اeku: Prishtina pa strategji...

Ado

FISEBILIL-LAH
Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Agim اeku, ka deklaruar se Prishtina zyrtare nuk ka një strategji të qartë për t’ia marrë serbët e Kosovës Beogradit.

Në një intervistë për Top Channel, اeku propozon që nën shembullin e vendeve të rajonit, në Kosovë të shpallën disa zona me interes të veçantë kombëtar, ku do të përqendrohen të gjitha përpjekjet qeveritare për të ndihmuar serbët, duke i dërguar kështu edhe një mesazh të fortë bashkësisë ndërkombëtareve.

“Pa zgjidhjen e çështjes se serbëve të Kosovës nuk do të kemi njohje të tjera, nuk do te kemi integrim ne institucionet ndërkombëtare dhe nuk do te jemi një vend i qëndrueshëm. Aktualisht për këtë nuk po bëhet asgjë. Nuk po ndiqen shembujt e disa vendeve te rajonit, ku zona te tilla janë shpallur ”zona te interesit kombëtar”. Në to duhet te këtë me shumë zyrtarë, policë e ushtarë, duhet të dedikohen resurse konkrete. Qeveria nuk po mendon për Kosovën, por vetëm për votën. Ne duhet te luftojmë për serbët e Kosovës”, ka pohuar اeku.

Ish-kryeministri اeku, aktualisht ne krye te një partie të re, të krijuar pas pavarësisë, mendon se Kosova duhet te zhvilloje zgjedhje të parakohshme. “Zgjedhjet duhet te mbahen sa më shpejt. Duhet një fillim i ri për Kosovën. Jam i sigurt që vitin e ardhshëm edhe qytetaret do të kërkojnë zgjedhje”, ka shtuar اeku. /top-chanel/.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top