Analistët për Zhurnal: Maqedonia është e vështirë për ta ndërruar emrin e saj kushtet

legjenda

Tetova
Maqedonia po futet në vitin 2016 me probleme të shumta në shumë sfera të brendshme, por edhe ato ndërkombëtare. Raportet e Maqedonisë me Greqinë po pengojnë integrimin e të njëjtës në NATO dhe në BE. Kushti i Greqisë është për t`u ndryshuar emri kushtetues i Republikës së Maqedonisë, ndërsa Maqedonia, nuk po lëshon pe në këtë drejtim.


Po ashtu, në vitin që po lëmë pas, Maqedonia pati marrëdhënieve të vazhdueshme të tensionuara me Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe me Serbinë. Në këtë mënyrë ky shtet i vogël ballkanik po futet në vitin 2016 në një izolim të mundshëm ndërkombëtar dhe rajonal si dhe pasiguri totale të brendshme.

Në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, analisti Fadil Lepaja vlerësoi se Maqedonia e ka të vështirë që vitin e ardhshëm ta ndryshoje emrin e saj kushtetues, për shkak të qëndrueshmërisë së Greqisë në këtë pikë.

“ Nuk do të prognozoja lidhur me emrin. Sidoqoftë, vështirë se Greqia mund të lëshoj pe në këtë drejtim, sepse në plan afatgjatë do të nxiste pretendime territoriale nga ana e fqinjëve. Se a do të arrije Maqedonia të reformohet në disa segmente të rëndësishme, mbetet të shohim.”, deklaroi Lepaja për Zhurnal.

Ai, marrëdhëniet e Maqedonisë me Kosovën dhe Shqipërinë zyrtare i vlerësoi si të mira. Edhe pse, sipas tij, projekti i opozitës kosovare dhe një pjese të vogël të asaj shqiptare në Maqedoni nuk po gjen përkrahje ndërkombëtare. Kjo gjë, sipas tij, dëmton rëndë faktorin shqiptar në Ballkan.

“ Përndryshe, marrëdhëniet e Maqedonisë me Kosovën, Shqipërinë zyrtare janë të mira.

Projekti i opozitës kosovare kryesisht dhe një pjesë të vogël të asaj shqiptare në Maqedoni, nuk po gjen përkrahje ndërkombëtare dhe nëse do të shkohej më ashpër në këtë drejtim, pa këtë përkrahje, kjo do ta dëmtonte faktorin shqiptar në Ballkan, sepse do të fitonin legjitimitet edhe projektet e tjera shteto mëdha.

Prandaj, shqiptarët për mendimin tim, duhet të ndjekin rrugën evropiane, duke përkrahur Shqipërinë si kandidate për në BE, në formimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, faktorizimin përfundimtar të shqiptarëve në Maqedoni si faktor pro integrimeve euro-atlantike dhe njëkohësisht si njëra nga të dy shtyllat e fuqishme të Maqedonisë.”, deklaroi Lepaja për Zhurnal.

Lepaja vlerësoi se shqiptarët duhet që të mësojnë nga procesi gjyqësor “Kumanova” me qëllim që të mos bëhen pre e kurtheve të konspiracioneve të ndryshme të cilat duan ta prezantojnë faktorin shqiptar si krijues të problemeve në rajon.

“Njëkohësisht, nga procesi gjyqësor ‘Kumanova’, mendoj se idealistët, apo grupet politiko ushtarake shqiptare duhet të mësojnë se si të mos bien në kurthet e konspiracioneve të cilat duan të prezantojnë faktorin shqiptar si krijues të problemeve në rajon”, përfundoi Lepaja, raporton zhurnal.mk

Në anën tjetër, analisti politik Faik Miftari në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal theksoi se Maqedonia në vitin 2016 nuk do ta ndryshoje emrin e saj kushttues.

“Nuk mendoj që në vitin 2016 Maqedonia do ta ndryshojë emrin e saj kushtetues. Edhe pse edhe pas zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen gjatë vitit 2016, mendoj që do të vazhdojë politika e njëjtë pasi që sipas mendimit prapë fitues do të del VMRO-ja me Nikolla Gruevskin në krye.”, deklaroi Miftari për Zhurnal.

Miftari mendon se marrëdhëniet diplomatike të Maqedonisë me Kosovën dhe Shqipërinë nuk kanë ndonjë avancim. Ai paralajmëron edhe shtimin dhe zgjerimin e këtyre problemeve ose raporteve të brishta fqinjësore.

“Sa i përket marrëdhënieve diplomatike të Maqedonisë në raport me Shqipërinë dhe Kosovën nuk pres edhe këtu ndonjë avancim të raporteve me Kosovën dhe Shqipërinë.

Edhe pse do të ishte e mirë se ardhur nga perspektiva fqinjësore që këto raporte të shtohen dhe të zgjerohen më tutje, mendoj që kjo të mbetet në fluksin e njëjtë të raporteve momentale, me një avancim sado pak minimal të tyre.”, deklaroi Miftari për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal.


© ZHURNAL.mk
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top