A mendoni se është në rrugë të mbarë procesi aktgjykues ndaj të akuzuarve në lidhje

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
A mendoni se është në rrugë të mbarë procesi aktgjykues ndaj të akuzuarve në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe zgjidhja finale e rastit?

Arben Sefgjini është personi që ka dhënë urdhër për me marrë Remziun, ai e ka marrë urdhërin prej shefave të tij (shef e ka pas z. Bashkim Gazidede), ndërsa z. Bashkim Gazidede e din qysh ka arritur deri aty – pse e ka marrë atë vendim ose nga kush ka marrë urdhër. Tash, ky i fundit po thotë: s’e njoh, nuk kam dëgju kurrë për Remzi Hoxhën... Thotë ai kështu, sepse këta mendojnë se i kanë zhdukë të gjitha gjurmët e rrëmbimit. Po ashtu, është personi tjetër, i cili është pjesmarrës në rrëmbimin e babës, i cili thotë: “…unë nuk dua me qenë i akuzuar, sepse, unë nuk kam faj. Mua qysh m’ka thonë shefi jem z. Arben Sefgjini, unë ashtu kam vepruar…”. اka nuk ka treguar drejt, është që nuk i ka përmend emrat e pjesëmarrësve në rrëmbim të babës tim”. Janë 102 dëshmitarë pothuajse në lidhje me rastin Hoxhaj dhe po ashtu ndaj të gjithëve ka pas kërcënime. Ne tash ishim n’Shqipni dhe nga 20 e 30 persona na përcillshin. Unë edhe e di se Qeveria apo ekzekutivi është i ndarë nga sistemi gjyqsor. Normal, tash gjërat dihen. Së pari duhet të zbulohet definitivisht personi (baba im, trupi i tij), e me u varros dhe të vazhdojë procesi gjyqësor. Me këtë çështje është duke u marrë shteti shqiptar dhe besoj se kanë vendosë me çu drejtësinë përpara…
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top