29 vjet nga rihapja e xhamisë së Et’hem Beut

Kresha

A pretty face can never trick me
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.




Më 18 janar 1991 në Tiranë do të rihapej xhamia e Et’hem Beut, e cila qëndroi e mbyllur rreth 3 dekada për shkak të ndalimit të besimit në Shqipëri nga sistemi komunist.

Xhavit e Iljaz Alimehmeti, Ramazan Rusheku, Ibrahim Balla, Mehmet Sinella, etj., ishin disa nga nismëtarët myslimanë të cilët hapën dyert e xhamisë për besimtarët.
Rihapja e kësaj xhamie u bë me një ceremoni madhështore, ku morën pjesë mijëra besimtarë dhe qytetarë.
Kjo video e asaj kohe tregon numrin e madh të pjesëmarrësve të cilit kishin mbushur "Sheshin Skënderbej" si kurrë më parë.
Në fytyrat e pjesëmarrësve lexohet gëzimi për këtë ngjarje të madhe, e cila shënonte rikthimin e besimit në jetën e tyre, pas një diktature të shfrenuar dhe një regjimi të ashpër komunist i cili u përpoq të çrrënjosë fenë dhe besimin por që kurrë nuk ia doli mbanë.
Atë të premte janari për qytetarët e Tiranës kishte zbardhur një ditë e madhe, e cila do t’i ringjallte shpresën për ditë më të mira.
 
Sa emocionuese
 
Eh,eshte vertet e bukur ajo xhami. :))
kam mall te kaloj afer saj si dikur,pothujse cdo dite.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top