Albinët në Afrikën e Jugut, “ushqim” për shtriganët

eGo0sTyle

System Engineer
Mother-and-albino-child-300x199.jpg

Një djalë albin, i cili u zhduk ndërsa kthehej nga shkolla në një qytezë të Afrikës së Jugut, mund të jetë rrëmbyer nga fiset me shtriganë për t’u sakrifikuar. Policia në KwaZulu-Natal ka kërkuar për 14-vjeçarin Sibisuso Nhatave me frikën se trupi i tij mund të jetë përdorur për magjinë e zezë. Albinizmi, një sëmundje gjenetikisht e trashëgueshme që i lind fëmijët pa pigment, shihet në Afrikë si magjike. Praktika është e njohur në këto zona. Në Tanzani, një vajzë albine u rrëmbye nga disa burra që besonin se organet e saj (që iu prenë) do t’i kuronin nga SIDA. Albinët kanë lëkurë shumë të ndjeshme e të zbardhur dhe shikim të dobët. Në një vend ku pjesa më e madhe e popullsisë janë të zinj, ata dallohen fare lehtë. Rreth 12 500 nga 50 milionë njerëzit që jetojnë në Afrikën e Jugut janë albinë.

Panorama.
 
Pe: Albinët në Afrikën e Jugut, “ushqim” për shtriganët

Albinet quhen te tille sepse jane te bardhe?
Me falni per injorancen.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top