A është riciklimi përparësi në jetën tuaj?

Bilderberg

Anëtar i ri
A është riciklimi përparësi në jetën tuaj?

t.gif
20070322105747recycle_203.jpg

Ndërsa e gjithë bota është në ofensivë për ta shpëtuar planetin nga mbingarkesa e ndotjeve duke vënë si përparësi të rëndësishme shpëtimin e mjedisit nga ndotja, në rajonin tonë kjo çështje nuk është ende përparësore.
Një prej komponentëve të mbrojtjes së mjedisit është riciklimi i materialeve të përdorura nga njerëzit në jetën e tyre të përditshme: letra, materiale plastike, qelqi, alumini e metale të tjera.
Në disa vende si Danimarka e Holanda në fushat e grumbullimit të plehrave përfundojnë vetëm rreth 10 përqind e mbeturinave shtëpiake, pjesa tjetër riciklohet. Vende riciklojnë më pak, Greqia hedh në plehra 91 për qind të mbetjeve të familjeve, ndërsa në Britani kjo shifër është rreth 81 për qind.
Biznesin e riciklimit e zhvillojnë kompani private, por që punojnë nën një strategji të qeverive, që e inkurajojnë dhe e lehtësojnë këtë biznes.
Por a është riciklimi thjesht një biznes fitimprurës për disa kompani, apo po bëhen përpjekje për të nxitur vetëdijen e njerëzve si riciklimi mund të shpëtojë mjedisin?
A ka ndonjë strategji reciklimi nga autoritetet qendrore e vendore, a po punohet për rritjen e vetëdijes së qytetarëve, a ka bashkëpunim autoritete-kompani, autoritete-qytetar, a ofrohen lehtësime për të inkurajuar riciklimin?
Qytetarë - a jeni të vetëdijshëm për rëndësinë e riciklimit, a kujdeseni ju në mikromjedisin tuaj të ricikloni?

link: BBCAlbanian.com | Forum | A është riciklimi përparësi në jetën tuaj?
 
Ne Shqiperi problemi i pare eshte stabilizimi i hedhjes se mbeturinave dhe me pas vjen riciklimi.
Ne si komb kemi nje veti,nese ju ka rene ne sy,mbajme shume paster shtepite tona nga brenda dhe mbajme shume piset shtepine e madhe jashte saj.
Ketu kemi te bejme me nje kulture te ulet komuniteti,bashkie dhe Shtetesore.
Ne ne thelb shume here kete e kuptojme si kulture deshirore,kush do e mban,kush nuk do nuk e mban.Jo,ne radhe te pare duhet te kuptohet qe kjo kulture duhet te behet ligjore.Duhen vendosur ligjet si nje kerekes e shumices per te qene te pasterta ambjentet publike qe nga Tirana dhe deri ne fshatin me te humbur dhe ky ligj duhet zbatuar duke parashikuar dhe sanksionet ligjore per ate qe i shkel.Nje gjerman ndoshta nuk do te ishte dhe aq shume i kulturuar,sikur mos te kishte ligjin perkates dhe gjoben perkatese,nese hedh edhe nje cope leter te vogel ne toke.
Per te vajtur te riciklimi me pare duhet te kalojme rrugen e pare "mbledhjen e plehrave",ate te mbajtjes se paster te cdo ambjenti publik. Shume plehra ne Shqiperi dekompzohen cepave te truareve,oborreve te lagjeve,rrugeve nacionale e jo nacionale,rrugeve te qendrave te fshatrave.
Pluhuri ne qytetet shqiptare si Tirane,Vlore,Durres,Dier eshte nje nivel te tille qe po ta marrin vesh shqiptaret bejne revolucion.Ai pluhur futet i gjithi ne mushkrite e qytetareve duke ndikuar ne semundjet e tyre,ne moshen mesatare e tjera.
Kjo ndodh sepse rruget asnjehere nuk pastrohen me makinat perkatese.
Ne Shqiperi ky eshte tmerri i emigranteve shqiptare kur duan te vijne atje.
Papastertia eshte skandaloze,eshte per te ardhur turp ku jemi katandisur.
 
Redaktimi i fundit:
Une kam degjuar qe kartat e ndryshme te krediteve, rimbushese e cdo lloj tjeter jane te pariciklueshme dhe shume te demshme per ambjentin.

Shume teme e dobishme !
 
Ne si komb kemi nje veti,nese ju ka rene ne sy,mbajme shume paster shtepite tona nga brenda dhe mbajme shume piset shtepine e madhe jashte saj.

Mund te them qe per amerikanet, kjo eshte komplet e kunderta. Jashte duken mrekulli shtepite por brenda jane si Shqiperia jashte. lol
E per sa i perket pluhurit, hera e fundit qe isha ne Tirane mu desh nje jave te mesohesha me pluhurin e qytetit. I pyesja kushurinjte, a me duket mua sikur kam dhe ne goje e me jane mbushur hundet me pluhur apo edhe per juve njesoj eshte?? Te duket ty me thonin. :S
Nuk mendoj se s'ka rregulla, por nuk i zbaton kush. Nuk ndjejne detyrim qytetaret per to. Ketu them qendron problemi.

p.s.Ishte nje sondazh per kete teme. Them qe mund te bashkohen te dyja bashke.
 
Titulli: A është riciklimi përparësi në jetën tuaj?

Nqs populli nuk eshte i mesuar te recikloj... se ben kete pune..
Me kohen kur do fillojne te dalin koshet e plehrave te ndara per shishe, letra, metal... avash avash dhe njerzit do i ndajne...
 
Titulli: A është riciklimi përparësi në jetën tuaj?

jo...e jo vetem per mua,por per askend ne shqiperi ma merr mendja...
 
Titulli: A është riciklimi përparësi në jetën tuaj?

un vetem plastiken , qelqin dhe letrat ndaj ...asigjo tjeter se pertoj
 
Titulli: A është riciklimi përparësi në jetën tuaj?

Riciklimi i mbetjeve , sidomos ne shqiperi eshte nje problem i madh, akoma nuk eshte e mundur qe te ndertohet infrastruktura e duhur per mbledhjen dhe perpunimin e plerave, eshte mekat imadh tek shef plazhet tona fantastike te zhytura ne plehra.....Per rreth dy vjet kam qene me pushime ne Jale, ku vertete eshte nje nga plazhet me te bukura dhe me ujin me te paster ne shqiperi, por diku rreth 200 metra nga ku benim plazh ne, ishte nje mal i madh mbeturinash, pikerisht mu ne buze te detit, une jetoj prej shume vitesh ne itali, uji ne bregdetin italian, te pakten ketu ku rri une eshte shume i piset , sepse derdhen te gjitha mbetjet industriale prej disa vitesh, dhe nje plazh si ai i Jalit ketu nuk ke ku e gjen, Po ketu mbetjet urbane jane te disiplinuara , qytetet jane shume te pastra , ketu ku rri une nuk gjen dhe nje leter te hedhur ne toke, rruget jane te pastra, lulishtet te zbukuruara , barerat rreth rrugeve dhe ne ambientet e gjelberta pastrohen rregullisht, nuk besoj qe duhet ndonje investim i madh qe dhe ne shqiperi te behet e njejta gje, vetem duhet te ndryshoje menyra e te jetuarit ,njerezit duhet te behen me te edukuar te mos hedhin mbeturina ,vende e pa vende, te kemi me shume respekte per vendin ne te cilin jetojme dhe ta mbajme ate te paster.....
 
E kam ballkonin te mbushur me kosha të ndarë, qelqi, plastika, letrat, mbeturinat ushqimore dhe ato që nuk mund te riciklohen.
Por pyetj eshte a i riciklojn vërtet vallë?!
 
Une shpenzoj shume kohe me kte punen e riciklimit.

Letrat psh qe kane germa ne to, marr i laj me dylient ne menyre qe kimikatet te mos shkojne ke koshi i letrave.🤓
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top