A jeni të varura nga Makeup-i?

Love

βeℓℓe â๓e
grimi-249x300.jpg


Për shumë femra grimi është pjesë e rutinës së zakonshme ditore dhe vetëm mendimi që dikush do t’i shohë ato pa grim për to është i tmerrshëm”, thotë Sara Volverson nga “Superdrug”.
Psikologja Xheki Fleçer ka theksuar se grimi nuk përmirëson vetëm dukjen e jashtme, por si duket ai na bën edhe të ndihemi mirë përbrenda.
Grimi mund ta rrisë nivelin e vetëbesimi, përshtypja e parë me rastin e njohjes me një person të ri bazohet në vlerësimin e dukjes së saj, ndërsa kjo është shumë e rëndësishme për femrat afariste, të cilat gjithmonë duan të duken profesionale.
Megjithatë, nëse një femër ka grim sepse mendon që njerëzit do ta gjykojnë vetëm për dukjen e jashtme ndërsa jo karakterin, atëherë kemi një problem”
.

Ja edhe disa të dhëna nga studimi, në të cilin kanë marrë pjesë 3.000 femra:
- Rreth 33% e femrave mendojnë se nuk do ta tërhiqnin partnerin e tyre po të mos kishin pasur grim kur janë njoftuar
- Femra mesatarisht pret dy muaj e gjysmë para se t’ia zbulojë fytyrën pa grim partnerit të saj
- 14% e femrave zgjohen herët nga gjumi, në mënyrë që të vendosin grimin para se të zgjohet partneri i tyre nga gjumi
- 6 prej 10 femrave nuk shkojnë në punë pa grim
- Afro 25% mendojnë se nuk do të ishin promovuar në punë po të mos kishin pasur grim
- 37% e femrave mendojnë se shefat do të mendonin se ato nuk kujdesen për vete, po të mos përdornin grimin.
Burimi: sekretebukurie
 
Pe: A jeni të varura nga Makeup-i?

Varet nga menyra se si e sheh femra veten e saj ne publik,varet dhe nga ambjenti pasi ka vende qe eshte paksa e domosdorshme make-up...Une jam pro make-up por pa humb tiparet qe mund te kete nje femer,thjesht nje make-up afer natyrales pa teprime....
 
Pe: A jeni të varura nga Makeup-i?

Ska femra ne ket sondazh qe del pa grim ???? :(, qofte edhe nje :p
 
Titulli: A jeni të varura nga Makeup-i?

Për shumë femra grimi është pjesë e rutinës së zakonshme ditore dhe vetëm mendimi që dikush do t’i shohë ato pa grim për to është i tmerrshëm”,
Aaaggagagagaga shum e vertet :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top