Adi Krasta: Gati te punoj per ate qe me jep me shume para

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
“Marrëdhënia ime me paranë?! Jam në kërkim në tyre. Mund të kisha punuar kuzhinier, pilot, apo të bëja një vjedhje për t’i pasur. Gjithashtu jam i hapur të pranoj oferta nga çdo kanal tjetër televiziz nëse më paguajnë me shumë para në mënyrë që familja ime të jetojë më mirë”. E ka mbyllur kështu Adi Krasta programin e kësaj të marte në “Top Channel” me titull “100 milionë” ndërsa ka shprehur për herë të parë hapur marrëdhënien dhe idenë e tij për paranë. Pa asnjë tabu për të thënë çdo të vërtetë në ekran, Adi Krasta nuk ka ngurruar që të pohojë para publikut të tij se është gati të pranojë çdo ofertë më të mirë për sezonin e ri televiziv. Në fakt dhe koncepti i këtij formati është ideuar për ta çmitizuar paranë, ndërsa lojtarët i prekin, i ndajnë në shuma, të shoqëruar nga ambicia për të fituar. Tashmë që sezoni i programit të të dielave që zgjat pesë orë transmetim ka përfunduar, Adi Krasta shfaqet vetëm në formatin “100 milionë”, një reality show me shumë tension dhe situata me protagonistët. Mirë se vini në “100 Milionë” ishte ftesa e bërë në “Top Channel” sezonin e kaluar nga prezantuesi i njohur, Adi Krasta. Në faqen e « Top Channel” theksohej: Do të jeni në gjendje të ruani 100 milionë lekë të vjetra?! Mund të menaxhoni emocionet tuaja dhe të merrni me vete 100 milionë? “100 Milionë” është “live show” i jashtëzakonshëm, ku garuesit janë vetëm në çift. Ata mund të fitojnë, apo të humbin, jeta e tyre ndryshon në Top Channel nëse arrijnë t’i bëjnë të tyret paratë në show-n « live ». Dhe këtë markë të « Endemol » në « Top Channel » u vendos ta drejtonte Adi Krasta pasi është një format me shumë ritëm dhe tension, që natyrisht i përshtatet natyrës së prezantimit të tij. Ndërkohë që kjo u mendua si një sfidë televizive ndaj ekranit tjetër, Tv Klan, që nisi transmetimin e showtn “Kush do bëhet milioner”, që kanë të njëjtin qëllim dhe që prezantohet nga Agron Llakaj, pas largimit të tij nga “Portokalli”. Janë disa sezone që Adi Krasta shfaqet si prezantues i çdo të diele show në ekranin e Top Channel. Ndërsa me “100 milionë” ai solli prezantuesin që e rrit tensionin edhe më shumë në publik mes garuesve për t’u bërë milionerë në një transmetim direkt. Duke bërë deklaratën e tij të sinqertë ku tregon se është i hapur ndaj ofertave më të mira për punë se sa ajo që po bën aktualisht, Adi Krasta theu një tabu serioze sipas së cilës një intelektual, një personalitet i njohur nuk u dashka të bëjë hapur biseda për para, të konsideruara si argumente të rëndomta dhe eskluzivitet e klasës së biznesmenëve. Krasta na kujtoi të gjithëve se të bësh punën që do është njëra gjë e mirë, tjetra është se duhet të paguhemi aq sa e meritojmë. Bravo Krasta, fjala jote në vesh të pronarëve të mediave për ty dhe për ne!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top