9 vjet shtet, Kosova feston Pavarësinë

Guest2

Antarë i Respektuar
1487308033KOS.jpg

Kosova feston sot 9 vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe formimit të shtetit të ri.


Ceremonitë zyrtare që nisën para tre ditësh, kulmojnë sot me homazhe në varret e komandantit legjendar të Uاk-së Adem Jashari dhe presidentit historik Ibrahim Rugova.

Të dy këto, personalitete me kontributin më të madh në rrugën e Kosovës drejt të qenit shtet, do të nderohen nga krerët më të lartë të institucioneve kosovare. Por në agjendën tri ditore mungon parakalimi tradicional i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndërsa seanca solemne e kuvendit u zhvillua dje, po ashtu edhe pritja shtetërore me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Hashim Thaçi, në fjalën e tij tha se Kosovën e kanë njohur 113 shtete.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në faqen e tij në Facebook ka publikuar një video urimi për nëntë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me titull “Kosova ime”.

Kjo video në mënyrë simbolike përshkruan gëzimin dhe optimizmin për rrugën e pavarësisë. Urime 9 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës!” ka shkruar Mustafa.

Si çdo vit dhe obelisku i pavarësisë NEWBORN, një ndër pikat më të vizituara në Kosovë, pritet të mbledhë shumë njerëz që do të shohin pamjen e re me mesazhin për një botë pa mure.
Top-Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top