A i bën martesa njerëzit më të lumtur?

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
A i bën martesa njerëzit më të lumtur?



Tema e martesës mund të jetë e ndërlikuar, thjeshtë për shkak se ka pikëpamje shumë të ndryshme lidhur me këtë temë. Ndersa shumica e shohin si një përmbyllje e natyrshme të një marrëdhënie afatgjate, të tjerët besojnë se nuk është patjetër të keni një ceremoni ligjore për të qenë të lumtur dhe të përkushtuar. Tani, një studim i ri po merret me pyetjen e habitshme: A i bën martesa njerëzit më të lumtur?


I realizuar nga ‘Journal of Family Psychology’, studimi ka anketuar 8700 njerëz të lindur ndërmjet viteve 1980 dhe 1984. I njejti grup pastaj ishte anketuar sërish vitin e ardhshëm kështu për dhjetë vite rradhazi, duke filluar në vitin 2000. Anketa, në thelb i kërkonte pjesëmarrësve të deklarojnë statusin e lidhjes së tyre si dhe nivelin emocional të shqetësimit.

Rezultati?

Meshkujt dhe femrat ndryshuan për nga ndjenjat në krahasim me lidhjet e tyre të para serioze – e cila kishte kuptim duke pasur parasysh se dashuria e parë të gjithëve iu vjen si një mësim për jetën.


Por, në marrëdhëniet e dyta serioze (pasi kanë marrë dy palët pak më shumë përvojë), edhe meshkujt edhe femrat kanë raportuar rritje emocionale të ndjenjave duke qenë në lidhje apo duke u martuar. Me fjalë tjera, të jetuarit bashkë në thelb kishte të njëjtin perceptim.


Ky është një përfundim i shumëpritur për shumicën që janë duke pritur gjatë kohë për tu martuar, thjeshtë sepse këta kanë zgjedhur për të jetuar me partnerin e tyre. Për fat të keq, ky lloj vendimi mund të vijë ndonjëherë me ndonjë reagim anësor – kryesisht nga më të moshuarit, prindërit më tradicionalë, apo të afërmit të cilët nuk do të ndalojë së pyeturi kur do ta bëni tashmë “zyrtare” lidhjen tuaj me martesë.

Si përfundim, nëse ju zgjedhni për t’u martuar apo thjeshtë zgjedhni që të bashkëjetoni, realisht nuk përbën asnjë lloj ndryshimi. Në fund të fundit, jeni ju ata të cilët vendosni më së miri për veten dhe partnerin tuaj.


Journal of Family Psychology
 

mbreteron shpesh ajo shprehja: edhe ai qe u martua, edhe ai qe s`u martua, qe te dy pishman u ben.
 
Po njeriu njehere fillmisht pa martes e me martese duhet te jete i lumtur me veten.
Se po nuk qe vete i lumtur e kthen vuajtje martesen e partnerin.
Martesa eshte ne varsi se si e ndjen gjithesecili.
E ndjen te martohesh beje,se ndjen mos e bej.
Thjesht ne kohet tona ste martoni njeri me zor.
 
Varet :)
Rasti rastit nuk i ngjan!
 

Megjithate, ne cdo rast, martesa eshte me bukur sesa bashkejetesa.


- Nese martohesh dhe ndahesh, njerezit kuptojn, ata kishin kete çeshtje serioze, por siu shkoi mbar. Dhe te gjithe kuptojn qe ekzistonte nje martese qe fatkeqesisht u shkeput.

- Kurse vetem te bashkejetohet, eshte nje problem mjaft i madh. Aty ske asgje te sigurt, as kurorezim, as dokument, asgje serioze pra. Ske bashkeshort/e fare. Dhe neser te vije nje mashkull i bukur te te pelqeje keshtu teper, do i thuash sjam e martuar. Ai do pyes, po a skishe askend deri tani? dhe ti thuash, ooo kisha ate njeri bashkejetes, dhe ate bashkejetes, ate e ate... ai do mund te thoje, paskan qene shum te renditur...dhe zbehet lidhja automatikisht. Edhepse mund kete raste, kur do dal ndoshta edhe dikush i njohur me personin e ri qe e do tani......

pra as kjo lidhja bashkejetes nuk eshte pak problematike, fatkeqesisht len shum pak dhe fare nder pas, veqanerisht kur me ne fund perfundon edhe ajo me ndarje.
 
Redaktimi i fundit:
Martesa eshte shume me teper se sa 4 kembe te zhveshura ne krevat, martesa eshte e rende sa nje zinxhir hekuri ku shpesh burrat e mbajne peshen me te madhe.
Martesa eshte nje vallezim midis dy antropofageve te cilet fillmish duan te shijojne njeri tjetrin dhe me pas tja shpifin njeri tjetrit.
 
Kemi ndonje cift te lumtur k'tej ? loool

Identifikohen si cift, ama si per cudi.... sillen me keq se beqaret e deshtuar. lool


Ps... Personalisht nuk besoj ne martese .
 
Nuk kam nevoje per statusin , qe te jem me dike e lumtur. Eshte fakt.... nderkohe qe te martuarit po na japin pershtypje te kundert. lool
 
Nuk te permenda gje ty , gjekundi une ... dhe thelle e thelle nuk me intereson fare statusi i jot e kush je ti .

( Edhe nese nuk je, sjellja e jote pas grave te martuara te forumit, nuk le shume per te deshiruar ) . loool Te me degjosh mua, as mos e mendo martesen... se do te marresh ne qafe ndonje viktime e cila nga halli do te perfundoje k'tej , nderkohe qe ti i hov lopates me dore . loool
 
Sorry mendova se mu referove mua se isha nje post me lart.

Kush jane kto grate e martuara mi! As kam idene, une bej shaka me te gjitha njesoj. Dashje pa dashje paske vene re sjelljen time! Do ndryshoj u pa puna.

Ju te martuarat mu deklaroni perpara se jam namuzqar dhe sot e tutje skeni pune me mua. Beqaret te dalin veç.

Ja u be edhe kjo pune.

Nejse sorry zana se mbase se ke patur me mua vertet.
 
Syte i kam ne rregull une , persa i perket ne publik ... se prv nuk me intereson pothuajse fare. E Mesa kam vene re beqaret nuk ta varin .... Por vazhdo kshu sic ja ke nisur, se perndryshe do te ngelesh thate. : D


Apology not accepted, by the way . E sic thashe edhe me lart, nuk te permenda ty gjekundi.
 
Dmth sipas teje une hyj ketu per te flirtuar, kapercen cakun ose mendon se une jam ne kendin tend te veprimeve. Je totalisht gabim, interneti eshte erresire e "dashur" dhe une si perkas asaj kategorie. Me pelqen darkave te shkruaj dicka me miq e shoke por jo te kaloj caqet.

Nese hyjme ketu dhe qellimi eshte flirti atehere kemi mbaruar dhe pazotesia na paska pushtuar! Kjo ehte vertet e habitshme se si ne pak kohe njerezit dalin ne konkluzione kaq preçize per dike qe pohojne qe as e dine se kush eshte. Je e lire te vazhdosh me paragjykimet ashtu si ne postin tim te pare qe me kerkove te nderroj nickun tim vetem per nje deshire, kapriço tenden.

Zana zana sjam marionete une e "dashur", teper e pamundur te implikohem, indinjohem, nga mendimet e gjithkujt ketu.

Ps, اudi si skam lakmuar ndonjehere te vetme edhe per shaka fotot e tua sensibile, sme ke terhequr?, apo e dija qe ishe beqare, cfare i ke keto ku i gjete.

Me te mira e "dashur" Zana edhe pse ta kam thene edhe me pare si duhet te veprosh.

Sinqerisht me çudit me keto aludimet e tua.
 
Jo sipas meje jo . Te thashe syte i kam shume ne rregull, persa i perket ne publik. lool


E dashur .. lool . Shendet me gjithe k'te psikologjine tende te lodhur.
 
Njoh shum femra qe jan martuar,e nfundjan ber shum pishman.
Mos u besoni studimeve se ja fusin kot.
Rrini ma mir beqar,e fusni veten nmund kot :p.
 
Se di!

Sipas meje,,,, :)

Di që s'është aftësi për të gjet rrugën të arrish atje te kalorësi i besimit. :)
E fati kryesisht është dominues.

Ajo është ,,,,lumturia,për aq sa e trajton të tillë.
 
Ketu duhet te pergjigjen vetem ata se jan te martuar..
 
Ketu duhet te pergjigjen vetem ata se jan te martuar..

Jemi pergjigj te gjithe :p. Une e lumtur kam qene qe kur kam lind. Kam pas fsmijeri super pastaj rini super pastaj njohje super dhe fejese super dhe martese super :p. Por me e lumtur kam qene kur kam sjelle ne jete nje tjeter jete! :)
 
S'ikur që s'na ka pyetur njeri kur kemi ardhur në këtë
jetë, poashtu s'na pyet njeri jemi apo s'jemi të lumtur:
- thjesht është ligj apo rregull ia Atij/Asaj që ka krijuar jetën.
 
Martesa eshte nje institucion ne te cilen njeriu ka per te mesuar shum por edhe gabimet jane te pa shmangshme...! Nese ka ndjenj dhembshurie (dashurie) martesa njeriun e ben krijues e si pasoj "zot" !
 
Gati c'do lidhje fillon dhe vazhdon ne formen e nje perfitimi te dyanshem. Shkembim mendor apo fizik, i cili perfundon kur njera nga palet nuk ka me c'fare te jape. Por ne ceshtje zemre, njeriu me medioker mund t`ia kaloje edhe artistit me te madh, Eshte i vetmi justifikim per femrat qe dashurojne idiotet. Shpesh ju i bindeni Zemres, pavarsisht se Zemra eshte nje kafshe qe eshte e mira te mos ti zesh bese. Inteligjenca eshte nje tjeter, por ajo te pakten nuk flet per dashurine. Shume cmenduri te shkurtra, kjo quhet dashuri. Dhe martesa u jep fund ketyre cmendurive te shkurtera me nje budallallek te gjate.
A e dini pse meshkujt nuk martohen me shume gra? Sepse nuk do te duronin 7 vjehrra pernate ne shtepi.


Besoj se ne meshkujt martohemi se jemi lodhur me ne fund, kurse femra martohet se eshte kureshtare. Por mos u merzisni Te dy mbeten te zhgenjyer.
 
Lumturia e marteses nuk formohet pas marteses por para. Varet si njeriu e sheh martesen. Ka njerez qe jane engjuj para martese, jeten shume te mire me partnerin para marteses. Si te martohet, ia ben jeten ferr partnerit, por edhe e kunderta. Ka femra qe nuk ua prishin as qejfin as kurgje partnerit te tyre. Si te martohen, ose jane vetvetja, e qe i bie se kane aktruar para marteses gjate tere kohes, ose ndryshojne dhe krijojne nje karakter tjeter pas marteses, te ndikuar apo jo nga faktore te ndryshem, nuk eshte me rendesi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top