50 sportistët më të mirë të olimpiadës “Pekin 2008”

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Lojërat Olimpike "Pekin 2008", përtej madhështisë në ceremoninë e hapjes, dhuruan jo vetëm medalje e rekorde nga më të paimagjinueshmet por nxorën në pah talente që, sipas analistëve, do të jenë edhe protagonistë në "Londër 2012". Duke iu referuar uebsajtit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe atij zyrtar të Lojërave Olimpike "Pekin 2008", gazeta "Tirana Observer" publikon sot listën e 50 sportistëve më të mirë të kësaj olimpiade. Ndër ta qëndron amerikani Majkëll Felps, i cili nuk është vetëm sportisti Nr. 1 i kësaj Olimpiade, por edhe rekordmeni absolut në historinë e Lojërave Olimpike me tetë të artat e fituara në "Pekin 2008". Ai kryeson listën e olimpistëve më të mirë, duke lënë pas me një diferencë të madhe (plot 5 medalje të arta më shumë) Nr. 2 të Olimpiadës, Usain Bolt. Xhamajkani, i mbiquajtur tashmë si "njeriu i erës", regjistroi jo vetëm dy rekorde që nuk thyheshin prej shumë vitesh, por tregoi edhe një formë të shkëlqyer sportive në të dyja garat individuale, duke lënë pas me shumë metra konkurrentin më të afërt. Ai ndihmoi edhe ekipin xhamajkian në fitimin e stafetës 4x100 metra. Ndërkohë në të njëjtin pozicion, pra me 3 medalje të fituara, por jo me famën dhe rekordet e xhamajkianit janë edhe gjermania Stephanie Rice, britaniku Chris Hoy dhe kinezi Kai Zou. Dhjetëshen e më të mirëve të kësaj olimpiade e mbyllin australiania Lisbeth Trickett, e cila fitoi 4 medalje (2 ar, 1 argjend, 1 bronz), bashkëkombësja e saj, Leisel Jones, e cila fitoi një medalje më pak (2 ar, 1 argjend), amerikanët Matt Grevers dhe Aaron Peirsol, me nga 3 medalje secili (2 ar, 1 argjend) dhe kinezi Wei Yang, po me 3 medalje (2 ar, 1 argjend) të fituara në gjimnastikën artistike. Duhet theksuar se renditja e sportistëve më të mirë është bërë duke u bazuar në medaljet e tyre të arta dhe jo në shumën e medaljeve (argjend dhe bronz) që ata kanë fituar në këtë eveniment. Prandaj edhe shumica e tyre qëndrojnë në të njëjtin pozicion në këtë klasifikim.
Top-50
1. PHELPS Michael
USA/Not; 8 medalje të arta
2. BOLT Usain
Xhamajka/Atletikë; 3 medalje të arta
3. RICE Stephanie
Australia/Not; 3 medalje të arta
4. HOY Chris
Britani/اiklizëm; 3 medalje të arta
5. ZOU Kai
Kina/Gjimnastikë; 3 medalje të arta
6. TRICKETT Lisbeth
Australia/Not; 4 medalje (2 ar, 1 argjend, 1 bronz)
7. JONES Leisel
Australia/ Not; 3 medalje (2 ar, 1 argjend)
8. GREVERS Matt
USA/Not; 3 medalje (2 ar, 1 argjend)
9. YANG Wei
Kina/Gjimnastikë; 3 medalje (2 ar, 1 argjend)
10. PEIRSOL Aaron
USA/Not; 3 medalje (2 ar, 1 argjend)
11. LOCHTE Ryan
USA/Not; 4 medalje (2 ar, 2 bronz)
12. LEZAK Jason
USA/Not; 3 medalje (2, ar, 1 bronz)
13. KITAJIMA Kosuke
Japoni/Not; 3 medalje (2, ar, 1 bronz)
14. BEKELE Kenenisa
Etiopi/Atletikë; 2 medalje të arta
15. DAVYDOVA Anastasia
Rusia/Not i sinkronizuar; 2 medalje të arta
16. ERMAKOVA Anastasia
Rusia/Not i sinkronizuar; 2 medalje të arta
17. STEFFEN Britta
Gjermani/Not; 2 medalje të arta
18. ROMEIKE Hinrich
Gjermani/Hipizëm; 2 medalje të arta
19. WEBER-GALE Garrett
USA/Not; 2 medalje të arta
20. DIBABA Tirunesh
Etiopia/Atletikë; 2 medalje të arta
21. WIGGINS Bradley
Britani/اiklizëm; 2 medalje të arta
22. ADLINGTON Rebecca
Britani/Not; 2 medalje të arta
23. GALVEZ Felicity
Australia/Not; 2 medalje të arta
24. HE Kexin
Kinë/Gjimnastikë; 2 medalje të arta
 
25. CHEN Yibing
Kinë/Gjimnastikë; 2 medalje të arta
26. LI Xiaopeng
Kinë/Gjimnastikë; 2 medalje të arta
27. XIAO Qin
Kinë/Gjimnastikë; 2 medalje të arta
28. GUO Jingjing
Kinë/Hedhje nga trampolina; 2 medalje të arta
29. CHEN Ruolin
Kinë/Hedhje nga trampolina; 2 medalje të arta
30. ZHANG Yining
Kinë/Pingpong; 2 medalje të arta
31. LIUKIN Nastia
USA/Gjimnastikë; 5 medalje (1 ar, 3 argjend, 1 bronz)
32. JOHNSON Shawn
USA/Gjimnastikë; 4 medalje (1 ar, 3 argjend)
33. COVENTRY Kirsty
Zimbabve/Not; 4 medalje (1 ar, 3 argjend)
34. COUGHLIN Natalie
USA/Not; 6 medalje (1 ar, 2 argjend, 3 bronz)
35. SONI Rebecca
USA/Not; 3 medalje (1 ar, 2 argjend)
36. BERNARD Alain
Francë/Not; 3 medalje (1 ar, 1 argjend, 1 bronz)
37. JEANNET Fabrice
Francë/Skermë; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
38. JEANNET Fabrice
Francë/Skermë; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
39. LOPEZ Nicolas
Francë/Skermë; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
40. WERTH Isabell
Gjermani/Hipizëm; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
41. EMMONS Katerina
اeki/Qitje; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
42. LAMAZE Eric
Kanada/Hipizëm; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
43. LLANERAS Joan
Spanjë/اiklizëm; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
44. Van GRUNSVEN Anky
Holandë/Hipizëm; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
45. KENNY Jason
Britani/اiklizëm; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
46. PARK Sung-Hyun
Kore e Jugut/Hark; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
47. PARK Kyung-Mo
Kore e Jugut/Hark; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
48. LEE Hyojung
Kore e Jugut/Tenis me flutur; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
49. JIN Jong Oh
Kore e Veriut/Qitje; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
50. PARK Taehwan
Kore e Veriut/Not; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
 
E ka merituar MICHAEL PHELPS si sportisti me i mire sepse me 8 medalje te arta eshte rekord dhe ai eshte legend:D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top