Acarohet gazetarja: “Ti je një k*rvë me trup dhe fytyrë perfekte”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Acarohet gazetarja: “Ti je një k*rvë me trup dhe fytyrë perfekte”

1172a8e3fccff772b2ca75bb835e41aa_XL.jpg?zoom=1.jpg

Fenomeni i femrave që preferojnë të transformohen tërësisht, që kanë humbur besimin tek vetvetja, që i janë nënshtruar operacioneve të shumta plastike për të ndryshuar pjesët e trupit të tyre, është përhapur së tepërmi gjatë kohëve të fundit. Me sa duket, kjo e ka acaruar edhe gazetaren Sibora Bitri, e cila u ka kushtuar një artikull të tërë atyre dhe në fakt, sipas saj, fajin për të gjithë këtë fenomen e kanë meshkujt, të cilët gjithmonë e më shumë janë duke i shtyrë vajzat drejt njëtrajtësimit të fytyrës e pamjes së tyre.

“Më lër të jetoj me trupin dhe fytyrën që zgjohem në mëngjes, me celulit dhe quka në fytyrë, më lër të dashurohem me veten kështu si jam. Po nuk desha veten, harroje se do të dua ty”, – shkruan ndër të tjera Sibora.

Edhe pse artikulli është shkruar në vetën e parë, siç e shpjegon ajo në komente, nuk ka asnjë gjë personale në të, por flitet vetëm për fenomenin e kohëve të fundit, i cili ka rënë edhe më shumë në sy gjatë sezonit të verës.

“Ti çuni e ke fajin..

Ore nuk dua like fare…Nga titulli, po të them se nuk është histori e dhimbshme dashurie me preje damarësh e raste vetëvrasjesh. Jo, jo, s’ka lidhje. E kam fjalën për ty çuno. E mos u çudit, me ty e kam. Ti që ngele faqeve duke pëlqyer femrat më sexy në planet…Ty që të pëlqejnë të pasmet, buzët e trasha e mishtore të femrës, gjoksi i madh dhe jo i varur, e poshtë tij belin e hollë centimetërsh. Po kujt s’i pëlqen do thuash. Ore..edhe mua që jam femër më pëlqen, si jo.
Po ç’na keni bërë more aman! Ju pa dashur sigurisht, po ama po na shkatërroni pak nga pak. Eee..mos u çudit fare. Vetëm se ju pëlqen ju, ne u këputëm nëpër foto duke dashur që të na dalin të pasmet sa me gjigante, ngelëm duke bërë foto me duck face vetëm e vetëm që ato buzë të shkreta, që zor se e kalojnë 2 mm të dyja bashkë, të duken si të Angelina Jolie, ngelëm nëpër foto duke përdorur fotoshopëra e pa dashur, herë duke shtrembëruar dyer e pllaka e herë duke hequr copëza këmbe e dore.
Po pse more aman pse?!…Pse m’i bën të lodhshme pushimet duke u përpjekur që të bëj foto që të dukem sa më pak unë… Pse më bën ti futem botokserave, lipsfillerave etj etj, se dhe këto dy terma, atje te faqet demaskuese i kam lexuar….Pse more më bën t’i kërkoj para familjes për një operacion të thjeshtë hunde, se, jo se e kam keq, po se në modë është ajo hunda si barbie…Ore pse më çon deri në atë pikë sa nuk po e njoh më as shoqen time të ngushtë.
E di pse? Se jam bërë njësoj me të nga operacionet e shumta dhe më duket sikur shof veten në pasqyrë. Për të mos përmendur pastaj zënien e dashnorëve pleq që të më paguajnë pushimet se gjithë këto prapanica dhe gjoks që bëra operacion, meritojnë një rërë të denjë Maldiveje ku të shtrihen. Ja ti me like-un tënd që pëlqen vajza të tilla, që bisedon me shokët se sa të mëdhaja i kishte ajo goca nga para apo nga mbrapa. Dhe e di kush është më e keqja moj motër?! Ti e shkreta mundohesh t’i kesh asetet, edhe nëse pa operacione ti e shkreta përpiqesh me palestër, dhe në fund e di çfarë?! Ti je një k*rvë. Se vetëm ato janë perfekte në trup dhe fytyrë. Na rrofshin lekët për operacione, dashnorët, fotot e pushimeve me gjithë fotoshop. Më lër ore të jetoj me trupin dhe fytyrën që zgjohem në mëngjes, me celulit dhe quka në fytyrë, më lër të dashurohem me veten kështu si jam. Po nuk desha veten, harroje se do të dua ty.

albanian
 

Attachments

  • 1172a8e3fccff772b2ca75bb835e41aa_XL.jpg?zoom=1.jpg
    1172a8e3fccff772b2ca75bb835e41aa_XL.jpg?zoom=1.jpg
    39 KB · Shikime: 0
Titulli: Acarohet gazetarja: “Ti je një k*rvë me trup dhe fytyrë perfekte”

Acarohet gazetarja: “Ti je një k*rvë me trup dhe fytyrë perfekte”
Për të mos përmendur pastaj zënien e dashnorëve pleq që të më paguajnë pushimet se gjithë këto prapanica dhe gjoks që bëra operacion, meritojnë një rërë të denjë Maldiveje ku të shtrihen. albanian

per bese kot na bini ne pleqve ne qafe per keto gjera :gjuhe: Ore neve me pensionet menzi mbajme barkut buke e barna po ajt :mad:

Nje pyetje qe degjova dje ishte shume interesante: Sa para te taksapaguesve, dmth. nga keta politikanet tane, shkojne ne rritje bythe, cice e buze te dacnoleve te tyre :gjuhe: Paramendo taksat tona, ardhmeria jone tu shku n'bythe t'dacnoleve :sho:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top