Ajo nuk ishte e bukur, nuk ndiqte modën.....

Arfenilla

Themelues i Forumit




Ajo nuk ishte e bukur, nuk ndiqte modën por kishte shpirtin e saj te mbledhur si ne një bace gjithë stilin e botes se veshjes.

821fc787-1f63-4e0e-8dbb-d71cd9edbb84---0-.jpg
Gruaja qe zhduku nga historia burgosjen e korseve dhe veshi fustanet e lirshëm, zëvendësoi gjerdanet e rende me perla te bardha. Bluzat me vija te cilat i veshim sot pas me shume se gjysme shekulli janë te një gruaje te imët e te holle qe dikur ka thënë shprehjen “Moda kalon, vetëm stili mbetet”. Thjeshtësia thoshte Coco ishte vete bukuria gjë qe shpjegon pse gjitha ato T-shirt, balerina, fustanet me perla dhe xhaketat me katër kopsa janë sot muza e te gjithë femrave me klas. Ja dhjete këshillat e legjendës se modës qe një femër duhet ti këtë parasysh.

1- Veshjet duhet te jene domosdoshmërish te rehatshme se ne te kundërt nuk quhen luks.

2- Pantallonat e bëjnë një femër te lire. Mbani gjithmonë te tilla ne gardërobë.

3- Një fund perfekt duhet ti mbuloje gjunjët.

4- Fustani i zi dhe i thjeshte nuk është vetëm për dite te zeze. Ai është vete eleganca juaj.

5- Një kostum perfekt duhet te këtë pak femër dhe mashkull brenda.

6- Sa me shume aksesor aq me mire! Por mos harroni para se dilni hiqni aksesorin e fundit, është gjithmonë një qe del tepër.

7- Këpucë me stil janë ato qe kane dy ngjyra

8- اantat qe mbahen te varura ne krah “Shoulders bags” janë me te mirat ne bote.

9- Xhaketa duhet te jete detyrimisht e një materiali te bute.

10- Nëse nuk keni hedhur parfum me mire zhvishuni dhe rrini ne shtëpi.k.d
 
:).

Stili ne veshje duhet te kete" identitet."
Dhe mbi te gjitha veshja duhet te te pershtatet ty dhe jo ti asaj.
 
4- Fustani i zi dhe i thjeshte nuk është vetëm për dite te zeze. Ai është vete eleganca juaj.
(Vdes per kte lloj fustani:D:D)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top