Akuzat për shantazh, Benzema rrezikon dënimin me burg

Monique

With or Without u
1446716479_86501429_029958827-1.jpg


Media franceze ndez alarmin. Benzema rrezikon të jetë i pandehur në çështjen e shantazhit ndaj Mathieu Valbuenas për një video erotike.

Benzema, që shumë shpejt do të dalë përpara gjykatësit në lidhje me këtë çështje, e kaloi natën në qelitë e paraburgimit në Versajë.

Në orët e fundit, Benzema u mor në pyetje në lidhje me një diskutim, që ai pati me Valbuenën gjatë një seance stërvitore me skuadrën përfaqësuese, ku në qendër të tij ishte videoja e marrë nga telefoni i mesfushorit të Lionit, nga 3 persona që i kërkonin 150 mijë euro për të mos e publikuar atë.

Ajo që kërkonin të dinin hetuesit ishte, nëse Benzema e këshilloi shokun e tij të skuadrës për të paguar shifrën e kërkuar. Nëse ai e ka bërë një gjë të tillë, atëherë ai do të konsiderohet si bashkëpunëtor dhe hetuesit do të kenë në dorë shumë elementë për të zgjatur dëshminë e tij në gjykatë.

Madje, “Le Parisien” arrin deri aty sa të theksojsë se, Benzema është i përfshirë më shumë në këtë çështje, nga sa deklaruan përfaqësuesit e tij.

Nëse vërtetohet që Benzema është bashkëpunëtor në këtë shantazh ndaj Valbuenës, atëherë ai rrezikon të dënohet me 7 vite burg dhe me një gjobë prej 100 mijë eurosh.

/ Top Channel
 
Titulli: Akuzat për shantazh, Benzema rrezikon dënimin me burg

Qudi si nuk ngopen keta me para!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top