Ai ka më shumë kremra se unë! ?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Mos qesh. Po ndodh gjithnjë e më tepër në çiftet moderne dhe mund të të ndodhë edhe ty që të të bjerë për pjesë një i dashur më vanitoz se ty, që limon thonjtë, përdor çdo mëngjes e darkë produktet e bukurisë dhe ka nga një krem për çdo pjesë të trupit: një për fytyrën, një për trupin, një për duart, një për këmbët, një për...

Kur e sheh për herë të parë, të godet menjëherë me pamjen e tij të kuruar e të këndshme. Të pëlqen, lidhesh dhe pastaj pas ca kohësh vendosni që të jetoni nën një çati dhe këtu fillon filmi. Që në ditën e parë, tualeti yt nuk është më plot me produktet e tua të bukurisë, por me të tijat! ثshtë ai që rri gjysmë ore në banjë para se të bjerë në shtrat dhe jo ti që je kujdesur të mbarosh punë shpejt e shpejt, kurse në mëngjes nuk arrin dot që të përgatitesh për në punë. Pse? Sepse në banjë është sërish ai duke u bërë i bukur, ulur përpara arsenalit të tij të produkteve kozmetike. Nuk jemi duke e ekzagjeruar aspak: krem hidratues, krem mbulues, skrab, krem për rrathët e syve, locione, shampo dhe balsame, që ndoshta ty as që të ka shkuar ndonjëherë ndërmend t’i blesh.

Po i lëmë mënjanë detajet mbi gardërobën supertrendy, superfirmato, supergjithçka. Nuk të kishte shkuar ndonjëherë ndërmend se një mashkull mund t’ua kalonte edhe vajzave në terrenin e tyre tradicional. Dhe vajzat nuk dinë se si të veprojnë me këtë risi që vjen nga kampi i burrave të fortë dhe, që të kuptohemi, aspak homoseksualë. Kujdesi i meshkujve për veten sigurisht që vjen ndikuar edhe nga mediat, të cilat gjatë viteve të fundit nuk bëjnë gjë tjetër veçse flasin për burrin metroseksual, David Beckham & co, që tani po ua kalojnë edhe vajzave në konsumin e produkteve të bukurisë.

Nëse dikur kujdesi maksimal i një burri për veten ishte pak xhel në flokë dhe pak locion pasrroje, tani melodia ka ndryshuar. Dhe shumë madje. Për ta kuptuar mjafton të shohësh me vëmendje çfarë produktesh kozmetike janë duke u prodhuar për tregun mashkullor. ثshtë mbingopur tashmë tregu femëror (më shumë sesa një set kremrash dhe produktesh të tjera, një grua nuk mund ta konsumojë) dhe tani prodhuesit më të mëdhenj kozmetikë i drejtohen – me energji – publikut mashkullor.

Ndoshta këtej e tutje është vendosur që të eksplorohet publiku mashkullor për të krijuar një terren të ri shitjesh, deri më tani i pashfrytëzuar. Sulmi ka filluar: fushata publicitare, iniciativa marketingu, shkrime revistash e gazetash që pompojnë një burrë që di të kurojë pamjen e tij dhe lajme që kanë shpesh një qëllim të caktuar dhe që planifikohen nëpër agjenci publicitare më shumë sesa nëpër redaksi, siç duhet të ndodhë rëndom.

Dhe çfarë ndodh atëherë? Ndodh që burrat e shkretë, të cilët më parë thuajse krenarë për look-un alla macho, tani duhet të shqetësohen për qelizat e vdekura të lëkurës, që eliminohen duke përdorur të paktën një herë në javë një skrab të mirë për lëkurën e fytyrës, e cila duhet të jetë e hidratuar mirë për parandalimin e rrudhave, për rrathët e syve që kërkojnë përkujdesje speciale, për... besoj u kuptuam.

Po ne? Jemi pak të çorientuara, ndihemi të kërcënuara në terrenin tonë, e kemi të vështirë të njohim burrat tanë me këtë pamje të re prej konsumatorësh produktesh bukurie. Por do të mësohemi, do të arsyetojmë dhe do të përshtatemi me këtë situatë të re. Në fund të fundit mund ta mendojmë pozitivisht dhe të shkëmbejmë me ta produkte, këshilla, opinione. E tepruam pak, ëëë?! Rjeta
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top