Albin Kurti: Kosova - shtet pa sovranitet

Bilderberg

Anëtar i ri
Albin Kurti: Kosova - shtet pa sovranitet
Publikuar më datë 2008-09-09

"Mbi të gjitha, humbësi më i madh është populli i Kosovës, i cili po mbetet edhe më tutje popull në një shtet pa sovranitet", thotë për Radion Evropa e Lirë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

REL: Janë bërë pothuaj shtatë muaj prejse Kosova ka shpallur pavarësinë, ndërkohë që 46 shtete kanë njohur tashmë shtetësinë e Kosovës. Si e vlerësoni ju këtë proces?

ALBIN KURTI : Shumica dërrmuese e shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, këtë e kanë bërë në fillim, pra në dy muajt e parë. Të gjitha shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, e kanë bërë kryesisht si rezultat i përcjelljes së njohjes nga fuqitë e mëdha, si SHBA-të, Gjermania, Franca, Britania e Madhe e kështu me radhë.

Pra, shtetet që na njohën nuk janë rezultat i angazhimit të Qeverisë së Kosovës, por rezultat i asaj që rreth 40 shtete i ndoqën këto 5-6 shtetet më të fuqishme.

Mendoj se Qeveria e Kosovës duhet ta braktisë prioritetin e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe të fokusohet shumë më tepër në integritetin territorial dhe në sovranitetin e munguar të Kosovës.

Në këtë kuptim, ajo do të duhej që njohjet e deritanishme t'i shfrytëzojë që qytetarëve t'ua bëjë jetën më të mirë, e jo të krijojë kësisoj përshtypjeje që ne jetojmë për të na njohur të tjerët.

REL: Përmendët integritetin territorial. Si mendoni se ka vepruar Qeveria e Kosovës sa i përket veriut të vendit?

ALBIN KURTI : Qeveria e Kosovës nuk ka vepruar fare. Ajo i ka toleruar strukturat e Serbisë madje edhe më shumë se para shpalljes së pavarësisë. Qëllimi i qeverisë është që njerëzit e saj t'i ruajnë ato poste e privilegje, e jo që Kosovës t'ia forcojnë kufijtë dhe t'ia sajojnë integritetin territorial.

Aktualisht, çerekun e territorit e kontrollon Serbia dhe atë gjithnjë e më fuqishëm. Qeveria e Kosovës nuk e ka marrë nën kontroll SHPK-në, nuk e ka shpallur TMK-në ushtri, nuk i ka ndërprerë investimet e Serbisë, nuk i ka ndërprerë as blerjet e pronave të shqiptarëve nga ana e Qeverisë së Serbisë dhe fare nuk u ka ndihmuar shqiptarëve që janë rreth e përqark enklavave serbe apo jetojnë në veriun e Kosovës.

REL: A po e shndërron problemi i Mitrovicës Kosovën në një konflikt të ngrirë?

ALBIN KURTI: Gjithsesi. Kosova është larg të qenit një vend jokonfliktuoz. Përderisa ndërhyrjet e Serbisë janë të lirshme, atëherë ne jemi gjithmonë në prag të shpërthimit të konfliktit.

Nuk ka kurrfarë mundësie që të integrohet komuniteti serb në Kosovë, përderisa Serbia lejohet që lirshëm të dirigjojë me ta, qoftë përmes financimit apo përmes kërcënimit.

REL: Si e vlerësoni në anën tjetër diplomacinë serbe sa i përket Kosovës?

ALBIN KURTI : Serbia është duke vepruar në dy linja: pjesën e dhunshme të zbatimit të politikës së saj ia ka lënë strukturave paralele që i ka në Kosovë, ndërkaq pjesën politike dhe diplomatike po e kryen Beogradi.

Mendoj se Serbia aktualisht është duke përfituar shumë me ofenzivën e saj diplomatike, në radhë të parë për shkak se nuk ka kurrfarë kundër-balanci nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe për shkak se Qeveria e Kosovës është ajo që nuk po e merr seriozisht Serbinë, gjithnjë duke e quajtur atë si shtet fqinj, ndërkohë që forcimin dhe zgjerimin e saj përbrenda Kosovës po e lejon.

REL: Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila ka hyrë në fuqi më 15 qershor të këtij viti, bazohet në planin e Ahtisaarit. Ky plan flet edhe për pavarësi të mbikëqyrur të Kosovës. Si e vlerësoni ju praninë ndërkombëtare edhe pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës?

ALBIN KURTI: Tash së fundi u dëshmua se nuk i nevojitet Kosovës UNMIK-u, por UNMIK-ut i nevojitet Kosova. Zannier po mundohet që t'ia bëjë vetes vendin këtu, duke u shtirur se po organizon një raund të ri të negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për çështje teknike, që, sipas tij, na qenkan të nevojshme.

Me Serbinë nuk mund të ketë çështje teknike, me Serbinë çdo gjë është politike, përderisa Serbia nuk na njeh neve dhe përderisa Serbia nuk e ndryshon fare qëndrimin sa i përket Kosovës dhe shqiptarëve.

Edhe Zyra Civile Ndërkombëtare, edhe EULEX-i po veprojnë pak a shumë sikurse UNMIK-u. Ata po përpiqen që me çdo kusht t'ia bëjnë vetes vendin në Kosovë dhe qëllimi i tyre është që misioni i tyre të jetë sa më i këndshëm për personelin dhe mbi të gjitha të dominojnë sa më shumë në rrafshin politik, si dhe në atë ekonomik.

Kësisoj, plani i Ahtisaarit na del me dy probleme thelbësore: një njërën anë e shpërblen Serbinë me komuna serbe dhe me zona të veçanta, ndërkohë që Kosovës fare nuk ia lejon ushtrinë as sistemin gjyqësor, dhe në anën tjetër, Kosovën e vë në një sundim burokratik ndërkombëtar, të cilit nuk i dihet fundi.

REL: Cili mendoni se duhet të jetë mandati i administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë pas procesit të rikonfigurimit?

ALBIN KURTI: Kosova ka nevojë për ulëse në OKB dhe nuk ka nevojë për mision të OKB-së në Kosovë. Fatmir Sejdiu dhe Qeveria e Kosovës më pas nuk është dashur ta pranojnë letrën e Ban Ki Moon-it; është dashur të thonë se në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjithsesi të padrejtë dhe shumë të mangët, nuk lejohet fare që UNMIK-u të jetë në Kosovë.

Por, ata e kanë pranuar letrën e Ban Ki Moon-it dhe rrjedhimisht e kanë pranuar edhe Zannierin. Tash, përfundimisht, EULEX-i po futet brenda UNMIK-ut dhe kjo gjë po e forcon edhe EULEX-in, edhe UNMIK-un.

Ndërkohë, ajo që po humb në këtë situatë është Qeveria e Kosovës, kompetencat ekzekutive të së cilës po treten. Dhe, mbi të gjitha, humbësi më i madh është populli i Kosovës, i cili po mbetet edhe më tutje popull në një shtet pa sovranitet.

Edona Peci
Europa e Lire
 
Vetvendosja kunder EULEXPublikuar më datë 2008-10-13
normal_image4[1].jpg



Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një fushatë kundër kreut të misionit të EULEX-it, Yves de Kermabon. Lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, tha se Kermabon si dhe misioni i EULEX-it do të funksionojnë në Kosovë mbi ligjin dhe mbi institucionet e zgjedhura.

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar sot në Prishtinë një aksion proteste kundër kreut të misionit të EULEX-it, Yves de Kermabon.

Të prirë nga lideri i tyre, Albin Kurti, aktivistë të “Vetëvendosjes” , nëpër qendër të Prishtinës kanë vendosur posterë nga ceremonia e ndërrimit të Komandës së KFOR-it në vjeshtën e vitit 2005, ku Kermabon shihej në shoqëri me Dragan Paskashin, komandantin e shtatmadhorisë së ish-Unionit Serbi dhe Mali i Zi.

Albin Kurti tha se kjo foto tregon se Kermabon kishte ftuar Paskashin, njërin nga përgjegjësit, sipas tij, për vrasjen e mbi 14 mijë shqiptarëve të Kosovës. Kurti tha se jo vetëm Kermabon është një njeri i papërshtatshëm në Kosovë, por edhe vetë misioni EULEX, të cilin ai do ta drejtojë. Sipas Kurtit, EULEX-i është vetëm një zëvendësim i UNMIK-ut dhe asgjë më shumë.

“Populli i Kosovës do t’i hasë pasojat e drejtpërdrejta të EULEX-it, pikërisht nga vendimet e Kermabonit që do të kontrolloj policinë, drejtësinë, doganat e kështu me radhë. Do të jetë EULEX-i ai që do ta bllokojë këtë vend, duke na etiketuar si krizë edhe duke na ngujuar në kurthin e stabilitetit” , tha Kurti.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top