Alarm në Itali, shkon në dy numri i viktimave nga koronavirusi. 51 të prekur në spital

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rritje alarmante e të prekurve nga koronavirusi në Itali, 36 të infektuar në Lombardi dhe 9 në Veneto

1582377752573.png
Të prekurit nga koronavirusi në Itali kanë pësuar një rritje të frikshme gjatë kësaj të shtune. Siç raportojnë me mediat italiane deri më tani numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në 45, ku 36 raste janë në Lombardi ndërsa 9 të tjerë janë regjistruar në Veneto.





Deri më tani në shtetin fqinj janë shënuar dy viktima një në Veneto ndërsa viktima tjetër vdiq këtë mëngjes në Lobardi. Ndërkohë Italia ka marrë masa të rrepta për sa u përket kontrolleve në të gjitha pikat kufitare dhe doganore për të parandaluar përhapjen në masë të këtij virusi.

Numri i viktimave të shënuar në të gjithë botën përllogaritet në 2360, ndërsa të infektuar janë 77.662 të tjerë. Ndërkohë Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom, shkroi në Twitter se në 80% të rasteve infeksioni me Coronavirus është i butë, në 20% kritik; ndërsa në 2% të rasteve të raportuara, “virusi është fatal”.



Top Channel
 
:( e frikshme, diku lexova qe po beheshin gati e ktu...
Po ndertohen karantina :(
 
Rasti i parë/ Përfundoi trajtimin mjekësor, por e mbart akoma virusin
Mjekët kinezë kanë shprehur shqetësimin se te një i sëmurë që kishte përfunduar trajtimin, është vërejtur sërish koronavirusi i ri (Covid-19). Në një deklaratë nga njësia e shëndetit në qytetin Chengdu, kanë rezultuar sërish pozitive ekzaminimet e kryera mbi një person për të cilin vazhdonte karantina në shtëpinë e tij. I sëmuri është vendosur sërish nën trajtim dhe se raste të ngjashme janë vërejtur edhe në rajone të tjera.


Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë për të sëmurët që përfundojnë trajtimin mjekësor, rekomandoi që të mbahen nën karantinë për 14 ditë, të vendosin maska dhe të mos marrin pjesë në aktivitete publike.


Lideri i ekipit shëndetësor që lufton me epideminë Covid-19 në Hubei, Cao Cianping, bëri me dije se të sëmurët që përfundojnë trajtimin mund të vazhdojnë të mbartin virusin.
Ai vuri në dukje se në Kinë dhe Kanada ka pasur njerëz që kanë rezultuar pozitivë në testimet e bëra pas trajtimit, e tha se: “Nuk duhet të jemi të qetë. Shifrat mund të rriten sërish. Ku mund t’i vendosni këta të sëmurë?. Në shtëpi nuk mund t’i dërgoni, sepse mund të infektojnë të tjerët. Por për shkak se edhe mundësitë janë të kufizuara nuk mund t’i vendosni as në spital”.
©Copyright Gazeta SHQIP
 
Alarm në Itali, shkon në dy numri i viktimave nga koronavirusi. 51 të prekur në spital

itali-coronavirusi.jpg

ITALI


Numri i të prekurve nga koronavirusi në Itali rritet në mënyrë të frikshme. Brenda 24 orësh në provincën e Lombardisë dhe Venetos kanë vdekur dy persona dhe janë prekur 51 persona.
lg.php

lg.php

Pas një 78-vjeçari, i cili ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin Schiavonia në Monselice, në provincën e Padovës një tjetër viktimë shënohet mëngjesin e se shtunës.
lg.php

Mediat italiane raportojnë se viktima e parë është Adriano Trevisan, babai ish-kryetarit të Bashkisë, i cili prej 10 ditësh ishte qëndroi nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa viktima e dytë është një grua, 77 vjeçe.
lg.php

Sipas mediave italiane gruaja ishte e prekur nga koronavirusi, por nuk dihen ende shkaqete e vdekjes. Mësohet se në spital ndodhet i shtruar dhe një tjetër banor i të njëjtës zonë, që i përket bashkisë së Cinto Euganeo.
lg.php

Lajmi i hidhur është konfirmuar përmes një komunikate zyrtare nga guvernatori i rajonit, Luca Zaia. Ky i fundit pohoi se dy raste të reja me koronavirus janë zbuluar dje, të cilët ishin vendas dhe nuk kishin udhëtuar në Kinë, ndërsa bëhet fjalë për një 42-vjeçar dhe një 53-vjeçar. Në dy rajonet veriore, Lombardi dhe Veneto numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka arritur në 51.
lg.php

Deri më tani, koronavirusi u ka marrë jetën 2360 personave në të gjithë botën, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në mbi 78 mijë njerëz.
(BalkanWeb)
 

Attachments

  • itali-coronavirusi.jpg
    itali-coronavirusi.jpg
    69.2 KB · Shikime: 0
  • itali-coronavirusi.jpg
    itali-coronavirusi.jpg
    69.2 KB · Shikime: 0
Mos e leni te kaloje dhe knej nga une.
O Zot ca frike☹️
 
Shume njeres mund te jen prekur por ende nuk e dine, keshtu thuhet.... kush ka per te ber ndonje deklarate dashurie ta bej tani sepse nuk i dihet si perfundojme
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top