Albina Nanaj, gruaja e parë e mbuluar në këshillin bashkiak të Tiranës

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Në Këshillin Bashkiak të Tiranës është zgjedhur për herë të parë një grua besimtare e cila është e mbuluar dhe mban shaminë. Ajo është Albina Ferko Nanaj, e zgjedhur në kuadër të listës së Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet(PDIU). Ka qenë vetë zonja Nanaj e cila ka lajmëruar zgjedhjen që në fakt vërtetohen edhe në faqen e KQZ-së. PDIU ka marrë në Tiranë 11.637 vota ose 3,95% dhe ka 3 anëtar të këshillit bashkuak.

Në mesazhin e saj në Facebook, këshilltarja e re e Bashkisë së Tiranës, falënderon qytetarët dhe drejtuesit e PDIU. “Miq të nderuar! Tashmë jam zyrtarisht anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Dua të falënderoj kryetarin e PDIU z. Shpëtim Idrizi i cili mbështeti prezencen time në atë keshill. Mirenjohje dhe respekt për te gjithe anetaret dhe bashkeudhetaret e mi ne PDIU që treguan se janë shembull qytetarie dhe kulture gjatë gjithë fushatës. Jam e bindur që me një staf të tillë të përkushtuar dhe profesionist do t’i japim zë interesit të çdo qytetari të ndershëm të Tiranës.
Në fund, por jo si më pak të rëndësishmit dua të falënderoj secilin nga ju miq dhe dashamirës për mbështetjen e pakushtëzuar. Mbështetja juaj me bën të përulur dhe më shton forcën për t’i qëndruar misionit tim.
Mbi të gjitha falënderimi i takon Zotit Bujar për çdo bekim dhe mirësi”.
11377161_10205335482244782_6070953173356045072_n.jpg

/tesheshi.com/
 
Titulli: Albina Nanaj, gruaja e parë e mbuluar në këshillin bashkiak të Tiranës

Suksese Albines, pervec faktik qe eshte nje dritare per cdo muslimane me shami kundrejt pranimit ne zyrat shteterore, eshte dhe shoqja ime e viteve adoleshentare :D... #feelingproud#
 
Titulli: Albina Nanaj, gruaja e parë e mbuluar në këshillin bashkiak të Tiranës

Ne Bashkine e Tiranes momentalisht jane 2 vajza me shami qe punojne si nepunese shteti. Nuk eshte risi lajmi.Per Albinen po, kurse per mua eshte femer si gjithe te tjerat qe kane 1 pozicion pune ne baze te kualifikimeve,
 
Ou? po pse te gjithe po e thone qe eshte e para?? Ndoshta ne keshillin bashkiak pra..
 
Titulli: Albina Nanaj, gruaja e parë e mbuluar në këshillin bashkiak të Tiranës

Ou? po pse te gjithe po e thone qe eshte e para?? Ndoshta ne keshillin bashkiak pra..
Une thashe punonjese administrate bashkie, nuk thashe keshilli bashkiak kjo do jete
 
Titulli: Albina Nanaj, gruaja e parë e mbuluar në këshillin bashkiak të Tiranës

Suksese shoqes se Soulit :p Po me Lulin cpaten qe ja moren bashkin lol
 
Titulli: Albina Nanaj, gruaja e parë e mbuluar në këshillin bashkiak të Tiranës

Shumë mirë. Le të mos i gjykojmë njerëzit mbi faktin se çfarë kanë mbi kokë, por çfarë kanë brenda në kokë. Me ose pa mbulesë le të jenë në vendin e tyre meritor, e jo mbi bazë të kuotave gjinore, që për mendimin tim është fyerje për femrën.
 
Titulli: Albina Nanaj, gruaja e parë e mbuluar në këshillin bashkiak të Tiranës

Nuk eshte fyerje!Kur aplikohet ne shoqeri maskiliste sic eshte shoqeria shqiptare ka karakter nxites promovues qe dhe femrat te marrin ate qe ju takon.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top