اështje të Kushtetutës për Legjislativin:

WxP

Staf në FV.AL
(Forumi për Legjislativin)

Struktura e Parlamentit: 2 dhomë vs. 1 dhomë (kompetencat e secilës dhomë)
Pjesëmarrësit menduan që është e rëndësishme që në kushtetutë të parashikohet nëse
parlamenti shqiptar do të përbëhet prej një dhome ose dy dhomash. Në përcaktimin e
numrit të dhomave duhet të mbahet parasysh tradita shqiptare. Pati diskutime të shumta,
por të gjithë ishin të mendimit se në rastin e një legjislativi me dy dhoma është shumë e
rëndësishme të parashikohet ndarja e kompetencave të dy dhomave.

Iniciativa Legjislative
Pjesëmarrësit e konsideruan të rëndësishme që kushtetuta të përcaktojë se cilët organizma
kanë të drejtën e iniciativës ligjore. Ata sugjeruan që përveç subjekteve egzistuese, këtë
inciativë ta kenë edhe një numër i caktuar organizatash jo-qeveritare.
Papajtueshmëria e Pozicionit të Ministrit me atë të Deputetit
Pjesëmarrësit e konsideruan këtë problem si një çështje që duhet të zgjidhet nga kushtetuta.
Sipas mendimit të pjesës më të madhe, ministrat nuk duhet të jenë në të njëjtën kohë edhe
anëtarë të parlamentit, kjo për arsye se sjell si rezultat një përzirje të pushteteve.

Pozita e Parlamentit në Ndarjen e Pushteteve
Siç u tha edhe më sipër, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë që çdo pushtet duhet të ketë
pavarësinë e tij dhe njëkohësisht të dihen qartë edhe raportet mes tyre. Cili është roli i
Parlamentit në raport me pushtetet e tjera? A duhet që Parlamenti të ketë superioritet mbi pushtetet e tjera?

Cili ka Kompetencën për të Thirrur dhe Shpërndarë Parlamentin dhe Kur? Cili ka Kompetencën për të Shpallur Zgjedhjet e Parakohshme dhe Kur?

Pjesëmarrësit diskutuan mbi rëndësinë e përcaktimit të kompetencave të parlamentit apo të
presidentit në lidhje me këto çështje.

Ndarja e Pushteteve
Kushtetuta duhet të parashikojë shprehimisht ndarjen e pushteteve dhe të caktojë
kompetencat e secilit prej këtyre
pushteteve.

E Drejta e Vetos
E drejta e vetos duhet të njihet por edhe të saktësohet përdorimi i saj në mënyrë të tillë që të
mos ketë shpërdorim apo bllokim të demokracisë dhe të pavarësisë së organizmave të tjerë.

Garantimi i Zbatimit të Ligjeve
Kjo është një çështje mbi të cilën diskutantët kishin mendime nga më të ndryshmet. Për
shembull, cili do të jetë organi që do të merret me mbikqyrjen e zbatimit dhe të
kushtetuetshmërisë së ligjeve? Pavarësisht nga mendimet e ndryshme theksi iu vu zbatimit
të ligjeve të aprovuara nga parlamenti.

Procedurat e Hartimit të Ligjeve dhe e Drejta e Qytetarëve për të Ngritur اështje
të Rëndësishme për ta në Parliament
Pjesëmarrësit diskutuan mbi të drejtën e pjesëmarrjes së shtetasve në procesin e ligjbërjes
dhe konsideruan të rëndësishme që hartuesit të përcaktojnë se në ç’mënyrë shtetasit mund
të ngrenë çështje të rëndësishme para parlamentit. Pjesëmarrësit komentuan rëndësinë e
pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të shtetasve në fazën e konstituimit të ligjit për çështje shumë
të rëndësishme, si formë e lartë dhe e drejtpërdrejtë demokracie.

Përcaktimi i Formës së Qeverisjes
Pjesëmarrësit komentuan që kjo do të përcaktonte jo vetëm formën e zgjedhjes së
presidentit (direkt nga populli apo nga parlamenti) por edhe shumë nga kompetencat e parlamentit dhe të presidentit.

E Drejta e Votuesve për të Revokuar Përfaqësuesin e tyre në Parlament. Kur, Si dhe Pse Elektorati ka të Drejtë të Revokojë Mandatin e Deputetit?

Një nga elementët e demokracisë është edhe mundësia e elektoratit për të pasur lidhje me
përfaqësuesit e tyre në Parlament. Në këtë kuadër, u konsiderua e rëndësishme e drejta e
elektoratit për revokimin e deputetit të tyre dhe përcaktimi i kritereve dhe procedurave të
revokimit.

Numri, Përbërja dhe Organizimi i Brendshëm i Parlamentit
Në këtë çështje u theksua që duhet të gjenden raporte të qëndrueshme për numrin, dhe
organizimi i Parlamentit të shërbejë jo vetëm për veprimtarinë e tij si punë e parlamentarëve
por të ketë mekanizma të tillë ku të njihet e drejta e pjesëmarrjes në të.

Botimi, Interpretimi dhe Hyrja në Fuqi e Ligjeve
Kjo çështje u pa e rëndësishme jo vetëm nga aspekti procedurial dhe logjistik, por për më
tepër edhe nga ana e rolit dhe rëndësisë që ka pjesëmarrja e publikut dhe specifikimi i
interpretimit të ligjeve. Nën këtë çështje pjesëmarrësit u përqëndruan në faktin që ligjet
duhet të jenë të financuara në mënyrë të rregullt. Në këtë mënyrë do të shmangen edhe
problemet që mund të krijohen gjatë aplikimit të ligjeve.

Përcaktimi i Afatit të Legjislaturave

Këtu kishte diskutime nga dy plane. Së pari nga efektshmëria e aplikimit në lidhje me
rezultatet dhe se dyti në raport me koston që do të kërkonte ribërja e zgjedhjeve në afate
kohore më të shkurtra.

Komisionet Teknike të Parlamentit
Kjo çështje u ngrit për faktin që si në rastin e komisioneve të përhershme dhe atyre ad hoc
të dihet qëllimi dhe sidomos ndarja mes tyre sipas qëndrueshmërisë së detyrave që kryejnë

Kush Cakton/Zgjedh Presidentin
[FONT=&quot]Pjesëmarrësit do të donin të dinin më shumë për variantet e mundshme dhe më pas të
gjykohej për formulën.

[/FONT]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top