6 poezi nga Neruda.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Sot, lërmëni të ndjehem i lumtur dhe kaq!/ Pablo Neruda, 6 poezi që ju “mbushin shpirtin”




SOT LERMثNI Tث NDJEHEM I LUMTUR DHE KAQ!

Lermëni i lumtur të jem këtë herë,

asgjë, askujt s’i ka ndodhur

asgjëkund nuk kam shkuar,

por, ja që i lumtur jam,

deri thellë në zemër i lumtur.

Eci, fle a shkruaj,

çfardo që bëj, i lumtur ndjehem.

Më keq se bari lëndinave jam shkelur,

lëkura si lëvore peme m’është bërë

i shkon ujët tek rrënjët dhe zogjtë ka në majë,

deti si unazë e qarkon jetën time,

si tokën, bërë me bukë dhe gurë

dhe ajri si kitarrë këndon.

Ti ulur krah meje mbi rërë, si rëra je,

këndon dhe je kënga.

Bota sot më është shpirti

këngë dhe rërë, bota sot në buzët e tua është,

lermë mbi buzët e tua dhe mbi rërë

i lumtur të jem,

të jem i lumtur… sepse jam,

sepse marr frymë, merr edhe ti,

i lumtur sepse t’i prek gjunjët

si trupin e kaltër të qiellit ta prek

dhe freskinë e tij.

Sot lermëni të jem i lumtur dhe kaq,

vetëm o me të tjerë, i lumtur ndjehem me barin

dhe rëra e lumtur të jetë me ajrin dhe tokën,

të jem i lumtur me ty, me buzët e tua,

të jem i lumtur.

2. DASHURI KRYENEاE
Dashuri kryeneçe, vjollcë me gjëmba rrethuar,

shkurre mes pasionesh kreshpëruar,

heshtë dhimbjesh, kurorë tërbimi,

ç’udhë të solli drejt e në shpirtin tim?

Përse i vure zjarrin e dhimbshëm

beftas, gjethnajës së ftohtë të rrugës sime?

Kush ta mësoi rrugën për tek unë?

ا’lule, gur a tym të dëfteu se ku unë rri?

Edhe nata vetë u rrënqeth, u trëmb

Agimi kupat i mbushi me verën e tij

e dielli në qiell më s’fundi zuri vend,

Ndërsa dashuria mizore paprerë më ndiqte

me shpata më shqeu, me gjëmba më çponte

gjersa m’hapi në zemër udhën që përvëlonte.

Etja për ty me djeg…

Etja për ty më djeg netëve të zhuritura,

Fërgëllon dorë e nxehtë që deri te beli yt vjen.

Nga etja dehur, nga etja çmendur, nga etja pafund përvëluar,

Etje metali të skuqur, etje rrënjësh të pangopura,

kur netëve sytë e tu nuk vijnë

të takohen me të mijtë që presin me shpresë.

Je plot me hije që më përgjojnë.

Si yjet më ndjek, që natën ndjekin.

Më lindi ime më mbushur me pyetje të stërholluara.

Ti të gjithave u përgjigjesh. Plot me zëra je.

Spirancë e bardhë që zhytet në detin ku po lundrojmë.

اaj nëpër farën e turbullt të emrit tim.

Që është trualli mi e gjurmën tënde s’e mbulon dot.

Pa sytë e tu endacakë, që netëve enden, kush e di se ku.

Prandaj them: ti je etja që duhet ta shuaj.

S’mundem mos të dua nëse kështu duhet dashur.

Nëse kjo është nyja, si ta këpus, qysh… më thuaj.

Kur edhe eshtrat e mija, etje për eshtrat e tua kanë.

Etje për ty, dredhkëz e egër, e ëmbël.

Etje për ty, që netëve si qen më kafshon.

Kanë etje sytë e mi, sepse të tutë janë këtu.

Ka etje goja ime, pse këtu janë buzët e tua.

Ndizet shpirti nga këta krahë që të duan.

Trupi i gjallë digjet që trupin tënd ta djegë.

Me etje. Etje të pashuar. Etje që tënden etje kërkon.

Dhe në të zhbëhet, si ujët prej zjarrit shterret.




3. KثNGث E MASHKULLIT DHE E FEMRثS


Këngë e mashkullit dhe femrës!

frut i shekujve

që lëngun na e shtrydh

ndër damarë.

Shpirti më shkrihet në shtatin tënd të shtrirë,

dhe më i mirë del prej teje,

zemra më përhapet,

e shtriqet si panterë,

është jeta ime e shkërmoqur, që tek ti

kapërthehet si drita te yjet!

Dhe ti më prêt

si velat erën,

të pres

si brazda farën.

Eja, dremit mbi dhimbjet e mija,

nëse këto dhimbje nuk të djegin,

lidhu te flatrat e mija,

ndoshta këto flatra do të të mbajnë,

mendimeve jepmu udhë,

përplasja e tyre ndoshta të lëndon.

Ti je e vetmja që kam,

qyshkur trishtimin humba!

çarvalitmë si shpatë

ose dëgjomë si një antenë!

Puthmë,

kafshomë,

ndizmë,

se unë vij në bref

vetëm për të zhytur sytë e mi prej mashkulli

në pafundësinë e ujrave të syve të femrës!



4. LAMTUMIRث…


Na vështron një fëmijë i trishtë, si ti.

Për jetën që do të digjet në gjakun e tij,

Që jetët tona duhej t’i bashkonte.

Për ato duar, bija të duarve të tua

që të mijat duhej të vrisnin.

Për sytë e tij, të hapur mbi botën

Ku një ditë një lot tëndin do të shoh.

Unë nuk dua, e Dashur.

Që asgjë të na lidhë,

që asgjë të na bashkojë.

As fjala që në gojën tënde kundërmon,

as ajo çka fjalët nuk e thonë.

As festë e dashurisë që nuk patëm,

as ngashërimet e tua në dritare.

Dashurinë e detarit dua,

që puth e shkon.

Një premtim lë.
Por kurrë s’kthehet më.

Në çdo port, një femër e pret:

detari puth e shkon.

Derisa një natë me vdekjen shtrihet

në shtratin e detit.

Dashurinë që ndahet

në puthje, shtrat dhe bukë.

Dashurinë e përjetshme,

por që dhe kalimtare mund të jetë.

Dashurinë që të çliron

që të shtyn të kthehesh e të dashurosh.

Dashurinë e hyjnizuar që bashkon

Dashurinë e hyjnizuar që ikën e shkon.

S’do të magjepsen më sytë e mi në të tutë,

dhimbja, pranë teje, nuk do të më ëmbëlsohet.

Por kudo që të shkoj vështrimin tënd me vete do ta kem

dhe kudo të shkosh dhimbjen time do të kesh.

Isha yti, ishe imja. E çka tjetër? Sëbashku bëmë

një copë udhë tek kalonte dashuria.

Yti isha, imja ishe. Do të jesh e atij që do të të dashurojë,

e atij që do të korrë, çka unë mbolla.

Po shkoj. I trishtuar ndjehem: por gjithmonë kështu jam

nga përqafimi yt vij. Ku shkoj s’e di.

Lamtumirë një foshnje zemra jote më thotë.

Dhe unë lamtumirë i them.




5. NثSE TI ME HARRON…

Dua të dish

një gjë.

Ti e di si e kam unë:

Sa hedh sytë

nga hëna e kristaltë, a te një degë e kuqërremtë

në këtë fund vjeshte prej dritares sime,

nëse prek,

te zjarri në vatër,

hirin që përvëlon,

a një kërcu që digjet aty,

të gjitha, tek ti më sjellin,

thua se gjithçka përqark,

aromë, dritë, metale,

bëhen barka të vogla e nisen

drejt ishujve tu që më presin.

E mirë pra,

nëse, pak nga pak nuk më dashuron më,

do të pushoj edhe unë së dashuruari, pak nga pak,

“Nëse ti beftas

më harron,

mos më kërko më,

sakaq të kam harruar”.

Nëse e quan çmenduri të zgjatur,

valëvitjen e flamujve në jetën time

dhe vendos

të më braktisësh në breg

të zemrës ku kam hedhur rrënjë,

mëso

se po atë ditë,

po në atë çast,

unë do të ngre duart lart,

e prej aty ato rrënjë do të shkulen,

në kërkim të një tjetër toke.

Por nëse çdo ditë,

çdo orë

ndjen që për mua je paracaktuar

dhe ëmbëlsisht,

çdo ditë, një lule çel

në buzët e tua e mua më kërkon,

ah, e dashura ime, ah, ti imja,

zjarri tek unë sakaq do të ndizet prap,

te unë asgjë s’është shuar, asgjë s’është harruar,

dashuria ime nga jotja ushqehet, e dashur,

e sa të rrosh, në krahët e tua do ta kesh,

nga të mijtë pa ikur, kurrë.






6. TRISHTIMIT…


Më duhet trishtim

krahu yt i zi,

shumë diell është, shumë mjaltë në topaz,

çdo rreze buzëqesh

mbi lëndina

dhe vetëm dritë mbështillet rreth meje

dhe gjithçka, lart, si bletë elektrike.

Prandaj

krahun tënd të zi

jepma,

vëlla trishtim;

dua të zhduket ndonjëherë

zafiri dhe të bjerë

i pjerrët, kapërthyes shiu,

vajtim i tokës:

dua

të derdhet rrëmbyeshëm si grykëderdhje lumi,

shtëpi e madhe në terr

dhe ime më

që qirinj kërkon

për dritë

derisa drita

të japë frymën e fundit.

Nata me zor vinte.

Dita rrëshqiste

drejt varrezës së saj të zakonshme

dhe mes bukës dhe hijes

vehten time

kujtoj

kur nga dritarja vështroja asgjënë,

atë asgjë që s’ndodhte,

dhe krahun e zi të ujit që binte

mbi atë zemër dhe atëhere ndoshta,

përgjithmonë harrova dritaren.

Kam mall tani

për atë dritë të errët.

Jepmë gjakun tënd të ngadalshëm,

shi i ftohtë,

fluturimin tënd të topitur jepmë!

Kthema në krahëror

çelsin

e derës së mbyllur,

të rrënuar.

Për një minutë,

për një kohë të shkurtër,

hiqma dritën dhe lermë

të ndjehem i humbur, i mjerë,

të dridhem ndër fijet

e muzgut,

në shpirt

të më hyjnë

duart

fërgëlluese

të shiut.
 
5. NثSE TI ME HARRON…

Dua të dish

një gjë.

Ti e di si e kam unë:

Sa hedh sytë

nga hëna e kristaltë, a te një degë e kuqërremtë

në këtë fund vjeshte prej dritares sime,

nëse prek,

te zjarri në vatër,

hirin që përvëlon,

a një kërcu që digjet aty,

të gjitha, tek ti më sjellin,

thua se gjithçka përqark,

aromë, dritë, metale,

bëhen barka të vogla e nisen

drejt ishujve tu që më presin.

E mirë pra,

nëse, pak nga pak nuk më dashuron më,

do të pushoj edhe unë së dashuruari, pak nga pak,

“Nëse ti beftas

më harron,

mos më kërko më,

sakaq të kam harruar”.

Nëse e quan çmenduri të zgjatur,

valëvitjen e flamujve në jetën time

dhe vendos

të më braktisësh në breg

të zemrës ku kam hedhur rrënjë,

mëso

se po atë ditë,

po në atë çast,

unë do të ngre duart lart,

e prej aty ato rrënjë do të shkulen,

në kërkim të një tjetër toke.

Por nëse çdo ditë,

çdo orë

ndjen që për mua je paracaktuar

dhe ëmbëlsisht,

çdo ditë, një lule çel

në buzët e tua e mua më kërkon,

ah, e dashura ime, ah, ti imja,

zjarri tek unë sakaq do të ndizet prap,

te unë asgjë s’është shuar, asgjë s’është harruar,

dashuria ime nga jotja ushqehet, e dashur,

e sa të rrosh, në krahët e tua do ta kesh,

nga të mijtë pa ikur, kurrë.



kjo eshte fantastike...e kam adhuruar gjithmone!!!
 
Ketu te dashuroj.
Mes pishash shpeshtillet era.
Ujrash vagabonde, me drite te gjelbereme shkelqen hena.
Kalojne dite te njejta, ndjekur nga njera-tjetra.

Ne forma vallezonjese shperbehet mjegulla.
Nje pulebardhe e sermte shkeputet perendimit.
Tek-tuk nje vele. Te larta jane yjet, te larta.

E mbi anije nje kryq direku
i nxirosur vetmon.
Ndohere zgjohem agut, i njomur gjer ne shpirt.
Deti ne largesi gjemon e bubullon.
Ky eshte liman.
Ketu te dashuroj.

Ketu te dashuroj e me kot horizonti te fsheh.
Po te dashuroj dhe mes kesi sendesh thellime.
Nganjehere puthjet e mia shkojne me varka te erreta
qe gjemojne detrash e kurre s’mberrijne.

Harruar mes kesi spirancash te vjetra veten kundroj.
Me te trishta jane molet kur u lidhet gjurme e nates.
Lodhet jeta ime uritur kot se koti.
Dashuroj cka s’kam. Ti je kaq e larget.

Merzia, me muzgje te ngatheta me perpiqet.
Pastaj vjen nata e nis te me kendoje sakaq.
Nje film prej enderre hena shfaq…

Me syte e tu me shohin yjet me te ndritur, nga cdo kend.
E meqe une te dashuroj, kur era u shprish aget,
dhe pishave u vjen t’kendojne emrin tend.
 
Me pelqen kur hesht se duket sikur s’je,
e me degjon se largu, por s’te prek zeri im.
Eshte sikur syte te t’jene merguar diku,
e nje puthje te te kete zene fytin.

Meqe te gjitha, me shpirtin tim jane plot,
atehere ti del mbi gjerat plot me shpirtin tim.
Me vete shpirtin me ngjan atehere, o flutur enderre,
me ngjan me fjalen trishtim.

Me pelqen kur hesht dhe je si e larget.
Me dukesh se ankohesh o flutur qe klloçit.
E me degjon nga larg e zeri s’te arrin:
me heshtjen tende, ler te heshte dhe zeri im!

Lerme qe te te flas dhe une me heshtjen tende,
te kthjellet si nje llampe e t’thjeshte si unaze.
Se ti je si nata e heshtur, e yjezuar.
Heshtja jote eshte prej ylli, e larget dhe e qarte.

Me pelqen kur hesht se duket sikur s’je.
E larget dhe e dhembur, si t’kishe vdekur vete.
Mjafton pastaj nje fjale, nje buzeqeshje.
E ngazellehem krejt, qe kjo s’eshte e vertete.
 
Dhe po thoja kush tjeter e don kaq Neruden,une personi vete,paskam qene. :p
 
5. NثSE TI ME HARRON…

Dua të dish

një gjë.

Ti e di si e kam unë:

Sa hedh sytë

nga hëna e kristaltë, a te një degë e kuqërremtë

në këtë fund vjeshte prej dritares sime,

nëse prek,

te zjarri në vatër,

hirin që përvëlon,

a një kërcu që digjet aty,

të gjitha, tek ti më sjellin,

thua se gjithçka përqark,

aromë, dritë, metale,

bëhen barka të vogla e nisen

drejt ishujve tu që më presin.

E mirë pra,

nëse, pak nga pak nuk më dashuron më,

do të pushoj edhe unë së dashuruari, pak nga pak,

“Nëse ti beftas

më harron,

mos më kërko më,

sakaq të kam harruar”.

Nëse e quan çmenduri të zgjatur,

valëvitjen e flamujve në jetën time

dhe vendos

të më braktisësh në breg

të zemrës ku kam hedhur rrënjë,

mëso

se po atë ditë,

po në atë çast,

unë do të ngre duart lart,

e prej aty ato rrënjë do të shkulen,

në kërkim të një tjetër toke.

Por nëse çdo ditë,

çdo orë

ndjen që për mua je paracaktuar

dhe ëmbëlsisht,

çdo ditë, një lule çel

në buzët e tua e mua më kërkon,

ah, e dashura ime, ah, ti imja,

zjarri tek unë sakaq do të ndizet prap,

te unë asgjë s’është shuar, asgjë s’është harruar,

dashuria ime nga jotja ushqehet, e dashur,

e sa të rrosh, në krahët e tua do ta kesh,

nga të mijtë pa ikur, kurrë.




kjo eshte fantastike...e kam adhuruar gjithmone!!!
Kete e paskam adhuruar gjithmone 😍
Me pelqen fakti..qe pa varsisht kohes qe ecën...ndjesitë..e ato cfare pelqejme dhe adhurojme..nuk ndryshojne kurrë 😍
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top