Ambasada USA në Athinë, në shënjestër të Operacionit

Bilderberg

Anëtar i ri
Ambasada amerikane në Athinë, në shënjestër të Operacionit
terrorist «Mihalis» të spiunazhit grek

Monday, 15 January 2007 Nga Kastriot Myftaraj -

Këto ditë, në një kor të madh, të gjithë mediat kryesore greke, gazeta, televizione, radio dhanë lajmin se autorët e atentatit terrorist kundër ambasadës amerikane në Athinë, që ndodhi javën e kaluar, janë shqiptarë të lidhur me terrorizmin islamik.Si prova kryesore për këtë ishte e dhëna (e paprovuar) se misila që u përdor në këtë atentat kishte hyrë nga Shqipëria., gjë që më së shumti argumentohej me atë se arma e përdorur e prodhimit kinez ishte e llojit që kishte qenë në përdorim të ushtrisë shqiptare para vitit 1997 kur në Shqipëri u shpërthyen depot e armëve.

Nga fakti që kjo hipotezë nuk u analizua prej mediave greke, por u dha si një fakt i mirëqenë, u kuptua se këtë bëhej fjalë për një covert action të shërbimit sekret sekret grek EYP, i cili e ka infiltruar këtë lajm në media dhe këto po dhunojnë deontologjinë profesionale në dobi të raison d' etat grek.

ثshtë qesharake të shikosh se një media si ajo greke, që kur grekët akuzohen për lidhje me terroristët kurdë, palestinezë etj., tregohen shumë profesionistë për të bërë investigime dhe për të kundërshtuar provat e sjella nga të tjerët, në këtë rast tregohen kaq "naive" dhe pranojnë që ta "hanë sapunin për djathë". E gjithë kjo fushatë e medias greke për të implikuar shqiptarët në atentatin terrorist kundër ambasadës së SHBa-ve në Greqi, të kujton një skenë nga romani i Graham Grin "Komedianët", në të cilin ka një fragment ku tregohet se, kur regjimi i Dyvaljesë në Haiti, protestonte duke thënë se rebelëve komunistë që luftonin kundër qeverisë iu ishin kapur armë amerikane, duke aluaduar se SHBA-të qendronin pas rebelëve të armatosur, një politikan amerikan e kundërshtoi këtë gjë duke thënë se këto lloj armësh mund të blihen gjithandej nëpër botë dhe nga gjithkush.

E njëjta logjikë vjen edhe për incidentin e fundit në Athinë. Arma e prodhimit kinez e përdorur në atentat, mund të ketë hyrë nga shumë drejtime, duke filluar që nga vetë, Kina, ose nga vende të treta, pa përjashtuar Qipron greke. Kjo në rast se kemi të bëjmë me një aksion spontan të terroristëve, ndonëse nuk përjashtohet edhe versioni që në zotërim të kësaj arme lloj arme të jetë shërbimi sekret grek që e ka përdorur atë në një covert action.

Regjimi i Dyvaljesë e bënte akuzën kundër SHBA-ve pasi donte që t' u thoshte SHBA-ve, të cilat e refuzonin regjimin e Dyvaljesë si despotik, se kishte forca në SHBA-të që duke kundërshtuar diktaturën në fakt po ndihmonin komunistët dhe se SHBA-të duhej ta mbështesnin regjimin e Dyvaljesë si bastion kundër komunizmit. Mundësia më e madhe ishte që armët në fjalë t' i kishte futur në Haiti vetë regjimi i Dyvaljesë për të inskenuar pastaj kapjen e tyre në aksionet kundër rebelëve.

Në atentatin e fundit në Athinë duket se një gjë të ngjashme ka bërë shërbimi sekret grek. Nuk është e vështirë për një shërbim sekret me traditën e atij grek, që atëhere kur i duhet qeverisë së tij, të inskenojë një incident në mënyrën e duhur. Grupi terrorist që u tha se bëri atentatin kundër ambasadës amerikane në Athinë, i quajtur "Lufta Revolucionare" , është shfaqur për herë të parë në vitin 2003 dhe që prej rreth katër vjetësh ka kryer disa goditje dhe policia dhe shërbimet sekrete greke nuk po arrijnë që t' i kapin autorët. Për një shtet serioz dhe që i ka gjërat në kontroll në territorin e vet, siç është Greqia, nuk mund të ndodhë një gjë e tillë në rast se nuk do shteti që t' i tolerojë studentët ekstremistë që i bëjnë këto punë. Pra, ky grup terrorist është një puppet strings i shërbimit sekret grek, që bën goditje për të arritur efekte politike në dobi të politikës greke.

Shfaqja e pistës shqiptare në atentatin kundër ambasadës amerikane në Athinë, të jep të kuptosh se kemi të bëjmë me një veprim të llogaritur për të pasur impakt në marrëdhëniet greko-amerikane në raport me Shqipërinë, në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe në ato shqiptaro-amerikane .

Synimi i Greqisë me këtë veprim është që t' i japë të kuptojë opinionit ndërkombëtar, duke përfshirë dhe atë amerikan, se amerikanët në Ballkan, duke përfshirë dhe Shqipërinë, janë të rrezikuar nga terrorizmi islamik shqiptar. Kjo kuptohej nga fakti se mediat greke, si me komandë, lajmin për implikimin shqiptar në aksionin terrorist e përcillnin me njoftimin se Shqipëria është një vend ku ka një numër të madh islamikësh dhe ku ka pasur dhe ka baza të terrorizmit islamik.

Incidenti i fundit në Athinë, ashtu sip o e paraqesin grekët me një implikim shqiptar, i ka të gjitha gjasat që të jetë një shkallë e zbatimit të planit grek "Mihalis", respektivisht Operacioni "Mihalis", sipas emrit të despotit të Epirit që okupoi Shqipërinë në shekullin XIII, plan sipas të cilit Greqia duhet të realizojë maksimalisht aspiratat e veta historike në Shqipëri duke aneksuar Greqia territoret e pretenduara shqiptare, do të thotë duke e ndarë Shqipërinë në aleancë me Serbinë. Në sajimin e këtij incidenti veç shërbimit sekret grek duket qartë se ka dorë dhe shërbimi sekret serb. Nuk është e rastit që atentati kundër ambasadës amerikane në Athinë ndodh në kohën që pritet të dalë propozimi i Ahtisarit për statusin e Kosovës, dhe kur dihet se SHBA-të janë faktori kryesor që mbështesin pavarësinë e Kosovës.

ثshtë në interest ë Serbisë që në këto momente të dalë sikur shqiptarët përbëjnë rrezik për SHBA-të. Incidenti duket se është pjesë e një skenari të përbashkët grek dhe serb për të goditur interesat amerikane në Ballkan, duke i paraqitur këto goditje sikur janë me implikim shqiptar, në mënyrë që në opinionin publik amerikan të krijohet një presion ndaj qeverisë amerikane për t' i braktisur këta shqiptarët që tregohen mosmirënjohës dhe barbarë, duke atakuar amerikanët. Me këtë Greqia kalkulonë që në situatat e reja që mund të krijohen në Ballkan, si pasojë e këtyre inskenimeve, posaçërisht me terrorizmin islamik, që do të godfasin interesat amerikane dhe greke në Shqipëri, të përfitojë duke futur ushtrinë në Shqipëri, sipas modelit të ndërhyrjes së Izraelit në Liban, me preteksitin se shteti shqiptar nuk është në gjendje që të kryejë detyrimet e veta për të frenuar kërcënimet që u vijnë të tjerëve nga territori i tij, çka u jep të drejtë të tjerëve që të vijnë në Shqipëri për neutralizuar rreziqet që u vijnë nga territory i saj.

Në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën mënyrë Serbia do të përfitojë për të futur ushtrinë në Kosovë dhe pjesën veriore të Republikës së Shqipërisë. Si Greqia dhe Serbia për të bërë këtë gjë presin momentin kur të binden se SHBA-të nuk do të kenë vullnet për të reaguar, veçanërisht në rast të tërheqjes së SHBa-ve nga Iraku. Jo më kot Greqia ka siguruar që në vitin 2003 të drejtën për të pasur një bazë ushtarake në Bisht-Pallë, në veri të Durrësit. Nuk mundet mos të konstatohet se kjo bazë gjendet në atë pikë ku është përfolur se sipas marrëveshjeve të reja greko-serbe kalon vija e re e ndarjes së territorit të Shqipërisë midis Greqisë dhe Serbisë.

Sigurisht që këto gjëra sot thuhen në të ashtuquajturin shtyp ekstremist të dy vendeve, por koha ka treguar, me hapjen e arkivave, se ato që thuheshin në shtypin ekstremist haptas, ishin të njëjta me ato që thuheshin në mënyrë sekrete nga kancelaritë e dy vendeve. Greqia sigurisht që do të përdorë si pretekst për ndërhyrje edhe gjendjen e luftës që ajo vazhdon ta ruajë me ligj me Shqipërinë.
Incidenti i Athinës është shenjë e qartë e shkallëzimit të zbatimit të Planit "Mihalis", që së fundmi fillon me vendimin e qeverisë greke, i publikuar në 8 nëntor 2006, për t' u dhënë në mënyrë masive shtetësinë greke shtetasve shqiptarë të cilët do të deklarojnë para autoriteteve greke se kanë nacionalitet grek, me të cilin qeveria greke kalkulon që të nxjerrë në Shqipëri aq "grekë", sa për të siguruar minimalisht statusin e kombit shtetformues për grekët në Shqipër, siç e kanë shqiptarët në Maqedoni. SHBA-të dhe anglosaksët në përgjithësi, duhet ta kenë të qartë se ato janë duke paguar për përkëdheljet historike që i kanë bërë fëmijës së tyre të llastuar, Greqisë. Grekët i urrejnë SHBA-të, çka duket qartë nga pritja që u bëhet shtetarëve amerikanë vizitojnë Greqinë dhe kjo nuk është vetëm një cilësi e komunistëve dhe anarkistëve grekë që bëjnë protesta antiamerikane kur shtetarët amerikanë vizitojnë Athinën. Të gjitha anketimet, deri edhe ato greke, tregojnë se shoqëria greke është thellësisht antiamerikane. Antiamerikanizmi grek është një resentiment hantingtonian.

Greqia e sotme i shikon SHBA-të si fuqinë perëndimore që e ka penguar Greqinë në kushtet e favorshme të periudhës së pas Luftës së Ftohtë për të realizuar, në aleancë me Serbinë, aspiratat nacionaliste tradicionale greke. Greqia e sotme po orientohet nga Rusia e rilindur, të cilën e shikon si aleaten fetare. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë vizitës që bëri në Greqi, në vitin 2005, në 9 shtator vizitoi dhe Malin Athos, kompleksin e manastireve ortodokse, ku është dhe një manastir rus.
Duke folur pas një seance lutjesh, Presidenti Putin e përcaktoi fenë ortodokse si një lidhje shpirtërore speciale mes Rusisë dhe Greqisë.
Derisa Rusia është vendi më i madh ortodoks, Greqia dhe Athosi janë burimet e Ortodoksisë, u shpreh Putin. Gjatë vizitës në një nga manastiret, Arkimandriti Vasilieos (Gondikakis) i përmendi Presidentit Putin shkrimtarin panortodoks Fjodor Dostojevski, duke e quajtur si shembull elokuent të fuqisë shpirtërore që i jep feja ortodokse popullit rus dhe Presidenti Putin u shpreh dakord. Ndërsa kryeministri grek, Karamanlis, që e shoqëronte, e quajti Malin Athos një lidhje midis dy vendeve. Kuptohet se ç' lidhje është ajo nën shenjën e ideve të Dostojevskit që profetizonte se Rusia në krye të popujve ortodoksë do të shpëtojë botën, pra do ta sundojë atë. SHBA-të duhet ta kenë të qartë se shihen nga Greqia, Serbia, por edhe nga Rusia, njëlloj siç këto fuqi shikonin Imperinë Osmane në Ballkan, në kohën e rënies së saj, si një fuqi që duhet dëbuar në momentin kur është e paaftë të mbrohet, në mënyrë që të ndahet trashëgimia e saj.

Në rast se SHBA-të duan të reagojnë, atëhere duhet të reagojnë në Shqipëri, ku luhet loja kryesore greke. Qendrat vendim-marrëse në ثashington duhet të çlirohen nga influenca e lobit grek në SHBA-të, njerëzit e të cilit që janë ngritur në nivelet e larta shtetërore USA, u kanë bërë dëme SHBA-ve, jo më pak se Shqipërisë. Epitomë e kësaj është ish-drejtori i CIA-s, George Tenet, i cili ishte për Amerikën ashtu siç qe greku tjetër Admirali Kanaris, shefi i shërbimit sekret gjerman, për Rajhun e Tretë. Nuk është ironi e vogël që dy grekë që kanë qenë në krye të shërbimeve sekrete të dy fuqive të mëdha në dekadat e fundit, Rajhut të Tretë dhe SHBA-ve kanë influencuar me anë të të dhënave të rreme, që këto fuqi të mëdha të hyjnë në luftra të pasukseshme. Admirali Kanaris e nxiti Hitlerin të hynte në luftë kundër Rusisë duke i dhënë të dhëna të gabuara sikur Rusia ishte shumë e dobët, ndërsa George Tenet e bëri Presidentin Bush të hynte në luftë në Irak, duke i dhënë të dhëna të rreme, jo vetëm për armët e shkatërrimit të masë, por edhe për atë sikur gjërat në Irak do të ishin shumë të lehta për SHBA-të në Irak, pas
përmbysjes së Saddam Hussein. Amerikanët duhet të çlirohen nga iluzioni i rremë se grekët e sotëm janë trashëgimtarë të grekëve antikë dhe për këtë mjaft të shohin eksperiencat e vetë amerikanëve.

Në olimpiadën e fundit që u zhvillua në Athinë, sekretari i Departamentit të Shtetit, Colin Powell nuk mundi të merrte pjesë për shkak të pritjes së dhunshme që i ishte rezervuar. Me këtë grekët e sotëm, që me rastin e olimpiadës u mburrën shumë se janë trashëgimtarë të grekëve antikë, treguan se ata nuk nderojnë traditën kryesore olimpike të grekëve të lashtë, ti i grekëve të lashtë që olimpiadat i shihnin si raste kur armiqtë ndërprisnin luftërat për të marrë pjesë në gara sportive. Duhet pritur që CIA, tash që nuk ka më në krye George Tenet, të jetë e aftë të zbulojë, së paku për veten e vet, të vërtetën e atentatit kundër ambasadës amerikane në Athinë, në rast se për këtë nuk bëhen pengesë njerëzit që ka lënë pas Tenet në zyrat e CIA-s që merren me Shqipërinë. Nëse në CIA, sa i përket Shqipërisë ka marrë fund edhe tenetizmi, pas ikjes së Tenet, atëhere nuk do ta kenë të vështirë që të arrijnë në përfundimet e mësipërme.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top