72 vite të martuar, sekretet e lumturisë në çift

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
72 vite të martuar, sekretet e lumturisë në çift

dashuria-dhe-martesa-3.jpg


Këshilla – Janë me mijëra, librat që flasin mbi dashurinë dhe qindra psikologët të cilët janë të gatshëm të flasin mbi funksionimin e dashurisë dhe të martesës. Por në të vërtetë askush nuk mund ta shpjegojë më mirë atë sesa një çift të dashuruarish prej më shumë se 70 vitesh

Zoti dhe zonja Lombardini, të dy 95 vjeç, sot duhen më shumë sesa shtatë dekada më parë, kur edhe u martuan. Më poshtë ju paraqesim disa këshilla që ata duan t’i ndajnë me më të rinjtë për hir të dashurisë, jetës dhe marrëdhënieve.

Duhuni në mënyrë të thjeshtë

Zgjidhni dashurinë dhe praktikoni filozofinë tuaj të jetës, edhe kur nuk duket të jetë një zgjedhje e thjeshtë.

Shkëmbeni shpesh komplimente

اdo ditë thojini fjalë të mira bashkëshortit apo bashkëshortes. Komplimentet mund të jenë nga më të ndryshmit, që nga bukuria fizike, te mënyra e të gatuarit, ose mund t’i vini në dijeni se sa shumë ju ka ardhur në ndihmë.

Kini një jetë të mirë seksuale

Po edhe kur të jeni 90 vjeç! Gjeni mënyrën që intimiteti të jetë një prioritet i martesës tuaj.

Jetoni pranë familjes suaj
Nuk ka asgjë më të mirë sesa familja për të rritur fëmijët dhe të plakeni së bashku.

Limitoni vaktet jashtë shtëpisë,
hani mirë dhe bëni kujdes me sheqernat. Këtë e sugjerojnë këta bashkëshortë, që gjatë gjithë jetës së tyre arrijnë ende të bëjnë xhiro me biçikletë: nuk ka asgjë më të mirë sesa ushqimi i gatuar në shtëpi për të qëndruar të shëndetshëm dhe të lumtur.
Mos tradhtoni kurrë
Si në nivel fizik ashtu edhe në atë mendor, mos tradhtoni! Këta ekspertë të vërtetë të martesës rekomandojnë që mos të harroni se të impenjohesh me dikë përfshin çdo aspekt të ekzistencës vetjake për gjithë jetën. Ndaj, edhe pse gjatë rrugëtimit tuaj ju mund të “ndesheni” me tundimin, absolutisht duhet të qëndroni besnik.

Mos shkoni asnjëherë në shtrat pa bërë paqe
“Shkëmbeni një puthje të thjeshtë”, ja antidoti i tyre për të mos fjetur të zemëruar. ثshtë me të vërtetë kaq e thjeshtë, thonë. Mjafton ta provoni!

Ndonjëherë është mirë edhe të diskutoni
Jini të ndërgjegjshëm me faktin se të mos qenët dakord për diçka është pjesë e çdo marrëdhënieje. Ju nuk mund të jeni në një mendje për ndonjë aspekt të jetës, megjithatë është e rëndësishme të dëgjoni mendimin e tjetrit dhe të kuptoni se mes jush mund të ekzistojnë absolutisht edhe ndryshime. Po kaq e rëndësishme është që të ecni përpara pa varur turinjtë. اifti 90-vjeçar ia ka dalë për më shumë se 70 vjet.

Respektojeni njëri-tjetrin
Që një martesë të jetë e lumtur dhe jetëgjatë, përveç dashurisë, është e nevojshme që mes jush të ketë edhe admirim të sinqertë kur çdo gjë shkon mirë, por edhe e kundërta.

Kujdesuni për shtëpinë tuaj
Zoti dhe zonja Lombardi besojnë se është shumë e rëndësishme që shtëpinë ta mbani të pastër, sepse një shtëpi e sistemuar reflekton jetën tuaj. Ndërsa një shtëpi e rrëmujshme dhe kaotike është simptomë e kaosit të gjithë jetës suaj.

Jini prindër të zotë
Demonstrimi i dashurisë ndaj fëmijëve përfshin arsimimin e tyre. Por në të njëjtën kohë, bashkëshortët Lombardi theksojnë se ju nuk duhet të ushtroni asnjë lloj presioni ndaj fëmijëve tuaj për t’i bindur ata që të ndjekin universitetin. Jo të gjithë janë të prirur për të mbaruar universitetin; marrja e një zanati është një alternativë e mundshme.

Zoti dhe zonja Lombardi janë pensionistë dhe jetojnë në Florida, ku adhurojnë shëtitjet në ajër të pastër dhe bisedat e ndryshme. Dëshirojnë që së bashku të shohin edhe lajmet, të luajnë me letra dhe të dëgjojnë muzikë. اdo ditë zonja Lombardi gatuan pjata italiane në shtëpi, ndërsa zoti Lombardi bën shëtitje me biçikletë! Gjithashtu, ata humbasin shpeshherë mes kujtimeve të së kaluarës. Kanë dy fëmijë, pesë nipër e mbesa dhe 8 stërnipa e stërmbesa të cilët i telefonojnë ata çdo ditë.
g.shqip
 
Titulli: 72 vite të martuar, sekretet e lumturisë në çift

Eh martesa :(
Jan te rrallaa martesat e lumtura, por nuk mund te them se ska martesa te tilla.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: 72 vite të martuar, sekretet e lumturisë në çift

Familja eshte e shejte,burri per gruan duhet te jete mbi vetveten.
Dhe anasjelltas.
Pastaj gezohen frutat e ciftit ne pleqerin e vonshme bashke. :))
 
Titulli: 72 vite të martuar, sekretet e lumturisë në çift

Nga e thena ne te bere.. nje mal i tere.
 
Titulli: 72 vite të martuar, sekretet e lumturisë në çift

Kjo me teper u duka' si perralle per te vene gocat " e vogela" ne gjume Lol
 
Titulli: 72 vite të martuar, sekretet e lumturisë në çift

Te gjitha i bej amanet vetem pastrimin e shtepise mos ma lini mua lol
 
Titulli: 72 vite të martuar, sekretet e lumturisë në çift

Numri 72 me dergoi te virgjereshat,,,,,,,,,,,,,,,,, matane.
Oh sa u lumturova te iki nga ky ferr i te njejtes melodi :D

Qenkam zhgenjy!!!
 
Titulli: 72 vite të martuar, sekretet e lumturisë në çift

Haha me kujton nje cift pleqsh ketu 89 vjecare qe te dy,cdo mjes plaka ngrihet edhe pse me veshtiresi i afrohet plakut e perkedhel bute ne koke dhe i thote si me shaka '' hej kumbare :) '' i jep nje te puthur ne ball e shkon ulet prap..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top