A rron njeriu vetem ate kohe qe dashuron?

Titulli: A rron njeriu vetem ate kohe qe dashuron?

Njerezit jetojn e pa dashuri, nen shoqerin e cigares alkoolit e droges.
Ka njerez qe edhe pa dashuri, kundra te gjitheve ja ka dal mban per te jetuar
 
...po i rikthehem temes sime sepse tani me duket sikur eshte zbehur kjo ndjenje e bukur e njeriut qe e mban gjalle dhe e rinon per aq kohe qe dashuron! Pasi kam punuar per afro 40 vjet mesuese me shkollat e mesme kam pare dhe degjuar shume rrefenja nga vajza dhe djem per dashurine!... ESHTE E BUKUR PO TANI KA MARE TRAJTEN E INTERESIT !SI MENDONI?
 
Mendoj qe rinia e sotshme,kane humbur pak ndjesine e romantikes,e asaj ndjenjes se shejte dhe te kulluar.
Mendoj qe po rriten pak ne nje bote ok,praktike por shume te amortizuar me ndjesine e egoizmit.
Perdore nje loje per te fituar,perdore nje liber per te mesuar,nese kane sadopak sensin dashamires ndaj leximit.
Perdorin dhe nje femer apo mashkull per te mire kaluar.
ok,s`jam kundra eksperiencave te tyre,por ama po behet aq trendy saqe,po i largohen dashurise dhe pafajsise qe ka dhe duhet te kete rinia.
 
Te gjithe e dime se dashuria eshte nje mjeshtre e perkryer qe na meson te dukemi si nuk kemi qene ndonjehere:e,nganjehere,ne nje cast te vetem,dashuria na nderron edhe zakonet tona...Pra dashuria eshte nje burim i pashtershem mendimesh te thella sa gjithesia,te larta sa qielli dhe te gjera sa rruzulli!Se fundmi une mendoj se kur njeriu dashuron i duket cdo gje qe egziston eshte vetem e tija dhe se ai/ajo e ndjen veten ne qiellin e shtate...pa llogaritur se ne dashuri ka te perpjeta e te tatepjeta...pra duhet te marrim parasysh se jeta na rezervon edhe disfata ne dashuri...atehere themi shpesh se u shua jeta per mua ,si do bej une tani pa miken/un time,c'e dua me jeten e kudi une fjale te tilla qe pervec pesimizmit nuk sjellin gje tjeter...Une dua te di nga ju miq te nderuar se a ini dakort me shprehjen...
NJERIU RRON VETEM ATE KOHE QE DASHURON...?Jepni opsionet tuaja!Respekte!:)

Nuk pajtohem me thenjen e fundit. Njeriu rron cdohere, si para dashurise si pas. Pyetja eshte, si rron? Cfare behet me karakterin e tij, e keshtu me radhe.
Njeriu kalon neper etapa te ndryshme te jetes, ku secila etape, e ka ate lezetin apo bukurine apo hijeshine e saj/vet.
Kur dashuron, eshte sikur lulja kur lulezon. Kur deshton, eshte sikur lulja kur vyshket dhe vdes por, ka lule tjera !
 
...sigurisht qe aty eshte fjala Lovrerboy...si rron kur eshte i dashuruar ,si ndjehet ,sa ngazellim ka ne ate kohe se vertet rrojne njerezit edhe pa dashuruar,( rralle ka te tille /a besoj) po si ndjehen kur jane te pushtuar nga kjo ndjenje zemer!
 
@milva

Njeriu mund te jetoje edhe pa dashuri por, te kete dashuri. Nuk e di sa e kupton kete. Psh, deshton ne nje lidhje, qofte martesore apo para martese. A ka dashuri ky person? Ka akoma dashuri, pra, rron edhe pas saj. Dashurine nuk e ka humbur si dashuri, ama e ka humb personin qe e ka dashuruar. Nuk eshte personi qe e do ai/ajo i/e cili/cila ta jap ty kuptimin e jetes gjate fazes se dashurise, por je ti, vetvetja jote. Sepse ne momentin qe ia ke hapur deren dashurise, ti e ke mireprite ate me bindje te mire, me ndjenje te mire, ke jetuar sipas kodit te dashurise etj etj. Nese per arsye te ndryshme ajo dashuri ka ike nga dera qe ti ia ke hapur, jeta vazhdon, sepse brenda asaj deres tende, ka akoma arome dashurie te cilen ti e ke parfymosur ^_^
 
Njeriu dashuron gjate gjithe kohes.
Problemi paresor i ti ,eshte,te kuptoje se cfare,si dhe sa e thjesht eshte dashuria.
Dhe se ajo gjenden ne cdo gje rreth ti/saj.
 
Jo nuk rron, frymon.
 
Ah botë mizore botë mizore 💔 🙈
Sa ligësi ka kjo botë 🤷
Pjese e saj jemi dhe ne me te miren e te keqen sikur cdokush, por lutem qe zemren mos ta keqesoj pse lendohet! Vazhdoj mbushur plot miresi dhe mos lendoj askend te pakten me vetdashje, se padashje dhe nga deshira per te qene te lumtur edhe gabojme.
Ju pershendes perzemersisht 🙏
 
Po une mbaj mend qe para te 20-tave ,ende pa krijuar lidhjen e pare dhe aktuale dmth,kam jetuar e cte jetuar thuaj.
Mos mendo me gjona luxi jo,me ato qe kisha,por e lumtur ne cdo moment kur kujtoj cdo vit te jetes time.
Patjetër që po, nëse e përfshijmë edhe fëmijërinë.
Unë u mbështeta në përmbajtjen specifike të postimit të parë të hapëses së temës.
 
Mendoj qe rinia e sotshme,kane humbur pak ndjesine e romantikes,e asaj ndjenjes se shejte dhe te kulluar.
Mendoj qe po rriten pak ne nje bote ok,praktike por shume te amortizuar me ndjesine e egoizmit.
Perdore nje loje per te fituar,perdore nje liber per te mesuar,nese kane sadopak sensin dashamires ndaj leximit.
Perdorin dhe nje femer apo mashkull per te mire kaluar.
ok,s`jam kundra eksperiencave te tyre,por ama po behet aq trendy saqe,po i largohen dashurise dhe pafajsise qe ka dhe duhet te kete rinia.
eh.
 
Besoj qe i dashuruar rron ne nje iluzion, asgje me teper.
Po qe puna per konspiracion teorish dhe ti ,apo une ,mund t`jesh nje iluzion i vetvetes,vete realiteti jone mund te jete nje pasqyre e madhe iluzioni?!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top