Ambasadorja Vlora اitaku jep një lajm fantastik

legjenda

Tetova
Një studente shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Njëri nga punimet e Modesta Imerit, studente 23-vjeçare në Universitetin e Pensilvanisë, tani është bërë pjesë e detyrueshme e planprogramit të këtij institucioni amerikan.
Punimi "Modelet e Pjesëmarrjes Globale për Vendet në Zhvillim", i hartuar nga Imeri, do të lexohet nga studentët e Universitetit të Pensilvanisë, nga shtatori i këtij viti.

Lajmin për suksesin e Imerit e ka dhënë ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora اitaku.


Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, اitaku është shprehur shumë krenare me suksesin e Imerit.

"Sa herë që ndjejë zhgënjim apo thyerje, ndodhë diçka fantastike e më kthehet vullneti e shpresa për vendin tim. Modesta Imeri është vetëm 23 vjeçare. Me mbështetjen e prindërve ka mbaruar studimet katërvjeçare në University of Pennsylvania, një nga 8 Universitetet e Ivy League. Përveç që ka mbaruar studimet me sukses të shkëlqyeshmëm, një nga punimet e saj tani është material i detyrueshëm në planprogramin e këtij universiteti prestigjioz amerikan, ku shkollohen liderët e së ardhmes. Tej mase krenare me Modesten! #اikateKosovës", ka shkruar اitaku.s_1528662628-1733181152866313415286689601528668993.jpghttp://www.botasot.info
 

Attachments

  • s_1528662628-1733181152866313415286689601528668993.jpg
    s_1528662628-1733181152866313415286689601528668993.jpg
    44.5 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top