Ahmetaj: Nga konferenca e donatorëve presim 300-350 milionë euro

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Qeveria shpreson që nga konferenca e donatorëve që do të mbahet në Bruksel të hënën në drejtimin e kryetares së Komisionit Europian të mund të marrë një mbështetje financiare që shkon në afro 35 % të gjithë shumës prej 1 miliard e 60 milionë euro që është përllogaritur kostoja e tërmetit të 26 Nëntorit.

Në një intervistë për Klan, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj thotë se pritshmëritë i mbështesin nisur dhe nga eksperienca të ngjashme në rast fatkeqësish natyrore në vende të tjera.

“Nëse ne angazhojmë nesër diçka midis 300 milionë deri në 350 milionë euro, nëse nuk ka bërë ndonjë magji kryeministri le të themi me turin e vet, pra natyrshëm do të shkonte tek 300-350 milionë eurove, ku raporti midis granteve dhe kredive do të ishte diçka tek 70-80 milionë euro vijnë grante dhe pjesa tjetër vijnë kredi të buta që janë të domosdoshme për rindërtimin”, tha Ahmetaj.

Në rast se fondet e mbledhura do të jenë poshtë kësaj shume, Ahmetaj thotë se do të ishte e vështirë të përmbushej premtimi që brenda 1 viti të gjithë qytetarët të futeshin në shtëpitë e tyre.

“Nëse do të ishte një shifër poshtë 300-350 milionë euro e kombinuar grant kredi atëherë do të gjendeshim përballë një vështirësie serioze financiare për të përballuar në kohën që ne duam gjithë pasojat e tërmetit. Ndryshe skenari pastaj do të ishte shumë afatgjatë”, tha Ahmetaj.

Por nëse do të ndodhte e kundërta dhe grandet dhe kreditë e buta të mbledhura në konferencën e Brukselit do ta kalonin shifrën e 350 milionë eurove, atëherë do të rriteshin mundësitë për të rimëkëmbur dhe sektorët e dëmtuara pas tërmetit.

Por a rrit borxhin publik marrja e këtyre kredive?

“Shumë mirë nëse janë kredi, kemi mundësi t’i formatojmë brenda kuadrit makro me shumë kujdes dhe të ecim me dy korsi brenda buxhetit”, tha ahmetaj.

Aktualisht falë donacioneve të individëve dhe shoqatave që treguan solidaritet për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti janë mbledhur dhe afro 20 milionë dollarë pa përfshirë këtu dhe kontributin e Turqisë që do të ndërtojë 500 shtëpi të reja në zonën e Laçit.

Tv Klan
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top