Agim emrin ma thonë

Vvetoni

Antarë i Respektuar
Bazuar në copëza trillimi dhe dromca të vërteta...


Personazhet janë trillim, ngjarjet prekin realitetin e secilit nga ne...


Mirdita Zotëri, Mirdita edhe për ju zonjë, aty këtu ndonjë zonjushë që po na lexon. Jam Agimi, kam ardhur këtu për të ju dhënë një përjetim të secilit nga vendi im, mbi fjalët e pa thëna, shpresat që shuheshin dhe ëndrrat që nuk guxonim të i ëndërronim.
Po lind në këtë hapësirë me këtë datë, 14 mars të vitit 2016. Si një përjetim virtual i ri, me qellim që me tregimet që do të vijnë këtu të prek edhe në realitetin tuaj. Qëllimisht do të vij herë me shpresë, herë me dëshpërim dhe herë me zhgënjimet e mia. Ka disa njerëz që nuk e duan agimin, ai paralajmëron që po fillon një ditë e re, aty këtu në ditët e këtij moti, ndoshta edhe të motit tjetër të 2017 do të jemi këtu. Ku i dihet, secili një herë në jetë dëshiron një agim të ri për jetën e tij.
Realisht le të e bëjmë se kam lindur në motin e vitit 1972 . Dhe ngjarja po fillon në vitin 1982, po e vendosim në një fshat të Kosovës. Vëllain tim Bardhin e kishte arrestuar milicia serbe për shkak se kishte shkruar parulla sa ishte në shkollë të mesme për Kosovën Republikë, babai im është mësues i fshatit, kam dhe një vëlla Gencin që ka ikur jashtë vendit dhe me ndihmën e tij të jem i sinqertë edhe ia dalim të mbijetojmë, eh po nëna është shtylla e shtëpisë. Ajo na ëmbëlson dhe na mbanë në jetë. Kam edhe një motër që ka lindur në motin e 1981, ishte në kohën e protestave dhe emrin e saj ia kishin vënë Diellza. Unë jam Agimi i shtëpisë, e ajo është Dielli i shtëpisë.
Në rregull pra, u njoftuat me ne dhe vitin në të cilin po vijmë para jush. Shpresoj të mos ju bezdis me tregimet e përjetimeve të mia, të cilat do i sjell herë pas here.

Para një jave vizituam Bardhin në burg ku po mbahej për shkak të Republikës, e kishte syrin të nxirë dhe ishte i lodhur...

Vazhdon...
 
Titulli: Agim emrin ma thonë

10 mars 1982

Para një jave vizituam Bardhin në burg ku po mbahej për shkak të Republikës, e kishte syrin të nxirë dhe ishte i lodhur. Por me gjasë atë do e lirojnë, ndoshta më mirë të e mbanin të burgosur se sa të ndodhë kjo. Tashmë, atij i ka ardhur ftesa që të shkoj e të kryej shërbimin e detyruar ushtarak në ushtrinë serbe. Ky lajm më shumë tronditi nënën e cila mallkonte gjërat që po ndodhin. E pashë duke qarë me fotografinë e Bardhit, çfarë po ndodhë pse kështu. Unë edhe nuk kuptoj mirë, por e di se gjërat po bëhen edhe më keq.
E pyeta babin se pse disa profesione duhet të ekzistojnë. Ai më tha që të jem më i qartë se çfarë po pyes. I thashë " Babi pse duhet të këtë profesion të ushtarit" ai më shikoi në sy dhe nuk foli. Sikur ajo mendja që ishte kureshtare nuk ndalej dhe vetëm pyeste pa ndalur. Ai tha që një ditë do i kuptoj të gjitha. اfarë duhet të kuptoj? Se njerëzit krijojnë armët që të vrasin njerëzit? Kur ata mund të flasin, shkruajnë dhe jetojnë së bashku. Jo për gjë tjetër, por ende e ndjej dhimbjen e lotëve të nënës.
Sot dola të luaj më shokë gjatë ditës. Unë, Liridoni, Elbasani, Albani, Fidani, Loriku. Ishte një ditë e hidhur për mua dhe të gjithë ne. Para nesh na ishte paraqitur një mjet i fuqishëm, i hekurt që më vonë gjatë ditës e kuptova se është tank i forcave serbe. Ushtarët serb kishin ardhur për të bërë një kontroll dhe po kërkonin disa prej shokëve të Bardhit që ishin në protesta bashkë me të. Ajo që më dhëmb më shumë është fakti se ky mjet i egër, i tmerrshëm e shkeli topin e futbollit që ishte i Fidanit, ai është shumë i mërzitur. E ka pasur dhuratë nga babai i tij që jeton jashtë vendit në Francë, ai u largua sepse kërkohej për protestat që kishin ndodhur.
Kësisoj sot ishte ditë e rënd për mua, shpresoj që një ditë të mund të luajmë pranë shkollës, pa ushtarë dhe tanke serbe, ndoshta një ditë bëhet mirë, ndoshta loti i nënës do bëhet buzëqeshje dhe tanket do jenë kopshte e armët lule për ne. Ndoshta, ku i dihet.


---------------------------------------------------

12 shkurt 1982.

Bardhi ka ardhur sot në shtëpi, oh çfarë ndjenjë e mirë. Por, ai nesër do të shkoj ushtar. Janë mbledhur gjithë familja, se di pse aq shumë zymtësi. Dëgjova zërin e Bardhit " Agim, eja këtu " duke drejtuar dorën në prëhërin e tij. " Ja erdha Bac"...

vazhdon...
 
Titulli: Agim emrin ma thonë

12 shkurt 1982.

Bardhi ka ardhur sot në shtëpi, oh çfarë ndjenjë e mirë. Por, ai nesër do të shkoj ushtar. Janë mbledhur gjithë familja, se di pse aq shumë zymtësi. Dëgjova zërin e Bardhit " Agim, eja këtu " duke drejtuar dorën në prëhërin e tij. " Ja erdha Bac", dhe u ula në prehër te ai. E shikova, e përqafova dhe i thashë se do të më mungoj. Ai filloi dhe më tha fjalët më të fuqishme të cilat më prekën edhe pse në moshën të cila isha ndoshta edhe nuk do duhej të më jepnin ndjesinë e tillë. "Agim, një ditë do të rritësh e do të bëhesh i madh ashtu sikur edhe ne që jemi sot. Duhet të e respektosh familjen, të e duash nënën dhe të i ndihmosh babait. Ndoshta Baci sot është, e nesër mund të mos jetë" Sikur mu ngushtua diçka në fyt dhe më gjysmë zëri i thashë, ti do të vish apo? Dhe dora e tij më ledhatoi në faqe dhe më fshiu sytë të cilët pa dashur, por natyrshëm po rrjedhin lot. "Agim dëgjo" vazhdoi ai " mos u mërzit, dhe bëhu djalë i mirë e i urtë, mëso shumë dhe merr pesa në çdo lëndë. Mëso madje edhe në matematikë dhe bëhu i mirë. Para se të mësosh në shkollë, mëso në jetë. Respekto shokët, duaji ata. Ndero dhe respekto mësuesit sepse ata janë mësues të kombit. Dhe duaje vendin ku ke lindur dhe ku po ritesh. Shiko Agim" dhe drejtoi duart nga dritaret ku shiheshin tokat e fshatit dhe livadhet tona. " Këto janë toka tona, janë të babës, të gjyshit, të baba gjyshit dhe të brezave para tij. Janë toka tonat të cilat shpesh i kemi larë me gjak, i kemi mbrojtur aq shumë. Agim, ne nuk kemi atdhe dhe tokë tjetër, përveç kësaj që kemi sot".
Anash u dëgjua zëri i babait e ku i tha Bacit, "Bardhi, leje djalin të ritet pa brengat që u rritem ne e që u rite ti. Hajde se po shkon ushtar, e ushtarit nuk i ka hije mërzia e loti, e as ankesa".
E unë, unë shikoja më habi. Kuptoja aq pak për të mos thënë asgjë. Ishin fjalë dhe biseda të cilat unë nuk i kuptoja, të cilat sikur më bënin më të rritur. Sikur po bëhesha më Agim se që jam.
Në fakt unë nuk dua asgjë, vetëm diçka. Një jetë të cilën e do çdo fëmijë. I dua lodrat e mia, topin e futbollit. Shkollën dhe fushën në të cilën vrapoj me Elbasanin. A po kërkoj shumë? Se besoj, vetëm dua të jem një fëmijë normal, të jetoj një jetë normale sikur çdo kush në këtë botë. Ah, ndoshta dikur, ama vërtet dikur do i bëjë gjërat dhe ëndrrat realitet. Ndoshta jo për mua, po për fëmijët e mi po. Kaq i ri, se di pse në dreq po mendoj për fëmijët e mi, pa kaluar fëmijërinë time. Hiç se di.


24 nëntor 1984

Babin e pash në lot, nëna ishte aq keq. Bardhi sot ka pas me e përfundu ushtrinë edhe me u kthy në shtëpi. Ama pse po qajnë aq shumë. E dëgjova Djellzën në lot, e pyeta çka ka, pse kaq shumë vaj në këtë ditë gëzimi.Ajo më tha " Ah Agim bre, Bardhin e kanë vra me tre plumba, po thonë që ai është vra vet, ama e kanë vra qentë e zi e kanë vra"...
 
Titulli: Agim emrin ma thonë

24 nëntor 1984

Babin e pash në lot, nëna ishte aq keq. Bardhi sot ka pas me e përfundu ushtrinë edhe me u kthy në shtëpi. Ama pse po qajnë aq shumë. E dëgjova Djellzën në lot, e pyeta çka ka, pse kaq shumë vaj në këtë ditë gëzimi.Ajo më tha " Ah Agim bre, Bardhin e kanë vra me tre plumba, po thonë që ai është vra vet, ama e kanë vra qentë e zi e kanë vra".
Agimin e pritem me e ba dhëndër e me e martu, atë e sollën në arkivol të vrarë pas shpine. Forcat e zeza policore e sollën te ne. Nuk na lejuan që të e hapim arkivolin. Shkrimi zyrtar ishte se ai e ka vrarë vetën, por ama qysh e vrau vetën dikush që e donte aq shumë jetën? E vranë pas shpine, e nuk na lejuan të e hapim arkivolin. U përkujdesën që në varrimin e tij të mos bëjmë diçka, të mos e hapim arkivolin. As flamur shqiptar, e as ceremoni fetare.
Arta është e fejuara e Agimit, ajo u thye aq shumë. Me 30 nëntor e kishin caktuar datën e martesës. Agimi do vinte me 25 nëntor në shtëpi sepse atëherë do i përfundonte shërbimi i detyruar ushtarak. U kthye para kohe, por ama u soll i vrarë, i mbytur prapa shpine. Unë po ndjej një lloje urrejtje për këtë gjë, për veprimet e mizorëve që vrasin, sikur mësimet që na ishin dhënë tregonin se në luftë vriten burrat, ama ballë për ballë.
Agimi më nuk është, sot u varros, u tret në dhe.
Babin e pash krenar, ama në lot. Nëna u thye dhe është e sëmur. Unë nuk qava dot, isha krenar për vendin tim, për ne që nuk vrasim pas shpine. Por, në gjithë këtë krenari kam shumë frikë se ndjej pak urrejtje, urrejtje për armikun e ri, që është edhe armik i vjetër.

2 korrik, 1990

Sot u gëzova shumë, ne kemi Republikë dhe Kushtetutë. Deri sa delegatet po shpallnin kushtetutën ne po qëndronim në Prishtinë, ku unë isha zhvendosur si student...
 
Titulli: Agim emrin ma thonë

Sot u gëzova shumë, ne kemi Republikë dhe Kushtetutë. Deri sa delegatet po shpallnin kushtetutën ne po qëndronim në Prishtinë, ku unë isha zhvendosur si student. Në mes të gjithë këtyre gëzimeve shkova në stacionin e autobusit për të marrë letrat që na sillte në mënyrë të fshehtë Genci. Ai na kishte thënë që letrat duhet të ia lexonim nënës. E nënën e kishte lodhur aq shumë jeta, humbja e Bardhit e kishte bërë një person të vrarë, e të thyer. Shkova në shtëpi dhe i thashë nënës për letrën dhe ajo më tha " hajde biri nanës, mi këndo fjalët e Gencit". Dhe ia lexova të gjithën, ai na kishte shkruar " Ah moj nanë, e mira nanë sa shumë malli që më ka marrë. Po të përshëndes me shumë mall edhe po të tham që me u ba e fortë. Po të lus me u ba e fortë edhe mos me pas lot nga sytë. A e din sa shumë po e du aromën e bukës në sofër, ata trëndafil në oborrin e shtëpisë tonë, ato fjalë të mira e të amla, sa shumë nanë po më mungojnë. A e din që ky kurbet po më shkatërron. Ah moj nanë sa më ka marrë malli, me të puth ne rrudhat e ballit, me të fol për kohen e feminisë e me u çmall në prehër tëndin Sot më dhimbje e dashuni, me ndjenja të pastër e të dëlirë po të flas sa më mungon. Ah po mundësh me duru, nanë Bardhin që e humbën, ah moj nanë sa du me të puth në sytë e ballit, në ata lot të tu e të mirë, sa më mungon në këtë vend ku çdo gjë kam, ama ty nanë nuk të kam. Qysh e kemi atdheun, në katund njerëzit a po punojnë, a po ju lëndojnë shkijet, nanë mielli e buka a po ju mungojnë? A keni nevojë për ndihmë, ndonjë gjë a ju mungon " Dhe e ndjeva dorën e nënës e cila më tha të ndalëm. U largua, e mori fotografinë e përbashkët tonën si fëmijë, më përqafoi dhe më tha " Ah Agim, Djellza nuse shpejtë po shkon, Bardhin më të bardhë si bora ma vranë, e Genci u vra në at kurbet, veç ty të kam djalë, veç ty".
E ndjeva, më vrau. Më preu në zemër, diçka e imja u shua, u shkatërrua u la në gjysmë. Diçka më mbeti në fyt, ishte kafshatë e rënd që nuk kapërdihej lehtë. Sa të tilla kafshata do të përjetoj, edhe sa?

1997, shtator, Tiranë

Me disa shokë shkuam në Tiranë, udhëtuam në këmbë për 3 ditë. Ishte vështirë të bëhej i gjithë ai udhëtim, por ia vlen. Unë do të jem ushtar i parë i lirisë së Kosovës, i ushtrisë së re që po trajnohej atje, në Tiranën tonë, zemrën time Shqipërinë...
 
Titulli: Agim emrin ma thonë

1997, shtator, Tiranë

Me disa shokë shkuam në Tiranë, udhëtuam në këmbë për 3 ditë. Ishte vështirë të bëhej i gjithë ai udhëtim, por ia vlen. Unë do të jem ushtar i parë i lirisë së Kosovës, i ushtrisë së re që po trajnohej atje, në Tiranën tonë, zemrën time Shqipërinë. Po sa shkuam atje na morën me veturë, duhet të niseshim për zonat malore ku po trajnoheshim, ishim diku 100 persona, të gjithë të ri që e donim këtë vend, e donim më shumë se çdo gjë tjetër.
Do të takoheshim me një nga trajnuesit atje, na thanë që ka ardhur nga diaspora shqiptare dhe se është nga Kosova, unë prisja të e takoja me vullnet të madh sepse ai do më bënte ushtar të Kosovës, të vendit tim. Dhe ku? Në Shqipërinë tonë, për Kosovën time.
Kur arritëm na thanë që të rreshtoheshim një nga një. Do të takoheshim me një nga udhëheqësit e luftës. E quanin komandant. Një sy patrembur, trup madh, me kraharor të fuqishëm. Dhe ja, do të prezantohesha unë, do më jepnin armë. Duart po më dridheshin, trupin nuk po mund të e mbaja. "Mirë se erdhe trim" dëgjova një zë të fuqishëm e burrëror. "E di se ata që frikësohen janë trimat më të mëdhenj të vendit? Edhe ti duhet të jesh trim". U ndjeva i lehtësuar, edhe unë që kisha frikë paskam të drejtë të jem trim i vendit tim. I thashë jam Agimi, më shikoi në sy dhe më tha " E di Agim, unë kam një vëlla në Kosovë që ka të njëjtin emër, Agim IA THONث" e shikova thellë në sy. "Unë jam Genci, ka tre vite që po përgatitëm në këtë vend". Më dolën lot nga sytë, qava dhe nuk arrita të ndalesha dot. " اfarë ke o trim, u pendove? " Unë nuk u pendova, u përkula. Ishte Genci, im vëlla që mendova se e ka lënë vendin e na ka harruar neve. I thashë nuk më njeh? Jam unë Agimi, ai djali që kë lenë në Kosovë. Ja shiko kam edhe unë një nishan në fytyrë ashtu sikur edhe ti, këtu në qafë. Më përqafoi fortë dhe më tha " Agim, u bërë burrë për të i shërbyer atdheut? A je ti Agimi" Qaja, nuk ndalesha, po takoheshim në luftë, u ndamë nga lufta e po bashkohemi për atdheun, hej për atdheun.
"Agim, zemra mal më është ba vlla, më duket që fituam luftën" A do të fitojmë Genc? " Po Agim, edhe për ne do të agoj liria një ditë, edhe për ne"...

Gusht 1998

Sot është aksioni ynë i parë kundër armikut, kam frikë ashtu si edhe për herë të parë kur u bashkova në këtë rrugë. Kam frikë dhe krenari së bashku, ndjej shumë ama nuk e di se çfarë, veç lutëm e shpresoj që të shkoj çdo gjë mirë. Tek e fundit me vete e kam Gencin, ai do më mbroj ashtu si do e mbrojmë bashkë e çlirojmë Kosovën tonë...
 
Titulli: Agim emrin ma thonë

Gusht 1998

Sot është aksioni ynë i parë kundër armikut, kam frikë ashtu si edhe për herë të parë kur u bashkova në këtë rrugë. Kam frikë dhe krenari së bashku, ndjej shumë ama nuk e di se çfarë, veç lutëm e shpresoj që të shkoj çdo gjë mirë. Tek e fundit me vete e kam Gencin, ai do më mbroj ashtu si do e mbrojmë bashkë e çlirojmë Kosovën tonë.
Mora armët në duar, një kallashnikov dhe një allti të vjetër, kaq kishin për mua. Armët gati ishin të ndryshkura, por shpirti dhe vullneti ynë ishte i ri, i sapo gdhendur në idenë për liri. Genci ishte prijësi ynë, kurrë nuk e kam menduar se Genci, im vëlla do të bëhet komandanti im. Heroi im, dhe jo vetëm.
Unë zura prit pranë një lisi, detyrë e imja ishte që të gjuaj dhe të shpërqendroj armikun, me mua ishte dhe miku im i fëmijërisë Elbasani. Vetura u afrua në ora 10 e 30 të mëngjesit, u hodh predha e parë në tankun e armikut, u shkatërrua me të parën. Unë gjuajta ndaj makinës së armikut i zumë në prit. Beteja nuk po ndalej, pozicionet e armikut e ndjeja se po dobësoheshin. Ishin plumbat e parë për lirinë e Kosovës, të atdheut tonë të ri.
Shihja Gencin tek na jepte udhëzimet e fundit. Dëgjova një zë të fuqishëm, Fitore, fitore, armiku ra. Sa gëzim, por nuk duhej të nguteshim. Elbasani nuk dëgjoi urdhrat, u nis me entuziazëm për të parë nëse ka mbetur ndonjë nga të tyre gjallë. Genci bërtiti me të madhe, " Bani ndalu!", e kot. Elbasani drejtoi armën në qiell duke thënë " i mbytëm Agim". Po si nuk më dëgjoi, pse iku aty. Një zë i fuqishëm erdhi nga qielli, aeroplani i armikut hodhi predha të mëdha në drejtim të tij. U vra, Elbasanin e vranë. Ai u bë dëshmori i parë i Kosovës tonë.
Ceremonia e varrimit të tij u mbajt në Shqipëri, e varrosëm në Burrel me nderime të larta ushtarake. Forcat e armikut pësuan dëme të mëdha, lajmet tregonin se i vramë 18 ushtarë serb. Por ama kjo na kushtoi me humbjen e Elbasanit. Shpresojmë që të mos bëjmë gabime të tilla, u dëshpëruam më shumë se sa që duhej të gëzoheshim.


Shtator 1998

Sot po bëhemi gati për operacionin e madh në Kosovë, ushtrime disa mujore na kanë bërë të fuqishëm...
 
Titulli: Agim emrin ma thonë

Shtator 1998

Sot po bëhemi gati për operacionin e madh në Kosovë, ushtrime disa mujore na kanë bërë të fuqishëm. Betejat që i kishim zhvilluar na kishin dhënë zemër, po aq e fuqishme ishte dhe letra e Djellzes që më ishte shkruar, e mbani mend. Djellza është motra ime, ajo iku tutje larg në mërgim ku u martua. E mora letrën dhe fillova të e këndoj. " Vëllezër, kur je larg atdheut çdo gjë të duket ndryshe, një zë i ëmbël, një vijë melodike, një fjalë shqiptari në këtë dhe të huaj të duket çdo gjë. Kur je larg ke dëshirë të jesh me ju, sikur atëherë kur ishim familje e fëmijë. Pranë stufes duke ngrohur duart, në rrugët me baltë, në fjalët e ëmbla dhe përqafimet që me mbushnin plotë jetë. Për Mirëmëngjesin e ëmbël dhe për Natën e mirë që me jep shumë ëndrra. Nuk ka shkronja e as këngë që me shuan mallin që kam për ju. Jam me ju në çdo shkrepje të plumbit dhe në çdo gjemim të armëve. Bëhuni Liria për hatër të fëmijëve dhe brezave të ri. Kujdesuni lum motra".

Shtator 1998.

Beteja filloi me një tension të madh midis nesh...
 
Titulli: Agim emrin ma thonë

Keto shkrime i kam lexuar ne nderkohe ngase me beri pershtypje periudha. Mendoj postimi i dyte duhet te permiresohet paksa ngase i ka humbe kronologjia tek pjesa mars 82 dhe shkurt 82.

Ne mars 82 ke bere vizite ne burge te Bardhi ....

Me poshte ne shkurt 82 Bardhi u lirua nga burgu ......
 
Titulli: Agim emrin ma thonë

Keto shkrime i kam lexuar ne nderkohe ngase me beri pershtypje periudha. Mendoj postimi i dyte duhet te permiresohet paksa ngase i ka humbe kronologjia tek pjesa mars 82 dhe shkurt 82.

Ne mars 82 ke bere vizite ne burge te Bardhi ....

Me poshte ne shkurt 82 Bardhi u lirua nga burgu ......

Ke te drejtë. Duhet përmirësuar viti, sepse vazhdimi ka të bëjë një vit pas.
 
Titulli: Agim emrin ma thonë

Veton, mua do me vinte keq te mbeteshin thjesht ne forum nga "anonim" keto shkrime!
 
Titulli: Agim emrin ma thonë

Shtator 1998.

Beteja filloi me një tension të madh midis nesh, të shtëna armësh dëgjoheshin gjithandej. Në kraharor po e mbaja letrën e motrës që më kishte shkruar, ato fjalë ishin frymëzim për mua. Genci edhe këtë herë po i printe betejës, na thanë që do bashkoheshin dhe trima të tjerë nga regjione të tjera, por kot. Nuk erdhën, na lanë në baltë sepse donin të e kishin bajrakun e betejës, të ishin në krye të saj. Tek e fundit më duket se neve shqiptarëve çdo herë na ka dëmtuar bajraktarizmi. Edhe këtë herë, edhe në këtë betejë ku duhet të ishim bashkë. Ky ishte operacioni më i madh, do të hynim në depot e armikut për të marrë armatim të rend, dhe një pjesë tjetër e grupit do të sulmonte në befasi armikun nga anash që të na lehtësonte rrugën deri aty. Pasi kishim eliminuar me lehtësi grupin e parë të armikut u nisëm në drejtim të rrugës e cila ishte e vështirë për të u kaluar, por ishte një nga rrugët që na garantonte qetësinë dhe lehtësinë për të ecur tutje. Qetësi të i thuash, ishim të gjithë me frymëmarrje dhe zemër që dilte nga vendi!
Një krismë e madhe na ndali hovin, të shtëna dëgjoheshin gjithandej në drejtim tonin. "Djem, pozicionohuni në formacion mbrojtës, dikush na ka tradhtuar! " fjalët e Gencit tek e shihja që po vinte në drejtimin tim.
Nuk kishim mundësi as të hidhnim plumba në drejtim të tyre, kishte armatim të rënd, predha të shumta që po vinin në drejtimin tonë. Rruga që do të duhej të ishte e kalueshme dhe e cila ishte shikuar për një kohë të gjatë, u bë tmerr dhe ferr i yni. Genci mu afrua dhe më tha që duhet të kemi kujdes. Armiku po fitonte pozicion karshi nesh, nga pozicioni mbrojtës ne duhet të fitonim hapësirë, por jo para ashtu si e kishim planifikuar. Gencin e shihja në tension të madh, ai do të duhej që të planifikonte dhe të merrte një nga vendimet më të renda që duhet të merr një udhëheqës, të tërhiqesh.
Vendimi i tillë e theu Gencin, por jo sa tradhtia që na u bë. Dikush kishte spiunuar tek armiku për planin që e kishim bërë ka kohë. Ne e kishim një tradhtar brenda nesh.

Nëntor 1998

Më duket se ky mot do na sjell një dimër të hershëm me të ftohtë dhe ngrica dhe borë të madhe. Genci kishte shkuar në Shtabin e përgjithshëm për të marrë rekomandimet e fundit për zhvillimet e fundit, ne po prisnim lajmin...
 
Titulli: Agim emrin ma thonë

Vetvetoni tregimin tend e lexoj me nje fryme e kur mbaron...... sa ndjesi e keqe te presesh ...
Te komplimentoj vertet !
 
Titulli: Agim emrin ma thonë

Nëntor 1998

Më duket se ky mot do na sjell një dimër të hershëm me të ftohtë dhe ngrica dhe borë të madhe. Genci kishte shkuar në Shtabin e përgjithshëm për të marrë rekomandimet e fundit për zhvillimet e fundit, ne po prisnim lajmin dhe ishim bërë gati duke dhënë çdo gjë, që luftërat tjera të ishin të fuqishme, e mbi të gjitha pa tradhtar. Ende e pyes vetën, kush na tradhtoi, do e vrasë me këto dy duart e mia. Do e vras!
Në betejën e shtatorit na u vranë shumë shok, një nga ta sot mori një letër, një letër që nuk do e lexoj kurrë. Një letër që erdhi nga djali i tij që është larg në Gjermani, jeton në Frankfurt. E hapa, dhe ajo që lexova ishte tepër e fuqishme, më dhëmb sa herë që e kujtoj, më prek në shpirt. Ishte një poezi dhe një tekst që ishte si vijon:

Babë

Po të shkruaj me të tregu
që po afrohet fundi i vitit të shkollës
në mbledhje të prindërve ti ku u ftove
mungove, aty nuk erdhe.
Babë, amanetin që ma dhe në vend po e çoj
notat më të larta në librezë i kam,
edhe mirënjohje si nxënës i dalluar
me nënshkrim të mësueses morra.
Më tha me të tregu që jam nxënësi më i mirë
ama babë ti edhe në mbledhje nuk ishe,
edhe shpinën ma ktheve.
Me shokë nuk takohem,
se ata më pyesin ku është babi yt,
pse notat nuk i mori, e pse vet në shkollë erdhe.
A e din po ngushtohem kur po më pyesin për ty,
hajde babë, leje luftën, hajde këtu me mu e mamin.
Hajde babë pash mu e motrën,
hajde bashkë jetojmë si dikur.
Mami po qesh, ama shumë jo reale
nuk po mundëm me e marrë vetën,
babë nuk po e gjejë mënyrën.
Babë, sot kur më thirri mësuesja
me i marrë notat,
babë e ktheva kokën, duke mendu
se të pashë fytyrën.

E mbylla letrën, tradhtia na kushtoi që ky djalosh të e humb babin e tij, na kushtoi shumë.



Fundi i nëntorit 1998

U kthye Genci. Në ndërkohë ne kishim zbuluar një radio lidhje te Miftari, atë e lidhëm dhe po e mbajmë në bodrumet e shtabit, për të do të vendoset në gjyqin ushtarak...
 
Titulli: Agim emrin ma thonë

Fundi i nëntorit 1998

U kthye Genci. Në ndërkohë ne kishim zbuluar një radio lidhje te Miftari, atë e lidhëm dhe po e mbajmë në bodrumet e shtabit, për të do të vendoset në gjyqin ushtarak i cili do të organizohet nesër dhe në të cilin do të jetë pjesëmarrës dhe një nga shtabi i përgjithshëm.
Organizimi u bë, u prezantuan radio lidhja si dhe disa dokumentacione të Miftarit, vendimi ishte i prerë dhe i ditur. Miftari u dënua me pushkatim, do të ekzekutohet të njëjtën ditë të gjykimit. U dënua dhe u qëllua në emër të popullit nën fjalin që nuk e harroj kurrë " tradhtarët plumbin hak e kanë ". Kush do e kishte në mëndje që ne do të vriteshim në mes vete, kush do e mendonte se shenjtërinë e luftës për liri do e shndërronim në tradhti. Tani secili kishte frikë nga secili, ka tradhtar më brenda grupit? Po sikur dikush të na spiunonte edhe në shtabin e përgjithshëm, aty ku çdo ditë përgatiteshin planet për luftë ndaj armikut. Miftari do ishte tradhtari i parë i luftës që nisëm. Kur më thonin histori se dikush e kishte tradhtuar Skënderbeun, dikush mbretëreshën Teutë nuk ju besoja. Jo që ne ishim në lartësinë e tyre, largë qoftë. Por, Miftari ishte ndoshta më i keq se ata, kjo duhet të jetë lufta jonë e fundit. U baltos nga tradhtia.
Ndoshta një ditë kur të fitojmë luftën, Miftarin do e njohin si tradhtarin e parë të luftës, e unë dua të jetë i fundit.

JANAR 1999

Po qëndronim për disa ditë të ngujuar, ushqimet dhe uji po na shpenzoheshin. E ndanim një bukë në copa të vogla, pinim nga një pikë ujë...
 
JANAR 1999

Po qëndronim për disa ditë të ngujuar, ushqimet dhe uji po na shpenzoheshin. E ndanim një bukë në copa të vogla, pinim nga një pikë ujë, ata që ishin më të fuqishëm fizikisht ngurronin të hanin, të pinin. Na kishin caktuar një rend të ushqimit, një rend të ujit, ishte gjë e tmerrshme të shihje këtë gjë. Nuk mund të duronim, nuk mund të shihja këtë gjendje të shokëve të idealit. Fola me Gencin, unë do të nisëm për në Shqipëri të marrë ushqim, iu përgjërova të më lejonte të shkoja. Më duhej të bëja diçka për shokët e mi. Më lejoi, ndjeva një lehtësim në zemrën time dhe shpirtin tim. Do të mund të bëjë më në fund diçka. I bëmë gati kuajt, unë dhe dy shok tjerë morëm udhëzimet e fundit si dhe pjesën e kufirit se nga duhet të kalonim.
Pas një momenti kishim arritur afër kufirit shqiptaro-shqiptar, aty po na priste Sotiri. "Vëlla Sotiri, si je?". E pash në sy, ai po qante sepse nuk kishin arritur të na furnizonin ka kohë me ushqime. "Na prishen korridorin Agim, dikush na tradhtoi edhe këndej". I thashë "Shqipëria jonë Sotir, qenka mbush me tradhtar andej e këndej kufirit, por një ditë do e thyejmë këtë kufi e do e bëjmë Shqipërinë pa tradhtarë e me shqiptarë të vërtet".
Arritëm në fshatin shqiptar, aty takuam shumë shok e miq të idealit. Ajo që më shumë më interesonte të takohesha me të ishte nëna Besë. E dini kush është nëna Besë? ثshtë nëna e të gjithë neve, një grua nga Shqipëria e cila gatuante për ne. Ajo ishte vet lufta, vet ideali i kësaj Shqipërie. " Sotir vëlla, ku është nëna?". "Pandeli, mik pse e ulni kokën". " Marash, Marash, mos më thuaj të lutëm". Në atë moment, ishte një heshtje e madhe, erdhi djali i nënës Besë, Simoni. "Agim, nëna ime dhe e juaja ka ndërruar jetë 3 muaj më parë". Ishte dhimbje e madhe, se keni idenë se si jam ndier në ato momente. Nëna e cila na ka ngopur me bukë të gjithë ushtarëve të lirisë, që ka gatuar për ne, që ka qenë çdo herë e qeshur paska ndërruar jetë. Dhimbja më bëri të pafuqishëm, më uli, më rrëzoi, isha si i vrarë.


Po në atë janar, 1999

I thashë Simonit që dua të shoh varrin e saj, e kam hak të them një dua për të. Unë isha mysliman, e nëna jonë Besë ishte e krishterë, që të dy ishim shqiptar nga gjaku. Simonin e kam si vëlla. Shkuam tek varri i saj, u lutëm që të dy në mënyrën tonë, që shpirti i saj të prehet në paqe...
 
JANAR 1999

Po qëndronim për disa ditë të ngujuar, ushqimet dhe uji po na shpenzoheshin. E ndanim një bukë në copa të vogla, pinim nga një pikë ujë, ata që ishin më të fuqishëm fizikisht ngurronin të hanin, të pinin. Na kishin caktuar një rend të ushqimit, një rend të ujit, ishte gjë e tmerrshme të shihje këtë gjë. Nuk mund të duronim, nuk mund të shihja këtë gjendje të shokëve të idealit. Fola me Gencin, unë do të nisëm për në Shqipëri të marrë ushqim, iu përgjërova të më lejonte të shkoja. Më duhej të bëja diçka për shokët e mi. Më lejoi, ndjeva një lehtësim në zemrën time dhe shpirtin tim. Do të mund të bëjë më në fund diçka. I bëmë gati kuajt, unë dhe dy shok tjerë morëm udhëzimet e fundit si dhe pjesën e kufirit se nga duhet të kalonim.
Pas një momenti kishim arritur afër kufirit shqiptaro-shqiptar, aty po na priste Sotiri. "Vëlla Sotiri, si je?". E pash në sy, ai po qante sepse nuk kishin arritur të na furnizonin ka kohë me ushqime. "Na prishen korridorin Agim, dikush na tradhtoi edhe këndej". I thashë "Shqipëria jonë Sotir, qenka mbush me tradhtar andej e këndej kufirit, por një ditë do e thyejmë këtë kufi e do e bëjmë Shqipërinë pa tradhtarë e me shqiptarë të vërtet".
Arritëm në fshatin shqiptar, aty takuam shumë shok e miq të idealit. Ajo që më shumë më interesonte të takohesha me të ishte nëna Besë. E dini kush është nëna Besë? ثshtë nëna e të gjithë neve, një grua nga Shqipëria e cila gatuante për ne. Ajo ishte vet lufta, vet ideali i kësaj Shqipërie. " Sotir vëlla, ku është nëna?". "Pandeli, mik pse e ulni kokën". " Marash, Marash, mos më thuaj të lutëm". Në atë moment, ishte një heshtje e madhe, erdhi djali i nënës Besë, Simoni. "Agim, nëna ime dhe e juaja ka ndërruar jetë 3 muaj më parë". Ishte dhimbje e madhe, se keni idenë se si jam ndier në ato momente. Nëna e cila na ka ngopur me bukë të gjithë ushtarëve të lirisë, që ka gatuar për ne, që ka qenë çdo herë e qeshur paska ndërruar jetë. Dhimbja më bëri të pafuqishëm, më uli, më rrëzoi, isha si i vrarë.


Po në atë janar, 1999

I thashë Simonit që dua të shoh varrin e saj, e kam hak të them një dua për të. Unë isha mysliman, e nëna jonë Besë ishte e krishterë, që të dy ishim shqiptar nga gjaku. Simonin e kam si vëlla. Shkuam tek varri i saj, u lutëm që të dy në mënyrën tonë, që shpirti i saj të prehet në paqe...

me kishin mumguar shkrimet e tua Vvetoni ..... brv sh sh e bukur ..
 
Po në atë janar, 1999

I thashë Simonit që dua të shoh varrin e saj, e kam hak të them një dua për të. Unë isha mysliman, e nëna jonë Besë ishte e krishterë, që të dy ishim shqiptar nga gjaku. Simonin e kam si vëlla. Shkuam tek varri i saj, u lutëm që të dy në mënyrën tonë, që shpirti i saj të prehet në paqe. Ndjeva sikur një pjesë e imja kishte humbur, e keni parasysh kur dikush të ushqen ty, për me tepër të ushqen luftën e idealin tënd? Nuk e keni kam bindjen. Ju duhet të jeni shumë i fortë për të përballuar një humbje të tillë. Ja që ne morëm forcë, nuk e di ku në dreq gjetëm forcë, por u ndjemë si gur.
Pasi mbushëm kuajt me ushqim ne u nisëm në drejtim të ushtarëve që po prisnin për ne. Ishim shpresa e tyre e vetme, ndihesha i dobishëm.
Rruga edhe pse e vështirë për të u kaluar dhe me plotë përgjegjësi mu duk sikur ishte me e shkurtër se ajo që bëmë për të shkuar te fshatit.
Gjatë rrugës po në afërsi të kufirit dëgjuam ca zëra të cilët na thonin me një shqipe nga Tropoja që të ndaleshim. Të ndaleshim ishte kërkesa e tyre e parë sepse nga e dyta u befasuam. "Ore kosovarë, për të kaluar nga këtu duhet të na jepni ushqimet e njërit kalë që është aty". U shtanga. " Më fal o mik, janë ushqim për grupin që lufton në Kosovë" i thashë. Na drejtuan armët! Nuk isha ndjerë kurrë më keq se aty. Për herë të parë në jetën time pash ballë për ballë se si një person që flet shqip si unë, të më drejtoj armën dhe të më bëjë dëm. Thua që gjatë jetës do kem akoma zhgënjim nga i njëjti i gjakut tim? Ne shqiptarët ku do që jemi kemi një gjak. Unë insistoja me ngulm që ne të mos drejtojmë armët nga ata. " Vëllezër, ju lutëm kuptojeni...", në atë moment gjuajtën lartë me armë. " Njërin kalë ose u bëmë shosh me tokën". U detyruam të u japim kalin me ushqimin në të. Vallë e ka zakon shqiptari të i bëjë dëm shqiptarit?

Shkurt 1999

U afruam në drejtim të kampit tonë, aty po na prisnin krahë hapur djemtë e vajzat që po luftonin kundër armikut. Rruga nuk më kishte lodhur, më lodhi vdekja e nënës Besë, dhe armët e shqiptarit drejtuar shqiptarit, ah çfarë dëshpërimi...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top