28 shprehje legjendare!!

Bilderberg

Anëtar i ri
Paris. Nji vandal hyn me forcë në Louvre dhe i ngjet dy krahë Venusit të Milosë.
Chavy Chase

Thonë se amerikanët e mirë kur vdesin shkojnë në Paris kurse ata të këqijtë kur vdesin mbesin në Amerikë.
Oskar Wilde


Dhe si tha Isaac Newton menjëherë pasi i ra në kokë nji mollë: «اudi pra, unë qeshë ulë në bythë të dardhës!»
Laugh-In


Nji burrë në hanë nuk do jetë kurrë interesant sa një grua në diell.
Leopold Fechtner


Jam nji ateist teologjik egzistencial. Besoj te egzistenca e universit me përjashtim të ndonji kantoni zviceran.
Woody Allen


Nuk asht se kam frikë me vdekë. Thjesht nuk do desha me qenë aty kur kjo të ndodhë.
Woody Allen


Kokaina asht mënyra që ka Zoti me të thanë se po ban pare me teprي.
Robin Williams


Hera e fundit kur kam penetrue nji grue ishte kur hyna te Statuja e Lirisë.
Woody Allen


Ime amë ishte gjithmonë kaq e dehur sa kur vedosëm t’a çonim për nji kontroll mjekësor gjetën 2 përqind gjak në alkolin e saj!
Robert de Niro


Me qenë i pafajshëm asht e rrezikshme se nuk ke alibi.

Boris Makaresko


Dje shpëtova nji vajzë nga përdhunimi. E mbajta veten.
Boris Makaresko


Truni asht nji organ i hatashëm. Fillon me punue qysh kur zgjohesh në mëngjes dhe nuk pushon deri sa hyn në zyrë.
Robert Frost


Amerikani 100 përqind asht idot 99 përqind!

Bernard Shaw


Mes dy të këqijave zgjedh gjithmonë atë që nuk e kam provuar.
Mae West


Ndryshimi mes gazetarisë dhe letërsisë? Gazetarinë s’ka burrë që e lexon kurse letërsinë s’e lexon njeri.
Oskar Wilde


Dimni ma i ftohtë që kam kalue, ka qenë nji verë në San Francisco. Mark Twain


Parajsën m’a kande për klimën, ferrin për shoqninë. Mark Twain


Urtë! Përndryshe se ndëgjoj dot zhurmën e flokëve të tua që rriten!
Neil Simon


Më mungojnë vetëm një milion dollarë për me qenë milioner!

John Candy


Shikojeni atë njeri: duket si pisqollë dhe flet si pisqollë, por mos t’u gënjejë mendja: asht me të vërtetë pisqollë!
Groucho Marx


Me u plakë asht akoma mjeti i vetëm që kemi gjetë për me jetue gjatë!
Saint-Beuve


Nuk e kam kuptue kurrë pse në teatrot e operas i lanë me hy spektatorët e radhëve të para me instrumente muzikore.
Alfred Jarry


Ai që pi duhan mund të shkaktojë zjarre në pyll. Ja përse nuk e shihni kurrë një kafshë duke pi duhan.
Bill Crosby



Feministja e parë që i dogji sytjenat në këtë botë ishte Zhanë D’Arka.
Makaresko-Trani



Sikur Zoti të kishte dashtë që njeriu të flutorojte, do e kishte lindë me nji biletë.
Mel Brooks


Ata që kanë katërmijëetetëqindedhetë metra Mal të Bardhë, treqind Kullë Eiffel dhe njëzet e pesë centimetra gjoks dhe janë krenarë...

Jacques Prévert


Xhirafë: fjalë e kulturueme për mos e quejtë nji grue gamilje.
Gustave Flaubert


Vrasja asht gjithmonë gabim: nuk duhet b
ërë kurrë diçka për të cilën s’mundesh me folë mbas nji darke.
Oskar Wilde
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top