5 mijë hapat që ju shtojnë jetën

Love

βeℓℓe â๓e
Jeta sedentare është shkaku i një sërë sëmundjesh në shoqërinë e sotme.

ecja-ju-mban-en-forme-320x217.jpg


Ja pse Organizata Botërore e Shëndetësisë, me anë të një studimi, tregon jo vetëm rreziqet e kësaj mënyre jetese, por edhe ‘ilaçin’ për ta mposhtur atë.
5 mijë hapa në ditë (që janë baras afërisht me tre kilometra) janë mënyra më e mirë për të qenë të shëndetshëm dhe për ta mbajtur trupin në formën më të mirë të mundshme.

Ecja është aktiviteti motor më i shëndetshëm për të gjithë, është e thjeshtë, ekonomike, nuk kërkon një impenjim specifik, por mund të parandalojë, dhe në disa raste edhe të zgjidhë, probleme të metabolizmit, probleme kardiovaskulare, largon rrezikun e ostoperozës, të diabetit, iktusit, infarktit. Nga ana tjetër, ndihmon në mbajtjen e një forme shumë të mirë fizike, pasi muskujt, sa më pak të përdoren, aq më shumë e humbin tonifikimin, forcën dhe elasticitetin.

Ecja standarde, njësoj si kur dilni shëtitje, mjafton që të zgjasë më tepër në kohë dhe në hapësirë, është metoda më natyrale për të zgjatur jetën, deri në 6 vjet më tepër se sa personat që bëjnë një jetë sedentare, pohojnë studiuesit e OBSH.
Burimi: g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top