"50 vitet e mia me Enver Hoxhën"

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Intervistë ekskluzive e Nexhmije Hoxhës dhënë gazetares Rudina Xhunga, në emisionin "Shqip", në "Top Channel"

Në një rrëfim ekskluziv dhe historik, 87-vjeçarja Nexhmije Hoxha, flet për historinë e saj gjysmëshekullore me Enver Hoxhën, jo vetëm si ish-Zonja e Parë e vendit, por edhe si dëshmitare e parë e sistemit diktatorial në Shqipëri. Më poshtë vijon intervista e zonjës Hoxha dhënë gazetares Rudina Xhunga, në emisionin "Shqip", në "Top Channel".

Ndodhem përballë gruas që i ndenji pranë, për 50 vjet, Enver Hoxhës. Apo, siç i referohen tashmë, diktatori Hoxha. Ju bën përshtypje kjo fjalë?

Le të thonë ç‘të duan, mua nuk më bën më përshtypje.

Një gjë është e sigurt, që 50 vjet kanë qenë diktaturë proletariati...

اështje formulimi sistemesh, një sistem me ndryshime nga sistemi aktual, por kjo nuk do të thotë gjë. Enver Hoxha nuk ka qenë diktator, as me mua, as me fëmijët e as me shoqërinë, me sa e njoh unë. Por, mund të them se ka qenë personaliteti i tij i fortë, gjatë 50 viteve në pushtet, që i kishte vlerë fjala, që bëri ato që bëri. Nuk dua të bëj biografinë e tij nga fillimi, por dua të theksoj që Enveri lindi në tetor të 1908 në Gjirokastër, pikërisht në prag të rënies së Perandorisë. Lindi në një familje atdhetare, ku xhaxhai i tij ishte anëtar i delegacionit gjirokastrit në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë dhe gjyshi i Enverit, i poshter Hoxha, ishte anëtar i Lidhjes së Prizrenit dhe për këtë është dekoruar.

Origjina e tij është Gjirokastra, apo jo?

Origjina e tij është nga Gjirokastra, por ata kishin ardhur para 2-3 shekujsh më parë nga një fshat i Dropullit. Në shekullin e XIV, siç thuhet që kanë qenë me origjinë katolike, Enveri më thoshte që mbiemrin e ka pasur Kola, se kanë qenë në një fshat afër Dropullit, ku kishin pak dynym tokë, jo pronarë të mëdhenj. Megjithatë, të dy vëllezërit, babai dhe sidomos xhaxhai i Enverit, kanë qenë shumë të mësuar; dinin turqisht, arabisht, persisht. Kanë marrë titullin ‘mulla‘, që në një farë pikëpamje ishin si gjykatës, si njerëz që vendosnin, por jo klerikë.

Besonte Enver Hoxha? Pra, në jetën familjare, shfaqte shenja se besonte?

Jo, pa dyshim që nuk besonte. Por, doja të thosha që Gjirokastra, familja, mësuesit, që kanë qenë të ndritur, bënë edukimin e parë atdhetar të Enverit, që ishte një nga karakteristikat kryesore të tija. Ana tjetër ishte Korça me lëvizjet e saj punëtore, me shkollën franceze në lice, vetë Franca më pas me revolucionet, por për tre vitet që ai ndenji atje, mori edukatën përparimtare, revolucionare, evropiane, sepse ishte pikërisht koha e frontit popullor kundër fashizmit që po lindte në Spanjë dhe dukej që hija e saj po shtrihej edhe në Evropë. Këto kanë qenë dy tiparet karakteristike të Enverit.

Një ndalesë, për fotot. Fotot e asaj kohe, foto që vijnë nga ato kohëra, në fakt, sipas arkivit të shtetit, janë të retushuara, domethënë, mungojnë njerëz ose më saktë hiqeshin njerëz...


Eshtë e vërtetë që retushimi është përdorur dhe ka qenë, për mendimin tim, një budallallëk që vjen nga një pikëpamje injorante në këtë drejtim. E para, nuk është bërë me urdhër. Unë kam qenë pikërisht në atë aparat që merrej me propagandën në atë kohë pas اlirimit, por shumë organizata dhe shoqata e bënin këtë. Kjo duke i parë gjërat në një kuptim të ngushtë. Por nuk e mohoj që ka pasur retushim.

Doja të dija se si erdhi Enver Hoxha, befas, në krye të Partisë dhe të themelimit të saj?

Kur erdhi puna e themelimit të Partisë, Enver Hoxha nuk ishte një kushdo.

Por nuk ishte as më i rëndësishmi...


Në një farë pikëpamje, ai ishte. Kur erdhi në ‘Flora‘, ai nuk ishte një anëtar i thjeshtë. Përkundrazi, me zhvillimin që kishte ai nuk binte më poshtë se, për shembull, Qemal Stafa, sepse me Vasil Shanton, Kristo Themelkon dhe me asnjë tjetër, ai nuk mund të krahasohej përveç Qemalit. Por edhe Qemali, pavarësisht se unë Qemalin kam pasur shok në grup, e kam pasur edukator, ishte dhjetë vjet më i vogël se Enveri. Enveri kishte bërë një lice francez të plotë, kishte qenë në France tre vjet, kishte përvojë të gjerë. Nga pikëpamja politike e kulturore, kishte edhe ai përvojën e tij. ثshtë absurde ajo që thuhet që Koço Tashko e mori Enverin nga rruga dhe e futi në grupet. Në themelimin e Partisë, nuk është artificial roli që u dha brenda zhvillimit të atyre ditëve të themelimit të Partisë. E para, Grupi i Korçës, kishte një vend të privilegjuar, sepse kishte bërë një punë më pozitive, por nuk ishte Koço Tashko që mund të vihej në krye, sepse ai ishte kryesori që kishte përçarë lëvizjen deri në atë kohë. Prandaj, edhe brenda mbledhjes, ai u mënjanua, iu dha një vend nderi për katër anëtarët që kishte çdo grup. Kështu, kur erdhi puna që të formulohej vendimi për themelimin e Partisë, u ngarkua Enveri nga Grupi i Korçës, se të tjerët, që nuk njihen përveç Pilo Peristerit, nuk kishin formuluar në jetën e tyre as dy gisht artikull, ose nuk kishin bërë asnjëherë thirrje. Kështu që Enveri formuloi vendimin që e lexoi. Ishte Enveri që u ngarkua me këtë gjë dhe ishte ai që lexoi formulën e pagëzimit të themelimit të Partisë, por në të pesëmbëdhjetë vetat që ishin aty, të gjithë ishin njësoj. Enveri asnjëherë nuk ka pretenduar gjatë kësaj mbledhjeje për të qenë themelues, sepse në atë kohë nuk zgjodhi as kryetar, që të mos fillonin xhelozitë brenda grupit. U tha që kjo gjë do të shikohej gjatë punimeve të mëvonshme.

Pra, mbledhja e themelimit del pa kryetar?!

Po, pa kryetar dhe po ta marrësh si themelues, janë konsideruar të 200 anëtarët. Kjo është lista e parë që dërgoi çdo grup. Në këtë listë, filluan të krijohen organizatat e Partisë, që quheshin celulat, që ishin të bashkuara dhe që u krijuan brenda javës, kur mbledhja mbaroi më 15 nëntor. E mbaj mend këtë, sepse më 23 nëntor ishte Mbledhja Themeluese e Rinisë, ku mora pjesë edhe unë. Dhe shkova në këtë mbledhje, duke kaluar më parë në mbledhjen e organizatës, ku dija gjithçka që ishte diskutuar në mbledhjen themeluese të Partisë. Po kështu, në mbledhjen e shoqeve, ishte grupi jonë, Grupi i të Rriturve. Nga Grupi i Korçës nuk kishte, sepse nuk kishte njeri në Tiranë. Në organizatën tjetër, që është shkruar në shtyp këto kohë, ishte organizata e profesorit të nderuar Kristo Frashëri. Ai ka shkruar këtë që unë po them dhe, në javën e parë, u dërgua Enveri në organizatën e Kristos. Pse u dërgua Enveri? Sepse organizata e Kristo Frashërit ishte edhe ajo një organizatë e ngritur nga pikëpamja kulturore dhe shumica ishin nga Grupi i të Rinjve. Ai ka dhënë opinionet e tij në media për këtë fakt dhe për këtë i jam shumë mirënjohëse profesorit të nderuar. Pavarësisht rezervave që ka shprehur, mund të them se është e drejta e tij. Sepse, në fakt, koha tregoi që ai kishte të drejtë dhe jo ne.

Ndalojmë pak te roli i Enver Hoxhës gjatë periudhës së luftës, që është vënë në dyshim, dhe se si erdhi ngritja e tij, si bëhet ai drejtuesi i gjithçkaje, befas. Kush e mbështeti?

Në mbledhje nuk u caktua asnjë kryetar, por thjesht u bënë ndarjet e detyrave. Qemal Stafa, për shembull, u ngarkua me rininë. Të tjerët u caktuan të shkojnë nëpër rrethet përkatëse për të organizuar rininë. ثshtë e vërtetë ajo që thuhet se Enveri u caktua të qëndrojë në Tiranë dhe të merrej me financat. Ai u caktua në Tiranë në sajë të formimit të tij, pasi Tirana ishte kryeqyteti, dhe duhej të punonte me rrethet intelektuale, të krijoheshin grupet e frontit nacionalçlirimtar, të ngriheshin organizatat që ishin më të përgatiturat. Për shembull, te ne erdhi Tuk Jakova, por ne, megjithëse ishim të shkollës së mesme, ai stonoi dhe ndiheshim të pakënaqur. Dhe ai e ndjeu veten keq në mesin tonë. Kështu që, Enveri u caktua këtu. Shpejt u bë sekretar politik i Tiranës. Meqë ishte në qendër, atij i grumbulloheshin të gjithë shokët që ishin nëpër rrethe për të krijuar organizatat. Ata mblidheshin në një shtëpi dhe ishte Enveri që i studionte dhe i shikonte të gjitha raportet, vinte në dijeni të gjithë shokët e tjerë të Komitetit Qendror. Njëkohësisht, mbante lidhje edhe me Kosovën. E bënte si detyrë partie. Jo se e mori si iniciativë personale, por dërgoheshin edhe materialet që krijonte partia, edhe traktet kundër okupatorëve. Dhe këto ia dërgonte drejtpërdrejt Komitetit për Partinë e Kozmetit, kështu quhej atëherë. Unë kam edhe një letër më të vonshme. Ka edhe të tjera, por këtu jam prezente edhe unë e filloj të bëhem dëshmitare. Enveri i shkruante Elhami Nimanit, që ishte pjesëtar i mbledhjes themeluese, i cili drejtonte Komitetin e Kozmetit, sepse pas mbledhjes themeluese, Tuk Jakova shkoi në Shkodër, Kristo Themelko në Gjirokastër e kështu me radhë. Ndërsa Nimani shkoi në Kosovë. Enveri i dërgoi letër atij. Nuk e di ç‘kishte shkruar, por njëkohësisht më ngarkoi t‘i jap atij një shumë, rreth 5000 flori letre dhe veç kësaj, edhe një shumë të vogël, rreth 250 napolona, një pjesë për nënën e Miladinit dhe një pjesë për gruan dhe fëmijët e Dushanit. U dërgua Zeqi Agolli te Xhevdet Doda. Kjo tregon se ata mbanin korrespondencë.

Dua të ndaloj pak te jugosllavët, pasi ju përmendni pagesat që i bëheshin Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës. Në fakt, roli i tyre është i dukshëm. Por a e zgjodhën ata Hoxhën, a ndikuan ata në karrierën e mëtejme të tij?

E përjashtoj lidhjen e Enverit me Dushanin, pasi ai ka qenë fatkeqësia e Partisë Komuniste dhe fatkeqësi e Shqipërisë deri vonë, pra derisa vdiq. Ka qenë njeri jashtëzakonisht i lig, i ulët, njeri i UDB-së, i fëlliqur, përdori shumë nga kuadrot, që atëherë bëri punë minuese. Ndërsa Miladini ishte ndryshe. Ai ishte i edukuar, me kulturë, patriot, jo si serbët e tjerë që ishin kundër shqiptarëve. Dua të sqaroj diçka për faktin që thuhet se ishte Miladini ai që e ngriti Enverin. Miladini ishte njeri që nuk dinte gjuhë të huaja, veç sllavishtes, sepse ishte malazez. Nuk kishte qenë kurrë jashtë Jugosllavisë në jetën e tij. Nuk mund të drejtonte ai asgjë në Shqipëri, sepse nuk njihte asgjë nga jeta e Shqipërisë, të njerëzve, të grupeve nacionaliste. Ndodhi e kundërta; ishte ai që u ngrit nga Enveri, ai ishte një instruktor i mirë partie. Ai ndihmoi në mënyrën si organizohej organizata, konferenca e partisë, si bëhen zgjedhjet etj.

Kush e vrau Miladin Popoviçin?


Eshtë e qartë që si vrasje është organizuar nga vetë UDB-ja dhe pikërisht kjo tregon se ai ishte dashamirës ndaj Shqipërisë, ndaj Kosovës, gjë që nuk e tregoi vetëm atëherë. E tregoi që kur ishte këtu. Që kur u hoq me kohë, sollën dy të tjerë, derisa erdhi Velimir Stojniçi që organizoi Beratin. U tërhoq për gabime dhe se ai pranoi deri vetëvendosjen e Kosovës, ndaj ata nuk ia falën Miladinit. Ata vunë më pas një shqiptar që e vrau, një i Ballit, thoshin.

Pra, ju nuk pranoni në asnjë mënyrë që jugosllavët patën rol për ta ngritur Enver Hoxhën nga sekretar politik i Tiranës në sekretar të përgjithshëm?


Në këtë kohë, as Tito nuk kishte influencë në Tiranë. Vetë jeta, lufta ishte shumë e vështirë, mezi komunikohej. Shkonin tre muaj a më tepër për një postë që të shkonte nga Tirana në Beograd. Pastaj, po ta marrësh historikisht, ata deri në Berat, nuk organizuan që ta rrëzonin Enver Hoxhën, sepse nuk e rrëzonin dot, sepse dy ditë para se të vinte në Tiranë për çlirimin, ai u bë Kryeministër. Ajo u bë për të frikësuar Enver Hoxhën, për ta kritikuar që ai të ulte kokën para tyre, sepse do të fillonte një fazë e re me të gjitha peripecitë që ndodhën më pas në periudhën 1944-1948. Në këtë periudhë, Enveri është kritikuar pse bëri një përulje të tillë ndaj Jugosllavisë, por harrojnë se në atë periudhë, vetë mbledhja e Jaltës kishte përcaktuar fatin tonë. Shqipëria nuk u përmend fare në mbledhjen që bënë aleatët e mëdhenj, që t‘ia linin nën sqetull Jugosllavisë. Pastaj vetë Jugosllavia, historikisht, dihet që ka bashkëpunuar me Greqinë që ta ndajnë Shqipërinë gjysmë për gjysmë. Këtë radhë e donin të tërën. Dhe në Konferencën e Parisit, Moshe Pijade, luftoi me këmbëngulje kundër Kaldarisit, lidhur me pretendimet që kishin ata për të marrë tokat e Jugut, meqë e konsideronin Shqipërinë në luftë si aleate e fashizmit italian.

Pra, raporti i tij me Jugosllavinë nuk ishte një raport servil por pragmatist!

Pragmatist dhe imponues, madje. Por, fatkeqësia më e madhe ishte se ata kishin punuar dhe kishin bërë me vete sekretarin organizativ të Partisë, Koçi Xoxe, që ishte edhe ministër i Mbrojtjes. Ishte emri i tij që lakohej edhe në zyrat e Stalinit nga Kardeli dhe nga Gjellasi, dy intelektualët, dy të dërguarit kryesorë të Titos. Kur pyetej se kush është në udhëheqjen shqiptare, gjëra që janë të shkruara (madje edhe ambasadori Shaqir Vukaj ka botuar një libër shumë interesant) thuhej se Stalini ishte i interesuar për ne. Këto janë dokumente që dalin nga arkiva e Beogradit dhe ajo e Moskës. Aty dalin të gjitha bisedimet që ka bërë Stalini me Kardelin, me Gjellasin, për interesimin që ka filluar për Shqipërinë. Por këto, megjithëse dy intelektualë, është për t‘u çuditur, rekomandonin Koçi Xoxen, sepse gjatë periudhës që udhëtonin në Maqedoni e Korçë, e bënë Koçin për vete. Koçi vuante nga kompleksi i injorancës, pamjes së tij si tip i shkurtër dhe i shëmtuar.

Kur kalojnë vitet, mund të bëhet një pyetje e tillë: Enver Hoxha dhe Koçi Xoxe kishin pikëpamje të ndryshme, atëherë pse idetë e Enverit ishin të mira dhe ato të Koçi Xoxes jo?

E kam dëgjuar këtë në çdo rast, në çdo qëndrim që ka mbajtur Enveri, madje në ato më të bukurat nga pikëpamja kombëtare, historike, qoftë për Traktatin e Varshavës, qoftë në Mbledhjen e Moskës para 81 partive. D.m.th., të vendosësh e të demaskosh më ngjan e kotë. Por, nëse do mendonte vetëm për personin e tij, Enveri fare lehtë më mirë ndiqte rrugën e Titos dhe të dilte shëtitje, si Tito nëpër botë, bashkë me mua, madje. Pse duhej ta bënte për pushtetin e tij, çfarë tregoi me pushtetin deri në fund? Ja ku jemi sot këtu. Gjithë jeta e tij ka qenë për të mirën e vendit, vetëm se ashtu e gjykonte të mirën.

Po armiqtë, ishin armiq të Hoxhës apo të Shqipërisë?

Po si nuk kishim armiq. Që në 1953, kanë dashur të eksperimentojnë në Shqipëri si të rrëzohet pushteti i Enver Hoxhës, në kuptimin jo pse ishte Enver Hoxha, por ata donin Shqipërinë si një pikë strategjike. Ata vetë e kanë shkruar nëpër dokumentet e tyre që donin të eksperimentonin se si do reagonte Bashkimi Sovjetik. Sepse nëse nuk janë bërë disa gjëra, është sepse ishin ndarë zonat e influencës dhe ju e dini që u përpoq populli i اekosllovakisë që të bënte Pranverën e Pragës, por më në fund u futën tanket dhe Brezhnjevi, i cili deklaroi sovranitetin e kufizuar. Prandaj ishin disa momente që na bënin të mendonim se Perëndimi nuk e luajti gishtin për اekosllovakinë dhe prandaj atëherë dolëm nga Traktati i Varshavës, pasi u trembëm se mos këtë herë Bashkimi Sovjetik do vazhdonte në Shqipëri. Gjej rastin të them për kthesën që bëri Enveri në politikën e tij. Ju e dini sa ka folur ai kundër Titos, revizionizmit, titizmit etj. Por kur erdhi puna që interesi i Shqipërisë donte bashkëpunimin me Jugosllavinë, pasi i kërcënohej një rrezik i ri Shqipërisë nga Sovraniteti i Kufizuar, pra Traktati i Varshavës, Enveri doli nga ky Traktat, gjë shumë e guximshme nga ana e tij. Sot thonë pse s‘u bashkuam me Perëndimin në një kohë që Perëndimi nuk na ofroi asgjë. Dhe na kritikuan pse pas prishjes me Bashkimin Sovjetik u bashkuam me Kinën dhe jo me Perëndimin. Por a mund ta industrializonte apo armatoste Perëndimi Shqipërinë, ashtu siç bëri Kina? Flas në kushtet që ishte Shqipëria në ato kohë, pasi përndryshe i binte të ndryshohej komplet sistemi. Prandaj nuk është tërheqja ideologjike që e bëri Enver Hoxhën të lidhet me Kinën. Ishin interesat e Shqipërisë që e bënë atë të lidhej me Kinën. Plus, Perëndimin e gjykoi siç ata bënë me اekosllovakinë.

Nuk pati asnjë ofertë nga Perëndimi apo ju i injoronit?

Pati një lloj indiference. Prano kushtet tona, këtë na thoshin. Por që nuk u diskutua as për kushtet, sepse nuk donin ta prishnin as me Bashkimin Sovjetik. Ishte një kohë që nuk ishte e lehtë të menaxhoje.
Për shembull, vetë Bashkimi Sovjetik ishte bërë një rrezik për ne, duke na sugjeruar të ndryshonim politikën, por nuk ishte kjo gjëja kryesore sesa fakti që ata donin ta përdornin Shqipërinë për interesat e veta për Mesdheun. Dhe këtu Enveri mbajti një qëndrim mjaft kurajoz. Këto janë disa momente që një udhëheqës duhet të dijë kur merr një vendim. Dhe Enveri dinte.

E ndjeni, tani, se Enver Hoxha është gjykuar, ashtu siç gjykuat ju një pjesë të njerëzve gjatë kohës kur drejtonit?

Jam dakord me persona që debatojnë, persona që kanë qenë edhe në emisionin tuaj, të cilët, më pëlqen, ose jo mua, diskutojnë seriozisht për këtë çështje. Por kur arrihet në absurditete të tilla që, nga njëra anë ngrihet një regjent si Lef Nosi apo Rexhep Mitrovica etj... Kam qenë këtu më 4 shkurt, kur ata drejtonin terrorin e 4 shkurtit në bashkëpunim me gjermanët. Prandaj nuk është e drejtë që të ngrihen persona të tillë e Enver Hoxhës të mos i jepet as statusi i veteranit. Kjo gjë nuk është demokratike në një shtet demokratik.

Nëse do ju kërkoja tri fakte pozitive dhe negative të sistemit që drejtoi Enver Hoxha, cilat do përmendnit?

Dua të theksoj rolin e Enverit në lidhje me sukseset, sepse sot vetëm gabimet kujtohen. Le të vëmë në dukje edhe atë që meriton. Ai ekonominë e përditshme nuk e ndiqte, por strategjitë për gjërat më kryesore dhe planet kanë qenë 5-vjeçare, por edhe më tepër për gjëra si bujqësia, nafta, elektriciteti. Në bujqësi ishim në luftë edhe me Hrushovin, nëse kishim më shumë të ardhura nga buka apo nga agrumet. Ndërsa Enveri, bukën e vinte krahas me fishekun. Buka është pavarësia, thoshte ai. Ai nuk ishte natyrë që kishte dëshirë ta lajmëroje për shumë gjëra që në mëngjes. Thoshte: ditën do e filloj me letrat e popullit, por për naftën, edhe nga gjumi ta ngrije, nuk thoshte gjë. Tërë jetën ishte i bindur që Shqipëria ka naftë dhe jo vetëm se ç‘kanë bërë italianët, francezët, anglezët, por edhe sovjetikët që erdhën qëllimisht për këtë gjë më specialistë. Sovjetikët thoshin që këta po na sabotojnë ne, sepse i dinë ku janë burimet e naftës dhe i mbyllin. Dhe tani, ç‘po bëhet me marrëveshjen me Teksasin, me Bush, në këto kohë ku kriza e naftës është e madhe? Dhe ata dhanë 13-fish për të siguruar një burim nafte në Shqipëri. Ai nuk e kishte zakon të merrte dokumente në shtëpi, por planet e energjetikës, për hidrocentralet, i merrte me vete. Ai shikonte edhe aspektin politik të gjërave: ‘Si do i përmbysim gjithë këto toka që janë të popullsisë‘. Pra, shikonte edhe aspektin social. Lidhur me sukseset, mjafton të shohim përfundimin në periudhën tonë. Popullsia u rrit tre herë; mesatarja e moshës së njeriut shkoi në 70 vjeç, ndërkohë që ishte te të 50-at dhe mesatarja e rinisë sonë shkoi në 26 vjeç. Kjo tregon mirëqenie, megjithëse modeste, pasi unë e pohoj gjithmonë që ka qenë modeste. Nuk dua të lë mënjanë te sukseset e tij çfarë u arrit te kultura, në arte, në arsim. Nëse sot, në këtë sistem, pas 20 vitesh lavdërohemi edhe në botë me mjeshtërit tanë që po dallohen në fusha të ndryshme, kjo është në sajë të arsimit që ata kanë marrë gjatë kësaj periudhe. Për herë të parë u bënë të gjitha gjërat, që nga baleti deri tek universiteti, akademia, hekurudha etj. Këtu, rol të veçantë, pasi nuk dua të rikthehem pas te roli i Enverit dhe i Koçi Xoxes, por Xoxe ka qenë një fatkeqësi për inteligjencën, madje edhe për vetë Enverin.

Pse i riktheheni shpesh Koçi Xoxes?


Nga kufizimi i tij intelektual dhe nga mendimi, arriti sa mohonte Skënderbeun, Naim Frashërin etj. Thoshte: ا‘na duhen ne të merremi me princërit, me mbretërit, Naim Frashëri ka qenë bektashi, fetar. D.m.th., tregonte se ishte fare injorant në këtë drejtim, nga pikëpamja e kulturës, ndërsa me njerëz konkretë, natyrisht që ishte ai që i persekutoi. Sot, ne këto gjëra mund t‘i themi më hapur. Gjithë mbështetjen e tij e jepte duke pasur në krah jugosllavët dhe bëri që Nako Spiro të vriste veten. Sa për Enverin, ai e provokoi në dy-tre raste, raste flagrante që ne nuk i kemi përmendur, e ka akuzuar Enverin që disa i mbronte e disa jo. Për shembull, Enveri e kishte shumë mik Surja Selfon nga familja Selfo gjirokastrite. Dy vëllezërit e mëdhenj ishin ballistë, madje eksponentë, ndërsa ky ishte tregtar dhe ishte antifashist. Ndërsa vëllai i vogël doli partizan. Këta ishin edhe në fis, pasi nga familja Selfo ishte gruaja e xhaxhait të Enverit. Surja Selfo mbajti familjen e Enverit gjatë gjithë luftës me qira, pasi prindërit e Enverit nuk kishin asnjë të ardhur, i solli ata në Gjirokastër dhe i mbajti aty. Pas çlirimit, na del një ditë që Surja Selfo ishte arrestuar dhe se do të dilte në gjyq. Enveri mbeti shumë i habitur se si kishte mundësi një gjë e tillë. U interesua se ç‘kishte bëri dhe iu tha se ishte përzier me deputetët, që ishin grupe të asaj kohe. Eshtë e vetmja herë që tha ‘ma sillni këtu mua dosjen‘. ‘Mos e keni torturuar?‘, u tha, se ndoshta kishte parë ndonjë gjë në dosje. I thanë që jo. Enveri nuk mund të thoshte që jo, ky është i pafajshëm, vetëm se ishte shoku i tij.

Pse?

Nuk mund ta thoshte, sepse duhej të zbatoheshin ligjet. Si mund të ndërhynte ai në këto gjëra?! Dhe Koçi Xoxe atë kërkonte, që Enveri të thoshte jo dhe të dilte fjala që Enveri mbrojti tregtarin, pasi ai quhej armik i popullit, dhe i binte që Enveri të mbronte armikun e popullit. Tjetri ishte një doktor, që e quanin Enver Zazani. Ai ishte i martuar me një franceze dhe ishte shok shumë i ngushtë i Enverit, që ishin njohur në Francë. Njeri jashtëzakonisht i mirë. Por edhe ai iku.

Dhe Enveri nuk ndërhyri përsëri?


Jo, nuk ndërhyri. Ndërsa e treta, që ishte më e rënda, ishte rasti i Bahri Omarit, që ishte kunati i Enverit, burri i motrës së tij të madhe, motrës që ai donte më shumë. Natyrisht që kishte një bazë që u arrestua, por nëse Koçi Xoxe nuk do ta bënte për provokim, mund të gjendej anë lehtësuese për të, se Omari ishte një person që kishte qenë me Fan Nolin, kishte qenë në Amerikë me ‘Vatrën‘, 15 vjet në emigracion kundër Zogut, erdhi bashkë me pushtetin si anëtar i Këshillit të Lartë, si Omer Nishani. Në atë kohë, Enveri më shkruan në një letër që i vinte keq për Farien me djemtë, por që kishte punuar me të për dy vjet që t‘ia mbushte mendjen dhe të ndërronte rrugë, sepse mund ta bënte si Omer Nishani, por ai nuk dëgjoi. Kur ndodhi arrestimi i tij, Enveri, si Kryeministër, nuk mund të ndërhynte, sepse fundja ai ishte i akuzuar me të tjerë. Koçi Xoxe e Bedri Spahiu kishin mundësi, por i qëndruan provokimit të tyre për Enverin.

Po, por nuk mund të thuhet që përgjegjës për sukseset është Enver Hoxha, ndërsa për gabimet është dikush tjetër apo jo?

As që e kam thënë unë atë, nuk e them. E di që përgjegjësia, në fund të fundit, bie edhe mbi të. Por, përderisa bie mbi të përgjegjësia e të këqijave, sepse ato numërohen sot, atëherë pse nuk i njihen edhe të mirat?

Po te të këqijat, cilat do pranonit ju?

Të punosh 50 vjet dhe të thuash që s‘kam bërë gabime, nuk është e drejtë. Vetëm nga ana tjetër, reagimi i parë emocional, i imi apo i shokëve të mi, është se kemi qenë kategorike e se nuk kemi bërë gabime. Sepse është e vështirë që njeriu të pranojë gabime që janë bërë, por jo me keqdashje, të cilat janë bërë me mendim të mirë, por që ndoshta janë bërë nga padija, ose sepse ishte një rrugë e re që hapej, ose sepse kemi imituar vende që kishin kohë nën atë sistem, pasi nuk ishte pak, por rreth një e gjashta e botës që po eksperimentonte me atë sistem, me ato parime. Prandaj gabime janë bërë, s‘ka diskutim. Por, unë dua të them se këto gabime nuk shihen në kuptimin e thellë të fjalës, nuk bëhet analizë e thellë, sepse merren vetëm aspekte banale të tyre. Në procesin e punës sonë, në ekonomi e politikë, në marrëdhënien tonë shtet-qytetar, ka pasur probleme dhe të thella. Këtu është edhe çështja, që më është kërkuar shumë, pse nuk kërkoj falje. Për faljen kam edhe unë mendimin tim. Falja mund të kërkohet për marrëdhënien që ka një person me një shok, apo me një tjetër, të cilit e ndjen që i ka bërë diçka. Por të kërkosh falje për faje që janë bërë nga një kolektiv, nga një sistem, kjo nuk bëhet. Ti, si një sistem tjetër, s‘mund të më kërkosh mua që të kërkoj falje, aq më tepër kur më akuzon për faje, për një sistem tjetër. Unë jam i një sistemi tjetër. Këto dy sisteme kanë qenë në garë, në luftë, sepse njëra ka për bazë të drejtën e shumicës, ndërsa tjetri mbështetet në të drejtat e njeriut dhe në fitimin. Falja këtu nuk ka vend, këtu ka vend vetëm pagimi dhe ne kemi paguar.

Një tjetër akuzë që vjen për Hoxhën është marrëdhënia që ai krijoi me fenë, pra prishja e xhamive, kishave, kthimin në ateist të një populli, që mbase nuk ishte ateist.

Si fillim, populli shqiptar nuk ka qenë besimtar i thekur se fundja në fillim ishte katolik në një masë, më pas u kthye në mysliman dhe natyrisht ai nuk e mori me shumë zemër këtë gjë, dhe bashkimi i tre feve që është i njohur dhe me të cilën ne me të drejtë lavdërohemi. Enveri nuk ishte iniciator për çështjen e fesë edhe pse as vet nuk ka qenë besimtar. Iniciativa për fenë u imitua pak nga Kina, por urdhër dha që të mos prisheshin kishat që kishin vlerë, të mblidheshin të gjitha ikonat me vlerë artistike. Duhet pranuar që klerikët, sidomos ata të fesë myslimane ishin të një niveli shumë të ulët. Në fakt, nuk është se u morën masa të rrepta, sepse njerëzit besonin prapë dhe i bënin ato ritet e tyre nëpër shtëpi. Pastaj ato nga poshtë ishin më katolikë nga Papa dhe ndonjëherë edhe merreshin masa. Formulimi ndoshta është bërë gabim në Kushtetutë, nuk e di me qëllim apo jo, por që u caktua që Shqipëria është një vend ateist. Unë e shpjegoj këtë më shumë, me faktin, mbase hipotetik, se Enveri parashikonte që Shqipërisë nuk i vinte mirë kur e trajtonin si vend mysliman.

Mehmet Shehu vdiq se tradhtoi Enver Hoxhën?


Enver Hoxha bëri përpjekje deri në fund që gabimi që bëri Mehmet Shehu të kalonte me një kritikë, por t‘i jepej edhe një mësim që një ditë të korrigjohej. Ishte mbledhje vetëm në Byronë Politike. Ai vazhdonte të zgjidhej kryeministër. Nëse thonë që jo, nuk e vrau veten, por e vranë, atëherë ata ishin Kadri Hazbiu me shokët e tij, jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, por duke i thënë që duhet të vrasësh veten se të ka zbuluar Enveri.

Kjo gjë nuk është e dokumentuar, nuk është e provuar...

E vërteta do të dalë një ditë, por Enveri nuk ka lidhje. Mund të them që vetëvrasja e Mehmetit, e dërrmoi fizikisht Enverin, sepse nuk e priste. Më kanë thënë që, nëse Enveri do kish marrë masa 10 apo 15 më parë, do ishte më mirë, por nuk është kështu se ai nuk ishte kushdo. Nuk është se ishin gabimet e një personi dhe hajde, po e eliminojmë. Atëherë po, do thoshin që e eliminoi me qëllim.

Ekziston ideja se Enver Hoxha nuk ka qenë i vetëdijshëm pas ‘74, ka qenë i sëmurë dhe e gjitha kjo nuk e lejonte të drejtonte. Kush ka drejtuar?


Kjo është absurde. Ai dilte vazhdimisht, sepse sëmundja zgjati 10 vjet. Por gjatë këtyre viteve, ai dilte, kur nuk kishte kriza. Krizat i kishte 2-3 ditë, pastaj çohej e shkonte në punë. Në raste kur kriza zgjaste më shumë, shokët i vinin në zyrën në shtëpi dhe ai jepte udhëzimet. E kam thënë, se kam qenë pranë tij, që lodhesha, se nuk flija, duhej ta ndiqja, pasi nuk donte monitor brenda dhomës. Ai nuk ishte gjithë kohës me krizë, të vetmet gjëra që la ishin udhëtimet.

Ju pyeta se kush drejtonte kur ai ishte sëmurë, sepse ekziston ideja që ishit ju që e kontrollonit pushtetin për vite të tëra...


Kjo kuptohet gabim, sepse edhe kur Enveri ishte mirë, nuk ishte ai që drejtonte pushtetin. Ne kishim një drejtim kolegjial. Për shembull, në Kryeministri për ekonominë e për gjëra të tjera nuk merrej fare Enveri, por Mehmet Shehu me Adil اarçanin. Natyrisht që pastaj duheshin raportuar në Byro, sipas rregullave, qoftë kur ishte projekt, qoftë kur realizohej një gjë.

Ishit pjesë e vendimeve edhe ju?


Jo, në asnjë mënyrë. Nuk merrja vendime, sepse nuk kisha pse të merrja, madje nuk merrte as ai. Ai linte porosi ose thoshte nëse ishte dakord ose jo për një projekt, por për atë ‘dakord‘ duhej të firmosnin nëntë anëtarët e Byrosë.

D.m.th., ju nuk kishit në dorë të ndryshonit gjëra, gjithmonë në lidhje me pushtetin?


Në asnjë mënyrë. Lidhur me personin tim janë bërë deformime të qëllimshme. Kanë dalë dy libra skandalozë, një më parë e një tani. Por unë i quaj ata njerëz të ligj, me një urrejtje të jashtëzakonshme. Unë isha një grua, diskutoja me Enverin, sepse ai atë donte, që të diskutonim si dy shokë, si dy intelektualë, qoftë për kulturën apo ekonominë.

E ndiqni tani mënyrën si drejtohet shteti, e ndiqni Kryeministrin shqiptar, si ai drejton, por jo në kuptimin politik të fjalës?

Personalisht me të nuk jam njohur asnjëherë, sepse ai në shtëpinë tonë nuk ka ardhur asnjëherë i ftuar në ditëlindjet e Enverit. Por, sidoqoftë, Saliu është futur në shtëpinë tonë nga dera e pasme. Vinte në ditëlindjet e fëmijëve të mi, edhe pse ata qenë jo në një moshë me të. Ai ishte komunist, fanatik, madje dhe bënte çmos atëherë që nëpërmjet zellit të tij të tepruar, të mund vinte në pushtet. Këtë e kam bindje. Këtu dua të tregoj një gjë që është shumë qesharake. Qëlloi që takoi Enverin në klinikë, sepse ai ishte në stafin e klinikës, në rastet kur shokët e Byrosë sëmureshin. Ishte një shok i sëmurë atje, Enveri shkoi ta takonte dhe i dha dorën edhe Sali Berishës. Kolegët më thanë që kur doli, Sali Berisha mbante dorën lart dhe thoshte që nuk e jap se ma ka dhënë dorën Enver Hoxha. Kjo ishte një gjë që bënin pionierët në kohën tonë. Ja ky, Sali Berisha, që sot i pret shpata majtas-djathtas.

Por njerëzit ndryshojnë, ju keni ndryshuar, ai ka ndryshuar...

Ai mund të ketë ndryshuar, por jo dhe aq. Dua të tregoj dhe diçka tjetër, në lidhje me faktin se ai kishte edhe interesa të tjera. Meqë Enveri ishte sëmurë, u krijua grupi i mjekëve që do ta ndiqnin atë më nga afër dhe kolektivisht me konsulta. Mua më thërriti Hysni Kapo dhe më dha emrat e këtyre mjekëve. Aty ishte edhe emri i doktor Ylli Popa, që ishte martuar me një grua rumune, por unë nuk pata asnjë mendim që të mos jetë pse ka grua të huaj. Ndërsa për Sali Berishën dija që punonte në klinikë vetëm se poshtë, në dosjen e tij, kishte një shënim që vjehrra e tij ka qenë e UDB-së. Dhe unë nuk e pranova. Shpesh më pyesin nëse Sali Berisha ka qenë doktor i Enver Hoxhës. Unë po ju them që ai nuk ka qenë doktor i Enverit. Pastaj, me sa duket, ai bëri hakmarrje personale me mua dhe Enverin. Atë e zhvarrosi, mua më futi në burg për 5 vjet.

Veç Kryeministrit, ju besoj i njihni të gjithë politikanët shqiptare, e dini të kaluarën e shumë prej tyre, por nuk dua të ndaloj në emra. Dua t‘ju pyes, e keni menduar ndonjëherë se si do përmbyseshin gjërat për ju?

Ka, përgjithësisht e njoh të kaluarën e të gjithëve. Për sa i përket pyetjes: jo. Kjo që ngjau nuk e kishim biseduar e as nuk na kishte shkuar në mendje. Pastaj idesë se Shqipërisë mund t‘i vijë dita që të kërkojë ndryshime, Enveri ka shkruar gjithë jetën me dhjetëra libra kundër revizionizmit si ndikim negativ, kundër liberalizimit etj. Por që të degjeneronte në këtë mënyrë, ai nuk priste. Të paktën, nuk e arriti as shthurjen e Bashkimit Sovjetik se vdiq më parë. Po ta shikonte atë shthurje, edhe mund t‘i shkonte në mendje një shthurje e afërt për Shqipërinë. Në 1989, si kryetare e Frontit, kam shkuar në Sarandë, se vetëm një herë kisha qenë dhe doja të shkoja prapë. Atje më është bërë një pritje që e kam të fiksuar në memorie, e kam përshkruar në ditarin tim në ato ditë që u ktheva dhe çuditem si më është bërë ajo pritje, sa njerëzit desh u shtypën për t‘u takuar me mua. Kjo ishte gjendja në ‘89 dhe them me vete: si ndodhi në ‘90? Gjithmonë e kam thënë që kjo çështje ka ardhur nga jashtë si presion, por nëse ne nuk do kishim bërë gabimet tona, mos të krijonim probleme brenda, nuk do të ndodhte ajo përmbysje spektakolare, nuk do të shkërmoqej Partia e Punës në atë mënyrë të turpshme, nuk do të shpërthente rinia. Këto gjëra ndodhën ose pse kemi qenë naivë, ose pse kemi qenë të izoluar. Ja që kanë ngjarë dhe ne nuk e prisnim.

Për pak ditë mbushen 100 vjet nga ditëlindja e bashkëshortit tuaj, të njeriut me të cilin ju kaluat rreth 50 vjet të jetës së tij. اfarë do t‘i thoni?

Të them të drejtën, vazhdoj të jetoj me të, vazhdoj të flas çdo ditë, çdo natë gjithë këto gjëra që unë përjetoj. E pyes, kam librat e tij, me të cilat këshillohem, por ka gjëra për të cilat nuk gjej përgjigje dhe e kam të vështirë se ç‘mund të mendonte Enveri për gjendjen që është krijuar tani. Ajo që do i thosha është: Enver, Partia nuk është më, komunistët kanë rënë pas problemeve të tyre. Nuk ta shpjegoj dot ç‘ka ngjarë….

Pra, ju ka zhgënjyer e gjitha që ndodhi pas. Po Enver Hoxha?

Jo që nuk më ka zhgënjyer. Unë edhe sot e konsideroj veten si gruaja më e lumtur, një grua që kishte një bashkëshort ideal e nuk mund t‘i uroja vetes një tjetër fat. Ka qenë bukur, shumë e bukur me gjithë të mirat e hallet. Prandaj, në këtë 100-vjetor e ndjej si përgjegjësi të bëj çmos të bëhet një kthesë drejt arsyes, drejt vlerësimit objektiv, të rolit dhe vendit të Enverit në historinë e Shqipërisë. Kjo është shpresa ime e madhe.

Shqip
 

Attachments

  • Nexhmije_Hoxha.jpg
    Nexhmije_Hoxha.jpg
    14.6 KB · Shikime: 30
Redaktimi i fundit:
Sa intervizte e bukur qe ishte!
 
:kallash:



[ame=http://uk.youtube.com/watch?v=yFItmw6STNA]YouTube - Nexhmije Hoxha(excluxive) ne 100 vjetorin e enverit[/ame]

Nexhmije Hoxha(exclusive) ne 100 vjetorin e enverit
 
Last edited by a moderator:
Lexova gjithcka te thene nga Nexhmie Hoxha dhe pashe gjithashtu videon te vene ne youtube.
Gjithmone kam qene kundra sistemit diktatorial, ose me sakte, gjithmone kam qene kundra shtypjes se njerezve, por intervista e kesaj femre kaq fisnike me beri te reflektoj shume mbi figuren e Enver Hoxhes.
Sigurisht vazhdoj te jem e mendimit qe Enveri kishte shume mangesi, gjithe kjo epopeja mbi shkollen e tij ne France eshte nje farse totale.
Ai vertete ka kryer studimet e tij atje, por si nuk thuhet gjekundi qe ka studiuar ne Forte dei Marmi gjate sistemit fashist????
Ai pra kishte nje ide te qarte te formave te ndryshme te diktatures.
Zgjodhi rrugen e politikes Trotskjane, Staliniane etj etj. (mos harrojme qe nazizmi dhe fashizmi jane parti socialnacjonaliste, asgje me pak se ajo qe krijoi Enveri ne Shqiperi)

Sa per vrasjet ne mase qe jane bere ne ermrin e tij, nuk di c'te them!
Nuk kam fonte te mjaftueshme per ti vene gishtin si vrases. E vetmja gje qe them eshte se ishte mjaft linear ne mendimet e tija (te gabuara).
 
Per Nexhmie Hoxhen lexoni librin :
Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha
autor: Fahri BALLIU
Shtepia Botuese "55"

ketu do te lexoni gjithcka per Nexhmie Hoxhen dhe jeten e saj .
 
PO TE ISHA UNE NEXHMIE HOXHA
(Letër drejtuar z-njës Nexhmie Hoxha)
nga Thanas L. Gjika, USA.

Intervista juaj dhënë para disa ditësh me rastin e 100 vjetorit të lindjes së bashkëshortit tuaj, e zbulon edhe më qartë karakterin tuaj antinjerëzor si dhe të vetë Enver Hoxhës. Ju nuk pranuat t’i kërkonit të falur popullit shqiptar, madje u përpoqët të justifikonit gabimet e Enverit e të flisnit për suksese të asaj kohe, pa përmendur fare krimet e bëra prej partisë që ai drejtoi.
Po të isha unë në vendin tuaj, në atë intervistë do t’i kërkoja një të falur të madhe popullit shqiptar jo për gabimet, por për krimet dhe shpërdorimet e shumta të pushtetit që kreu bashkëshorti juaj, udhëheqësi i partisë shtet.
Do t’i kërkoja të falur popullit për nënshtrimin e plotë të PKSH-së ndaj kërkesave të emisarëve të Partisë Komuniste Jugosllave. Si pasojë e këtij nënshtrimi PKSH-ja shpalli anullimin e rezolutës së Mbledhjes së Mukjes, mosnjohjen e kufijve etnikë të Shqipërisë së viteve 1941-44, përdhunimin e jetës së nacionalistëve dhe intelektualëve shqiptarë si At Gjergj Fishta, Mustafa Merlika, Gjergj Bubani, Lek Pervizi, Muharrem Bajraktari, etj, etj, të cilët me jetën dhe veprën e tyre kishin luftuar për krijimin dhe mbrojtjen e Shqipërie etnike të pavarur prej zgjedhës sërbe.
Do t’i kërkoja të falur popullit për vrasjet prapa shpine të shumë partizanëve, komunistëve dhe njerëzve të thjeshtë që nuk kishin kryer asnjë veprimtari armiqësore, por që kishin dhënë shënja se nuk dëshironin t’i nënshtroheshin verbërisht urdhërave të partisë. Të tillë trima ishin shumë prej themeluesve të PKSH-së si Zef Mala, Anastas Lulo, Aristidh Qendro, Sadik Premtja, etj, shumë partizanë si Mynir Xhindi, Raqi Qirinxhi, Mustafa Gjinishi, Vllas Arrapi, etj, shumë klerikë katolikë e bektashinj, shumë atdhetarë si Marta Doda, Xhevat Korca, Kristo Kirka, etj, etj, tv cilët I ndvshkoi partia juaj pa gjyq.
Do t’i kërkoja të falur popullit për masakrat masive në Martanesh, Mirditë, në Buzëmadh të Kuksit, Libohovë, Myzeqe, etj, me anën e të cilave besnikët e partisë tmerronin popullin për ta kthyer nga një popull trim në një popull frikaman të nënshtruar.
Do t’i kërkoja të falur popullit për ato marrjet një nga një në Degët e Punëve të Brendëshme të mijra të rinjve e të rejave ku duke shfrytëzuar biografitë apo disa fjalë të thëna nëpër muhabete, u bëhej presion se do të burgoseshin për shumë vjet e do t’u persekutohej familja, po të mos pranonin të bashkëpunonin me sigurimin e shtetit.
Do t’i kërkoja të falur popullit për fukarallëkun e skajshëm në të cilin e katandisi partia gjatë sundimit 45 vjecar. Ky fukarallëk e detyroi një të tretën e popullit të Shqipërisë të merrte rrugët e shpërnguljes mbas kapitullimit të sistemit diktatorial. Kësaj radhe popullin shqiptar e dëboi nga atdheu pikërisht politika e gabuar antiekonomike e antikombëtare e PPSH-së dhe jo pushtuesit e huajt si në shekujt XIV, XV-të.
Do t’i kërkoja të falur popullit shqiptar për faktin se partia për 45 vjet luftoi të krijonte cnjeriun e ri leifen, i cili duhej të aprovonte cdo vendim të partisë e të xhaxhi Enverit pa menduar me kokën e vet.
Do t’i kërkoja të falur popullit dhe për shumë krime të tjera, por ju z-nja Nexhmie nuk i konsideroni krime, prandaj po e mbyll këtu këtë letër, me shpresë se mund të reflektoni, për të mirën tuaj, të fëmijëve tuaj, si dhe të popullit shqiptar, që po pret prej 17 vjetësh një të falur prej jush...
 
Krimet e Nexhmije Hoxhës fillojnë nga vrasja e Qemal Stafës e deri te vizitat e Aldo Bares në burg

Gazeta 55 Online || Në zhvillim

01-10-2008 / Gazeta 55
Lady Makbeth, e zeza e përjetshme e këtij vendi

-Pse N.Hoxha nuk foli para teleshikuese për krimet e shumta të saj.
-Pse nuk foli mbi karakterin e vizitave të Aldo Bares kur ajo ishte e burgosur
-Po liria demokratike a mund të shpërdorohet nga fondet e zeza
-Nexhmije Hoxha nuk mund të mbrojë as krimet e të shoqin dhe atë që ka lënë pas ai
-Krimi i Enver Hoxhës mbi Syrja Selfon dhe pafytyrësia për ta pranuar këtë krim
-Si akuzon Lef Nosin për 4 shkurtin 1944 kur ai nuk ka qenë fare në Tiranë
-Mos ardhtë dita kurrë të të lavdërojë Lady Makbeth e Shqipërisë
-Si e mbron akoma Miladin Popoviçin e UDB-së dhe sulmon shqiptarin Haki Taha si të UDB-së

Me gjakftohtësinë e një vrasëse profesioniste, e veja e diktatorit komunist Enver Hoxha, tregoi edhe njëherë përpara teleshikuesve të një televizioni se mbetet edhe në këtë moshë stacioni i përhershëm i një falsikatoreje të historisë ku trumbetohen propagandë e revansh. Për një person të mbushur me mëkate të një periudhe të gjatë nga koha e luftës e deri në ditët e demokracisë, do të ishte e mirëpritur një falje. Por i mbrapshti po i mbrapshtë mbetet. Qysh nga koha kur vritej Qemal Stafa, e deri e në ditët kur Aldo Bare bënte vizita në burgun e Nexhmije Hoxhës kanë kaluar gjitha ato ngjarje që meritonin vëmendje nga shqiptar. Ishin disa vite të shkuara kur me negocimin e një funksionari të lartë të Partisë Socialiste i movonnjohuri si “Aldo Bare” të përdorej si truproje i kryetares së Frontit Demokratik, të vejës së zezë të Enver Hoxhës. Siç shihet problematik shfaqet ajo në të dy kohët, në diktaturë dhe në demokraci.
E gjitha ajo që u tha shikuesve nuk ishte gjë tjetër vetëm një vazhdim i mashtrimit 45 vjeçar, derdhje e helmit dhe e urrejtjes.

Enveri “luftëtar”?

ثshtë tallje e madhe të vazhdosh ta imagjinosh Enverin se luftëtar apo komandant. Një njeri që nuk njohu as fizkulturën në jetën e vet, një frikacak që nuk pati burrëri as për njerëzit e fisit të vet nuk mund të imagjinohet si “luftëtar” e “komandant”.
Si për ironi femra që ishte shpirti dhe veprimi i zi i të shoqit, vazhdonte të kërkonte për Enver Hoxhën statusin e veteranit të luftës, kur në fakt ky “status” duhet t’i njihet së bashku me shokët Miladin dhe Dushan, për kontributin e madh të vrasjes dhe masakrimit të shqiptarëve në vitet e luftës civile. Në ka gjë që nuk do t’i shkonte në këtë botë Enver Hoxhës do të ishte ajo e “komandantit”. Mund ta shikosh Enver Hoxhën në të gjitha foto e luftës me prapanica të kthyera nga aparati fotografik. E gjitha periudha e qëndrimit të Enver Hoxhës në mal vetëm luftë nuk ka qenë. Mundohuni t’i gjeni një foto në luftë Enverit. Po t’i heqësh rrobat ushtarake do ta kujtosh se është në piknin ose vende “teferiçe”, ku dihet se çfarë bëhet. E vetmja “luftë” që nuk i duhet mohuar Enverit është dhënia e direktivave për të masakruar çdo shqiptarët me njëri – tjetrin.

Nexhmija “mohon” ato që ka pohuar Enveri

Për N. Hoxhën, kemi Miladin të mirë dhe Dushan të keq. Ajo nuk e quan Enver Hoxhën gjetje të jugosllavëve. Mirëpo vetë Enver Hoxha sipas dokumenteve të Arkivit të Partisë së Punës thotë të kundërtën në të ashtuquajturin plenum të Beratit në nëntor 1944.
Në plenum ka folur Sejfulla Malëshova mbi situatën politike (fjala e të cilit ka humbur); për vijën politike ka folur Enver Hoxha dhe për çështjen organizative ka folur Koçi Xoxe Enver Hoxha për rrethanat e krijimit të PKSH-së ka thënë se për gjithçka që kishte ndodhur kishte meritë e faj Miladin Popoviçi dhe se të gjithë ata ishin pasqyrë e tij. Sipas tij, sektarizmi i Popoviçit kishte qenë shumë i madh (AQSH. “Politikë antikombëtare e Enver Hoxhës...”, faqe 11, 28 – 29). Për zonën e Vlorës, Hoxha ka thënë se atje kishin punuar Dushan Mugosha, Hysni Kapo e Liri Gega, ndërsa në veri parulla kishte qenë “o me ne o kundër nesh” (po aty, faqe 30 –31). Ai përmend vrasjet e bëra nga komunistët vend e pa vend, ndihmën e madhe të PKJ-së (po aty, faqe 33).
Enver Hoxha duke rimarrë fjalën ka thënë se çështjet i shikonte më mirë në atë moment që po bënte autokritikë, duke vazhduar se kishte qenë vetëm një simpatizant i Grupit Komunist të Korçës dhe se besimi te Miladini e Dushani ishte i madh. Ai pranon se në çdo hap pranë tij ishte Miladini. Se në konferencën e marsit 1943 ai ishte i pëlqyeri i Miladinit dhe se ky kishte besim të madh tek Hoxha. Ai i formalizon si mbledhjen e Pezës ashtu edhe formimin e shtabit ku ishe bërë komisar politik, pa ditur gjë nga kjo detyrë. Edhe në pyetje – përgjigjet, Enver Hoxha thotë se KQ, ai vetë e Byroja Politike ishin zgjedhur nga Miladini dhe se ata nuk dinin asgjë se ç’ishin strukturat politike të partisë. Në plenum doli se PKSH kishte pasur gjatë luftës një vijë terroriste e cila ishte, sipas Enver Hoxhës, më e theksuar tek Dushani, Miladini e Liri Gega. Hoxha e quante veten një pasqyrë të Miladinit dhe pohoi se ishte hija e tij (po aty, faqe 152 - 163).
Mbledhja u ndërpre për shkak se më 28 nëntor qeveria duhej të hynte në Tiranë.
Si duket edhe sot Nexhmija ka frikë nga Dushani.

Miladinin e UDB-së e vrau UDB-ja (?!)

Për shkak të mashtrimit që u bëri shqiptarëve Miladin Popoviçin, këtë serb injorant që magjeps edhe sot Nexhmije Hoxhën, e vrau shqiptari nacionalist Haki Taha, një i ri i edukuar në Normalen e Elbasanit. UDB-ja nuk kishte asnjë arsye të eliminonte njeriun e vet që i kishte sjellë aq shërbime asaj duket përcaktuar piramidën e pushtetit në vend.
Vetë Miladini si ustai që përcaktoi piramidën e pushtetit në Shqipëri dhe si serbomadh që nuk duronte fjalët “Shqipëri etnike”, i shërbente UDB-së sepse pjesë e saj ishte. Mesa duket Nexhmija si adhuruese e tij nxjerr më shumë se kurrë se kujt i përket ajo vetë. Ai “shqiptari i Ballit” që vrau Miladinin nuk vrau gjë tjetër veçse një serbomadh që dhimbset edhe sot Nexhmije Hoxhës.

Enveri një servil i Titos dhe varosës i Shqipërisë

Enver hoxha ishte aksidenti më i madh në gjysmën e dytë të jetës së shtetit shqiptar. Për të mos u zgjatur shumë në këtë pikë, mjafton të kujtohet fakti se Shqipëria e pas 1944-s ishte vendi më i pasur në Ballkan me rezerva ushqimore, monetare dhe industriale. Vetëm bashkimi doganor dhe monetar me Jugosllavinë, shkaktoi një kaos ekonomik, përpos atij politik. Sa flori iu mor me forcë qytetarit shqiptar nga regjimi i Enver Hoxhës. Sa mallra shqiptare kaluan në Jugosllavinë e Titos dhe sa dinarë mbetën në duar të shqiptarëve pas vitit 1948?
Ku ishte Enveri kur më 2 prill 1945, u vranë mijëra shqiptarë në Tivar? Kur paraqiste programin e vet para Kuvendit Popullor, më 22 mars 1946, Enver Hoxha deklaronte:
“Nga miqtë më të afërt për popullin tonë janë popujt e Jugosllavisë. Miqësia në mes nesh dhe Jugosllavisë lindi në kohët më kritike nga kalonin kombet tona dhe në përleshje kundër fashizmit, populli ynë gjeti shokët dhe miqtë nga më të sinqertët që i dhanë dorën dhe e ndihmuan pa kursim. Miqësia dhe vëllazërimi që na lidh me popujt e Jugosllavisë do të jetë e përhershme e janë vitale për popullin shqiptar, për independencën e pavarësinë e tij. Miqësia që na lidh me Jugosllavinë është nga ato miqësi të rralla dhe të sinqerta që ndihmojnë aq shumë popullin tonë dhe e nderojnë dhe e respektojnë independencën dhe sovranitetin e Shqipërisë. Jugosllavia e madhe e mareshalit Tito dhe Shqipëria jonë e vogël kanë gjetur rrugën e demokracisë së vërtetë dhe të shëndoshë e janë bërë faktor i madh i paqes në Ballkan dhe në Europë dhe njëkohësisht shtylla e vëllazërimit ballkanik”.
I ashtuquajturi raport “pragmatist” i Enverit nuk ishte gjë tjetër veçse rastësia e 1948-s, konflikti rastësor i Stalinit me Titon. Vetë Nexhmije i di mirë këto punë se ka qenë edhe anëtare e shoqërisë së miqësisë Shqipëri – Jugosllavi që vendosi gjuhën serbe në shkollat shqiptare.

Enveri kishte frikë nga Koçi (?!)

Nexhmija vazhdoi të tregojë përrallën mbi “grupin e Koçi Xoxes” sikur Enver nuk kishte gjë në dorë dhe se Koçi po e vinte përpara. Koçi në gjyqin e tij i ka pohuar të gjitha se nuk ka bërë asnjë veprim pa urdhrin e “komandantit”. Nga ana tjetër dihet se dënimi i Koçit ishte direktivë e ardhur nga Stalini për të goditur titistët në gjitha vendet e lindjes. Por nëse zbatohej ky kriter, për Shqipërinë lista duhet të fillonte nga Enveri e të vazhdonte nga Koçi, Bedriu, etj, që nuk ndryshonin nga njëri – tjetri për raportin me Jugosllavinë.
Po të lexosh gjyqin e Koçi Xoxes, ku Nexhmija ka qenë dëgjuese në sallë, do të marrësh vesh se të gjitha aktet e bëra nga Koçi Xoxe ishin bërë me urdhrin dhe bekimin e “komandantit”. Koçi Xoxe ishte vetë një shërbëtor i bindur i Enver Hoxhës ose më mirë me thënë një enver i vogël. Duheshin 100 koça që të bëhej një enver i Enver Hoxha.

Lef Nosi “terrorist”

Për tipa si Nexhmije Hoxha, albanologë si Lef Nosi është e lehtë të etiketohen si “terroristë”. Bile ajo tha se Lef Nosi ka drejtuar vrasjet e 4 shkurtit 1944 dhe se ajo (Nexhmija) i paska parë në Tiranë. Një mashtrim i kulluar. Po të lexosh gjyqin ndaj Lef Nosit do të kuptosh se Lef Nosi ka qenë në Elbasan ato ditë dhe nuk ka qenë në Tiranë fare. Nga e pa pra Nexhmija, Lefin në Tiranë? Nga ana tjetër dihet se 4 shkurti ka qenë “punë shqiptarësh” e nuk kishte të bënte fare me gjermanët. Po komunistët e Nexhmjes sa “4 shkurta” bënë në ato vite dhe veçmas në tiranë në tetor – nëntor 1944? Këtu nuk përgjigjet Nexhmija.

Pendesa e vonuar ndaj Syrja Selfos

Mjafton vetëm rasti i Syrja Selfos për të marrë me mend se çfarë vrasësi profesionist dhe mosmirënjohësi ka qenë Enveri. Selfo u pushkatua në “grupin e deputetëve”. Enveri pretendon në librin e tij “Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re” se Koçi ia kishte vrarë shokun e tij. Gënjeshtra e Hoxhës shkon deri aty sa edhe thotë se kishte parë firmën e Syrja Selfos në hetuesi. Në fakt firma e Syrja Selfos nuk i ngjan tjetrës. Shoku i Enverit, ishte torturuar aq shumë sa nuk kishte sesi të nënshkruante me firmën e tij origjinale. Pastaj kjo “pendesë” e Enverit nga viti 1947 shkoi deri në vitin 1984. Në pleqëri të thellë, Enveri vërtet qau kur i erdhi një letër, por nuk mund ta kthente jetën e Syrja Selfos. Pastaj pse kaq gjatë për të kuptuar se ia kishte bërë Koçi Xoxe këtë veprim.
ثshtë fakt se Enver Hoxha krahas mizorive të shumta që kreu mbi popullit shqiptar u shqua edhe për ushtrim gjenocidi edhe ndaj miqve apo shokëve më të afërt që ai kishte. Duke qenë jo vetëm një inatçi i vogël, por më tepër një hakmarrës i madh, i frymëzuar nga e keqja deri në përmasën më të pabesueshme të saj, mbi rrethin shoqëror që e pat njohur lëshoi goditje të njëpasnjëshme. Të kishe njohur në vitet ’30 Enver Hoxhën ishte vërtet një rrezik i madh. Mirëpo me kalimin e viteve, në pleqërinë e thellë të tij, Enver Hoxha filloi të ndjente, ndonëse pak, mëkatet që kishte bërë në të kaluarën. Në një nga këto raste, ai përmend edhe pabesinë që ka bërë ndaj shokut të tij Syrja Selfo. Në librin “Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re”, botuar në Tiranë në vitin 1984, Hoxha shkruan se dënimi i Syrjait ishte punë e Koçi Xoxes për ta ndarë dhe armiqësuar me shokët e tij. Hoxha me “pendesë” shkruante se i kishte thënë Koçi Xoxes t’i sillte firmën e Syrjait pasi nuk ishte e mundur. Gjoja Hoxha kishte parë firmën dhe ishte bindur që ishte e Syrjaiut. Pavarësisht nga kjo në vitet pasuese, kur Hoxha kishte ndjerë “pabesinë” e Koçi Xoxes, Syrjai nuk u rehabilitua ndonjëherë. Mirëpo për kohën nuk ishte e mundur të bëhej ballafaqimi i deklarimeve i dosjes hetimore-gjyqësore me thëniet e Enver Hoxhës. Tanimë kjo mund të bëhet. E vërteta është në anën e kundërt me Enver Hoxhën, i cili nuk është gjë tjetër veçse një gënjeshtar. Syrja Selfo është torturuar mizorisht aqsa nënshkrimi i tij është kontradiktor nga dhuna dhe me dorë të dridhur nga mosaftësia fizike e shkaktuar nga teknikat e Sigurimit të Shtetit.
Në librin “Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re”, E. Hoxha shkruan:
“Dhe ja ku, krejt papritur, më vjen Koçi Xoxe e më thotë se Syrjai na qenkësh implikuar për “rrëzimin e pushtetit popullor”! Tronditjes dhe kundërshtimit tim të hapur Koçi Xoxe aty për aty iu përgjigj me “gjakftohtësi”:
- Ka deponuar vetë. Ka pohuar çdo gjë dhe ka firmosur!
- Më sillni procesverbalin e tij, se unë ia njoh firmën.
Ma solli, e lexova dhe e pashë se ishte firma e Syrjait. U mendova dhe i thashë Koçit:
-Mos e kanë torturuar?
Koçi më bëri be e rrufe:
-Në asnjë mënyrë. Ne me vendim të Byrosë e kemi ndaluar torturën.
-Mirë, - i thashë, - të shkojë në gjyq, le ta gjykojë gjyqi dhe të zbatohet vendimi i gjyqit.
Më vonë, kur u zbulua tradhtia e Koçi Xoxes dhe e jugosllavëve, dolën në shesh të gjitha poshtërsitë e tyre, u gjetën edhe dosjet që përgatitnin në Ministrinë e Punëve të Brendshme për mua e për të tjerët. اështja e Syrja Selfos e ndonjë tjetri nuk ishte veçse një kurth për të më komprometuar, duke arrestuar miqtë e mi, duke i torturuar këta për vdekje për të pranuar dhe për të firmosur ç'u diktonte grupi i Koçi Xoxes dhe i jugosllavëve”.
Kur doli “tradhtia” e Koçi Xoxes (më 1948) dhe kur u zbulua e “vërteta” (më 1984).

Popullsia e Shqipërisë duhej të ishte 4 – 5 milion

Nexhmija i atribuon regjimit meritën e rritjes së popullsisë, duke përmendur këtu statistikat. Nëse Shqipëria shkoi me rritje natyrore deri 3 milionë vetë, në regjim tjetër kjo shifër duhej të ishte 4 – 5 milion, po të liheshin rehat e të mos burgoseshin, internoheshin, shqiptarët. Po të ishte në vend ajo popullsi që u detyrua të largohej nga vendi, me siguri do të ishte një popullsi shumë më e lartë. Nga trungu kombëtar u shkëput një pjesë e rëndësishme e popullsisë, në pjesë të madhe dhe elitare.
Burgjet e diktaturës ishin një zë që nuk prekeshin fare në intervistën e Nexhmijes. A kishte apo vrasje intelektualësh gjatë diktaturës së Enver Hoxhës? Apo i mbylli Koçi të gjitha. Pas Koçit Kadriu, Feçori, etj. Vetëm Enveri nuk dinte gjë kur bëheshin krime. Por dinte vetëm kur bëheshin sukseset.

Treshja bujqësi – naftë – kulturë

Përveç dështimit politik, Shqipëria nën Enver Hoxhën ishte një dështim i madh ekonomik dhe ekologjik. Dëmet që ka lënë ai regjim mund të kërkojnë ndoshta edhe 100 vjet të rikuperohen. Në dhjetëra raste ndërtimet e kota industriale kanë krijuar dëme të pariparueshme ekologjike. Por Nexhmija quan sukses treshen bujqësi – naftë – kulturë. Bujqësia e kolektivizuar ishte dështim i madh. Jo vetëm që nuk siguroi nevojat kryesore në vend, por ngriti një sistem bujkrobërie. Nafta e konceptuar sipas “grupeve të naftës”, ishte një teatër tragjik që të paktën Nexhmija nuk duhej ta zinte në gojë. Ndërsa për kulturë sovjetike që e filloi me dënimin e inteligjencës dhe me goditjen e asaj që prodhoi vetë regjimi as që bëhet fjalë. 5-vjeçarët ishin dështim i madh i asaj periudhe kur Shqipëria merrte çmime meksikane për ushqimin nga njëra anë dhe nga ana tjetër nuk kishte me se të ushqehej. Nuk po vazhdojmë me tallonat apo 1 kilogram mish pule në muaj. Ajo që i ndodhi shokut të saj Fadil Paçrami ishte shumë e trishtueshme. Burgu i Fadilit nuk kthehet me ato që tha mbrëmë Nexhmija.

Dosjet e spiunëve

Nëse Nemxhmije Hoxha flet për “hapje dosjesh” duhet të thotë së paku se dosja e parë që duhet hapur është ajo e Enver Hoxhës, dosjes më të zezë që nuk kapërcen asnjë lloj dosje tjetër për botën shqiptare. Të gjitha të tjerat bëhen kot para kësaj.

“Burgu” i Nexhmijes duhej të ishte burg komunist

Nexhmije Hoxha përfaqësuese e sistemit të burgjeve flet edhe për burgun e vet që e vlerëson, ndërsa nuk e përfill burgjet e të tjerëve. Të mos harrojmë se kur ajo u burgos, kërkonte tharëse flokësh në burg, ndërsa të burgonit e kohës së saj futeshin në arkivol, liheshin në ujë të ftohtë, rriheshin ditë e natë, etj. Në fakt mirë do ishte që Nexhmija të bënte një burg komunist e t’i provonte këto gjëra. Në burg duhej të jepte llogari para operativit e komandës, të pastronte mirë banjon dhe sendet e veta. Pas burgut do ishte mirë të bënte një internim në Shtyllas ku të punonte në kooperativë, të shkulte panxhar apo të mbillte qepë e të banonte në ndonjë barakë të bërë me kallamishte ose teneqe fuçish. Pasi të ndodhnin këto gjëra, vërtet Nexhmija do ishte “viktimë e luftës së klasave” dhe ndoshta nuk do ishte komuniste.

Nexhmija, krim i gjallë i komunizmit

Nexhmije Hoxha vetë është një krim i gjallë i komunizmit. ثshtë gjysma e kokës që i ka shkaktuar këto krime. Ajo vazhdon të shkruajë libra në mënyrë që të vazhdojë të bëjë krime, tashmë të karakterit propagandistik për mbrojtjen dhe përhapjen e të keqes. Kur Këshilli i Europës kërkon dënimin e krimeve të komunizmit, Nemxhijes i duket se nuk ka ndonjë problem. Problem i madh për të janë ato kanale të shtrembëta apo ndonjë kombinat e fabrikë idiote nga ato të socializmit ku harxhoheshin 5 dhe fitoheshin 1.
Së paku Hoxha pranoi se Mehmet Shehu ishte vrarë dhe nuk ishte “vetëvrarë”.

Sulmet e Nexhmijes, lartësim për njerëzit

Gjatë lëshimit të helmit të saj, Nexhmija sulmoi jo pa qëllim 3 njerëz. Sali Berishën, Ismail Kadarenë dhe Fahri Balliun. Me fyerjet e saj i ka lartësuar të tre sepse mos ardhtë dita kurrë të të lavdërojë Nexhmije Hoxha. I pari është lideri historik i përmbysjes së komunizmit dhe kryeministri i ndërtimit të Shqipërisë. I dyti është shkrimtari më i njohur shqiptar sot në botë. I treti është shkrimtari dhe botuesi që me librat e tij ka zbërthyer më mirë nga të gjithë ndër të tjera edhe mizorinë e regjimit komunist e të vetë Nexhmije Hoxhës.










Letra e Nexhmije Xhuglinit dërguar Dushan Mugoshës:

7 maj 1944

I dashur shoku Dushan

Me keqardhje të madhe mora vesh largimin tënd nga Shqipnija. Veçanërisht me erdhi keq që nuk mundëm të takohemi para se t’ikje. Megjithë se kemi ndenjë pak kohë bashkë, e ndjej mungesën tënde në mes tonë, ashti si edhe shokët tonë më të afërt.
Sigurisht do të kujtojsh jo vetëm kohën që jetove dhe bashkëpunove gjatë këtyre dy vjetëve e ma, por sigurisht do të marr malli dhe për malet dhe fushat e Shqipëris që i lave me djersë dhe që u pive dhallën apo jo?
Jo vetëm ne, por i gjithë populli shqiptar, do të të ketë një mik të dashur të tij e sigurisht kur të sjellë rasti të kthehesh ndonjëherë, në vendin tonë do të shohësh se me punë, do të shpërblejë atë që. Sigurojmë me bindje të plotë se do të shtojmë, gjithnjë hovin punës, që të formojmë e naltësojmë partinë tonë dhe t’i sigurojmë edhe popullit tonë pushtetin e tij.
Vetëm kështu do të shpërbljemë dhe ndihmën tuaj të vlefshme.
Dushan, thuaji shokëve të Jugosllavisë se shokët shqiptarë ndjekin me besim hapin e tyre dhe kërkojnë çmos që të ndjekin edhe shembullin e tyre heroik. Thuaj që gjithë populli shqiptar ndjen për popujt e Jugosllavisë dhe për luftën e tyre, një dashuri të madhe. Të gjithëve të fala shoqnore. Mos na harro. Po të mundesh na kujto me ndonjë copë letër. Udhë e mbarë dhe u pjekshim për së shpejti në botën e lirë.
Të fala shoqnore Nexhmija
(Vladimir Dedijer “Il sangue traditto”, 1949, faqe 208 – 209).

Letra nuk ka vend dërgimi
 
Nuk mund te plotesohem me anshmerine e theksuar te analizes se ketij shkrimi. Me shume aspekte te ketij shkrimi nuk jam aspak dakord.

Jane disa te ver8 qe nuk mund te hidhen poshte ngado te perdridhemi ne. me gjate do rishkruaj njehere tjeter.

 
Rrëfenjë për Nexhmijen e të tjerë mbështetës

Vasilika Tafa

Druaj se mos ndonjëri nga lexuesit që më njeh, thotë se po kësaj çfarë pune i ka prishur intervista e diktatores Nexhmije në emisionin “Shqip”. Ky është shtypi i lirë, kjo është e drejta e fjalës, kjo është e drejtë njerëzore e të tjera dokra si këto. Por gjithçka lidhet vetëm me mua.
Pra u bë shkak shoqja Nexhmije që më ngacmoi kujtimet e shkuara e që flinin prej vitesh brenda meje dhe familjes time. Pas ditëve të lodhshme të punës, ndjehem “komode” kur ulem para televizorit për të pare ndonjë emision. Veçse asnjëhërë nuk më ka shkuar mendja se edhe unë do llogaritesha të hënën e shkuar një “numër” më shumë i audiences së “jashtëzakonshme” të “Shqip-it” të gazetares Rudina Xhunga.
Në mbarimin e intervistës u ndjeva e poshtëruar. Po kështu edhe familja ime. Si unë edhe shumë familje serioze dhe dinjitoze shqiptare sepse.... kur shoqja Nexhmije ligjëronte, unë kujtoja fëmijërinë, shijen e hidhur të së cilës ma “dhuroi” kjo intervistë.
***
Nuk isha më shumë se pesë vjeç, kur një ditë të nxehtë korriku, në shtëpinë e prindërve të mij në Pogradec, të gjithë qanin. S’ kishte asnjë arkivol të shtruar në mes të dhomës, nuk dija të kishte ndodhur ndonjë aksident për aq gjëmë. Vajtonte e ndjera gjyshja ime, një grua e shkurtër dhe e zgjuar, qante mamaja ime një grua e re dhe e hijshme. Qaja edhe unë. Kisha më shumë se një javë që nuk e kisha babin në shtëpi. Ai, ishte burrë autoritar, i pashëm, me humor dhe mjaft i dashur. Më mungonte shumë. Kam qenë vajzë e përkëdhelur dhe shëtisja çdo mbasdite me të. Ai me blinte gjithçka që i kërkoja. Por edhe te unë lotë kishin zëvendësuar ditët e zhurmshme e me humor. Qaja sepse ai kishte nisur të mungonte gjatë!?
E vetmja që nuk qante në shtëpinë tonë ishte motra ime e vogël Kozeta, që atëherë ishte vetëm një vjeçe. Si për të zëvendësuar humorin e munguar të shtëpisë dhe për të larguar hijen e rëndë që kishte pllakosur, ajo qeshte me te gjithë pa kuptuar asgjë. Madje, ajo nuk e kërkonte as babin.
Një ditë hapa me kujdes derën e dhomës së gjyshes, mora guximin dhe pyeta se kur do kthehej babi, kur në derë ja behën katër burra shtatlartë e të egër. Përplasën pas derës së korridorit gjyshen dhe hynë në dhomën e gjumit. Unë shtanga dhe nuk dija ku të shkoja e lemerisur nga frika. Por asnjëri nuk kishte nge të merrej me mua, të më largonte nga kjo skenë e rëndë që po luhej brenda shtëpisë time. Burrat ulërinin dhe shanin me fjalë të poshtra, por në veshin tim ka mbetur ende në mendje zëri i atij më të madhit, pra komandantit që përsëriste fjalën “armik” dhe se “kështu është kur të merr koka erë dhe nuk bën ato seç të thotë partia”. Atje në burg le të kalbet për atë që ka bërë…
Të tjerët kishin futur kokat e dhjamosura në sepete dhe rrëmonin si të babëzitur. Gjithçka, çdo cep të shtëpisë e kthyen përmbys.
Skena të tilla që i kisha parë nëpër filma me komunistë i shihja edhe në shtëpinë time. Ndihesha e egërsuar dhe gati sa nuk kam ulëritur kur rrëmbyen edhe rrobat e babit dhe të mamasë time. Ata plaçkitën gjithçka në shtëpinë tonë. Morën shumë sende me vlerë, foto të njerëzve tanë të afërt që jetonin në Amerikë. Madje ata morën dhe të gjitha bishuteritë prej floriri, që gjyshja i trashëgonte nga i babai i saj. Edhe tim atë, Jovanin e kishin rrëmbyer.
Në shtëpi mbetëm katër femra të moshave nga 75 deri 1 vjeç dhe vetëm qanim.
Kalonin ditët dhe nga bisedat me gjyshen dhe mamin kuptova se babin e kishin dënuar me burg dhe se njerëzit dalëngadalë na largoheshin.
Madje sipas burrave që na rëmbyen sendet e shtëpisë, kjo ishte pak për atë. Ai meritonte edhe shumë më tepër. Unë e habitur nuk kuptoja se për çfarë përmendej Spaçi, Burreli apo Tirana. Herë pas here nga të afërmit dëgjoja, është mirë me kaq sepse ka edhe më keq akoma…
Megjithatë babai im s’ka qenë asnjëherë i keq. Por ai kishte pranuar të merrte nga njerëzit e tij të afërt që jetonin jashtë Shqipërisë si dhuratë një televizor dhe për këtë arsye shteti i diktaturës së proletariatit, pra shteti i Enver Hoxhës e dënoi me disa vite burg.
ثshtë e tmershme kur e mendon tani, apo jo shoqja Nexhmije. Ti the se ai regjim nuk i burgoste njerëzit kot. Se ai regjim ishte më humani.
Por ti e ke burgosur katër vjet për një TELEVIZOR që i erdhi dhuratë nga jashtë. Ai nuk vodhi në dyqanet e tua, por ia sollën nga larg me dëshirën që edhe ai të shihte diçka, si të gjithë njerëzit e lirë të kësaj bote.
Madje e burgose dhe e torturove edhe pse ai nuk i mohoi asnjëherë njerëzit e afërt të tij që jetonin jashtë Shqipërisë edhe kur ja kërkove me ngulm. Madje e persekutove më shumë kur ai nuk nëshkroi se duhet të bashkëpunonte e ti kryente shërbime regjimit tënd. Por vetëm mostrat e llojit dhe të kastës suaj e mohojnë kohën kur sundove ti dhe sot vazhdojnë ta ngrejnë në piedestal atë. E burgose dhe e çnderove, sepse nuk e bëre vasal.
Sot ndjehem mirë që im Atë, deri ditën që vdiq nuk ju deshi kurrë. Ashtu siç ndihem keq për shumë njerëz, të afërt apo shokë, që e kanë spiunuar, duke mos e duruar dot krenarinë dhe pavarsinë që ai kishte nga pushteti juaj i frikshëm. Në qytetin tim të lindjes ka shumë moshatarë të tij që e mbajnë mend mirë historinë e dhimbshme të tij..
Ishte e vështirë fëmijëria ime. Sa e sa herë jam endur bashkë me mamanë dyerve të burgut për ta takuar pesë minuta të vetme. Ajo kohë e tmerrshme sillet në kujtesën time me siluetat hijherënda të policëve që e shoqëronin në dhomën e takimit dhe nuk largoheshin për asnjë çast. Bile nuk më lejonin që unë ta përqafoja. Brenda meje pështjellohet kërkesa e vazhdueshme fëmijërore që i bëja babait:
- Po pse mor babi nuk kërkon falje që të vish sa më shpejt në shtëpi?. Nëna vetëm qan dhe nuk shikon më. Atje është motra. Ajo është rritur dhe ty të njeh vetëm nga fotografia. Ndërsa unë jam mërzitur, se nuk kam me kë të dal në breg të liqenit.
Por megjithatë njëri nga komandantët, fytyrë paqësore që na përcillte mbas takimit më thoshte:
-Duaje babin tënd, ai është i mirë dhe nuk ka bërë gjë... do të vijë shumë shpejt te ju në shtëpi.. Nuk ka bërë gabim. Vazhdo ta duash më shumë. Edhe më shumë. Eshtë babai yt
Këtë i bëre të ndjerit babait tim. Këtë ju ke bërë sa e sa baballarëvë, sa e sa bijave të tjera si unë. Patjetër edhe më keq…

Pra ishe ti shoqja diktatore dhe regjimi yt që më privuan një fëmijëri si e të gjithë moshatarëve të mi.
Mbaj mend që në shkollën fillore edhe pse isha nxënësja më e mirë e klasës dhe mësuesja më uronte dhe e vinte në dukje një fakt të tillë, asnjëherë nuk më dha fletë lavdërimi. Sa herë fillonte viti i ri shkollor, ajo ulte kokën, nuk më shikonte në sy duke e shmangur vështrimin me mua. Por edhe pse e lexonte shumë mirë mendimin tim, brenda vetes ndjehej e lënduar sepse... ishin komisarët e tu shoqja Nexhmije që ia grisnin para syve fletëlavdërimin për vajzën e një dënuari të regjimit që ndërtove. Pra kjo për ju nuk quhej “luftë klasash”.
I lodhur nga burgimi absurd ideologjik, im Atë, deri në fund të jetës së vet me vetëdije nuk u ul më para televizorit edhe pse me ndryshimin e sistemeve i bëra dhuratë një televizor me ngjyra.
Vitet bënë atë që ngjarja e jetës sime të kishte krijuar koracë të fortë dhe vështroja me kujdes çdo lëvizje të politikës së çdo krahu edhe pse shpirtërisht jam e pozicionuar në devizën demokratike. Jam e bindur se tashmë politika duhet konsideruar si pjesë e një loje që i shërben perspektivës së këtij vendi.
Por ti shoqja Nexhmije më ngjall frikën e fëmijërisë. Më kujton gjyshën time, që u verbua nga lotët, më kujton tim Atë që deri sa vdiq nuk bëri “kompromis” me regjimin tënd.
Kur të ndiqja në televizor rreth dy orë rresht tek monologoje duke bërë alibinë e krimit , në heshtje i kërkoja ndihmë Zotit sepse flisje e llastoheshe para kamerave si një vajzë e dashuruar! O Zot! Përse u dashka të të shohin ty shumë prej atyre që u ke shkaktuar plagë më të dhimbshme se e imja? Pse s’të paska mbetur tani në fund të jetës qoftë edhe pak ndjesi njerëzore për t’u rrëfyer para Zotit?
Të ndoqa gjatë sepse mendova se do bëje një hap më civil. Por demokracia e brishtë shqiptare të ka dhënë shansin të jetosh e lirë pa të ngacmuar askush ndryshe nga shumë diktatorë të vendeve komuniste. Pra pse vazhdon ta privosh ende lirinë time?
ثshtë e drejta jote politike për të dhënë direktivat për përvjetore, apo mbledhje forumesh të organizimit tënd politik. Atje je e lirë të bësh gjithçka. Por jo të “persekutosh” median dhe mendimin e lirë si pjesë e vyer e tolerances dhe pasurisë së këtij populli. Ne bëmë atë që ju se bëtë kurrë gjatë gjithë sundimit tuaj. Prandaj ishte koha të largoheshe e qetë dhe me dëshirë nga ditët e jetës tuaj, nga skena e televizioneve, sepse çfardo që ti të thuash a të retushosh do të ngjallë vetëm neverinë, jo vetëm të atyre që jetuan për 50-vjet nën rregjimin tënd.
Ti dhe bashkëshorti juaj kriminel, janë ata që vërtet meritojnë një vend në historinë e këtij kombi, por si njolla e zezë e saj. Historitë e tua groteske për keqardhje e miq të vuajtur, mund ti tregosh vetëm mikeshave të tua. Le të vleje edhe për të bindur njerëzit më të afërt të familjes tënde, apo bashkëpunëtorët e tu. Ajo që tregove mund të jetë një përrallë e gjatë vetëm për Rudinën që ngazëllehej e emocionuar.
Babai im ka pak vite që ka vdekur dhe ka bërë shumë më tepër burg se çke bërë ti dhe nuk kërkoi mëshirë. Ndërsa ti hakërrehesh për shkelje të drejtave njerëzore. Ndryshimi mes jush është se ti je gjykuar për “kafe” ndërkohë që duhet të ishe gjykur për krime tjera. Ai është burgosur pse i dhuruan një televizor, nuk u paqtua me të deri kur vdiq... sepse e dinte që njëditë ti do shfaqeshe përsëri.
Ky është rrëfimi im për ty dhe ithtarët e tu, për ata që për pak kohë të harruam.
Ky tregim është për Rudinën e televizionit.

G.Shqiptare
 
Thirrje ( Në vënd të lutjes) për Nexhmije Hoxhën
Nga Sokol e Liliana Hoxha - 13 prill 2003


“Të rilindurit na ka bërë fatmirësisht më të gjerë për të bërë hapat që duhen drejt zbutjes së problemeve. Përderisa Enver Hoxha neve vetëm na bashkon, duam të shpresojmë që çdo gabim apo keqdashje nuk ka pasur qëllime definitivisht shkatërruese. Ndërkaq do të desha të mi thonë madje edhe publikisht gabimet e mia ndaj tyre që s’mi kanë thënë kurrë në sy, megjithëse ja u kam kërkuar, por më kanë luftuar vetëm mbrapa krahëve. Pas 50 vjet histori, kur virtytet e shqiptarit ishin gjë e vyer, roli i familjes së Enver Hoxhës duhej te ishte shembull i familjes shqiptare. Besoja se mbase nga gjëndja e shook-ut pas vdekjes së Enver Hoxhës, atmosfera në familjen e tij u polarizua hapur drejt Ramiz Alisë me të cilin lidhën fort interesat pa kuptuar kurrë që pikërisht ai ishte autori i maskaradës politike në thelb minuese të gjithçkaje që la trashëgim kombëtar Enver Hoxha. Vetë thashethemnaja dhe urrejtja popullore e nxitur dhe e inskenuar mirë kundër Enver Hoxhës, duke filluar me ngritjen diabolike të kultit të tij, nën entuziasmin e verbër dhe duartrokitjen e familjes Hoxha, ishte vepër e Ramiz Alisë tek i cili familja fatkeqësisht shihte tutorin e sigurt për ta. Përderisa asgjë nuk është e pafalshme, i takon Nexhmije Hoxhës, të ndërgjegjësohet e të kuptojë (me gjithë moshën e saj të respektuar meqë realisht është shumë aktive), që duam apo s’duam ajo është ne dhe ne jemi ajo, duke shpresuar që kjo ta qetësojë dhe ta motivojë një herë në jetën e saj të mbledhë të tre fëmijët pra bashkë me Sokolin, që tashmë janë gjyshër e të funksionojë familja të paktën si institucion me tolerancën e domosdoshme të mendimit ndryshe me gabimet e të mirat e secilit, që do të thotë që R.Alia edhe duke duke qenë midis nesh, të mos mund të na ndajë. Për këtë Nexhmie Hoxhës i duhet qoftë edhe një sekondë në jetë të jetë nënë e vërtetë, pas së cilës do të harrojmë gjithçka për të na lënë kujtime të paqme. Por kjo nuk mund të bëhet me stilin cinik të letrave, (vetem per maskim propagandistik) sikur të mos ketë ndodhur kurrë asgjë, zakon i përjetshëm i saj për të mbyllur problemet, sikur të ishim qënie pa shpirt dhe jo më kaq të traumatizuar prej saj. Kjo eshte një thirrje e vjetër që e kam ezauruar me të gjithë anëtarët e familjes që në 86, një vit pas vdekjes së Enver Hoxhës, kur nga goja e Pranverës mu tha (edhe pse e dija) : që nuk të duam !. Për mua s’ka asnjë problem të qëndroj mënjanë, por ka shumë problem që të jenë të lidhur normalisht femijet e Enverit e me sinqeritetin që kerkon Sokoli.
E ndërgjegjshme se hapja ime publike konsiderohet skandal dhe ilaritet publik, që nuk pajtohet edhe me formimin dhe etikën time, po e bëj nga dhimbja që është më e fortë se unë. Sepse nuk e shikoj vetëm si çështjen tonë, por si çështjen e të gjithëve. Përsa i përket hapjes së problemit të familjes së Enver Hoxhës në publik, kështu siç kanë ardhur punët, këtë nuk e quaj turp, por transparencë me bindjen tonë që edhe vetë familja e Enver Hoxhës, edhe vetë Nexhmia është viktimë e politikës, konkretisht e Ramiz Alisë, madje dyshoj se është edhe viktimë e metodave të presionit të tij (siç mendojmë të ketë ndodhur me Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun) viktimë e llogjistikës së krimit që përmbante sistemi në luftën për pushtet. Sokoli dhe unë këtë që po bëjmë e quajmë një mundësi zbardhjeje të errësirës që na ka pushtuar të gjithëve, apo operacion final per transparence duke shpresuar në mirëkuptimin në mos edhe mbështetjen (nëse mundet) të shpirtit të emancipuar shqiptar, që nuk vjen vetem nga elita e shoqërisë, por nga populli.
 
Me Fal Cfare Eshte Retushim?

Kush Me Thote

Fshirje me boje tushe, fshin personazhe te caktuar te nje fotoje historike, personazhe qe atehere jane lakuar si tradhetare.

Sot ne kohet moderne, kete pune e ben photoshop-i.
 
beri si beri dhe falje nuk i kerkoi asnjerit plaka.

Qe te kerkoj falje, do te thote qe ajo e di se ka bere keq, e ndien dhimbje per ato qe ka bere. Shumica e njerzeve qe bejne krime, mbas krimit nuk ndihen mire e u vjen keq per ate qe bene. Po nje pakice kriminelash, nuk ndiejne rimorse, o dhimbje per krimin e vet. Ata nuk kane asnje aftesi te mendojne per vuajtjen e nje njeriu tjeter, o ta vene veten e vet ne vendin e njerit qe ato po i shkaketojne vuajtje. Nexhmija bene pjese ne keta te fundit. Ajo nuk ka aftesi te mendoj per vuajtjet e nje njeriu tjeter, ne psikologji keta njerez quhen psikopath. Ajo eshte psikopathe, edhe sikur te kerkoj falje, do jete genjeshter.
 
Sa intervizte e bukur qe ishte!
Gje e bukur e kesaj interviste, eshte se edhe 86 vjece, ajo eshte mashtruese e mrekullushme. Po te jepenin nje cmim nobel per mashtrim, genjeshtra kjo e meritonte pa dyshim.

Eshte interesante, po e dhimbeshme, qe tani mbas 18 vjetesh qe njerzit mund te lexojne c'far te duan, e shohin si eshte bota, ato akoma besojne prapaganden komuniste. Eshte e dhimbeshme qe te rinjet Shiqipetar, ne vend te hapin mendjen drejt Evropes e botes se perparuar, e te kerkojne ta cojne Shqiperin ne Evrope, shikojne mbrapa per frymezim, ne nje kohe krimesh e dhune. E verteta eshte qe ka te rinje Nazizt ne Gjermani sot. 53 vjet mbas vet vrasjes te Hitlerit, ka te rinje Gjerman, qe asnjeher nuk e kan njohur tmerrin Nazit, e kan pasur nje jete te mire, po duan ta kethejne Nazizmin mbrapa. Farren e keq eshte veshtire ta heqesh. Gjyshja ime thoshte: Dreqi nuk ha mallin e vet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top