Analizë/ Si nisi përplasja Rama-Haradinaj dhe kush prej tyre ka të drejtë?

1579189409035.png

Qeveria e Shqipërisë në drejtimin e Edi Ramës, u zotua që në fillimet e fushatës së mandatit të parë se do të forconte akoma më shumë marrëdhëniet me popullin dhe shtetin e Kosovës.

Dhe siç dukej, të paktën me veprimet konkludente e të hapura në fillimet e mandatit të parë, por të përforcuara më tej në mandatin e tij të dytë Rama po forconte marrëdhëniet me Kosovën duke zhvilluar disa takime të përbashkëta mes dy qeverive, të mbajtura herë në Kosovë e herë në Shqëipëri.
Gjatë këtyre takimeve të përbashkëta qeveritare u nënshkruan madje edhe disa marrëveshje mes dy palëve.
Por çfarë ndodhi më pas? Pas takimit të katërt mes dy qeverive ku dy kryeministrat, Rama dhe Haradinaj, u shfaqën si kurrë më parë të përqafuar e me shtrëngime duarsh ku madje mbajtën edhe qëndrime të përbashkëta për taksën ndaj Serbisë apo edhe për mos liberalizimin e vizave, duket se më pas do të niste edhe përplasja mes tyre.
Por si nisi kjo përplasje? Ishte më shumë një përplasje në distancë që do të zhvillohej me deklarata mes dy kryeministrave.
Do të merrte shkas nga nisma që mori Kuvendi i Kosovës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, dhe me këtë rast do të reagonte ashpër i pari kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndaj politikanëve në Kosovë.

Ndër të tjera ai shkruante: “Kosova duhet të përqendrohet në dialogun me Serbinë dhe duhet të kërkojë me këmbëngulje të zgjidhë këtë nyje historike. Krijimi i problemeve tjera që përkthehet pastaj në paralizë të institucioneve, në qeverisje që nuk funksionon, në një kaos politik brenda që është fatal. Është ta bësh kur thotë populli si bën lopa pasi e mbush kovën me qumësht ja fut shqelm dhe nuk dihet çfarë vjen prapa”, kishte thënë Rama.
Por ndryshe nga homologu i tij Rama, Kryeministri i Kosovës z. Haradinaj nuk do të reagonte ndaj kësaj deklarate. I vetmi që reagoi nga ana tjetër e kufirit ishte një nga këshilltarët e kryeministrit Haradinaj.
Pak ditë pas kësaj deklarate do të vinte një reagim tjetër nga Kryeministri shqiptar Rama i cili do të prononcohej për një nga çështjet më të ndjeshme të Kosovës, siç ishte ajo e demarkacionit të kufijve me Malin e Zi. Ai nuk do të hezitonte që kontestimin e palës kosovare për këtë çështje ta cilësonte si “shpikje” të politikës së brendshme të Kosovës.
Por tashmë dukej se kryeministri i Kosovës z. Haradinaj nuk do të rezervohej në deklarimet ndaj Ramës.
“Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, kishte shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Por “përplasjet” mes dy kryeministrave do të arrinin kulmin e tyre në debatet që zienin në Kosovë e jo vetëm për çështjen e shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Këtë ide për shkëmbim territoresh ose siç e quajtën më vonë “korrigjim i kufijve” e kishte hedhur Presidenti Thaçi dhe mbështetur më pas edhe kryeministri i Shqipërisë z. Rama. Në linjë krejt të kundërt ishte Haradinaj për të cilin shkëmbimi i territoreve ishte një çështje e mbyllur dhe as që duhej diskutuar.
Madje Kryeministri Haradinaj shkoi edhe më tej duke i quajtur Thaçin dhe Ramën si tradhtarë të kombit. Dhe pikërisht këtu nisi beteja mes Haradinaj dhe Ramës që sot ka marrë formë edhe ligjore, pasi Rama ka depozituar tashmë një padi ndaj kryeminstrit të Kosovës për shpifje.
Por përtej këtij gjyqi, duhet të ketë edhe një “gjyq” moral mbi faktin se kush ka të drejtë në këtë mes. Dhe këtë gjyq mund t’a bëjë vetëm opinioni publik këndej e andej kufirit!
©Copyright Gazeta SHQIP
 
Është një lodhje e madhe për popullin tonë nga sjellja e këtyre "pashave" ... dikur idealizonim këto momente , sot nuk është më kjo , as ndonjë luks nuk është. Sot duheshte të ishte imperativë i dy qeverive për unifikimin e veprimeve dhe të garantuara me dekrete shtetrore nga dy parlamentet . Ata të cilit nuk i përmbahen këtij dekreti , duhet të ndëshkohen penalisht .
 
Vetem nje gjakprishur mund te padise nje familje qe ka dhene dy deshmore per Kosoven.
 
Haradinaj ka thene se behet fjale per tradheti, dhe per me teper beri nje super gabim kur shtoi se Vucic, Thaci dhe Rama duan t’i marrin Trepcen Kosoves dhe te ndajn perfitimet mes tyre. mashtrime te tilla nuk mund te lihen pa u ndershkuar!

Haradinaj nuk ka asnje te drejte te hedhi akuza te tilla per tradheti. Ose ti vertetoi ato qe tha, ose ne te kundert te pranoj se ka llapur kote! C’borxh i’a ka Rama te duroi idiotesi te tilla?! Apo fakti qe Rramushi ka luftuar i jep atij te drejten te hedhi akuza sipas qejfit?!

Problemi nuk eshte vetem Haradinaj. E gjithe opozita ne Kosove, plus AAK ne koalicionin qeverises, u versulen ne menyre te pacip per te perfituar pike politike duke sulmuar idene e shkembimit te territoreve, rrjedhimisht duke akuzuar Thacin si tradhetar dhe poashtu Ramen (ky i fundit nuk do ishte pjesemarres ne negociatat Kosove-Serbi por ne princip e perkrahu idene). Haradinaj ka qene prej kohesh nje hipokrit i uritur per pushtet. Kur ishte ne opozite, ai e kundershtoi fuqishem demarkimin kufitar te Kosoves me Malin e Zi, dhe se bashku me LVV-ne akuzuan Thacin se po leshonte territor. Te verteten ne ate rast une nuk e di sepse te dyja palet kane argumenta teknike ne favor te tyre. Por ajo qe tregoi haptazi hipokrizine dhe etjen per pushtet ishte fakti se mbas gjithe retorikes patriotike, Haradinaj krijoi aleance pikerisht me PDK-ne e Thacit thjesht pse LVV nuk i dha postin e kryeministrit (cka PDK i’a ofroi, meqenese Thaci u be president). Per nje karrige formoi aleance me ate qe kishte nje vit e ca qe e quante tradhetar!

Ndaj, per Haradinajn s’jam deshperuar se e kam kuptuar me kohe se cfare taktikash perdor! Ajo qe mua me deshperoi eshte se edhe Albin Kurti, politikani me shprese-dhenes ne Kosove, ra ne nje nivel te ngjashem populizmi. Vetevendosja zgjodhi te perdorte frazen “copetim te Kosoves” ne vend te termit me korrekt ‘shkembim territoresh’ (ose korigjim kufijsh). Qe aty u tregua se ishin te pasinqert. E kam debatuar kete gje me njerez te Vetevendosjes dhe te gjithe kane qendruar gojembyllur - askush nuk me thoshte pse zevendesuan njeren fraze me nje tjeter ne menyre kaq manipuluese. Refuzonin te benin debat te sinqert! E ndryshonin fokusin dhe e vendosnin vemendjen te pasuria e Mitrovices (edhe pse me sa kam degjuar, pasuria kryesore eshte ne Mitrovicen e Jugut, jo ne pjesen veriore ku ka shume serb). Edhe per kete aspekt i pyeta “pse nxitoni te kritikoni kur nuk dihet se sa do jepet dhe sa do merret?”. Nese marreveshja rezulton me humbje, atehere s’keni pse ta votoni ne parlament dhe ajo nuk zbatohet! Ndaj asgje nuk rrezikohet! Por eshte qesharake te kundershtohet pa njohur detajet (dhe detaje ska sepse negociatat nuk filluan kurre). Edhe per kete pyetje njerezit e vetevendosjes ishin gojembyllur dhe nuk me pergjigjeshin.

Problemi i vertet eshte se kemi nje media bastarde dhe injorante, qe here s’do dhe here s’di t’i hyj ne thellesi analizes. Ndersa Haradinaj, Kurti, etj. kishin frike se marreveshja, e cila mund te sillte perfitime te shkelqyera (njohje nga Serbia, perparim ne proceset integruese, dhe ulje tensioni ne rajon) do i jepte pike te medha politike Hashim Thacit. Por joooo, kjo ishte e papranueshme! Ndaj u versulen duke akuzuar se behej fjale per tendenca tradhetare!

Turp i madh!
 
Redaktimi i fundit:
Vini re se si Gazeta Shqip anashkalon thelbin e konfliktit ne fjale dhe perqendrohet ne elemente aq anesor sa e ben analizen qesharake per te mos thene keqinformuese.

P.s. para disa vjetesh mua me fshin komentin qe bera te portali i lajmeve te tyre mbasi ngrita nje pyetje kritike kundrejt nje artikulli. Qysh atehere i kam hequr vizen si gazete.
 
ka mentir ndonje gazete qe ja vlen te lexohet?
Ndonje gazete qe pasqyron te verteten pa mare parasysh per ke punon?
 
Eshte perkeqardhje.jo vetem Haradinaj po shum ushtar te uck ..pas luftes i kan dhen nje imazh shum shum te keq atyre tre shkronjave..eshte turp kur e mendon se nuk paskan luftu per shtet.. po per pushtet..
 
ka mentir ndonje gazete qe ja vlen te lexohet?
Ndonje gazete qe pasqyron te verteten pa mare parasysh per ke punon?

Shqiptarja, me sa kam kuptuar, nuk eshte keq.

Nejse, preferoj te mos bazohem te interpretimet e gazetareve, dhe perpiqem te krahasoj logjiken e aplikuar mbi faktet.

Eshte e rendesishme te kemi nje fare durimi, te mledhim faktet nga burime te ndryshme, pastaj te analizojm dhe krahasojm kendveshtrimet. Shumica perqafojn nje analize apo kendveshtrim qe perputhet me preferencat e tyre (sigurisht qe edhe une kam rene preh e nxitimeve te tilla dhe perpiqem te mos i perseris).
 
Qysh thot Unikkatili:

Shqiptarit jepja armen ata myten ndermjet veti
 
Shqiptarja, me sa kam kuptuar, nuk eshte keq.

Nejse, preferoj te mos bazohem te interpretimet e gazetareve, dhe perpiqem te krahasoj logjiken e aplikuar mbi faktet.

Eshte e rendesishme te kemi nje fare durimi, te mledhim faktet nga burime te ndryshme, pastaj te analizojm dhe krahasojm kendveshtrimet. Shumica perqafojn nje analize apo kendveshtrim qe perputhet me preferencat e tyre (sigurisht qe edhe une kam rene preh e nxitimeve te tilla dhe perpiqem te mos i perseris).

te dukem gje Spartak Ngjela une lol
 
Haradinaj ka thene se behet fjale per tradheti, dhe per me teper beri nje super gabim kur shtoi se Vucic, Thaci dhe Rama duan t’i marrin Trepcen Kosoves dhe te ndajn perfitimet mes tyre. mashtrime te tilla nuk mund te lihen pa u ndershkuar!

Haradinaj nuk ka asnje te drejte te hedhi akuza te tilla per tradheti. Ose ti vertetoi ato qe tha, ose ne te kundert te pranoj se ka llapur kote! C’borxh i’a ka Rama te duroi idiotesi te tilla?! Apo fakti qe Rramushi ka luftuar i jep atij te drejten te hedhi akuza sipas qejfit?!

Problemi nuk eshte vetem Haradinaj. E gjithe opozita ne Kosove, plus AAK ne koalicionin qeverises, u versulen ne menyre te pacip per te perfituar pike politike duke sulmuar idene e shkembimit te territoreve, rrjedhimisht duke akuzuar Thacin si tradhetar dhe poashtu Ramen (ky i fundit nuk do ishte pjesemarres ne negociatat Kosove-Serbi por ne princip e perkrahu idene). Haradinaj ka qene prej kohesh nje hipokrit i uritur per pushtet. Kur ishte ne opozite, ai e kundershtoi fuqishem demarkimin kufitar te Kosoves me Malin e Zi, dhe se bashku me LVV-ne akuzuan Thacin se po leshonte territor. Te verteten ne ate rast une nuk e di sepse te dyja palet kane argumenta teknike ne favor te tyre. Por ajo qe tregoi haptazi hipokrizine dhe etjen per pushtet ishte fakti se mbas gjithe retorikes patriotike, Haradinaj krijoi aleance pikerisht me PDK-ne e Thacit thjesht pse LVV nuk i dha postin e kryeministrit (cka PDK i’a ofroi, meqenese Thaci u be president). Per nje karrige formoi aleance me ate qe kishte nje vit e ca qe e quante tradhetar!

Ndaj, per Haradinajn s’jam deshperuar se e kam kuptuar me kohe se cfare taktikash perdor! Ajo qe mua me deshperoi eshte se edhe Albin Kurti, politikani me shprese-dhenes ne Kosove, ra ne nje nivel te ngjashem populizmi. Vetevendosja zgjodhi te perdorte frazen “copetim te Kosoves” ne vend te termit me korrekt ‘shkembim territoresh’ (ose korigjim kufijsh). Qe aty u tregua se ishin te pasinqert. E kam debatuar kete gje me njerez te Vetevendosjes dhe te gjithe kane qendruar gojembyllur - askush nuk me thoshte pse zevendesuan njeren fraze me nje tjeter ne menyre kaq manipuluese. Refuzonin te benin debat te sinqert! E ndryshonin fokusin dhe e vendosnin vemendjen te pasuria e Mitrovices (edhe pse me sa kam degjuar, pasuria kryesore eshte ne Mitrovicen e Jugut, jo ne pjesen veriore ku ka shume serb). Edhe per kete aspekt i pyeta “pse nxitoni te kritikoni kur nuk dihet se sa do jepet dhe sa do merret?”. Nese marreveshja rezulton me humbje, atehere s’keni pse ta votoni ne parlament dhe ajo nuk zbatohet! Ndaj asgje nuk rrezikohet! Por eshte qesharake te kundershtohet pa njohur detajet (dhe detaje ska sepse negociatat nuk filluan kurre). Edhe per kete pyetje njerezit e vetevendosjes ishin gojembyllur dhe nuk me pergjigjeshin.

Problemi i vertet eshte se kemi nje media bastarde dhe injorante, qe here s’do dhe here s’di t’i hyj ne thellesi analizes. Ndersa Haradinaj, Kurti, etj. kishin frike se marreveshja, e cila mund te sillte perfitime te shkelqyera (njohje nga Serbia, perparim ne proceset integruese, dhe ulje tensioni ne rajon) do i jepte pike te medha politike Hashim Thacit. Por joooo, kjo ishte e papranueshme! Ndaj u versulen duke akuzuar se behej fjale per tendenca tradhetare!

Turp i madh!
Kete koment e ke bere si militant i rilindjes, ndoshta je informuar gabim apo ndoshta je simpatizant i Edi Rames kete se di.
Ti japesh te drejte Edi Rames ne kete ceshtje do shume guxim sinqerisht. Si mund te japesh te drejte kryeministrit qe vuri traun e ndarjes midis shqiptareve? Si mund ti japesh te drejte nje psiqiku si Rama qe i shtrengon doren Vuçiçit e para tij shan Haradinajn si mashtrus e Thacin si hipokrit? Me thuaj do e bente nje gje te tille Vucic ne Serbi, ku ne krahe te nje shqiptari te shante serbet? Ta garantoj une qe jo se do e kishin pushkatuar.
Edi Rama, Thaci dhe Baton Haxhiu kane lobuar forte per shkembimin e territoreve sic e quan ti.
Praktikisht do ishte shkembim tokash shqiptare per toka shqiptare me nje ndryshim qe Serbia po kerkonte me marr Trepcen, nje qytet me goxha zhvillim ne kembim te nje tjetri te lene ne meshire te fatit.
Edi Rama eshte nje turp dhe antishqiptari me i madh qe ka pasur politika e vendit, pasi e ka cu ket vend ne pike te hallit duke detyru njerezit te marrin rruget e te largohen nga vendi tashi fut edhe hundet ke Kosova.

P.S Shqiptarja.com qe thua ti eshte vegel e Rames. Nese se di eshte gazeta e ati pederastit Bollino qe del e mbron Ramen neper studio tv.
 
Merr te drejte idiotsia e pordhitikanve shqiptar.
Qe nga 1912 e sot vetem intrigat dhe armiqesit me tyre kane mbijetuar.
 
Nuk kerkohet ndonje guxim i madh t’u heqesh vizen pragjykimeve te personave qe refuzojn arsyetimin dhe e zevendesojn me akuza militantizmi. Une e di mire se cfare jam - me mire se ata qe mendojn se jam militant!

Informacionin qe permenda nuk e kam ‘top secret’, qe t’a kem marre nga “rilindja”. Lexoje me kujdes komentin tim fillestar...

Do beje mire te rivleresoje standartet qe aplikon mbi cfare perben tradheti dhe cfare eshte keqinterpretim treguesish. Sepse me duket absurde te nenkuptosh tradheti pse Rama i shtrengoi doren Vucicit. E pse mos t’a kritikoi Haradinajn, i cili i ka bere akuza te tmerrshme, kur eshte tema e dites - thjesht se aty prane ndodhej Vucici?! Pune e madhe... Mungesa e pergjigjes do ishte pranim ne heshtje te akuzave... Jo, ashtu s’ka!

Nese do tradheti, shiko nga opozita: Marreveshja e Detit qe fali territor, apo shitja e naftes ne kohe trazirash dhe spastrimesh etnike... Ato jane tregues tradhetie, jo perkrahja ne princip e nje plani per shkembime territori, apo vendosja e tarifes ne nje autostrade te kushtueshme!

Shoku, ke shume shkelje logjike ne ato qe shkruan. C’me intereson mua se cfare do i benin serbet Vucicit po te zihej me, bje fjala, KM serb te Bosnjes sikur ky i fundit te ngrinte te njejtat akuza?! Nese do e pushkatonin, do tregonte se logjika ime eshte e pasakte, apo do tregonte se ne nje shtet qe te “pushkaton” per aq gje mbizoteron psikopatia?!

Haradinaj duhet te vertetoi akuzen! Pike! Te tregoi se ne cfare bazohet kur pretendon se Rama, Thaci dhe Vucic duan Trepcen, ne menyre qe te ndajn miliardat mes tyre! Perndryshe te pranoi qe ishte mashtrim apo idiotesi, dhe te kerkoi falje kokeulur!

Ne gjithe kete koment qe bere, i’u shmange THELBIT te kendveshtrimit tim: per aq kohe sa nuk ka detaje se sa do jepej dhe sa do merrej, nuk mund te ngrihen akuza per tradheti. Imagjinata nuk eshte zevendesim i pranueshem per faktet!

P.s. nuk e kam idene nese Bolino eshte apo jo homoseksual, ose pederast sic e quan ti! Dhe as nuk me intereson se cfare ben ai ne dhomen e gjumit! Une di qe kur e ndjek ne debate televizive ai pergjithesisht arsyeton sakte.
 
Si fillim, thashe komentet si militante, ishte krahasim pa tendence per fyerje. Nese e ke marre te tille kerkoje ndjese, sishte ai qellimi.
Nuk e bej me te mire opoziten, per mua thuajse cdo politikan qe ka qeverisur pas renies se komunizmit eshte per burg e nuk e kane dashur kurre kete vend. Jane njesoj, bejne kot sikur zihen, ne fund grabisin bashke.
Ishte turp per kombin shqiptar qe ne diten perkujtimore te masakres se Reçakut nga kryeministri mos lexonim nje mesazh ngushellimi ne nder te viktimave por te lexonim qe ka paditur Haradinajn per shpifje.

Ajo autostrada e kushtueshme nuk eshte bere nga Kastrati qe ka vene traun e ndane leket me Edi Ramen por eshte ndertuar me taksat e mija, te tuat e te cdo qytetari shqipetar. Taksat per mirembajtjen e rruges i paguajme ke nafta cdo dite e cdo fund viti kur behen taksat vjetore te mjetit.
Sa per deklaraten e vete Haradinaj thote se ka fakte. Shkembimi i territoreve ta thashe me siper ishte toke shqiptare per toke shqiptare, me nje ndryshim qe ne Trepce eshte investu e eshte qytet ne zhvillim.
 
Ne fakt nuk kam shume njohuri ne aftesite e Ramush Haradinjat ne drejtimin e shtetit te Kosoves,ndoshta e ben mire....
Eshte e vertete qe debati i korrigjimit te kufijve ku gjasme Rama ishte mbeshretes i idese ne interes te Serbiae u shpik per perfitime elektorale dhe u perdor shume,ndoshta me shume sec duhej nga z.Haradinaj por qe rezultati ishte ai qe ishte...
Duke qene jo shume ne brendi te jetes politike te Kosoves mendoj se zoti Haradinaj gjithcka mund te jete por vetem politikan jo... eshte i vetmi person qe nuk fiton ndonjehere zgjedhje por behet kryeminister thjesht nga e shkuara ne radhet e UÇK...
Edhe Rama ndoshta perfshihet me shume sec duhet ne punet e brendshme te Kosoves,fundja eshte nje shtet i pavarur.... ??‍♂️
 
Si fillim, thashe komentet si militante, ishte krahasim pa tendence per fyerje. Nese e ke marre te tille kerkoje ndjese, sishte ai qellimi.
Nuk e bej me te mire opoziten, per mua thuajse cdo politikan qe ka qeverisur pas renies se komunizmit eshte per burg e nuk e kane dashur kurre kete vend. Jane njesoj, bejne kot sikur zihen, ne fund grabisin bashke.
Ishte turp per kombin shqiptar qe ne diten perkujtimore te masakres se Reçakut nga kryeministri mos lexonim nje mesazh ngushellimi ne nder te viktimave por te lexonim qe ka paditur Haradinajn per shpifje.

Ajo autostrada e kushtueshme nuk eshte bere nga Kastrati qe ka vene traun e ndane leket me Edi Ramen por eshte ndertuar me taksat e mija, te tuat e te cdo qytetari shqipetar. Taksat per mirembajtjen e rruges i paguajme ke nafta cdo dite e cdo fund viti kur behen taksat vjetore te mjetit.
Sa per deklaraten e vete Haradinaj thote se ka fakte. Shkembimi i territoreve ta thashe me siper ishte toke shqiptare per toke shqiptare, me nje ndryshim qe ne Trepce eshte investu e eshte qytet ne zhvillim.

E kuptova qe nuk me akuzove drejtperdrejt per militantizem; komenti ishte krahasues dhe une perdora shancin te shpreh qendrimin edhe per lexues qe ndoshta me konsiderojn si te atille. Gjithsesi, faleminderit per qartesimin! :)

Mitrovica e Veriut ka dy komuna me shumice serbe me sa di une. Ndoshta dikur edhe ato kane pasur shumice shqiptare dhe demografia ka ndryshuar me kolonizim, por kete nuk e di sakte. Nejse, ska rendesi.

Sic thash me pare, nuk gjykojm dot nese behet fjale per leshime te pajustifikueshme ose jo pa ditur saktesisht detajet e marreveshjes. Pala shqiptare nuk tha se do jepet gjithe Mitrovica, madje as e gjithe pjesa veriore. As nuk besoj se do n’a jepej e gjithe Presheva dhe Bujanovci. Marreveshje te atilla zakonisht hyjn ne fuqi vetem mbasi ratifikohen ne parlament. Njesoj si me Zajednicen; u analizua, rezultoi e rrezikshme, dhe nuk u ratifikua ne parlament.

P.s. meqe permenda Zajednicen, pasi permbajtja u be publike, dhe u kuptua se sa e rrezikshme ishte, qeveria Rama e kundershtoi edhe pse gjesti nuk i pelqeu PDK-se dhe LDK-se (LDK u pergjigj eger: shikoni punet tuaja, kujtoni 1997-en dhe mos n’a flisni per Zajednicen). Veshtire te besosh se Rama do e kundershtonte po te ishte vegel e Vucicit. Cdo lloj veprimi qe ndermerr, njera pal ose tjetra e vendosi ne shenjester...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top