اfarë kanë me Darvinin?

Menoj se eshte vec nje shembull i dashur.

P.s Ashtu qofsha gjithmon si nje karburant per ty e per te gjith anetaret.
 
Theksoj.

Larvat të cilat dalin prej vezëve të tyre së pari e gjejnë një degë të sigurtë për vete dhe pastaj lidhen për atë degë me të njëjtën fije. Më vonë, për të kaluar në një shkallë më të lartë të zhvillimin të tyre, ato fillojnë të tjerrin një fshikëz për vete me fijen/perin që ato tajitin. Nevojiten 3-4 ditë që një larvë e cila ka parë jetën me sy së voni për të përfunduar këtë proces. Gjatë kësaj periudhe, larva bën me mija rrotullime dhe prodhon një fije të një mesatareje prej 900 – 1,500 metra të gjatë. 14 Në fund të këtij procesi, fillon një detyrë të re përmes së cilës i nënshtrohet një metamorfoze për t’u shndërruar në një flutur elegante
 
trtl2.jpg

trtl1.jpg

trtl.jpg

trtl3.jpg

trtl4.jpg

trtl5.jpg
 
është interesante se si edhe fëmiu pas disa viteve kthehet në plak, pastaj interesante se si një farë shndrrohet në një pemë dhe ajo pemë jep fruta dhe më interesante është se si nga një re del shiu, më interesante edhe më shumë është se si nga dielli del nxehtësia apo si nga një ujë në gjendje agregate të ngurtë krijohet akull. Evolucion puna LOL.
Madje edhe shkenctarët e Kembrigjit e hedhin poshtë evolucionin sic duket kemi në forum njerëz më të aftë se biologët dhe shkenctarët profesionist. By the way Darwini ka qenë biolog AMATOR!

Ke ndonje pergjigje me konkrete sesa vullnetin e zotit ketu se spo shof gje....besoj se nuk ke lexur ndonjehere liber biologjie se e ndalon feja jote apo jo se po te kishe lexuar do dije se si bje shihu...si nxehet djelli etj etj ;) hapni ndonje liber tjeter se nuk eshte keq....Si ka mundesi qe ne ngelemi ne toke ??? vetem kur dalim nga atmosfera jone athere humbet pesha ??? apo atere na mban zoti me doren e tij te padukshme.....???
 
Redaktimi i fundit:
Te sugjerosh nuk eshte keq.

Te arsyetohesh vetem me vullnetin e zotit eshte arsyeja me e mire per nje qe beson ne te.

besoj se dicka apo nje inf me te theksuar ta solla une.

Ti sapo solle nje proces biologjik qe ndodh ne nenen natyre dhe jo se eshte vullneti i dikujt....
 
A ka mund të formohet kjo bashkë ekzistencë rastësisht? Si di flutura – si një shushunjë, që nuk është ende një flutur e rritu – sesi të mashtroj një milingonë? Si kanë dalur organet që i mundësojnë asaj që të duket sikur një milingonë kur të fryjë shpinen e saj? Pasi që evolucionistët nuk e pranojnë krijimin e vetëdijshëm, ata do të argumentojnë se këto organe janë shfaqur rastësisht. Megjithëse asnjë rastësi nuk mund të rezultoj në një ngjashmëri aq të përsosur. ثshtë e pamundur që kjo ngjashmëri të jetë formuar me kohë në faza, sepse një shushunjë që ende nuk e ka fituar këtë ngjashmëri do të zbulohej nga milingonat dhe nuk do të ishte e aftë që të mbijetoj. Meqë është e pamundur që shushunja t’i jap vetës formën me vetëdije, e vetmja përgjigje është se kësaj shtaze i është dhënë forma dhe është bërë që t’i përngjaj milingonës nga një Dëshirë Krijuese, që është, All-llahu.
 
PREJ LARVثS DERI TE FLUTURA

Po të kishit 450-500 vezë dhe po t’ju duhej t’i ruani ato jashtë, çfarë do të bënit? Mënyra më e mençur për ju do të ishte që të ndërmerrni masa paraprake për të parandaluar që ato t’mos shpërndahen gjithandej, të themi, nga era apo faktorë të tjerë të mjedisit. Duke qenë prej insekteve që bëjnë më së shumti vezë njëkohësisht (450-500), krimbat e mëndafshit përdorin një mënyrë shumë inteligjente për të mbrojtur vezët e tyre: ato i bashkojnë vezët me një substancë të trashë ngjitëse/viskoze (fije/pe) që ato tajitin për të parandaluar që ato të shpërndahen gjithandej.
Larvat të cilat dalin prej vezëve të tyre së pari e gjejnë një degë të sigurtë për vete dhe pastaj lidhen për atë degë me të njëjtën fije. Më vonë, për të kaluar në një shkallë më të lartë të zhvillimin të tyre, ato fillojnë të tjerrin një fshikëz për vete me fijen/perin që ato tajitin. Nevojiten 3-4 ditë që një larvë e cila ka parë jetën me sy së voni për të përfunduar këtë proces. Gjatë kësaj periudhe, larva bën me mija rrotullime dhe prodhon një fije të një mesatareje prej 900 – 1,500 metra të gjatë. 14 Në fund të këtij procesi, fillon një detyrë të re përmes së cilës i nënshtrohet një metamorfoze për t’u shndërruar në një flutur elegante.
As veprimi i ndërmarr nga nëna krimb i mëndafshit për të mbrojtur vezët e saj, as sjellja e një larve të vogël që i mungon çfarëdo vetëdije, arsimimi apo dijenie nuk mund të shpjegohet me anë të evolucionit. Pikësëpari, aftësia e nënës për të prodhuar fijen që ajo përdor për të siguruar vezët është e mrekullueshme. Njohja e mjedisit më të përshtatshëm për vete nga ana e larvës së porsalindur, thurja e fshikëzës nga ana e saj në pajtim me të, të nënshtruarit e saj një metamorfoze dhe arritja e kësaj metamorfoze pa kurrfarë problemi tejkalojnë të kuptuarit njerëzor. Prandaj, ne thjeshtë mund të themi se çdo larvë vie në jetë me një paradijeni për atë se çfarë të bëj, që domethënë se asaj iu ‘mësuan’ të gjitha këto gjëra para se të lindte.
Le ta shpjegojmë këtë me një shembull. اfarë do të mendonit po të shihnit një foshnje të porsalindur që do të ngritej në këmbë disa orë pas lindjes së saj, që do të mbledhte gjërat që i nevojiten për të mbaruar shtratin e saj (si jorganin, jastëkun, dyshekun) dhe që pastaj do t’i vendoste të gjitha këto me mjeshtëri, që do ta rregullonte shtratin e saj dhe të shtrihej në të? Pasi që të vinit në vete prej tronditjes që do të shkaktonte kjo ndodhi, me siguri se do të mendonit se foshnja duhet të jetë mësuar në një mënyrë të jashtëzakonshme në mitrën e nënës së saj për të kryer një process të tillë. Rasti i larvave nuk ndryshon prej atij të foshnjës në këtë shembull.
Kjo prap na shpie deri te përfundimet e njëjta: këto krijesa të gjalla vijnë në jetë, sillen dhe jetojnë në mënyrën e përcaktuar prej Allahut I Cili i ka krijuar ata. Vargu Kur’anor që thekson se Allahu ka frymëzuar bletën dhe e ka urdhëruar atë të bëj mjaltë (Sure Nahl: 68-69) na jap një shembull të fshehtësisë madhështore të botës së qenieve të gjalla. Kjo fshehtësi është se të gjitha qeniet e gjalla i janë përulur vullnetit të Allahut dhe e ndjekin fatin e përcaktuar prej Tij. Për këtë arsye bleta bën mjaltë dhe krimbi i mëndafshit prodhon mëndafsh.

Gjarperesha, ju lutem kur kopjoni materiale neper faqe islamike citoni burimin sepse forumi yne ruan te drejtat e copyright-it.

Burimi i ketij materiali eshte forumiislam. ;)
 
Një histori e shkurtër e Darvinizmit

Një figurë që përshkruan Zotin samerian të ujit. Ashtu si samerianët, darvinistët besojnë se jeta lindi rastësisht nga uji. Me fjalë të tjera, ata e shohin ujin si zot që krijoi jetën.
Para se t'u kthehemi vuajtjeve dhe fatkeqësive që i ka sjellë botës Darvinizmi, po i hedhim një vështrim të shpejtë historisë së tij. Shumë njerëz besojnë se teoria e evolucionit, e paraqitur për herë të parë nga اarls Darvini, është teori e mbështetur në prova të forta shkencore, vëzhgime e eksperimente. Por, meqë themeluesi i vërtetë i teorisë së evolucionit nuk është Darvini, burimi i teorisë nuk përbën provë shkencore. Dikur në Mesopotami, kur sundonin fetë pagane, bestytnitë dhe mitet rreth zanafillës së jetës dhe universit ishin të shumta: njëra prej tyre ishte besimi "evolucion". Sipas eposit Enuma-Elish, që i përket periudhës së samerianëve, kishte ndodhur një përmbytje e furishme dhe nga kjo lindën, papritur, perënditë e quajtura Lahmu dhe Lahamu. Sipas bestytnive, këto perëndi në fillim krijuan vetveten e më vonë, pasi u bënë universale, krijuan substanca dhe krijesa të tjera të gjalla. Me fjalë të tjera, sipas mitit samerian, jeta evoluoi dhe u zhvillua nga kaosi ujor i pajetë.

Në krahasim me mikroskopët modernë, mikroskopët në shekullin XIX ishin shumë primitivë dhe, siç shihet në figurë, nëpërmjet tyre qelizat mund të shiheshin vetëm në trajtë njollash.
Siç shihet, ky besim tregon një përputhje të madhe me pretendimin e teorisë së evolucionit se "gjallesat u krijuan dhe evoluan nga jo-gjallesat". Nga kjo kuptojmë se ideja e evolucionit nuk e ka origjinën nga Darvini, por nga paganët samerianë. Më vonë, miti i evolucionit, gjeti më shumë hapësirë për t'u shtrirë në një qytetërim tjetër pagan, Greqinë e Lashtë. Filozofët e lashtë materialistë grekë e konsideronin materien si të vetmen gjë që ekzistonte. Ata iu kthyen mitit të evolucionit, trashëgim i samerianëve, për të shpjeguar se si lindën gjallesat. Në këtë mënyrë, filozofia materialiste dhe miti i evolucionit u bashkuan në Greqinë e Lashtë. Që andej këto iu përcollën kulturës së Romë Këto dy koncepte, që e kanë prejardhjen nga kulturat pagane, u shfaqën në botën moderne në shekullin XIX. Disa mendimtarëve evropianë që studionin burimet greke të lashta u hyri në qejf materializmi. Ajo çka i bashkonte këta mendimtarë ishte se ata ishin kundërshtarë të fesë.

Në këto rrethana, i pari që trajtoi teorinë e evolucionit në mënyrë të detajuar ishte biologu francez Lamark. Në teorinë e tij, që më vonë do të dilte e gabuar, Lamarku hodhi idenë që të gjitha gjallesat evoluan nga njëra-tjetra nëpërmjet ndryshimeve të vogla gjatë gjithë jetës së tyre. Një nga ata që përsëritën pretendimet e Lamarkut, me shumë pak ndryshime, ishte اarls Darvini.

Darvini e paraqiti këtë teori në librin e tij "Origjina e llojeve", të cilin e botoi në Angli, më 1859. Në këtë libër, miti i evolucionit, që e kishte origjinën në Samerinë e lashtë, u paraqit i detajuar. Ai pretendonte se të gjitha llojet e gjallesave rrjedhin nga një paraardhës, i lindur në ujë rastësisht dhe se ato kanë evoluar nga njëra-tjetra me ndryshime të vogla e të rastësishme.

Pretendimi i Darvinit nuk u pranua nga të gjithë shkencëtarët e asaj kohe. Ekspertët e fosileve në veçanti ishin të vetëdijshën se pretendimi i Darvinit s'ishte gjë tjetër veçse pjellë e fantazisë, por pavarësisht nga kjo, teoria e Darvinit filloi të fitonte më shumë mbështetje nga qarqe të ndryshme me kalimin e kohës, sepse Darvini dhe teoria e tij siguruan bazën shkencore që u mungonte forcave që sunduan në shekullin XX.

harunyahya
 
dicka me shpirtra me demone me ferrin...me xhenet xhenem natyra dhe proceset e saj skane lidhje me fene

PO si nuk kane lidhje me fene kur vete proceset e saj te cojne ne nje perfunim te tille. Ne egzistencen e Nje krijuesi.
 
PO si nuk kane lidhje me fene kur vete proceset e saj te cojne ne nje perfunim te tille. Ne egzistencen e Nje krijuesi.

ndryshimi eshte se di nuk duron dot faktin qe nuk ka krijues ke nevoje te besosh diku do nje idhull kure se une besoj ne ate qe shoh ne ate qe ka nje shpjegim nuk bazohet thjesht ne nje liber qe eshte shpikja e disa njerzve per te kontrolluar mazen (popullin) me gjykime mbas jetes per ne jeten e perjetshme sa hipokrite pse duhet te kalosh 100 vjet ne toke per te kaluar pastaj per jeten e perjetshme me kujtoni ata kalamajte qe nuk hane ose nuk flejne ha se do te te haje gogoli dhe ju keshtu jeni....pastaj kush tha qe truri jot dhe i im arrin te kape procesin krijues te natyres.....
 
Me rendesi aty thot: "si baze te jetes se cdo gjeje (krijese) e beme ujin"

Poashtu edhe evolucionistet e thone kete se baze e jetes eshte uji dhe se gjallesat erdhen nga uji. Pa uj s'ka jete.

Aty nuk permenden dinosauret por permendet Debetul erd apo shtaza e tokes. Po ashtu shpesh flitet per krijimet qe i dijme dhe thot "ato qe ju nuk i dini" e ku bejn pjes jo vetem dinosauret po edhe kafshe te se ardhmes qe ne nuk i dijme. Poashtu tregohet ne fe se njerezit ishin te medhenje ne fillim (e qe shkenca i fsheh fosilet e tyre apo i kalon ne heshtje) e nuk eshte çudi edhe kafshet te ishin te medha. Ne Kur'an nuk permendet as dhelpra e kitrra e te tjera kafshe andaj ky nuk eshte argument.

Aty permenden krijesa tjera te krijuara nga material tjeter nga ai i gjallesave qe ne i njohim, si "nga flaka pa tym" e qe shkenca nuk i zbulon dot.

Por ti nuk mu pergjigje cfare thot teoria per dritherat se me gjith mend e kisha!?

Me intereson vertet si e spjegon
!

Jam kurreshtar ta di edhe une...Sepse si duket u harrua kjo pyetje:lexim:
 
Sipas jush duhet patjeter qe dardha ta kete prejardhjen nga pjeshka lol

Dini gje ju per sharrtimet psh, feja besoj eshte kundra tyre ahahah :D

Nje pyetje e ndertuar gabim nuk meriton pergjigje, por per detaje, paqartesi dhe informacione te kesaj natyre, mund te pyesni fare ndo1 bujk.
 
Mos valle njeriu patjeter duhet ta kishte prejardhjen nga Majmuni? Apo nga peshku sic thuhet kohen e fundit LOL
 
I ka sjelle botes te keqia Darvinizmi?
Jo sa i kan sjelle njerezit e kishave dhe xhamive.Te pranosh qe kem nje parardhes te perbashket,nje familje te perbashket,pa perkatesi katolike ose myslymane ose budiste ose protestane,ose kombetare ose gjuhesore,ash bashkim.Te pranosh qe dikur kem i qene vellezer dhe motra ,pak ne gjendje kafsherore por shume me miqesore njerezore se supozimet e tjera kishtare ose Marsiane.Asht kunder racizmit,asht kunder ndarjes dhe percarjes.Turp dhe keqsjelles asht te jesh kunder kesaj .Nuk e shikoni sa shume zota qe kemi:Dio,Gad,Allah,Kutulkan.Nuk e shikon sa percarje qe kemi.Nuk es hikoni sa negativitet percares qe kane sjelle dhe sjellin keta mashtrues.Duan te futin hundet dhe ne shkence.
Qe e kemi nga majmuni e kemi te vertetuar nga Lucku e gjetur ne Afrika, me moshe 3milion e 500 mije vjecare, kur te dhenat skeletore te saj jane nje gershetim i majmuno-njeriut.Nuk asht turp ta kesh preardhjen nga kjo kafshe,turp asht ta mbash veten pasardhes se Adamit,ose Ademit kur keta te dy ndryshojne nga njeri tjetri duke u nisur qe nga emri.Une do te besoja fen,sikur Adami te ishte vetem Adam ose Adem.Jo i ndryshem.Sepse ata qe duan te jen nga Adami fillojne te mos duan ata qe vijne nga Ademi,fillojne ne fillim te shahen,pataj te rrihen,pastaj te vrasin njeri tjetrin.Kjo sepse Adami asht me i mire se Ademi ose anasjelltas,kjo sepse Allahu ash me i mire se Dio.Te rrosh me genjeshter dhe ne sherr nuk asht gje e mire..
 
Sipas jush duhet patjeter qe dardha ta kete prejardhjen nga pjeshka lol

Dini gje ju per sharrtimet psh, feja besoj eshte kundra tyre ahahah :D

Nje pyetje e ndertuar gabim nuk meriton pergjigje, por per detaje, paqartesi dhe informacione te kesaj natyre, mund te pyesni fare ndo1 bujk.

Eshte e kote te debatosh ,kur tjeti te jep shembuj bllof .
Me keta shembuj qe sjellin dhe pyetjet qe shtrojne , te sqarojne shume shpejt.
Ne vitet e para te hapjes se Shqiperise debatoja nganjehere me keta te derguarit e zotit , misjoneret , deshmitaret e Jehovait etj etj .
çdo fjali e fillonin me ; ne bibel shkruhet , ose Jezusi thote , etj .

Nje radhe njeri me pyeti si eshte krijuar jeta ne toke.
I thash se rastesisht , u krijuan kushtet dhe paf .
Me dha nje shembull qe me beri ti ve kapak diskutimit me fetaret nje here e pergjithmon.
Merre kete oren e dores , beje cope -cope , futi copat ne nje gote dhe tunde goten gjithe jeten , deri ne pafundesi dhe kurre copat e ores nuk bashkohen dhe nje here siç ishin per te formuar rastesisht oren e dores .
Ah sa kot lodhem qe debatoj me tee , mendova .
I thash qe kishte fituar me llogjike dhe e nderpreva pergjithmone dikutimin me fetar. Pse te harxhosh fryme kot!!!!
 
Ja nje shembull dhe vertetim i teorise se Darvinit.Shikoni ne;
[ame=http://www.youtube.com/watch?v=ypPxGL62dUY]YouTube - Monks fight in Jerusalem's holiest church ![/ame]
 
E cfare ka ketu per shembull te vetem?

Vec nje sherr banal.
 
Zihen prifterinjte greke me prifterinjte armene.Cdo vit kete pune kane.I tregojne te tjreve si te marin shembull per bashkejetese paqesore midis feve ,kombeve.Ata vertetojne qe nuk kemi shume kohe qe jemi shkeputur nga majmuni.
 
A duket e logjikshme apo e arsyeshme: kur nuk mund te ekzistoje qofte edhe vetem nje proteine e formuar rastesisht, si eshte e mundur qe miliona proteina te tilla u kombinuan rastesisht ne menyre qe te formonin qelizen e gjalleses? Si eshte e mundur qe biliona qeliza u formuan rastesisht dhe pastaj u bashkuan rastesisht per te formuar gjallesat? Si eshte e mundur qe keto gjallesa pastaj u shnderruan vete ne peshqi? Si eshte e mundur qe keta peshqi u hodhen po vete ne toke dhe u kthyen ne zvarranike, zogjet ne gjitarë, dhe ne miliona specie te tjera mbi toke?

Megjithese kjo nuk mund te ju duket e logjikshme, per evolucionistet ajo eshte e tille:D
Kjo, ne te vertete, eshte nje kembëngulje e kote, sepse ata nuk kane qofte edhe nje prove per te vertetuar historine e tyre. Ata kurre s'kane gjetur qofte edhe vetem nje forme kalimtare si psh...nje gjysmepeshk - gjysmezvarranik ose nje gjysmezvarranik - gjysmezog. Ata s'kane qene kurre ne gjendje te provojne se nje proteinë, apo thjesht vetem nje aminoacid, te jete formuar rastesisht as nen ate qe ata e quajne "kushte tokesore fillestare" e as t'i formojne ato ne laborator me pajisjet me te sofistikuara. Perkundrazi, me perpjekjet e tyre per gjetjen e provave per evolucionin ata vetem kane demonstruar se asnje proces evolutiv nuk ka ndodhur e as qe mund te ndodhte kurre ne toke =)
 
Ndërgjegja jonë, thoshte Haveli, duhet të pajtohet me arsyen tonë. Ndryshe, jemi të humbur”.

Po pra. Kjo eshte me se e sakt. Sepse ndergjegja e disave sot pajtohet me arsyen e " rastesise " , dhe njerzimi po farohet (mes veti) çdo dite e me teper.
Sepse dikush nxjerr teori qe peshku ishte gjithmone peshk, e pula asnjeher si kishte 4 kembe. Dhe tani kjo te behet " teori " qe tregon te kaluaren e jestes ne toke ? LOL
Jo more, ndergjegja jone duhet te pajtohet me arsyet qe flasin per Krijimin. Zbulimet jane arritje te dores se dyte. Kur ta vertetoni Krijimin ( nga majmuni apo majmunesha, nga luani apo luanesha ), cila do qoft t'jet " nëna " e njerzimit, ateher eja ktu ta zgjas doren qe ke pas te drejt, dhe un kam qen ai qe tkam kundershtuar me teori te " kota " .
Ndryshe, un jam i fituar gjithmone. Jo pse vetja ime nuk njeh asgje perveq fitores, por pse juve asesi skeni force, as fakte e zotsi t'ma vertetoni humbjen.
Kshtuqe, shkuan mijra vjet, disa njerz nga " intelekti " i tej ngritur duke u shkolluar e studjuar, besojne ne " rastesine e gjithesise " .
Si per " çudi " , shifet qart se kan me shkuar edhe me shekuj te tere, dhe prap, Krijimi do te mbetet i rastesishem. Jo pse ashtu ne t'vertete ndodhi, por sepse njerzimi nuk ka kapacitetin e duhur ne tru per t'shpik teori te besueshme, dhe pa dashje, moton e jetes e kane " No Reason to Live, No to Die " .
Jetoni qaty kush qysh t'muje :)
 
Ky eshte nje evulucion i treguar ne nje forme tjeter !!!!! Pra kishte ndryshim dhe do kete :gjujpeshk::gjujpeshk:

Edhe nese eshte evolucion, eshte i kontrolluar nga Intelegjanca e paskajshme e jo rastesi, se rastesia nuk ka intelegjence (te mos them nuk ekziston fare por cdo gje ndodh me arsye perfekte).
 
Edhe nese eshte evolucion, eshte i kontrolluar nga Intelegjanca e paskajshme e jo rastesi, se rastesia nuk ka intelegjence (te mos them nuk ekziston fare por cdo gje ndodh me arsye perfekte).
Eh, sikur ky evulucion qe ka ndodhur dhe ne menyre ta ''padukshme'' vazhdon, te kontrollohej nga nje intelegjence aq e paskajshme sic e quani ju besoj se tani do ishim duke debatuar per dic tjeter :gjujpeshk::gjujpeshk: per ate qe nuk egziston aktualisht :gjujpeshk:
 
Titulli: اfarë kanë me Darvinin?

Ti sapo solle nje proces biologjik qe ndodh ne nenen natyre dhe jo se eshte vullneti i dikujt....

Deri sa thua nena natyre eshte vullneti i dikuj
I NENES NATYRE
 
Titulli: اfarë kanë me Darvinin?

I ka sjelle botes te keqia Darvinizmi?
Jo sa i kan sjelle njerezit e kishave dhe xhamive.Te pranosh qe kem nje parardhes te perbashket,nje familje te perbashket,pa perkatesi katolike ose myslymane ose budiste ose protestane,ose kombetare ose gjuhesore,ash bashkim.Te pranosh qe dikur kem i qene vellezer dhe motra ,pak ne gjendje kafsherore por shume me miqesore njerezore se supozimet e tjera kishtare ose Marsiane.Asht kunder racizmit,asht kunder ndarjes dhe percarjes.Turp dhe keqsjelles asht te jesh kunder kesaj .Nuk e shikoni sa shume zota qe kemi:Dio,Gad,Allah,Kutulkan.Nuk e shikon sa percarje qe kemi.Nuk es hikoni sa negativitet percares qe kane sjelle dhe sjellin keta mashtrues.Duan te futin hundet dhe ne shkence.
Qe e kemi nga majmuni e kemi te vertetuar nga Lucku e gjetur ne Afrika, me moshe 3milion e 500 mije vjecare, kur te dhenat skeletore te saj jane nje gershetim i majmuno-njeriut.Nuk asht turp ta kesh preardhjen nga kjo kafshe,turp asht ta mbash veten pasardhes se Adamit,ose Ademit kur keta te dy ndryshojne nga njeri tjetri duke u nisur qe nga emri.Une do te besoja fen,sikur Adami te ishte vetem Adam ose Adem.Jo i ndryshem.Sepse ata qe duan te jen nga Adami fillojne te mos duan ata qe vijne nga Ademi,fillojne ne fillim te shahen,pataj te rrihen,pastaj te vrasin njeri tjetrin.Kjo sepse Adami asht me i mire se Ademi ose anasjelltas,kjo sepse Allahu ash me i mire se Dio.Te rrosh me genjeshter dhe ne sherr nuk asht gje e mire..

Cfare ka sjellur te keqe Darvinizmi?

Ja disa shembuj:

HITLERI kishte idene e rraces se paster Ariane dhe idene se, si rrace e paster, duhej te mbizoterone Boten duke qene maja e Evoluimit kurse rracat inferiore si Cifutet, te zite, pederastat dhe Amerikanet me aleatet duheshin shfarosur.Idene e Cifuteve e mori dhe Stalini i cili vazhdoj me kampet e pushimeve per Pushime te perjetshme ne Komunizem.
Keto dy ide mbi Evolucionin dhe prejardhjen e Njeriut sollen mbi 20 Milion Cifute te vrare dhe mbi 40 Milion njerez te vdekur gjate perleshjes me te madhe qe ka regjistruar Njeriu ne Histori "LUFTA E DYTE BOTERORE"
Dhe askush nga keta te dy qe permenda me siper nuk e pranonin idene e paraardhesit te perbashket.

Kisha dhe Xhamia nuk ka vrare kaq shume njerez me sot.
Kisha dhe Xhamia nuk e ka perdhosur jeten e njeriut.
Kisha dhe Xhamia nuk i ka thene njeriut qe te vrasi qe te mbijetoje.
Kisha dhe Xhamia i ka dhene nje qellim ne jete Njeriut.
Te rritet, te mesoje, te punoje, te doje, te shumohet dhe te shohe frytet e punes se tij per pasardhesit e tij.

Evolucioni ..................................................
Thote qe ..................................................
Duhet ..................................................
Te luftosh per mbijetese dhe te vrasesh nese eshte nevoja.
 
Titulli: اfarë kanë me Darvinin?

Cfare ka sjellur te keqe Darvinizmi?

Ja disa shembuj:

HITLERI kishte idene e rraces se paster Ariane dhe idene se, si rrace e paster, duhej te mbizoterone Boten duke qene maja e Evoluimit kurse rracat inferiore si Cifutet, te zite, pederastat dhe Amerikanet me aleatet duheshin shfarosur.Idene e Cifuteve e mori dhe Stalini i cili vazhdoj me kampet e pushimeve per Pushime te perjetshme ne Komunizem.
Keto dy ide mbi Evolucionin dhe prejardhjen e Njeriut sollen mbi 20 Milion Cifute te vrare dhe mbi 40 Milion njerez te vdekur gjate perleshjes me te madhe qe ka regjistruar Njeriu ne Histori "LUFTA E DYTE BOTERORE"
Dhe askush nga keta te dy qe permenda me siper nuk e pranonin idene e paraardhesit te perbashket.

Kisha dhe Xhamia nuk ka vrare kaq shume njerez me sot. Ke te drejte ka vrare me shume
Kisha dhe Xhamia nuk e ka perdhosur jeten e njeriut. shiko ato videot qe i therrin njerzit si pulat
Kisha dhe Xhamia nuk i ka thene njeriut qe te vrasi qe te mbijetoje. I ka thene vrit per shperndarjen e teorise tone
Kisha dhe Xhamia i ka dhene nje qellim ne jete Njeriut. Bej si them une dhe mos bej si bej une
Te rritet, te mesoje, te punoje, te doje, te shumohet dhe te shohe frytet e punes se tij per pasardhesit e tij.

Evolucioni ..................................................
Thote qe ..................................................
Duhet ..................................................
Te luftosh per mbijetese dhe te vrasesh nese eshte nevoja.
me sakte e ka thene me i fuqishmi do mbijetoje
 
Titulli: اfarë kanë me Darvinin?

Deri sa thua nena natyre eshte vullneti i dikuj
I NENES NATYRE
Nena natyre eshte vullneti i saj dhe jo i ndonje krijese qe ka krijuar fantazia e ''semure'' njerzore
 
Titulli: اfarë kanë me Darvinin?

Pajtohem plotesisht me ty simaps07 :)

Miliona njerez u vrane, u masakruan, u braktisen e u lane ne kthetrrat e urise e te vdekjes, ne meshire te fatit, pa shtepi a nje vend ku te fusnin koken, pa mbrojtje apo mbeshtetje. Te gjitha keto: ne emer te disa ideologjive te gabuara, te cilat ushqeheshin nga 1 burim i vetem.

Pothuajse t'gjitha vuajtjet dhe katastrofat mbajne vulen e tiraneve dhe diktatoreve: Stalin, Lenin, Trock, Mao Ce Dun, Pol Pot, Hitler, Musolin, Franko… Disa prej ketyre diktatoreve i bashkonte nje ideologji, ndersa disa te tjere ishin armiq per vdekje. Per arsyen e thjeshte se ideologjite e tyre binin ne kundershtim me njera-tjetren, ata e zhyten shoqerinë njerezore ne konflikte, nxiten vellavrasjen, i futen njerezit ne lufte me njeri-tjetrin, i benë te hedhin bomba, te djegin shtepi, te dalin ne demonstrata te pakontrolluara, te rrihnin pa meshire te rinjte, te vjetrit, grate, burrat e femijet, te pushkatonin te pafajshmit… Ishin aq mizore sa ia vinin armen ne koke dikujt dhe, duke e pare ne sy, e vrisnin e me pas ia shkelnin trupin me kembe, vetem e vetem se ai perkrahte nje ide tjeter.:)

Fashizmi dhe komunizmi zene vendin e pare ne listen e ideologjive qe i bene njerezit te vuajne ato dite te zeza. Keto ideologji konsiderohen armike te perbetuara te njera-tjetres, por e verteta eshte se ato ushqeheshin nga nje burim i vetem sic thash me heret. Ky burim eshte filozofia materialiste dhe "pershtatja ne natyre e saj", e cila njihet me emrin DARVINIZEM.

Pra, Darvinizmi nuk eshte thjesht nje teori qe tenton te shpjegoje prejardhjen e jetes e qe nuk del jashte fushes se njohurive shkencore. Darvinizmi eshte nje dogme qe mbrohet ende me kryenecesi nga mbeshtetes te ideologjive te caktuara, megjithese eshte krejt e pavlefshme nga pikepamja shkencore.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: اfarë kanë me Darvinin?

Nena natyre eshte vullneti i saj dhe jo i ndonje krijese qe ka krijuar fantazia e ''semure'' njerzore

Perderisa Nena eshte ajo qe te ka lindur dhe natyren e therret nene, edhe ajo eshte krijese ose fantasi e "semure" njerzore kur nuk di ti japi shpjegim nje dukurie. :gjujpeshk:
 
Titulli: اfarë kanë me Darvinin?

Pajtohem plotesisht me ty simaps07 :)

Miliona njerez u vrane, u masakruan, u braktisen e u lane ne kthetrrat e urise e te vdekjes, ne meshire te fatit, pa shtepi a nje vend ku te fusnin koken, pa mbrojtje apo mbeshtetje. Te gjitha keto: ne emer te disa ideologjive te gabuara, te cilat ushqeheshin nga 1 burim i vetem.

Pothuajse t'gjitha vuajtjet dhe katastrofat mbajne vulen e tiraneve dhe diktatoreve: Stalin, Lenin, Trock, Mao Ce Dun, Pol Pot, Hitler, Musolin, Franko… Disa prej ketyre diktatoreve i bashkonte nje ideologji, ndersa disa te tjere ishin armiq per vdekje. Per arsyen e thjeshte se ideologjite e tyre binin ne kundershtim me njera-tjetren, ata e zhyten shoqerinë njerezore ne konflikte, nxiten vellavrasjen, i futen njerezit ne lufte me njeri-tjetrin, i benë te hedhin bomba, te djegin shtepi, te dalin ne demonstrata te pakontrolluara, te rrihnin pa meshire te rinjte, te vjetrit, grate, burrat e femijet, te pushkatonin te pafajshmit… Ishin aq mizore sa ia vinin armen ne koke dikujt dhe, duke e pare ne sy, e vrisnin e me pas ia shkelnin trupin me kembe, vetem e vetem se ai perkrahte nje ide tjeter.:)

Fashizmi dhe komunizmi zene vendin e pare ne listen e ideologjive qe i bene njerezit te vuajne ato dite te zeza. Keto ideologji konsiderohen armike te perbetuara te njera-tjetres, por e verteta eshte se ato ushqeheshin nga nje burim i vetem sic thash me heret. Ky burim eshte filozofia materialiste dhe "pershtatja ne natyre e saj", e cila njihet me emrin DARVINIZEM.

Pra, Darvinizmi nuk eshte thjesht nje teori qe tenton te shpjegoje prejardhjen e jetes e qe nuk del jashte fushes se njohurive shkencore. Darvinizmi eshte nje dogme qe mbrohet ende me kryenecesi nga mbeshtetes te ideologjive te caktuara, megjithese eshte krejt e pavlefshme nga pikepamja shkencore.

Edhe Lufta e Klasave e nxitur nga Enver Hoxha dhe komunismi eshte ideologji e frymezuar nga Evolucioni dhe Lufta per MBIJETESE e Darvinit.
 
Titulli: اfarë kanë me Darvinin?

Poashtu skllaverimi i te zinjeve. Merreni me mend kishin shkuar ne afrike dhe e zejne nje zezak te cilin e sjellin ne Londer dhe e mbanin te mbyllur ne kafaz ne kopsht zoologjik pa buk e uje per ta pare masat dhe per ta deshmuar evolucionin, kinese ja hallka qe mungonte!:eek:hh:
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top