4 mënyra për t’i dekoduar shenjat

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0324100041658_m.gif


Nganjëherë është e vështirë të zbulosh se si të lexosh shenjat e përziera të meshkujve. Ndiqni këto këshilla në mënyrë që t’i kuptoni shenjat e përziera, të cilat jua dërgojnë meshkujt.
Keqkuptimet
Shmangni keqkuptimet! Nganjëherë ne dimë ta teprojmë me lexim të shenjave në një mënyrë jo të duhur. Nëse ai buzëqesh, kjo nuk do të thotë se ju duhet të mendoni se jeni duke i pëlqyer. Ai mund të qeshë me të gjithë në të njëjtën mënyrë.

Shoqëria
Duhet të flisni me miqtë e tij, në mënyrë që ta zbuloni se si ndihet me të vërtetë. Kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të kuptuar, nëse ai sillet çuditshëm edhe afër femrave të tjera apo vetëm afër jush. Madje, ka mundësi që nëse miqtë e tij ju pëlqejnë, mund të kenë ndikim në mendimin e tij për ju.

Mundohuni ta njihni!
Nëse kaloni pak kohë me një person, ju mund ta dini nëse ai është flirtues nga natyra apo e bën atë vetëm me ju. Kështu që mund të organizoni një takim me shoqërinë për ta parë se si sillet me të tjerat.

‘Djemtë e mirë’ ekzistojnë
Janë disa djem, që janë shumë të sjellshëm dhe u japin shumë komplimente atyre që kanë afër vetes. Disa e marrin këtë si flirtim dhe mendojnë se asgjë nuk do të ndodhë më vonë. Vëzhgoni se si sillet ai me të tjerët. Ai mund të jetë shumë i sjellshëm me të gjithë, jo vetëm me ty. /Telegrafi/
 
Titulli: 4 mënyra për t’i dekoduar shenjat

Sjan gjera te reja keto jo, o cuna mos mendoni se ne femrat su kuptojm se ndonjehere u
kuptojm me mire neve sesa ju veten. lol

Ej kisha nje pyetje une ne lidhje me pjesen e pare; meqe nuk eshte se kur te buzeqesh
te pelqen po kur te shikon per nje kohe te gjate, buzeqesh dhe ndonjehere dhe qesh si i
bie te quhet?

Une personalisht do thoja ndonje manjak, lol.
 
Titulli: 4 mënyra për t’i dekoduar shenjat

Ej kisha nje pyetje une ne lidhje me pjesen e pare; meqe nuk eshte se kur te buzeqesh
te pelqen po kur te shikon per nje kohe te gjate, buzeqesh dhe ndonjehere dhe qesh si i
bie te quhet?

Une personalisht do thoja ndonje manjak, lol.

run for your life lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top