ADN, Adami dhe Eva.

Titulli: ADN, Adami dhe Eva.

. Askush nuk mundet të analizon befasit (mugjizet)e Allahut .
ADN testimet janë vetëm pallavrat e njerzimit ,
 
Trashëgimtarët e Evës dhe Adamit

Mutacionet e ADN-së te femrat lejojnë të ndërtohet me më shumë precizion dhe më në thellësi historia dhe emigrimi i popujve

Jetojnë në të katër cepat e tokës dhe po t’i shohësh, nuk kanë asgjë të përbashkët: disa janë me lëkurë të bardhë, të tjerët me lëkurë të zezë, por rreth 45 milionë vjet më parë pushtuan Europën. Prova e tyre familjare është ADN-ja e qelizave të tyre. Në fakt, prejardhja është studiuar te gjinia femërore: para 12 mijë vjetësh, paraardhësit e tyre jetonin në shpatin e Pireneit. Prova është te një mutacion, “delta U5b1b” i ADN-së mitokondriale (mtADN), i zakonshëm për të gjithë këta popuj, i cili transmetohet nga nëna te fëmijët, por deri në një farë pike, pasi më vonë rrugët e tyre ndahen.

Trashëgimi amësore

Gjithsesi, kjo nuk është enigma e vetme e zgjidhur nga gjenetika e popujve, shkenca që po tregon historinë e njeriut, të frutave e zarzavateve, kafshëve, e madje edhe baktereve. Antonio Torroni, një studiues gjenetike në Universitetin e Pavias, studion mitokondritë (lloje qelizash): përmbajnë 37 gjene që transmetohen nga nëna te bija. Ndërkohë, në të njëjtin departament, Ornelia Semino studion kromozomin Y, që transmetohet nga babai te djali, i cili tregon historinë e meshkujve. Të dyja historitë jo gjithmonë koincidojnë. “Mund të kenë prejardhje të ndryshme”, shpjegon Torroni. “Nëse studiojmë (mtADN) të popujve të Amerikës Qendrore, do të vëmë re se pjesa më e madhe e femrave e ka prejardhjen nga indianët e Amerikës, ndërsa kromozomi Y i pjesës më të madhe të meshkujve është spanjoll. Historia është e kohëve të fundit dhe mjaft e njohur: ushtritë spanjolle (kromozomi Y) janë çiftëzuar me popujt autoktonë, në këtë rast femrat (me mtADN-në lokale)”.

Adami dhe Eva

Të gjithë popujt e Tokës e kanë prejardhjen nga dy prindër paraardhës: Eva dhe Adami, të cilët kanë jetuar në Bririn e Afrikës, vendlindja e njerëzimit. Eva, nga e kanë prejardhjet të gjitha gjenet e sotme (mtADN), ka jetuar para 200 mijë vjetësh. Adami, nga e kanë prejardhjen të gjitha kromozomet e sotme Y, ka jetuar ndoshta para 100 mijë vjetësh. Sigurisht që në Bririn e Afrikës jetonin edhe burra e gra të tjerë, por kromozomet Y dhe mtADN u përhapën. Dimë që kush ka të njëjtat mutacione, e ka prejardhjen nga një paraardhës i përbashkët dhe mund t’i vëmë një datë kësaj prejardhjeje, sepse te mtADN-ja një mutacion i tillë ndodh çdo tremijë vjet. Rreth 70 mijë vjet përpara, një grup individësh afrikanë të Bririt të Afrikës, të përshtatur me jetën bregdetare (që ushqeheshin me peshq dhe molusk) për shkak të kushteve klimaterike, u shpërngulën në brigjet e Arabisë Jugore dhe zunë vend shpejt përgjatë brigjeve: rreth 15 mijë vjet përpara jetonin në Indonezi dhe Oqeani. Vazhdonin të jetonin nëpër brigje, sepse në brendësi ishte shkretëtirë. Pothuajse 50 mijë vjet përpara, shkretëtira filloi të copëtohej dhe popujt e brigjeve jugorë të Iranit dhe Irakut u shpërngulën për në zonat e brendshme: ishin gjahtarë.

Epoka e akullnajave

Në këtë fazë u ndanë në dy grupe: njëri vazhdoi drejt Europës dhe u kolonizua, ndërsa tjetri drejt Egjiptit: Veriu i Afrikës nuk ishte i populluar dhe njëri nga grupet qëndroi aty. Ja përse europianët e parë modernë janë të lidhur ngushtë me afrikanoveriorët. Pas 21 mijë vjetësh kemi gjetur trashëgimtarët e parë të këtyre kolonive europiane. Ishin të detyruar të shkonin drejt jugut, për t’i bërë ballë epokës së fundit të akullnajave. Por 11 mijë vjet përpara klima u përmirësua dhe këta popuj, të gjithë me të njëjtën origjinë, u shpërndanë. Gjuetarët dhe zejtarët paleolitikë franko-kantabrikë u vendosë në veri deri në Siberi dhe në jug deri në Kamerun. Ndërkohë, rreth 10 mijë vjet përpara, në një zonë të vogël mes Turqisë jugperëndimore dhe Sirisë veriore, njerëzit e tyre të largët kishin mësuar të merreshin me gjueti, blegtori, zejtari dhe ishin bërë bujq të zotë. Kështu, një valë tjetër emigrantësh emigroi drejt Europës, por nuk i zëvendësoi popujt paleolitë. Në fakt, ende sot 75 për qind e europianëve aktualë mtADN janë paleolitë. Studiuesja ka vërtetuar se në Ballkan, bujqit dhe blegtorët e rinj nuk u integruan për të mësuar teknikat e reja të gjuetarëve dhe zejtarëve të paraardhësve paleolitikë.

Historia “flet”

Në raste të tjera, emigracioni është kryer nëpërmjet rrugëve detare. I tillë është rasti i Estrukëve: “mtADN”-ja e banorëve të Murlos në Toskanë ka një mutacion që nuk e kanë popujt e tjerë italianë ose të Europës. Në bazë të këtij mutacioni mund të hidhet hipoteza se paraardhësit e tyre kanë ardhur përmes rrugëve detare dhe kanë sjellë me vete edhe bagëtitë e tyre.

•gazeta shqip•
 
Titulli: ADN, Adami dhe Eva.

e cuditshme!!
e pabesueshme!!
e padegjueshme!!


p.s x njonin:ka lind veza para,e ka dhene kohe me pare ne nje dokumentar;)

dokumentaret i ben kushdo edhe une mund te bje nje dokumentare dhe te them disa gjera qe sjane te verteta, po tbej nje pytje po vezen kush e beri? ca thoshte ky dokumentari
 
Titulli: ADN, Adami dhe Eva.

Analize koti my sweety :lexim:

Edhe cilesia e shpirtit tone qe nuk ia njohim natyren, por per ekzistencen e te cilit askush nuk ka dyshim, dhe e veprimit te funksioneve te tij mbi kurmin tone, eshte nje nder argumentet qe njoftojne per Zotin.
Fakti qe shpirti qe, si natyre, nuk ka te beje aspak me boten tone mate*riale, dergohet ketu nga nje bote e posacme per te dhe qe vihet ne nje proces maturimi sipas nje programi te caktuar, eshte pa dyshim, nje prej argumenteve me te rendesishem qe njoftojne per Zotin.

Kur njeriu arrin te besoj ne Zotin NJE, per te fare lehte eshte te besoje edhe ceshtjen e krijimit te Ademit pa nene dhe baba.

Ma shpjego dhe nje here me fjale te thjeshta :confused::confused::confused::confused:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top