Aksi politik i zgjedhjeve

WxP

Staf në FV.AL
Pavarësisht debatit “zgjedhje administrative apo zgjedhje politike”, asnjë palë zgjedhje nuk janë të zhveshura nga karakteri politik. Kryetarët e njësive vendore shpesh qeverisin ose zotohen se do të qeverisin, sipas programeve të partive që i propozojnë.
اështja është se sa politike do të jenë këtë herë zgjedhjet e 8 majit? A do të jenë ato një test për politikat e administratave lokale aktuale, apo do të jenë një test për popullaritetin e qeverisjes qendrore?

Gara për disa qytete lë të besohet se ajo që është në lojë këtë herë i tejkalon pritshmëritë lokale.

Për shembull Tirana. Betejat 2 vjeçare për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe ngjarjet e 21 janarit e bëjnë kryetarin e bashkisë, njëkohësisht kryetar i opozitës të kërkojë fitoren. Duke e trajtuar 8 majin si një referendum politik, zoti Rama i është kundërvënë direkt kryeministrit Berisha. Ky i fundit është përpjekur të mënjanohet, për t’i lënë vend në këtë përballje kandidatit të së djathtës. Partia Demokratike e konsideron zotin Basha si një nga ministrat më të suksesshëm të qeverisë. Por kjo nuk është e vetmja përballje e fortë.

Qyteti i Durrësit është një tjetër. Kryebashkiaku aktual Vangjush Dako e mori stafetën nga drejtimi socialist i Lefter Kokës. Por në vitin 2007, nga një total prej rreth 38 mijë votash, zoti Dako fitoi përballë demokratit Armand Teliti vetëm me një diferencë prej 308 votash. Ndaj ndonëse Partia Socialiste synon mandatin e tretë në këtë qytet dhe vetë kryebashkiaku Dako mandatin e dytë, mendohet se rezultati në Durrësi do të jetë i ngushtë. Edhe këtu, Partia Demokratike ka vënë në garë një ministër të sajin, Ferdinand Xhaferrajn, duke besuar se do të jetë ai që do ta ngjyrosë qytetin bregdetar me ngjyrën blu të detit.

E fortë pritet të jetë përballja edhe në Elbasan. Në zgjedhjet e fundit kandidati socialist Qazim Sejdini, në një total prej 31 mijë votash, fitoi edhe ai vetëm me një diferencë të ngushtë prej 678 votash. Kutia e një qendre me mbi 800 votues nuk u numërua, pas një vendimi të Kolegjit Zgjedhor që u kontestua shumë nga demokratët dhe për të cilin foli edhe raporti i ODIHR-it. Për të arritur këtë fitore kaq të ngushtë, Qazim Sejdini kishte asokohe në krah Durim Hushin, deputet socialist i Elbasanit. Por pas mbështetjes që zoti Hushi i dha Bamir Topit për t'u zgjedhur si president i republikës, zoti Hushi u përjashtua nga Partia Socialiste. Tani Durim Hushi kandidon nën siglën e LSI-së, me mbështetjen edhe të Partisë Demokratike dhe të aleatëve të tjerë, deri më parë kundërshtarë politikë.

Një garë më pak e fortë, por gjithsesi interesante, pritet të jetë edhe Korça. Në fakt në zgjedhjet e vitit 2007 kryebashkiaku Niko Peleshi në një total prej mbi 24 mijë vota, fitoi me mbi 3200 vota diferencë, çka është mund të konsiderohet një fitore e pastër. Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, ndonëse qarku i Korçës u nda përgjysmë, 6 deputetë për Partinë Socialiste dhe 6 për Partinë Demokratike, në qytet brenda diferenca mes dy partive mbeti rreth 3400 vota në favor të socialistëve. Ndaj me kandidatin Andrea Mano, ish-prefekt i Korçës, mbetet për të parë a do të ketë avancim të së djathtës në qytet.

Tensioni mbetet i lartë edhe për qendra të tjera, si Vlora, Himara, Saranda, Gjirokastra, apo edhe qyteti i vogël i Kamzës.

Top - Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top