atdhe kur njeriu gëzon lirinë, liria është gjëja më e shtrenjtë për njeriun, do të shkruante poeti, por shqiptarët e kishin humbur atë dhe kishin rënë në një robëri të rëndë shekullore:

Pesëqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhurë këmb' e duar
me zinxhir!

Shkruante اajupi në poezinë "Shqiptar", duke lëshuar kushtrimin:

اvish rrobat e robërisë,
Mëmëdhè,
Vish armët e trimërisë,
se ke ne!

Në këto vargje të përziera, katërrokëshi thyen rrjedhën e tetërrokëshit, duke i dhënë një ritëm të ri shprehjes poetike, kurse aliteracioni i jep një timbër të veçantë. E gatuar me frymën kryengritëse, poezia atdhetare e اajupit ishte kështu një kushtrim lufte; në të shpirti luftarak dhe motivi atdhetar i poezisë së Rilindjes gjeti shprehjen e vet më të gjallë dhe më të hapur. Poezia atdhetare e اajupit është kështu poezia e toneve të forta, një poezi e trazuar që vlon nga malli e dashuria për vendlindjen dhe nga zemërimi e thirrja për luftë.
Ajo shënoi kulmin e poezisë atdhetare të Rilindjes, prandaj dhe u bë himn atdhedashurie edhe vetëmohimi për çetat e lirisë, gjatë Rilindjes e më pas.
Një notë të re, të freskët solli poezia e اajupit edhe në lirikën e dashurisë. Ai i këndon një dashurie tokësore, duke e zhveshur poezinë dashurore nga konvecionalizmi. اajupi nuk përsiat për dashurinë, ai e pasqyron atë si një ndjenjë të jetuar, si një kujtim të gjallë a përjetim të sinqertë, të cilin e jep me thjeshtësinë dhe konkretësinë e lirikës popullore. Poeti i këndondashurisë së parë, i këndon vashës që i prish gjumin; i këndon mikes së jetës, bukurisë së saj, u këndon gëzimeve dhe brengave që i sjell njeriut një dashuri e përjetuar thellë, si një ndjenjë e bukur që pasuron jetën e njeriut.

Bukuria jote, leshërat e tua
Po si pendë korbi të gjata mi thua,
Ballëtë si diell, faqetë si mollë
Qafa jot'e gjatë, mesi yt i hollë.
…Gjithë më kënaqin, të tëra t'i dua
Po zemra jote u bë gur për mua!…

Shkruan poeti në një nga lirikat e ciklit "Dashuria", që është nga më të bukurat e poezisë sonë dashurore. Midis këtyre lirikave vend të veçantë zë tufa e poezisë me titullin "Vaje". ثshtë një elegji e rrallë frymëzuar nga klujtimi i bashkëshortes së vdekur, një kujtim i thekshëm dhe cfilitës për zemrën e plagosur të poetitqë s'gjen shërim, një plagë që orë e çast e lëndon jetimi i mitur pa dashurinë dhe përkëdhelitë e nënës.

Ndë ç'kopshte me lule ke qëndruar vallë?
Stë vjen keq për mua? Stë vjen mall për djalë?

E gatuar me një ndjenjë të thellë njerëzore, e derdhur në modelet e folklorit, ajo u bë popullore dhe u këndua si këngë popullore.
Ashtu si në jetën e njeriut, gëzimi dhe hidhërimi janë pranë e pranëdhe në poezinë e اajupit këmbehen shpesh, duke mbizotëruar në të notat optimiste , gazi që i sjell njeriut dashuria. Si një këngë plot dritë e ngazëllim tingëllon vjersha "Kopshti i dashurisë". Ky kopsht për poetin gjendet në atdhe, ku do ta sjellë miken që ti gëzojnë gëzimet e dashurisë, bukurisë dhe mirësitë e vendlindjes, të jetës së thjeshtë fshatarake e baritore të mëmëdheut. اajupi e zbriti lirikën e dashurisë nga qiejt romantikë në tokë, në jetën e përditshme të njeriut shqiptar,
Me këtë frymë tokësore e jetësore do të emanciponte اajupi mbarë poezinë e tij, sidomos poezinë me motive shoqërore, të cilat i trajtoi ndër të parat në letërsinë tonë, si një shkrimtar që i hap udhë realizmit.
اajupi në poezinë e tij ngre zërin kundër pabarazisë shoqërore, ai është mik i demokracisë dhe armik i despotizmit politik. Poeti merr në mbrojtje të drejtat e vegjëlisë, tek e cila gjen vlerat morale që krijon puna e ndershme. Vjersha "Misiri" e pasuron poezinë e kohës me ide të reja, kundër shtypjes e arbitraritetit të klasës së bejlerëve, të sundimtarëve që e ngrenë lumturinë e tyre mbi djersën dhe gjakun e njerëzve të punës. Ai vuri gishtin në disa plagë të rënda të shoqërisë shqiptare të kohës, shkroi me dhembje për pozitën e gruas në këtë shoqëri ("Fshati im") dhe pasqyroi me realizëm dramën e kurbetit ("Kurbeti") si një fatkeqësi me pasoja tragjike në jetën e shqiptarit dhe për fatet e kombit.
Në poemën "Baba Musa lakuriq" që mbeti e pabotuar, اajupi thelloi kritikën edhe ndaj moralit të shoqërisë së kohës dhe i zgjeroi shumë diapazionin tematik të poezisë shqiptare. Veprën e përshkon rryma satirike ndaj dogmës dhe klerit. Duke parodizuar biblën, poeti shprehu skepticizmin e vet edhe ndaj thelbit moral të njeriut dhe ndaj normave të marrdhënieve morale atje ku bën ligjin paraja dhe pasuria. Për poetin është e padrejtë ajo ajo shoqëri ku blihet e shitet njeriu, ku blihet e shitet dashuria.

I pasur të palltë varri,
ti që bleve dashurinë,

do të shkruante اajupi. Ai aktualizoi edhe shumë ide morale të fabulave të La Fontenit, përmes përkthimit të tyre mjeshtëror në gjuhën shqipe.
 
komedite

Realizmi dhe fryma kritike ndaj bukurive të jetës shoqërore dhe politike të kohës shprehen, sidomos në komedinë e اajupit. "Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr" është një pjesë në vargje. Më shumë se një të tërë si komedi, اajupi ka krijuar disa skena plot humor të këndshëm përmes të cilave vë në lojë mendësi të prapambetura dhe zakone anakronike të jetës së fshatit shqiptar. Janë probleme që اajupi i pat rrahur dhe në krijime të tjera, por këtu ato tingëlluan në harmoni me një atmosferë humori popullor që përshkron tërë veprën dhe që përbën një nga veçoritë dhe meritat e saj.
Shigjetat e këtij humori godasin zakonin prapanik të martesave të të rinjve me moshë të papërshtatshme për njëri tjetrin, zakon që e kishin sjellë kushtet ekonomike të jetës në fshatrat malore. Tana do të martojë të birin katërmbëdhjetëvjeçar me një vajzë më të madhe se ai: ajo "nuk do nuse për sisë, po për punët e shtëpisë". Kjo bëhet shkak për një varg situatash e skenash komike dhe batutash plot humor që fshikullojnë mendësi të mykuara patriarkale e zakone të prapambetura. Dritëshkurtësia e një nëne, që është bartëse dhe viktimë e patriarkalizmit, dembelizmi i burrave të malësisë dhe kapadaillëku i tyre, grindjet e kota dhe thashethemet e një mjedisi të prapambetur, figura groteske e një prifti qejfli, të gjitha vihen në lojë me një ton hokatar që përshkron dialogun e personazheve.
Personazhi më i realizuar është Tana, tipi i gruas fshatare, të cilën kushtet e jetës e detyrojnë të ngulë këmbë për një martesë që nuk i sjell lumturi të birit, duke u bërë qesharake në sy të fshatit e të njerëzve me çiftin që sajon dhe me dasmën e tyre. Po këto kushte e shtyjnë nga ana tjetër, të shpotisë të shoqin dembel dhe indiferent për problemet jetike të familjes. Këto cilësi, të bashkuara në një personazh të vetëm, e bëjnë Tanën e اajupit një tip interesant, të vizatuar me pak viza por të dhënë në mënyrë të gjallë, plot humor e kolorit, në sfondin e një jete tipike fshatare, të katundeve malore të Shqipërisë së Jugut.
Me "katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr" اajupi krijon komedinë realiste të zakoneve; ajo ka hyrë në fondin klasik të veprave komike, për shkak të humorit të këndshëm, të gjuhës plot kolorit popullor, të personazheve dhe të shkathtësisë së dialogut. Situatat komike e ngjarjet që paraqet autori ngjajnë si skena të marra nga jeta e përditshme, me aq realizëm thjeshtësi dhe e natyrshmëri janë dhënë ato në këtë vepër.
Vepra tjetër dramatike e اajupit "Pas vdekjes" është një komedi politiko-shoqërore. Demaskimi i demagogjisë së xhonturqve dhe i bejlerëve që u bënë vegël e tyre, problem që اajupi e pat trajtuar edhe te pamfleti "Klubi i Selanikut", është vënë në qendër të kësaj vepre. Edhe ngjarjet zhvillohen në zyrat e gazetës "Liria" të këtij klubi, por kuptohet se përmbajtja e komedisë është shumë më e gjerë dhe më e thellë. Ajo zbulohet përmes një situate komike, të gjetur me mjeshtëri prej shkrimtarit. Doktor Adhamudhi vjen në zyrat e "Lirisë" t'i tregojë Skëndo beut abetaren e tij shqipe. Atje doktori sheh rastësisht një nekrologji për deputetin Haxhi Aliu, që ende s'ka vdekur dhe i lind dëshira të dijë edhe ai se ç'do të shkruhet për të pas vdekjes. Këtë dëshirë e shfrytëzon me zgjuarsi shërbëtori i klubit Zeneli, i cili fut në vrullin e shakasë së tij dhe të tjerë, mësonjësen Lulushe dhe gazetarin Vurko, që i vjen rrotull asaj. Por dy janë personazhet më të goditura të veprës: dr. Adhamudhi dhe Zeneli.
Përmes doktor Adhamullit اajupi ka demaskuar tipin e politikanit sharlatan që bën lojën e xhonturqve dhe hiqet si atdhetar. Por, përmes këtij personazhi, shkrimtari ka vënë në lojë edhe një mendësi të caktuar, mendësinë e atyre njerëzve mendjemëdhenj që, ndonëse e kanë kokën e zbrazët dhe shpirtin e varfër, kujtojnë se asnjë punë atdhetare ose punë tjetër, nuk vlen se s'kanë qenë ata të pranishëm në të. ا'është fjala vjen; Kongresi i Manastirit për doktor Adhamudhin kur s'ishte ai atje? Asgjë, sipas tij. Ky kompleks nuk është bërë rastësisht objekt satire në komedinë e اajupit, por sepse ishte një mendësi e përhapur që dëmtonte lëvizjen atdhetare e kulturore të shqiptarëve gjatë Rilindjes e më pas.
Zeneli është një tip molieresk, që përfaqëson njeriun e thjeshtë të popullit me zgjuarsinë e tij karakteristike dhe me shpirtin praktik. Ky shërbëtor hokatar, që vë në lojë njerëzit e tipit të Adhamudhit, sjell në vepër mençurinë dhe humorin popullor.
اajupi si poet lirik i solli lirikës shqiptare një ndjesi të re poetike, në këtë vepër i hapi udhën komedisë politike në letërsinë shqiptare. Vepra u botua pas vdekjes së shkrimtarit, dhe u bë një nga pjesët e repertorit të qëndrueshëm të teatrit shqiptar.
A.Z. اajupi zë një vend të veçantë në historinë e letërsisë shqiptare. Pas Naimit, ai është një nga figurat më të rëndësishme të epokës së Rilindjes Kombëtare dhe një nga përfaqësuesit e epokës së re që po niste për letërsinë shqiptare. Realizmi fryma kritike, lidhja e ngushtë e frymëzimit të tij me folklorin janë disa nga tiparet që e përshkruajnë veprën e tij.
اajupi si poet lirik i solli lirikës shqiptare një ndjesi të re poetike, një ndjenjë të freskët e të çiltër, të shprehur me një thjeshtësi që të magjeps. Kur shkruan për bariun që i bie fyellit mbas stuhisë, ose kur bie në mendime për shkurtësinë e jetës dhe pashmangshmërinë e cdekjes , shkruan Konica për lirikën e këtij poeti të pavdekshëm, vargjet e tij të bëjnë për vete me ëmbëlsinë dhe ritmin e tyre.
Si dramaturg اajupi i dha përmbajtje e vend të ri komedisë në letërsinë shqiptare; fryma e kritikës sociale e politike dhe humori popullor e pasuruan ketë zhanër pak të lëvruar më parë. Dy veprat e tij "Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr" dhe "Pas vdekjes" qëndrojnë në themelet e komediaografisë shqiptare.
Si publiçist, ndonëse botoi pak në shtypin e kohës, اajupi është nga krijuesit e stilit satirik në publiçistikën shqiptare.
Si përshtatës اajupi hapi udhën e krijimit të vërtetë, në gjuhën shqipe të vlerave të letërsive të tjera, sidomos përmes fabulave të La Fontenit dhe disa lirikave nga poezia gjermane e sankritishtja.
 
14 vjec dhenderr

14 Vjeç Dhëndërr

(ثshtë natë. Brënda në një odë për të fjetur, zoti Vangjel e zonja Tanë bëhen hazër për të rënur.
Në fund të odës ndrit një llambë afër shtratit.)


Tana.Dëgjo, burrë...
Vangjeli. ا'ke, moj grua?
Tana. (Rënkon.)Jam sëmurë.
Vangjeli. Që kur! ا'thua?
Tana.ا'them? Ja them që jam sëmurë,
koka më digjet si furrë,
s'e keshë pësuar kurrë.
Vangjeli. Po tani, vallë, ç'pësove?
Më duket se u ftove;
gjithë natën u zbulove
dhe s'më lë fare të flërë!
Tana.Gjithë ditën ç'keshe bërë?
Ti për bar e për dru s'vete
dhe qahesh se nukë flete?
Tërë ditën ngas qetë
dhe drek' e darkë bëj vetë,
gjithë puna përmi mua!
Vangjeli. Përse të kam marrë grua?
Gratë për punë po janë.
Tana. (Qesëndis.)
Edhe burratë të hanë
dhe të rrinë nat' e ditë!
Vangjeli. (Me inat.)
Mos më bën të të godit.
se zakonë s'e harrova,
sonte shumë të durova.
Nga hunda s'më heq dot kurrë,
se nuk' jam si çdo burrë!
Jam shqipëtar i vërtetë,
do të bëj si dua vetë!
ا'ke që s'pushon duke qarë?
Nga unë ç'të ligë ke parë?
S'të kam lënë si të tjerë,
Vetëm, të shkret' e të mjerë.
Nukë ika kurrë nga fshati,
eja, s'të shkoi inati?
Ngreu të biem të flëmë
dhe këto fjalë t'i lëmë.
Tana. Bjer e fli, mua s'më flihet.
Vangjeli.Nesër, porsa që të gdhihet,
do t'dërgoj djalën me vrapë
të bjerë jatronë (Doktorin)prapë.
Tana.Cinë jatro(Doktor)?
Vangjeli. Adhamutnë.
Tana. S'e shoh dot me sy çifutnë,
as për mace s'i vë besë!
Vangjeli. Le, moj grua, ta thërresë,
kokën mund të ta shërojë.
Tana. Nuk' e dua të më shojë!
Të bukur jatro që gjete!
Më për hair të ruaj qetë.
Vangjeli. Mos kuvëndo kështu, moj grua.
Tana. (Me inat.) Nuk' e dua, nuk' e dua!
Pse s'shëron gruan e tij?
Se nga ajo ha e pi. ..
Ndaj e mori me një sy,
i dalçinë që të dy.
Vangjeli. ا'jatro të të bie unë?
Mitrua s'është këtunë,
dhe Naum kokëshiniku
këtejë natën iku. . .
Në vende të tjerë vanë,
këtu vetëmë na lanë,
ikn' e muarë Misirë,
u hante koka për brirë
Tana. Prapa diellit të venë,
se çnderuan mëmëdhenë,
s'jam sëmurë për jatrua,
se s'më ka gjë koka mua,
Po të më ndëgjosh një fjalë.
Vangjeli. Folë, ç'do të thuash vallë!
Do t'më lësh dhe sot pa gjumë?
Tana. Kemi ara, vreshta shumë. . .
Vangjeli. Të gjitha ç'duhen i kemi,
si do zot vetë jemi;
si ne s'ka shumë të tjerë.
Tana. Sa qe e ndyera vjehrrë,
pas takatit pleqërisë,
bënte punët e shtëpisë,
dhe kur ktheneshë nga ara,
gjejë darkënë përpara.
Po tani, ç'të bëj më parë,
në vrështë të jem a nd'arë?
Të të bëj dhe drek' e darkë?
Tani s'mund, se jam më plakë.
Vangjeli. Plakë? S'je plakë, moj grua,
po je ashtu si të dua.
Tana. (Me të lutur.) Të të vijë keq për mua:
punëtë janë të rënda,
S'punoj dot jashtë dhe brënda.
Puno sa të duash vetë
arat jepi me të tretë
Kjo punë s'bënetë kurrë,
po djali na u bë burrë.
Ndaj të lutem ta martojmë,
erdhi dita të gëzojmë.
Ne pa nuse pse të rrimë?
Kur të kem nusenë ndihmë,
punëtë bënenë vetë,
nukë rrojmë me jetë!
Pse s'më flet?
Vangjeli. ا'të them, moj grua?
اuditem me ç'fjalë thua!
Katërmëdhjetë vjeç djalë
do ta martosh?
Tana.Sa jam gjallë,
dua të gëzoj si mëmë!
Vangjeli. Eja të biem të flëmë.
Tana. T'i ç'më thua, u ç'të them!
Sikur kemi shumë djem!
Me Gjinë mbeti kjo derë.
Vangjeli. Qasu të të bëj të tjerë,
të pjellç, pa mbushurë moti...
Tana. (Duke qarë.) Me fjalë je shum' i zoti.
Vangjeli. ا'ke që qa prapë taninë?
Tana. (Me lot.)Ku të mos qaj un' e mjera?
Une të flas me perëndinë,
ti më flet fjalë të tjera!
Vangjeli. Eja moj grua nër mënde.
Tana. اuditem me kokën tënde.
Vangjeli.Sado qave, ngreu bjerë.
Tana. S'je baba si të tjerë!
Thuajmë, për perëndinë,
pse s'do ta martojmë Gjinë?
Vangjeli. ثsht' i vogëlë, moj Tanë!
Tana. ç'thua! Pa shikoi shtanë
bota nukë shonë vjetë.
Shihe sa mori përpjetë:
duketë njëzet vjeç djalë,
kur hipën e bredh me kalë.
Me mua kur u martove,
sa vjeç jeshe, mos harrove?
Tani për djalënë tonë
do të ndërrojmë zakonë?
Vangjeli. Mos kërko ç'bënim njëherë,
Po shiko ç'bëjnë të tjerë:
Shiko bejnë rrënjëdalë,
nukë ka dhe ai djalë?
Kur i thashë ta martojë,
"Le të bëjë si të dojë,
s'më ha malli për tim birë,
u për vete të rroj mirë"
më tha dhe më ktheu kratë.
Tana. I muarë mëntë gratë!
Të bukur njeri që gjete!
Ai të kish mënt për vete,
nukë shkretonte shtëpinë,
s'kish marrë porropotinë!
Mëndjeprishur, zemërligu,
la të shoqenë dhe iku!
E zeza grua se ç'hoqi'.
Njëzet vjet e la i shoqi
dhe në pleqëri s'e poqi,
(Të mos arrij' të kish ardhë!).
nukë pa ditë të bardhë:
nat' e ditë duke qarë
nga turpetë që kish parë.
E mba mënt ç'grua ka qënë?
S'kishe shoqe në vënd tënë:
e nderçme, zëmërmirë,
punoi e rriti të birë.
Ka qenë grua për mbretnë.
burri s'ja diti kimenë.
Dhe tani në pleqëri,
dashuri më dashuri!
E gjetë nga perëndia,
se prishi shtëpin' e tia!
Gruaja vdiq nga qederi!
Këtë kërkonte dhe derri:
tani mban disa të tjera,
i vaftë shpirti në ferra.
Vangjeli. Pse kuvëndon kështu, moj Tanë?
Njerëzit e mëdhenj kështu e kanë:
njerëzit e tyre i mundojnë
duan ata q'i lëvdojnë.
Tana. Në bëjnë kështu të mëdhenjtë,
djalli t'i marrë për jetë!
Beu djalën ta martojë!
Me sy nukë do ta shojë,
se në turpe do të rrojë,
si ka rrojturë ngaherë!
Dhe guxon e mson të tjerë!
Ka lojturë nga fiqiri.
Një ditë më thosh i biri:
"Baban' e mirë nderoje,
baban' e lik duroje"
Do të bëhet djal' i mbarë,
se me mëmënë ka gjarë
Po në ngjaftë me babanë. ..
Vangjeli.
Minji gdhietë, moj Tanë!
Tani lë bejnë mënjanë
dhe hajde të flemë pranë,
eja se më mori gjumi. (Shtrihet.)
Tana. Dhe mua më marrtë lumi!
Vangjeli.
Pa dhe nesër kuvëndojmë
Tana. Djalënë do ta martojmë?
Vangjeli. Pa të shomë. . .
Tana. اo të shoç?
Nukë do të më ndëgjoç!
Ndëgjo dhe mua një herë.
Vangjeli.
Të ndëgjoj, po hajde bjerë.
Tana. Të vi, po të më apç fjalën,
që do të martojmë djalën.
Vangjeli. Puna, s'bënet me një natë,
do menduar gjer' e gjatë.
Tana. ا'do menduar, pa më thua?
Vangjeli. ا'vajzë do t'i apëm grua?
Tana. Mos e ki këtë qeder:
djalën tënë kush s'e merr?
Kush nuk' e do Gjinon tim,
q'është nga trimat më trim?
Vangjeli. Trimërinë s'ja nxë dheu!
Tana. Nukë është si djalë beu. ..
po ësht' i mir' e i mbarë,
kush ta rrëmbejë më parë.
S'është ndonjë djal' i mbetur
unë nusen ia kam gjetur.
Vangjeli. Ja ke gjetur! Po ç'e thonë?
Tana. اupën e gjitonit tonë.
Vangjeli. Cinë çupë, Marigonë?
اupën e zotitë Kore?
Tana. E bukur e punëtore.
Mos e pyet ç'grua është!
Si për ara dhe për vrështë,
pun' e saj s'gjëndet në jetë,
Punon vetëmçi sa dhjetë!
Nukë them mirë? Ti ç'thua?
Vangjeli. Në do të më ndëgjosh mua,
Gjini Katonë të marrë,
të bëhem krushk me korçarë. . .
Ara, vreshta shumë kanë.
Tana. Ti pse s'e do Marigonë?
Ajo nuse bën për mua.
Vangjeli. Po ësht' e madhe, moj grua.
Njëzet vjeçe!...
Tana. Kaq e dua,
nukë marr nuse për sisë,
po për punët e shtëpisë;
të dijë të ngasë qetë,
se nukë mund t'i ngas vetë,
të na bëjë dru nga mali.
Vangjeli.Mirë ti, po ç'thotë djali?
Gjini me të do të rrojë.
Tana. Doemos që do të dojë!
Pse kuvëndon kshtu, mor burrë?
Pyeten fëmija kurrë?
Ta martojm' ashtu më rruash.
Vangjeli. Moj grua, bën si të duash
dhe më qafë t'i kesh vetë!
Tana. Em këtu, em n'at jetë!. . .
Nesër do t'vete të bluaj,
të shëtunë të gatuaj,
të diel të bëjmë dasmë,
gjithë miqtë t'i gërshasmë (Qan).
Vangjeli. Tani pse qa?
Tana. Qaj nga gazi,
më shpëtove nga marazi.
Tani do të bënem vjerrë!
Vangjeli. Shuaj dritën dhe shko bjërë.
(Të dy bien të flënë në shtrat. Perdja mbyllet.)

Pamje e Katërt; Dit' e Dasmës
(Ndë odë të krushqet, sofra plot me mish të pjekur m'
hell. Burra, gra, çupa, djem, këndojnë a hedhin valle.
اoku kërcet ndonjë pushkë. Burrat e shtrojnë me dolli,
dhëndri rri më këmbë, dhe dy a tri trima qerasin krushqit pas urdhërit "dollibashit". Këto të gjitha bëhenëmë darkë.)
I.
Gratë vetëm:
A të pëlqen nusia,
more djal' o lulia?
ثsht' e mir' e shoqe s'ka,
m'e mirë nga gjithë na.
Nusia si zogë deti,
sikur është bijë mbreti.
Gra e burra bashkë:
ا'mirë ja bëm' krushkësë,
q'i muarm të bijënë,
atë më të mirënë,
Maro gjeraqinënë.
Burrat vetëm, në valle:
Moj unaza rreth me ar,
për grua do të të marr,
gjithë të kanë nakar.')
nakar le të kishninë,
sa të mos pëlcisninë.
Moj unaza rreth flori,
gjithë të kanë zili,
se do të të marr ndë gji.
Zili le të kishninë,
sa të mos pëlcisninë.
II
(Burrat rrinë përdhe të pinë me dolli.)
Nuni: Djalë, bjerë,
shtjerë verë
shtjerë, shtjert
në të tjerë.
Pini verë,
mor të mjerë,
se qederë
do tua nxjerrë.
Gjithë burrat:
Kush e pi këtë dolli?
Zoti nun me trimëri,
i gëzofshim më shtëpi!
Nuni te prifti: 0 prift, të kam gjetur!
Pa pirë ke mbetur,
të gjej me kupë me verë
të ëmbël si sheqerë.
Prifti Tek unë mir' se të vish.
Nuni. Këtë ta dish e ta pish
për shëndet të dhëndërit,
që rri më këmb' e dremit.
Gjithë tok
Shëndet të mirë të ketë,
të trashëgohet për jetë! (Kërcet
një pushkë).
Prifti. (Te nuni) Zoti, nun, mir' se më erdhe!
Po verën pse na e derdhe?
Nuni. (Te prifti)
Mir' se të gjeta, uratë,
të kesh jetënë të gjatë.
Kupën e piva me fund
dhe më tutje, mo e tund.
Prifti. S'e pi dot, jam prift njeri.
Nuni. Të di, uratë, të di. . .
Prifti. Kur e bën emërë vete
pikë në kupë mos mbete!
Ti që vure sot kurorë,
pagëzofsh edhe me dorë,
Gjithë tok:
Nuni që vuri kurorë
pagëzoftë edhe me dorë
urdhër, o nun se jam plak
të lutem, bëmë konak.
Nuni. Konak? Gjej Vangjel' e shkretë.
Prifti. Këtë kërkojë dhe vete'
Vangjel, e mira të gjetë.
Vangjeli Me një kupë ç'do të jetë?
Prifti. E di mirë kush martonet?
Djali të të trashëgonet.
Do ta pi pas urdhërit,
shëndet të dhëndërit!
Gjithë tok
Dhëndëri të trashëgonet,
të gëzonet e të shtonet!
Vangjeli. S'e pive të tër' uratë!
Prifti. Përmbys e ktheva, s'e patë?
Vangjeli. prift, mirë se urdhërove,
rrofsh e qofsh që më nderove!
Dhe dollibashi na rroftë,
dhëndëri ju trashëgoftë'
Gëzofsh dhe në dere tënde'.
Nuni. Dhe zoti të dhëntë mëntë!. ..
Vangjeli. Unë verën s'e kam pirë
që të mos kuvëndoj mirë.. .
Po dilni, paskam mënt pak,
të lutem bëmë konak.
Nuni. ا'konak kërkon të më thuash?
Vangjeli. Dërgomë ku do të duash!
Nuni. Zotnë Brodanë të gjësh
dhe si të duash të bësh!
Vangjeli. 0 zoti Brodan, të gjeta!
Brodani. Mir' se erdhe, t'u ngjatë jeta'
Vangjeli. Këtë kupëzë, ta dish,
për dhëndërin plot ta pish.
Gjithë tok:
Dhëndëri shumë të rrojë,
jetë të mirë të shkojë!
Brodani. Zotrote që gjete mua,
më shtëpi ta paça hua!
Dhe dollibashi me nder,
u bëftë dhe vetë vjehrr
dhe rroftë sa shkëmb' i malit.
Nuni. Gëzofsh më dasmë të djalit!
Brodani. Ku do t'më dërgosh të pshtetem,
se do të pi e mos dejtem.
Nuni. Ecë pshtetu te Abazi,
s'ka pir' e ju tha gurmazi.
Brodani. Të gjeta, Abaz i mjerë!
Abazi. Kshtu të më gjesh kurdoherë!
Brodani. Këtë kupë do ta kthej
për shëndet të këtij bej.
(Rrëfen dhëndërin.)
Gjithë tok:
Me nuse të trashëgonet,
nga e liga të mërgonet!
Abazi. (Te nuni) Dollibash, të qofsha falë,
zoti të faltë një djalë'
Nuni. Rrofsh e qofsh!
Abazi. Kush më ka gjetur?
Nuni. S'e ndëgjove? Keshe fletur?
Të ka gjetur Brodan Duni.
Abazi. Më ke gjetur, thotë nuni,
të gjet' e mira përjetë,
të rrosh sa të duash vetë.
Gjithë tok:
S'mba mënt? U deje pa pirë?
Abazi. Dhe në mos kuvëndoj mirë,
un, i mjeri jam çoban;
sos jam, i ziu, në stan,
dhe sos jini dhën e dhi,
të di për cinë të pi.
Nuni. Ky është shëndet i parë,
për dhëndërin, mor i marrë.
Abazi. Sa malet, o nun, të rrosh!
Tani ku do t'më dërgosh';
Se dua të pi një verë.
Nuni. (Numëron) Një, dy, tri,. . . s'ka më të tjcrë.
Abazi. Numuroi dhëntë mirë.
Nuni. Le të kollet kush s'ka pirë...
Me mua, zoti Abaz.
Nuni. Të gjeça kurdo me gas.
Këtë kup do ta pi
për shëndet. të dhëndrit të ri.
Gjithë tok.
Shëndet të mirë të ketë
dhe të gëzojë përjetë!
I zot' i shtëpisë rroftë
dhe djali ju trashëgoftë!
(Soset dollia dhe prifti ngrihet e zë vallen me burra,
duke kënduar).
Prifti:
Do të them një këngë vetë,
këngë prifti të vërtetë,
rroftë vështi dhe dhëria,
rroftë vera dhe rakia,
q'i ka bërë përëndia.
Se dhe zoti Krisht një herë
mori uj' e bëri verë.
Moj verë, burim i gjakut,
gaz' i djalit e i plakut!
0 raki, moj bukuroshe,
që na hedh qoshe më qoshe!
Se ç'bën vera e rakia,
pin' e dejen trimëria,
sa vjen rotullë shtëpia!
Det i madh e det i gjerë,
pse s'të bëri zoti verë,
se do ta pinim pa blerë?
IV
(ثshtë natë: krusliqit zën' e ikin duke uruar mëmën
e dhëndërit, zonjën Tanë, që është shumë e gëzuar.)
Nuni. Të të trashëgonen!
Brodani. Si bletë të shtonen!
Abazi. Me jetë t'u rrojnë!
Prifti. Dhe t'u pleqërojnë!
Tana. U paça, të rroni,
gjithë të gëzoni!
(Një nga një ikin të tërë dhe mbeten vetëm ndë odë
Tana me djalë e me nuse.)
Tana. (Tek i biri) Rri me nusen, djalë,
dhe foli dy fjalë,
të mos ketë frikë.
Dhëndëri (i thotë s'ëmës)
Ngreu mëm' e ikë.
(Tana ikën.)

(Dhëndri me nusen mbeten vetëm)
Dhëndëri. Lozëm ndonjë lodër?
Të dua si motër.
Nusja. ا'motër më ke mua,
o lum' e përrua?
Ti më more grua.
Dhëndëri. Pse u zemërove
dhe u hidhërove?
Kur s'lot ndonjë lodër,
s'të dua si motër,
të dua si mëmë!
Po hajde të flemë,
se më mori gjumi.
Nusja. Fli të marrtë lumi!
 
Baba Tomori

Baba-Tomor, kish’ e Shqiperise,
mal i larte, fron i perendise,
tek ti vinin njerezit qe moti
per te msuar se c’urdheron zoti...
Tek te lutem dhe u duk’ e qare
te msoj q’thot dhe per shqipetare.
Kane qene trima te levduar
dhe ne lufte s’jane turperuar,
qene trima dhé memedhetare,
besa, feja s’i kishne dhe ndare,
Shkonin jeten me pucke ne dore,
Donin shqipen, s’qene tradhetore,
lulezonte gjithe Shqiperia,
s’e s’kish shkelur si sot roberia,
gra e burra donin Shqiperine,
djem e cupa kendonin Lirine.
Sot qysh gjendet komb’ i Shqiperise!
I permbysur nga zgjedh’ e Turqise,
shqipetaret, si dhe bagetia,
zbathur, zhveshur vdesen nga uria!
Shqipetaret? Sot s’ka shqipetare,
turku, greku na kane perndare!
Prifti, hoxha, kisha dhe xhamia,
Na genjejne... U prish Shqiperia...
Mal i larte, me krye ne diell,
fron i zotit q’eshte mbret ne qiell,
Baba Tomor, o mal’ i uruar,
c’kane ngjare, gjithe c’kane shkuar,
i di vete, s’dubet te t’i themi;
C’do te ngjajne, te lutem rrefemi,
Sot e tutje, c’thote perendia?
Do te heqe shume Shqiperia?
cfaj ka bere, c’gjynahe paguan?
Nga Turqia te tere shpetuan:
Greku, serbi, velau, bullgari,
nene zgjedhe mbeti shqipetari
cthote zoti per kombine tone,
do ta lere pene sulltan qene?
Na shkretoi, na preu, na griu,
na c’nderoi dhe gjakne na piu,
na mundoi, shpirtin na nxori!!1
Fshiu lotet dhe me tha Tomori:
0 shqipetaret e gjore,
Ndegjoni Baba-Tomore:
Kombi tuaj s’vete mbare
se beset u kane ndare.
Besa e bashkon njérine:
Ju pse e ndani perendine?
Si ungjilli dhe kurani:
nuke na dihete fundi;
me qiejte mos u mbani
se nuke mbahen gjikundi.
Te krishter’ e myslimane
gjithe nje perendi kane;
ini nje gjak, mor te ngere,
se nde nje vend kini lere.
Ini gjithe shqipetare,
s’ini greker a tartare,
hiqni dore nga rreziku,
shihi se c’punon armiku
i pabesi dhe i ligu.
Mblidhuni te béni bene,
te kujtoni Skenderbene,
te duani Memedhene,
te mos e lini te shkrete...
Ngrihi ta shpetoni vete,
se u ndin zot’ i vertete,
mos e peshoni Turqine,
mos e besoni Morene
te duani perendine;
te duani Memedhene
Erdhi dita te leftojme
per lirin’ e Shqiperise;
ja te vdesim, ja te rrojme
si burrat’ e trimerise
 
Titulli: Andon Zako Cajupi

ثndërrat s'janë përrallë,
Shumë herë kanë dalë,
Shumë herë Perëndia
Na rrëfeu mëndjen e tia
5 Dhe na ep të kupëtojmë
Gjërat që do të pësojmë.
O vëllezër Shqipëtarë
Ndëgjoni ç'ëndërë kam parë:
Sonte natën ëndërrita,
10 Ndë Qiell, i gjall' u ngjita,
Pashë: ndë një fron të lartë,
Të ndërtuar e të artë,
Rrinte Perëndia vetë
Buzëqeshur e i qetë.
15 Rreth e rrotull plot Shëntorë
Rrinin me lule më dorë,
Ndë mes të këtyre, qenë
Dhe Krishti me Muhamenë,
Pranë Zotit të dy ishnë,
20 Dashuri të madhe kishnë,
Qenë vëllezër e shokë,
Mbanin kurorë mbi kokë,
Si këta s'qenë të tjerë.
Më pastaj, u hap një derë,
25 Ryn Shën Pjetri me dy vetë,
Vete te Zot' i vërtetë.
Një nga këta, ish Naimi,
Tjatri, papa Kristo trimi!
Këta burra Shqipëtarë
30 I njojta që me të parë.
Kur vanë te Zot' i gjallë,
Ranë më gjunj' e ju falë;
Zot' i Math e fuqiplotë
Shën Pjetrit hidhet i thotë
35 Me zë si për të qërtuar:
"ا'punon kshtu mor i bekuar?
Këta njers që ke pas ç'janë?
ا'kërkon prifti këtu pranë?
O Petro, ç'është kjo punë?
40 Betakshiu ç'do tek unë?
Të thashë dhe tjatër herë,
Të tillë njers mos na bjerë".
O Zot, të lutem, ndëgjomë,
- Tha Shën Pjetri, - pra qërtomë:
45 Shumë Shëntorë ke pranë
Po si këta të dy s'janë;
Ky (dhe tregon Naim benë)
Ka punuar për Atdhenë,
Me të thën' e me të bërë
50 Ndriçoi një komb të tërë.
Në pyet për tjatrin vetë,
Ishte prift me të vërtetë,
Nukë qe zëmërkëllirë,
Ka punuar me dëshirë,
55 Të ka shërbyer me besë
Dhe kish te Zotrote shpresë,
Për Atdhenë ka punuar
Me të thën' e me të shkruar;
Nga ky shkak armiqt' e vranë
60 Papa Kristo Negovanë!
Kkëta të dy njers të ndjerë
Ndë Shqipëri kanë lerë.
- Shqipëri? tha Zot' i gjallë,
S'më vjen dot ndë mënd kjo fjalë,
65 Shqipëria! Shqipëria...
Ka dalë nga mënd' e mia!
Ahere Naimi thotë
Zotit, duke fshirë lotë:
- Zot harrove Shqipërinë
70 Që rënkon ndënë Turqinë?
ثshtë një copë nga dheu,
Ku ka lerë Skënderbeu,
Skënderbeu Kastrioti.
Ahere ju përgjegj Zoti
75 Me gas e me ëmëlcirë:
Skënderben' e mba mënd mirë,
Ka qënë trim i vërtetë,
Do të nderonet për jetë.
Me punëra që ka bërë
80 E përmëndin bot' e tërë.
Qëkur vdiq ky i bekuar
Për Shqipëri s'kam ndëgjuar
Sho Grekër, Turq dhe Bulgarë,
Po Shqipëtarë s'kam parë;
85 I prishi Turku, Junani...".
Papa Kristo Negovani
U ngre dhe tha duke qarë:
"Zot ka dhe sot Shqipëtarë,
Gjithë trimat e Turqisë
90 Janë djemt' e Shqipërisë,
Ata që bënë Greqinë
Kanë mëmë Shqipërinë.
Po armiqt' e kombit tonë
Të tjera fjalë të thonë!...
95 S'jemi as Turq, as Elinë,
Atdhe kemi Shqipërinë.
Zot i Math të jemi falë;
Mos beso këto rremallë,
Se këta nukë na duan,
100 Shuko si më copëtuan!
Shuko Grekret si më therrë
Me tetë shokë të tjerë!
Shuko sa copa na bënë
Se punonim për vënd tënë!".
105 Zoti, duke fshirë lotë,
Shën Pjetrit kthenet i thotë:
- Janë këto të vërteta?
- Të gjitha, t'u ngjatë jeta
(Tha Shën Pjetri, duke qarë)
110 Këta janë dëshmitarë.
Ndëgjoni, tha Perëndia,
Sot e tutje Shqipëria
Të jetë lule ndë botë
Se pjellka trima të zotë;
145 Të rroj' e të jet' e lirë
Si ç'ka qënë dhe më mirë,
Dhe këta të dy Shëntorë:
Naimi dhe prift i gjorë;
Yj ndë Qiej le të jenë
120 Për të ndriçuar Atdhenë.
Dhe nepërkat e Moresë
Q'i vranë me të pabesë,
Mos pafshin ditë të mbarë!
Po dhe burrat Shqipëtarë
125 Mos qofshin mëmëdhetarë,
Po lanë gjaknë pa marrë..."
Me të thënë këto fjalë
Zoti u ngre për të dalë
Dhe një meleun Shëntorë,
130 Zënurë dorëpërdorë,
Duallë duke kënduar,
Zotn' e Math duke lëvduar.
Brënda tjatër njeri s'mbeti
Veç Krishti dhe Muhameti:
135 Ndëjnë bashkë të pandarë
Me Shëntorët Shqipëtarë,
I puthn' dh'i përshëndoshnë,
Fjalë të mira u thoshnë,
Dhe pastaj, vetë më dorë,
140 U vunë nga një kurorë.
Kjo punë kur u mbarua
Një zë i math u ndëgjua:
"Rroft' e qoftë Shqipëria!
Besa, Msimi dhe Liria!"
145 Desha të thërres dhe unë
Po mjerisht, kapshova gjunë!
Nga ky shkak u zgjuash vetë...
ثndërra ish e vërtetë:
S'jesh dhe zgjuar mirë
150 Gjegja jashtë një trazirë!
Ishnë trima Shqipëtarë
Që vajtonin duke qarë:
"Na vranë, shokë, na vranë
Papa Kristo Negovanë!"
155 Papa Kristo, kush të vrau?
Nga fëmia kush të ndau?
Grekretë me Grekomanë
Me sëpatë pas të ranë!
E gjeçin nga Perëndia
160 Të ndanë nga Shqipëria!
ا'kini, mor të mallëkuar,
Me këtë vënd të bekuar?
ا'kini ju me Shqipëtarë
Që doni t'u bëni varrë?
165 Mbase do Zot' i Vërtetë
Nd'atë varr të bini vetë...
Qajni male me tëborë,
Kristo priftin vjershëtorë,
Qaj o Negovan i shkretë
170 Papa Kriston vet' i tetë!
Atdhetarë të vërtetë
Që s'lanë shokë ndë jetë!...
Hajdutë nga të Moresë
I vranë me të pa besë!
175 Musliman' e të Krishterë
Qajni me lot që të tërë!
Mos harroni, Shqipëtarë,
Se gjaku duetë marrë!...
Mos çnderoni Shqipërinë;
180 Armiqtë duet të dinë
Se Shqipëtar kushdo q'është
S'vete si qëni ndë vështë!...
N'ini trima të vërtetë,
Për një, vrini njëqind vetë!...


"Baba Musa lakuriq"
 
Titulli: Andon Zako Cajupi

LULE Tث HINDIT

A. ZAKO (اajupi)

ZOTIT FAIK BEJ KONICA

Ndë kopshtra të Hindit mbeta
Lule mbë lule si bleta,
Nga më të mirat që gjeta
Të bëra këto buketa
Merri Zot se t'i kam falë,
Se nga zëmra kanë dalë,
Dhe të mira në mos janë
Erën e lules e kanë...
Desha të shërbej dhe unë
Atdhenë me këtë punë;
Ndaj mora pëndën e shkrova
Dhe m'u duk sikur këndova:
Zër' i korbit, zër' i çjerrë,
ثsht' i ëmbël nganjëherë,
Se dhe korbi lëvdon Zonë
Kur këndon si ka zakonë.
 
Titulli: Andon Zako Cajupi

Kur në shkollën shqipe në Danimarkë me nxënësit nxorëm gazetën letrare, një nxënëse që më mori në intervistë dhe më pyeti për kurbetin, unë për përgjigje zgjodha dy vargje të اajupit:

"Dhe në vuaj le të vuaj,
të mos vdes në dhe të huaj"!
 
Titulli: Andon Zako Cajupi

Kjo eshte shume e bukur...

Shqipëtar

Shqipërin' e mori turku,
i vu zjarr!

Shqipëtar, mos rri, po duku,
shqipëtar!

Mjaft punove për të tjerë,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lerë
dhe tek heq.

Të ka bërë perëndia
luftëtar,
si s'të lodhi robëria,
shqipëtar!

Erdhi dita të ngresh kokë,
të kërkosh
lirinë, bashkë me shokë
të lëftosh!

Mos bëni si keni bërë
gjer më dje,
por të lëftoni të tërë
për Atdhè.

Pesëqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhurë me këmn' e duar
me zinxhir!...

Myslyman' e të krishterë
jemi keq!
Të ngrihemi që të tërë,
djem e pleq!

Të ngrihemi të dëftojmë
trimëri;
ja të vdesim ja të rrojmë
për liri!

O moj Shqipëriz' e dashur,
memëdhè,
Të shoh me buzë të plasur,
si më sheh.

U shkretove anembanë,
Shqipëri,
se shqiptarët s'kanë
dashuri.

Gjithë djemtë që ke qarë
dhe mban zi,
për Morenë janë vrarë,
për Turqi!

Zhvish rrobat e robërisë,
memëdhè,
vish armët e trimërisë
se ke ne!
 
Titulli: Andon Zako Cajupi

Fshati im.

Maletë me gurë,
fushat me bar shumë,
aratë me grurë,
më tutje një lumë.

Fshati për karshi
me kish' e me varre,
rrotull ca shtëpi
të vogëla fare.

Ujëtë të ftohtë,
era pun' e madhe,
bilbili ia thotë,
gratë si sorrkadhe.

Burrat nën hie,
lozin, kuvendojnë,
pika që s'u bie,
se nga gratë rrojnë!

Gratë venë nd'arë,
dhe në vreshta gratë,
gruaja korr barë,
punon dit' e natë.

Gratë në të shirë,
në të vjela gratë,
ikinë pa gdhirë,
kthenenë me natë.

Gruaja për burrë
digjetë në diell,
punon e s'rri kurrë
as ditën e diel.

0 moj sqhipëtarkë,
që vet' e nget qetë,
edhe drek' e darkë
kthehesh e bën vetë;

Moj e mjera grua,
ç'e do burrë zinë
që ftohet në krua
dhe ti mban shtëpinë!.
-------------------------------------
Besa - Besë

Gjithë vendetë gëzojnë,
ti, Shqipëri, pse pushon?
Gjithë njerëzit këndojnë,
ti, shqiptar, pse rënkon?
Gjithë duanë lirinë
dhe pa të njeriu s'rron;

ti, shqipëtar, Shqipërinë
në zgjedhë si e duron?

Zgjohuni, o shqipëtarë,
erdhi dita për liri!
Zini luftë me barbarë,
përpiqi për Shqipëri!

Të krishter' e myslimanë,
të tërë një sua kemi;
gegë, toskë, dibranë,
gjithë shqipëtarë jemi.

Mblidhuni te bëjmë benë,
të gjithë dorë për dorë:
Të duamë mëmëdhenë,
edhe malet me dëborë.

Që ditën që u shkeli
robëria dhe gjer sot
nukë bën më bar Dhëmbeli
dhe Tomori qan me lot.

Male me krye në qieli,
si duroni robërinë?
Ju që shihni drit' e diell,
pse s'ndrini dhe Shqipërinë?

Ku janë vaftet e parë,
që kini dhënë yrnek?
Ku jini, o shqipëtarë,
pse s'dëgjohet një dyfek?

Apo humbi trimëria,
apo s'doni mëmëdhenë?
A u shua Shqipëria,
që ka pjellë Skënderbenë?

Pse rrini lidhur me lak?
Pse s'shpëtoni vënd' tuaj?
apo s'u mbeti më gjak,
se e derdhtë për të huaj?

Mirri pushkëtë në duar
edhe bëni besa-besë:

Shqipëria do shpëtuar,
kokë turku të mos mbesë!
------------------------------------------
Fyell' i Bariut

Bariu, shokë, bariu,
kur gjëmon e fryn veriu,
është përjashta fatziu,
e rreh breshëri dhe shiu!
Barinë, shokë, barinë,
mos e harroni fatzine,
se lë gruan e shtëpinë
t'u kullosë bagëtinë.
kullotni, moj bagëti,
ti, ti, ti. . .
Kullotni, biro, kullotni,
kur të vdes të më kujtoni,
Ndjesë pastë! - të më thoni.

Shikoni barin' e gjorë:
në diell a në dëborë,
bariu me shkop në dorë
ruan deshtë me këmborë.
Vështronje barinë mirë,
me të ngrën' e me të pirë,
t'u marrë dhëntë pa gdhirë,
t'i kullosë me dëshirë,
të rrijë bashkë me to,
to, to, to.
Hani, moj bagëti, hani,
kur të vdes do të më qani,
për mua zi do të mbani!
-------------------------------------------
Ku Kemi Lerë

Në ç'vend kemi lerë?
Ku na bëjnë nderë?
--Në Shqipëri.

Po njeriu vetë,
cilë do në jetë?
--Do vend' e tij.

Ku i duket balta
m'ë e ëmbël se mjalta?
--Në vend të tij.

Ku munt të gëzojë
dhe me nder të rrojë?
--Në Shqipëri.

Përse të punojë
dhe të lakëmojë?
--Për vend' e tij.
--------------------------------------
Atdheu dhe Dashuria
Vitua një pun' e madhe,
e bukur si sorkadhe,
nga gjithë shoqet shquan
dhe gjithë trimat e duan.
Për të tillë bukuri
kush nukë ka dashuri?

Një ditë që vij në krua,
duke ecurë mbi thua,
poqi një turk, trim të marrë
tjetër herë s'e kish parë.
Rrobatë që kish, i ndrinin
dhe armët i vetëtinin!
Kur shtiu syt' e e pa:
"Vito, të dua! i tha.
Vito, do të të marr grua!"
Vitua u turpërua,
po më shum' u hidhërua
dhe iu përgjegj: "S'je për mua,
se u'një tjetërë dua,
jemi një bes' e një sua;
po merre fjalënë prapë
dhe shko këtej me vrapë!"
- Kush është më trim se mua,
që do të të marrë grua?
- Ai që jam vluarë (fejuar)
dhe për të martuarë;
është trim' sa s'gjendetë,
i mirë sa s'bënetë;
ish vet' i tretë vëlla,
kush ka qenë si ata?
Trima sa s'i zinte plumbi,
njeri vdiq, i dyti humbi.
Jorgjin e la perëndia
shpresë për mëmën e tia;
është i vetëm e jetim,
i dashur' i shpirtit tim,
dhe nga të tërë më trim,
përdor pallën e hanxharë,
është i zoti të më marrë!
Ndaj, të lutem, mos më nga,
të mos biesh në hatà,
se shejtani punë s'ka!"

Turku me të tilla fjalë,
qiti të shkretënë pallë,
nga inati u verdhua
dhe thirri posi dragua:
"N'është m'i zoti nga unë,
le të më dalë këtunë,
në më muntë, besa-besë.
Burri yt po le të jetë,
n'ë dërgofsha n'atë jetë,
dije, do të të marr vetë!"
Vitua shum'u frikua,
lot i vininë si krua,
dhe më shtëpi, duke qarë,
rrëfeu q'i kishte ngjarë.
Po Jorgji, kur e dëgjoi,
veshi armëtë dhe shkoi,
u ngjit malitë përpjetë
ashtu si ngjitenë retë,
dhe me zë të madh si shkëmbi
po thërret, sa tundet vendi:
"Kush ësht' ai q'u lëvdua,
qe do të mundet me mua?"
Me zë të math, si gjëmimi,
iu përgjegj ahere trimi.")
"Une jam ai që shtie
dhe plumbi dëm nuk bie.
U' jam ai që kam vrarë
bejlerë dhe pashallarë,
dhe kaurë, mijë vetë,
kam dërguar n'atë jetë!
Dhe do të trembem tani
nga një fusharak si ti?
Tani do ta shoç dhe vetë
kush është trim i vërtetë...
Këto thosh turku dhe vinte,
po dhe Jorgua e printe;
hodhi armëtë përdhezë
dhe zuri të sgjeshë brezë,
që kish qepur Vitua vetë,
Si fustan e fermeletë.
Kur e kujtoi, u shemb,
mos pandehni se u tremb,
bëri kryqn' e fshiu lotë:
"Jam azer!" hidhet e thotë,
edhe me dorë një thikë
ju vërsul turkut pa frikë.
Trimi rrëmbeu hanxharë
dhe po hidhej si i marrë,
Fryjti era, nga rrëmbimi
lëshon flokatenë trimi,
Atje ku qe afëruar,
me gjoks hapet leshëtuar,
ju duk, në grykë të tij,
varturë një hajmali.
Jorgji, kur pa hajmalinë,
sytë përmbi të i ngrinë.
Dale, tha, ashtu më rruash,
pa lëftojme kur të duash,
po, në beson perëndinë,
kush ta fali hajmalinë?
- Nënia në foshnjëri
ma vari për mbarësi,
po ç'të duhet kjo punë?
- Një të tillë kam dhe unë!
Shiko! Nëna ma ka falë
dhe mua, kur jesha djalë!
Të dy trimat hapnë gjitë
dhe shikonin hajmalitë
qepur me pe të florinjtë,
si njëra, si tjetëra,
të dya të vjetëra;
përbrenda, pshelur' me kartë, (mbështjellë)
gjetën nga një kryq të artë!
Mbetën të mahniturë
dhe si të goditurë!
të tillë punë, kur panë,
u pushtuan dhe ranë,
Dhe të dy një fjalë thanë:
"Të kam vëlla, mor i mjerë,
nga një bark paskemi lerë!
Jemi një fis e n'jë farë,
jemi të dy shqipëtarë,
po besa na paska ndarë,
Sa na bëri për të vrarë!
Sot që dimë vetëhenë,
duhet të bëjmë benë
të duam mëmëdhenë.
Tani të marrëmë male,
të lëftojmë për lirinë,
te mos kthehemi të gjallë
pa shpëtuar Shqipërinë!
Tani Viton ta harrojmë,
me Turqinë të lëftojmë,
ta dërgojmë nga ka ardhë,
të shomë ditë të bardhë.
-------------------------------------------

Korbi dhe Dhelpra


Tek një lis sipër në majë
korbi qëndroi të hajë
një copë djathë që mbante
në qeft. Kur nisi të hante,
shkon një dhelper' e mallëkuar,
se i ra erë djathë i vjeshtuar.
Dëshiron ta haje vetë;
"Mirëdita mik i vjetrë,
bukurinë tënde nuk e ka zog tjetrë
me pendë të bardhë; në di të këndosh
përmbi zogjtë e tjerë do të mbretërosh"
Të tregoje zënë zoti korb gërrhiti
dhe lëshoi djathnë po dhelpra ja priti
dhe korbit i tha:
"Ndëgjo, budalla:
ata që lëvdojnë,
me gjë të botës duan të rrojnë.
Zot, kjo këshillë që të rrëfeva,
sot vlen më tepër
se kjo copë e djathit që të rrëmbeva"
Tha zonja dhelpër
dhe iku me bisht përpjetë.
Korb' i shkretë,
korb' i mjerë,
u turpërua
dhe u betua
të mos gënjenet dhe tjetër herë.

----------------------------------------------
Bretkosa që Deshi të Trashej sa një Kà(perkthimi)


Bretkosa sa një ve,
pa një ka sa një deve
dhe nakari nuk' e la,
desh të trashet sa një ka.
Kur vu këtë gjë ndër mënd,
vate u shtri ndë një vënd
duke ngrën e duke pirë,
që të fryhet sa më mirë.
- Shihni, shihni, sa u rrita, -
thërrit e thoshte përdita.
- Mos u mburr' e mos u mbaj, -
i thoshnë shoqet e saj.
- Shihni, nukë jam sa demi?
- Jo! - Shikoni. - Jo, të themi.
- Pa shikoni këtë bark
si të kaut. - Jo, je lark! -
Bretkosa, nga marasi,
u fry, u fry gjersa plasi.
Shumë njerëz ndë këtë botë
thone se janë të zotë;
si bretkosa mendohen
mburren e lëvdohen.
-------------------------------------------------------
Varfëria dhe Liria


Jam i varfër, po i lirë,
ndaj më pëlqen varfëria;
kush do të rrojë më mirë,
s'urdhëron dot veten e tia.
Mbreti, sikur të më thotë:
"Hajde në pallat me mua,
të gëzosh dhe ti në botë,
do t'i them: "Zot, nukë dua;
për të ngrën' e për të pirë
nukë mund të shes lirinë;
i varfëri rron më mirë
s'ai që do madhërinë.
S'më duhet ergjëndi mua,
dua lirinë dhe nderë,
dua të bëj si të dua,
jo si të duan të tjerë.
Kush mund e bën si do vetë,
bën si thotë Perëndia,
nukë ka në këtë jetë
gjë m'e vyer se liria.
 
Pe: Andon Zako Cajupi

Grua sec mu prish kandari
Nuk eshte me ai i pari
Qe s’pertonte dite e nate
Ndizej si barut i thate.

Lere grua se c’me gjeti
Nuk me bindet me aleti
Ky bandill qe cante rete
Me s’i ngre kryet perpjete.

Vjet si kale turfullonte
Grate e fshatit kur shikonte
Sa i shihte bythezbuluar
Sulej si qen i terbuar.

I pushtonte vete te tera
Zgavra, shpella, guva, verra
Fryhej si nje patellxhan
Kur shkonte nen fustan.

Sa i vinte mend zanatit
E uronin grate e fshatit
Po sot cka qe eshte merzitur
Trup e shpirt i raskapitur?

Shikon cupat siseplota
Me shale te buta e te ngrohta
Nuset e bardha si debora
Qe s’i shpetonin nga dora

Grate e reja sisemedhate
Qe i nderronte pernate…
Dhe s`leviz te behet burre
Me mbeti vetem per shurre.

Ah moj grua moj e ngrate
Te mbeti burri kaq thate
Megjithese me s`te ngop dot
Por dikur s`kam qene si sot.

Isha trim dhe djale i hedhur
Pak usta per te zgjedhur
Buzeqeshja me te tera
Mjaftonte qe t’u hante verra.

Por me shume doja grate
Vithe gjera sise medhate
Por dhe cupat shume i desha
Nuk i lija virgjeresha.

Mazallah mbetcin me barre
I therrja u beja varre!
Nuset e reja me naze
I haja si qofte taze.

I ndukja me buze e dhembe
Sa ngrihej fshati ne kembe
Isha bej me mall me toka
Po beja se c’me thosh koka.
 
Pe: Andon Zako Cajupi

Ev kur paska dale kjo poezi?
 
Pe: Andon Zako Cajupi

Te pelqeu ty kryevepra?
Ka dal shuuume kohe para se te shikoje ti henen :)
 
Pe: Andon Zako Cajupi

Jo por kot te perzihet kjo gje me Cajupin :)
 
Titulli: Andon Zako Cajupi

Trim' i Shqipërisë


Kush ka qenë trim një herë?
Aleksndr'i Math i vjer
ë,
Pirrua me shok
ë të tjerë
N
ë Shqipëri kanë lerë,
Po nga t
ë gjithë m'i zoti, -
Sk
ënderbeu Kastrioti.

O mbret i dashur ku je?
Ku je more Sk
ënderbe?
Si duron ti n
ënë dhe?
Nuk
ë të vjen keq për ne?

Q
ë ditënë që na le,
vendi yt u b
ë jare!...
T
ë lutem dit'e natë,
N'at
ë jetë ku ke vatë,

D
ërgona shpres'e uratë
T
ë mos rrojëmë si gratë...
T
ë ngrihemi të lëftojmë,
Turqit k
ëtej t'i dëbojmë,
Shqip
ërinë ta shpëtojmë
Dhe lir'e me nder t
ë rrojmë.
 
Titulli: Andon Zako Cajupi

Dheu

Dheu i gjat'e i gjerë
Na jep buk' e na jep ver
ë,
p
ër të ngrën' e për të pirë,
kush di ta punoj
ë mirë.

Si nj
ë njeri i shtrënguar,
dheu nuk
ë fal gjë kurrë,
Pa munduar, pa punuar
S'na jep as mis
ër as grurë.

Do ta punoj
ë njeriu
Dhe ta vadis
ë me djersë,
Q
ë të hajë buk'i ziu,
Nga uria t
ë mos vdesë!

Punoni more t
ë mjerë,
Se dhe gj
ëri në na mbetë,
Pas neve mbin
ë të tjerë,
nuk soset
ë kjo jetë.
 
Titulli: Andon Zako Cajupi

Aleksandri i Math

Aleksandr'i Math qe burrë
Me t
ë madhe trimëri.
Shqip
ëtar që s'gjëndet kurrë,
po çb
ëri për Shqipëri?
Q
ë foshnjë, duk'e lëftuar
Zotoi t
ë tërë Asinë,
U b
ë një mbret i lëvduar
Po çbëri për Shqipërinë?
Me pun
ëra që punoi
Me trim
ëri që rrëfeu,
Q
ë kur leu dhe sa rroi,
ç't
ë mirë pa mëmëdheu?
ASnj
ë të mirë s'ka parë,
Shqip
ëria mbet e mjerë...
Se trimat
ë Shqipëtarë
L
ëftojë për të tjerë!

Po ata ndiqn
ë të tërë,
dhe zoti le t'i gjukoj
ë!
T
ë gjejnë si kanë bërë...
Po Shqip
ëria të rrojë!

 
Titulli: Andon Zako Cajupi

Dashuria A


Do të lëvdoj dashurinë,
Barabar me perëndinë,
Se dashuri e vërtetë,
Na mban të gjallë në jetë.

S'e kam parë perëndinë,
Shoh ngaherë dashurinë;
dashuria mbretëron,
Se njeriu pa të s'rron.

Cinë të besoj taninë.
Perëndin'a dashurinë?
Perëndi në këtë jetë
Eshtë dashuria e vërtetë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top