اfarë nuk duhet t’i thoni kurrë mësueses së fëmijës suaj

Love

βeℓℓe â๓e
  • Takimet me prindër janë një ditë me ankth si për prindërit ashtu edhe për mësuesit, por ankesat jo gjithnjë duhet të tingëllojnë aq kërcënuese
Takimi-me-prinderit-1-150x150.jpg
Takimi-me-prinderit-2-150x150.jpg
Takimi-me-prinderit-3-150x150.jpg
Takimi-me-prinderit-4-150x150.jpg

Marrëdhënia prindër-mësues është shumë e ndërlikuar në disa raste. Kjo, sepse nuk është një lidhje e drejtpërdrejtë, por një raport që kalon përmes fëmijës, që është shpesh i paqëndrueshëm në mënyrën e sjelljes.

Ja çfarë nuk duhet t’i thoni kurrë mësueses së fëmijës suaj.

1. Fëmija im thotë se ju nuk i jepni kohë të mjaftueshme për të mbaruar provimin, cili është justifikimi juaj?

Parashtrimi i ankesës në këtë lloj mënyre dhe kërkimi i një justifikimi nga ana e mësueses mund të duket një përafrim diplomatik, por për arsimtaren ky mund të duket një sulm i hapur. Përpiquni të mos i vini përballë dy anë jo të barabarta të një historie. Mund t’i kërkoni mësueses një ide se përse fëmija juaj e sheh kaq të vështirë atë test.

2. Fëmija është problematik, sepse mërzitet gjatë qëndrimit në klasë.

Mësuesit e kalojnë të gjithë jetën dhe kohën e tyre duke u përpjekur që ta bëjnë shkollën më interesante, një deklaratë e tillë nga ana juaj do t’i hidhte poshtë të gjitha ëndrrat e tyre. Duhet shtuar që, kur thuhet se qëndrimi në klasë është i mërzitshëm për një fëmijë, kjo nënkupton që mësuesja nuk po e bën siç duhet punën e saj. Për t’u shprehur më mirë mund të thoni se fëmija juaj po kërkon më shumë sfida që t’i tërheqin vëmendjen.

3. Fëmija im nuk do të më gënjente kurrë.

Besimi i verbër te fëmija është një thikë me dy presa. Nuk përjashtohet mundësia që mësuesja të jetë gabuar, por ama duhet ta dini se fëmijët në shkollë janë më të ndryshëm sesa hiqen në shtëpi. Për këtë arsye përpiquni ta shmangni besimin e tepërt te fëmija juaj dhe fjalitë që e shprehin këtë përpara mësueses.

4. Do të shkojmë për pushime, mund t’ia jepni detyrat fëmijës tim që të mos ngelë mbrapa?

Në parim kjo frazë nuk ka asgjë të keqe, por thellë-thellë ju po i kërkoni një mësueseje të mirinformuar që t’i zëvendësojë shpjegimet e saj me disa ushtrime dhe këshilla të lehta. Në vend të kësaj, kërkojini mësueses që t’ju japë numrin e kapitujve që do të shpjegojë teksa ju do të jeni me pushime.

5. Fëmija im nuk e pëlqen lëndën tuaj, por po e regjistroj, sepse i duhen kreditet.

Ju mund të keni një ide të qartë se ku mund të ndrisë dhe ku mund të mos jetë i zoti fëmija juaj, por ama sinqeriteti i tepërt nuk është ndonjë gjë shumë e pëlqyeshme për një mësuese. Asnjë arsimtar nuk do të dëshironte që një fëmijë të ishte i detyruar të ndiqte mësimet e tij për arsye të tjera, jashtë dëshirës personale. Në këtë rast, kursejani mësueses të dhënat e tepërta.

6. Përse i jepni kaq shumë detyra shtëpie?

Mund të ndodhë që fëmija juaj të qëndrojë deri vonë duke bërë detyrat e shtëpisë për të njëjtën lëndë gjatë gjithë javës. Ndaj natyrisht e para gjë që doni të bëni kur shkoni në një takim me prindër është “t’ia tërhiqni veshin” mësueses. Nga ana tjetër, një shprehje e tillë është njëlloj sikur t’i thoni se nuk dini të bëni detyrën tuaj. Mos e bëni të tingëllojë sikur fëmija juaj është i vetmi që nuk ia del, kërkoni një mënyrë tjetër më të zbutur për t’ia thënë.

7. Fëmija im ka shumë veprimtari jashtëshkollore, ai nuk mund t’i plotësojë të gjitha kërkesat e shkollës.

Kur ju shpreheni kështu, tregoni se në majë të hierarkisë së jetës së fëmijës suaj nuk është shkolla, por ndonjë kurs futbolli, i gjuhëve të huaja apo aktivitet i ngjashëm. Si një prind i mirë, ju duhet të mësoheni që përparësi t’u jepni aktiviteteve shkollore dhe pastaj dëshirat e tjera të fëmijës. Sigurohuni që nuk jeni duke e mbingarkuar fëmijën tuaj me detaje të parëndësishme.

8. Përse i keni vënë këtë notë?

Takimi me prindër mund të duket si vendi i përshtatshëm për të diskutuar çdo shqetësim tuajin, por një mësuese mund të ketë më shumë se 100 nxënës. Vërtet mendoni se ajo do të mbajë mend rastin e veçantë të fëmijës suaj dhe t’ju thotë të gjitha gabimet që kishte bërë në test? E mira e të mirave është që t’ia jepni një pjesë të përgjegjësisë fëmijës suaj dhe të përpiqeni që ta inkurajoni mësuesen, duke i kërkuar sesi fëmija juaj mund të përmirësohet në lëndën e saj.

9. Fëmija im nuk ka asnjë përgjegjësi për talljet që u bën fëmijëve të tjerë.

Asnjë prind nuk do ta besojë se fëmija e tij po sillet keq me fëmijët e tjerë, kështu që kur mësuesja e nxjerr këtë temë, gjithnjë ekziston mundësia që prindi t’i refuzojë përgjegjësitë. Në vend të kësaj, bëni një bisedë të gjatë me fëmijën tuaj dhe tregojini se të gjithë janë të barabartë dhe se askush nuk meriton të keqtrajtohet.

10. Fola me drejtorin për veprimet tuaja dhe ai më tha të këshillohem më parë me ju.

Nëse po kërkoni të mërzisni një mësuese, kjo është mënyra e duhur. Nuk ka asgjë më të mërzitshme sesa të ankoheni më parë te shefi i saj dhe pastaj ta sillni çështjen në vëmendjen e mësueses. Ankesat në drejtori mund të jenë e vetmja mundësi nëse nuk e simpatizoni shumë një mësuese, por përgjithësisht do të përfundoni duke biseduar me të për çështjen që ju shqetëson, ndaj është më mirë t’i drejtoheni që në fillim.
G.Shqip
 
Titulli: اfarë nuk duhet t’i thoni kurrë mësueses së fëmijës suaj

Dmth te rrije si buf prindi?
 
Titulli: اfarë nuk duhet t’i thoni kurrë mësueses së fëmijës suaj

Ne fakt per te arritur nje rezultat te femijes eshte e mundshme vetem ne raste se prindi - mesuesi bisedojne per cdo shqetesim sikur te ishin prinder te te njejtit femije.

Kam pershtypjen se madje ne cdo rrethane duhet te jete prezent edhe femija. Duhet te dskutohet per cdo gje pasi vetem ne kete menyre krjohet besimi te femija.
 
Titulli: اfarë nuk duhet t’i thoni kurrë mësueses së fëmijës suaj

2. Fëmija është problematik, sepse mërzitet gjatë qëndrimit në klasë.

Mësuesit e kalojnë të gjithë jetën dhe kohën e tyre duke u përpjekur që ta bëjnë shkollën më interesante, një deklaratë e tillë nga ana juaj do t’i hidhte poshtë të gjitha ëndrrat e tyre. Duhet shtuar që, kur thuhet se qëndrimi në klasë është i mërzitshëm për një fëmijë, kjo nënkupton që mësuesja nuk po e bën siç duhet punën e saj. Për t’u shprehur më mirë mund të thoni se fëmija juaj po kërkon më shumë sfida që t’i tërheqin vëmendjen.
Disa mesimdhenes shkoj ne shkoll vetem per te marr pagen, mos ti bejm cdo her viktiam se nuk jan aspak siq ne pretendojm, un psh; kam pas profin e gjuhes angleze ne shkoll te mesme se flinte gjum gjat ores.Mesuesit e rinje jan ata se i perkushtohen me zell punes .
 
Titulli: اfarë nuk duhet t’i thoni kurrë mësueses së fëmijës suaj

Po normal qe s'duhen thene keto fjale, jo per hir te mesueses por per hir te femijes, pasi shpesh duke e mbeshtet gjithmone e beni qe te abuzoj me prindin e me mesuesin. Jam dakort per transparencen, qe te thoni cfare mendoni, por dhe shume prodifensiv ndaj femijes nuk duhet. I kam vdekje priinderit qe gjejne kudo gabime vetem te femija i tyre jo, pale njeher kur i thua ne sy te fmijes, qe ky kshu, msusja eshte e keqe etj etj..ne fund te fundit ai fmi eshte mund ta marre ne avantash e fillon te ankohet perher, mund dhe te genjej,dora ne zjarr nuk vihet, me keq e mson fmijen ashtu. Por nga ana tjeter dhe sh kritikues ndaj femijes nuk duhet. Apo mos ta komplimentosh per arritjet e tija. Mami im se ka bere asnjeher, dhe nje her qe pranoi se ishte sh krenare per mua e pergjova pas dere duke i thene babit rreth ca arritjeve ne fund te shkolles... ii sa kot eshte ashtu, perher te duket qe ske bere maximumin tend... kete problem e kam akoma, sa her mbaroj ndonje punim, sme pelqen asiher :(
 
ahahaaahh...nuk je vetem . Po ja tani do ndryshosh ,femijes tend thuaja lavderimet me mase, por mos u cudit kur me kalimin e kohes ta kapesh veten ne te njejten situate si mamaja jote e te thuash: ua,,,, po une nuk doja kurre te veproja si ajo ne kete situate lol
 
ka shume mundesi te ndodhe, e shoh veten dhe ne gjera te tjera qe sikur e imitoj, gjthss, prap edhe sikur ti ngjaj do isha sh e lumtur, po inshallah i mar tgjitha tmirat :D
 
Titulli: اfarë nuk duhet t’i thoni kurrë mësueses së fëmijës suaj

E rendesishme eshte qe femija te kete fatin te ndjeket nga nje mesues pedagogjikisht e mireformuar..:)
Jo C"do mesues/e meriotn te quhet i/e tille.
Pastaj prindi nga ana tij duhet te jete i vetedishem ndaj sjelljes dhe brumit deri diku te femijes se tij,cka do te thote t"ia njohesh femijes temperametin,sjelljen,pra mos te mungoj ty njehere si fillim komunikimi me femijen tend.
Pastaj gjuha me mesuesen,nuk esht nje problem i madh,pasi mjafton te shihet me syrin e miresis qe mban preofesioni i tyre.
Mjafton qe shqetesimin qe ka prinderi te dij ta servir ne formen e duhur tek mesuesi/sja,pra forma te thjeshta,te buta dhe asnjehere po asnjehere forma posesive,apo tip urdherore,apo prozvoli,kundrejt mesueseit,pasi kjo tregon shkalle idiote dhe te paformuar te prinderve.
Meueset jan te predisponuar qe nxensit e tyre te jene shembullor(te pakten ne pergjethsi) dhe kur shofin prinderit te interesuar ata jan te gatshem per bashkpunim me prinderin,qe femija te japi rezultatin maksimal te tij.
S"ka prind me "DEBIL" se ata truthare qe marrin rol mbrojtes ndaj femijes ne forme te eger duke akuzuar mesueset,,e nje staf te tere pedagogjik te nje shkolle (vetem se femija tyre ka sjellje te eger,apo jo t emire,apo nuk meson,apo ngel ne klas),demostron qe faij nuk eshte i mesueseve,por i idiotesis tende bashk me femijen,problemi nuk eshte shkolla por familja,dhe formimi i shendeshem i saj,ashtu siq duhet.
 
Titulli: اfarë nuk duhet t’i thoni kurrë mësueses së fëmijës suaj

hahaha mami im ju thoshte:pyete shpesh ne mesim :(
dhe ajo i thoshte.,sikur ti kisha te gjithe nxenesit kshu,eshte si engjell :p
kurse zysha e matematikes thoshte:eshte vajze e hekurt,nuk dorezohet sado qe une i ve note jo te mire ajo cohet perseri:p
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top