Al Jazeera: Banorët e Kosovës duan dialog dhe jo dhunë

legjenda

Tetova
Një ndër mediat më të mëdha botërore, Al Jazeera, ka bërë një shkrim të gjatë për situatën aktualë në Kosovë. Ajo ka zgjedhur të sqarojë atë me intervista ku spikasin individë me punë dhe profesione të ndryshme. Në vijim Bota sot ua sjell të plotë shkrimin e rrjetit më të madh arab.

Nga fillimi i tetorit, opozita ka bllokuar seancat parlamentare duke përdorur sprej dhe gaz lotsjellës. Protestat mes opozitës dhe policisë kanë vazhduar në rrugët e Prishtinës, ku nuk kanë munguar përleshjet, shpërthimet me molotov dhe arrestimet.

Tre partitë opozitare kanë udhëhequr një fushatë kontraverse kundër vendimit qeveritar për t’u dhënë më shumë të drejta minoritetit serb që përbëjnë 7 përqind të popullsisë; kjo e mbështetur dhe e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Megjithatë disa qytetarë të Kosovës mbështesin veprimet e opozitës, disa të tjerë shprehen kundër dhunës.

Qeveria tani duhet të përdorë taksat tona për dëmet e shkaktuara nga opozita

Liridona Berisha me profesion menaxhere, shprehet, “Në përgjithësi jam person që dua të shmangi çdo gjë që ka të bëjë me politikën. Une nuk e preferoj qeverinë, por as partinë më të madhe opozitare Vetëvendosjen. Nuk mbështes marrëveshjen që ka bërë Kosova me ndihmën e Bashkimit Europian, sepse nuk mendoj se qeveria do duhet të negociojë me Serbinë ose ti japë fuqi ekzekutive asaj. Por, dua që Kosova të shkojë sa më afër BE-së. Opozita duhet të pezullojë lëshimin e gazit lotsjellës në parlament. Ti mund të protestosh –dhe atë me zë të lartë – por nuk pajtohem me metodat e Vetëvendosjes.



Qeveria duhet të shfrytëzojë taksat e mia dhe paratë publike për ta paguar dëmet e shkaktuara nga opozita.
Armend Lokai thotë, “Marrëveshja e qeverisë me BE-në është e mirë, po. Klima ekonomike në Kosovë nuk është e mirë, ekonomia nuk është stabile dhe integrimi në Europë duhet të nxisë Kosovën.



Por unë mendoj se qeveria jonë nuk duhet t’u japë më shumë të drejta legjislative serbëve. Ne ishim në luftë me Serbinë, dhe ne e dimë sesi na trajtuam ata neve. E shoh që BE dhe SHBA po i japin më shumë ndikim Serbisë mbi Kosovën dhe kjo nuk është e mirë.

Opozita në anën tjetër na tregon se është shumë ekstremiste. Vërtetë, metodat e tyre janë shumë ekstreme. ثshtë jo demokratike hedhja e gazit lotsjellës në parlament.

BE dhe SHBA mbështesin më tepër Serbinë. Ky nuk është sinjal i mirë

Alban Krasniqi, bankier për Al Jazeera thotë, “Të gjithë banorët e Kosovës mbështesin integrimin e BE-së. Kosova është pjesë e Europës dhe duhet të integrohet. Ne kemi nevojë për liberalizimin e vizave. Nga integrimi në BE ne kemi edhe benificione tjera ekonomike.



Marrëveshja që ka bërë qeveria jonë me Serbinë dhe BE-në është e mirë përderisa Kosova është ndër pushtetin qendror të Prishtinës. اdo gjë u dedikohet atyre. Minoriteti serb duhet të integrohet dhe jo të getoizohet. Ata janë pjesë e shoqërisë së Kosovës gjithashtu.

Por unë mendoj se qeveria duhet të jetë më tepër transparente në lidhje me termat e marrëveshjes, ata duhet të jënë të drejtë me qytetarët e shtetit tonë.

Sigurisht, nuk pajtohem me dhunën e opozitës. Ata duhet të diskutojnë në parlament por jo të përdorin gazin lotsjellës – vendimet qeveritare duhet të merren me dialog dhe jo me dhunë.

Marrëveshja është në të mire të Kosovës. Serbia e Kosova të ardhmen e kanë në BE

Shpetim Gelaj, punëtor në aeroportin e Prishtinës, thotë, “në përgjithësi mendoj se marrëveshja është në të mirë të Kosovës. Populli i Kosovës është izoluar, në krahasim me vendet tjera të Europës – ne smund të shkojmë në BE, të punojmë, të vizitojmë farefisnat atje. Integrimi në Europë është pozitiv.



Nuk mendoj se marrëveshja e inicuar nga BE-ja t’u dhurojë shumë të drejta serbëve këtu. Serbia dhe Kosova janë ndarë shumë kohë më parë dhe e ardhmja e të dyja vendeve është në Europë.

Hedhja e gazit lotsjellës në parlament nuk është e mirë. Nuk pajtohem. Nuk është demokratike.

Vetëvendosja le të gjejë metoda tjera të protestimit

Ibrahim Maxhuni, student, shprehet, “Nuk pajtohem me veprimet e Vetëvendosjes për metodat e protestës. Pse duhet të kemi frikë kur unë eci rrugës? Pse duhet të thith gaz lotsjellës? Ka metoda tjera të protestës.



Vetëvendosja është e mirë dhe e keqe. Nuk mendoj se t’u japësh serbëve më shumë pushtet është e mirë për Kosovën, por ti nuk mund të shkosh në parlament dhe të hedhësh gaz lotsjellësh.

Nuk mbështes as qeverinë. Klasa e vjetër e politikanëve janë të korruptuar. Nuk do ndryshohet gjendja e Kosovës, përderisa të rinjtë, si ne, do vijnë në pushtet. Për momentin, une mendoj se të gjithë politikanët tonë janë jokompetentë.

Sami Gashi, piktor, shprehet, “E lashë Kosovën në 1992 dhe jetova si refugjat për 16 vite. Pas pavarësisë në 2008 na thanë se shteti është i sigurtë, se këtu ka punë dhe u kthyem. Porn ë fakt u gënjyem se gjithçka kishin qenë fjalë boshe.



Mendoj se Vetëvendosja justifikohet për veprimet e veta. Protestat e tyre janë të drejta, se diçka duhet të bëhet. Nuk ka rrugë tjetër të luftosh kundër qeverisë, diçka e re duhet të ndodhë.

Ne shohim se Serbia afrohet me BE-në, ndërsa Kosova ka mbetur në qorrsokak. Këtu s’ka asgjë se ka shumë korrupsion.
Egzoma Gashe (Bt: Egzona Gashi), studente shprehet, “Marrëveshjet e fundit janë të këqija se rrisin ndikimin serb në Kosovë. Në jemi shtet i ndarë dhe influenca më e madhe e Serbisë do rrezikonte pavarësinë.



Unë mbështes partitë opozitare, por nuk aprovoj dhunën. Ata duhet të protestojnë paqësisht.
Qeveria duhet të punojë më tepër për popullin. Tani, ata punojnë më shumë për BE-në sesa për ne.

Partitë le të shkojnë një hap prapra dhe të reflektojnë

Edita Mustafa, konsulente në OJQ, shprehet, “Pikë së pari, shumica e qytetarëve nuk janë të informuar për kontestin e marrëveshjes. Qeveria nuk ka qenë transparente dhe ka shumë dyshime për të.



Në njërën anë qeveria nuk vepron demokratikisht. Nuk mund të arrestosh anëtarët e opozitës. Nuk doja kjo të ndodhte dhe kjo nuk është shenjë e mirë për Kosovën.

Në anën tjetër dhuna e opozitës edhe e palejueshme. Hedhja e gazit lotsjellës nuk është legjitime. Askush nuk don dhunë. Të gjithë partitë duhet të ulet dhe të diskutojnë.

Nuk mendoj se në këto momente opozita do mund të detyronte qeverinë të prishte marrëveshjet e nënshkruara. Por të dyja palët duhet të bëjnë një hap mbrapa dhe të reflektojnë: cila është mundësia më e mirë për të shkuar para me marrëveshjen në fjalë!.”/Bota sot

largea_57e22ddc4ef4430197c04be6932f8c4d_181451033535.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top