Akreditohen 5 mijë vëzhgues për zgjedhjet

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Akreditohen 5 mijë vëzhgues për zgjedhjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 5 mijë vëzhgues vendorë dhe 450 vëzhgues ndërkombëtarë, të cilët do të monitorojnë zgjedhjet që do të zhvillohen nesër në Shqipëri.
Në ceremoninë e organizuar të shtunën për këtë qëllim nga KQZ-ja, zëdhënësi i Ambasadës Amerikane, Biks Aliu, e ka quajtur shumë të rëndësishëm praninë e vëzhguesve dhe ka kërkuar garantimin e votës së shqiptarëve, duke përcjellë kështu mesazhin e fundit për vëzhguesit, atë të ruajtjes së votës.

Aliu theksoi rëndësinë në zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si një ngjarje mjaft e rëndësishme për Shqipërinë dhe i kujtoi rolin e rëndësishëm që do të kenë vëzhguesit. "Vëzhguesit shqiptarë kanë nesër një rol të rëndësishëm atë të garantimit të zgjedhjeve të lira", theksoi ai në fjalën e mbajtur me këtë rast.

Ndërkohë kreu i KQZ-së, Arben Ristani deklaroi se qëllimi i akreditimit të një numri kaq të madh vëzhguesish është pikërisht "besueshmëria në proces". "Qëllimi jonë është zhvillimi i një procesi zgjedhor të lirë dhe demokratik, ku kryesorja është transparenca, dhe besueshmëria, ndërkohë që rezultatet do të ofrohen në kohë reale nëpër Qendrat Vendore", tha ai.

Ristani shtoi më tej se nga KQZ-ja do të ofrohen pamje online nga Qendrat e votimit, rezultate direkt të çdo kutie si dhe rezultatet për pjesëmarrjen në votime. /shekulli/
je-vot2.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top