“21” nga Adele, albumi më i shitur i mijëvjeçarit

“21” deri tani ka shitur 5 milionë kopje vetëm në Angli, duke kaluar albumin e dytë dhe të fundit nga Amy Winehouse, “Back to Black”, transmeton Koha.net.

Hiti botëror i Adele ka kaluar 23 javë në maje të top listës së albumeve në Britani dhe me 5 mlionë kopje të shitura ka arritur të bëhet albumi më shitur i mileniumit, deri tani.

“Back to Black” mbetet në vendin e dytë me 3.56 milionë kopje të shitura ndërsa afër në vendin e tretë është albumi i parë nga James Blunt, Back to Bedlam.

Albumi mban këngët hit si “Someone like you”, “Set fire to the rain”, “Rolling in the deep”, “Turning Tables” e të tjera.
mapo
adele.jpg
 
Titulli: “21” nga Adele, albumi më i shitur i mijëvjeçarit

E meriton se ka goxha ze:)
i lumte per suksesin
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top