14 yjet që kanë përmirësuar rutinat e tyre të bukurisë

Jetmira

V.I.P
Qerpikë artificial, ndryshim i ngjyrave të flokëve, konturimi – në botën e të famshmeve, ndonjëherë është shumë e vështirë ti përcjellim trended dhe rutinat e tyre të bukurisë. Por, për disa yje ishte koha për një rifreskim. Këto yje kanë hequr shumë shtresa të grimit duke krijuar një pamje sa më natyrale, duke dëshmuar se ndonjëherë më pak do të thotë më mirë.

1. Lady Gaga
Screen-Shot-2015-10-27-at-10.34.45-AM.jpg
Me një histori “plot ngjyra”, askush nuk e ka akuzuar ndonjëherë këngëtaren për paraqitjen e saj. Por, kjo hodhi poshtë dramën dhe u bë e mrekullueshme si në stilin holivudian në paraqitjen e Emmy awards 2015.

2. Christina Aguilera
Screen-Shot-2015-10-27-at-10.36.09-AM.jpg
Tepër e nxirë, me gërsheta dhe e tëra në kozmetikë. Christina, aktualisht ka një pamje shumë më natyrale dhe pothuajse fare pa make up.

3. Nicki Minaj
Screen-Shot-2015-10-27-at-10.39.14-AM.jpg
Kur Nicki Minaj u hodh në skenë, ajo ishte e tëra me kozmetikë teatrale. Kohët e fundit, ajo ka krijuar një pamje natyrale pothuajse si të Barbie-t, me stil shumë elegant.

4. Kim Kardashian
Screen-Shot-2015-10-27-at-10.39.54-AM.jpg
Po, ajo pothuajse edhe tani është e mrekullueshme në pamjen e saj të plotë. Kjo është mbretëresha e konturimit por me kalimin e viteve është sofistikuar edhe më shumë. Synoni kah neutralja dhe definimi i ndritshëm dhe i theksuar.

5. Jennifer Lopez
Screen-Shot-2015-10-27-at-10.40.43-AM.jpg
Kjo është dalluar në mënyrë të shkëlqyer që nga vënia e qerpikëve e deri tek hijëzimet përmes grimit të saj. Tani ajo është bërë shumë më natyrale duke i dhënë hapësirë të dominojnë vetëm qerpikët e saj.

6. Kelly Osbourne
Screen-Shot-2015-10-27-at-10.41.31-AM.jpg
Ditët e saja eksperimentale si tinejxhere janë dokumentuar plotësisht në reality show në MTV në lidhje me familjen e saj. Kohët e fundit, ajo është duke u mbajtur në formë me hijëzim të shkëlqyer ngjyrë gri si dhe një pamje glamuroze të cilën ne e pëlqejmë.

7. Leighton Meeste
Screen-Shot-2015-10-27-at-10.42.34-AM.jpg
Gjatë rolit të Gossip Girl, Meester nuk ishte për një grim të tillë delikat. Por, tani aktorja duket shumë kazuale dhe natyrale.

8. Beyonce
Screen-Shot-2015-10-27-at-10.43.10-AM.jpg
Ajo kishte gërsheta të imëta, dredha të mëdha, kapje flokësh në forma të ndryshme – e të mos përmendim prirjet për hijëzim të flokëve në ngjyra të ndryshme. Tani është një ikonë dhe ka transformuar plotësisht pamjen e saj.

9. Rihanna
Screen-Shot-2015-10-27-at-10.43.40-AM.jpg
Vajza e mirë e cila u bë e keqe me pamjen e saj të tepruar dhe ekstravagante. Por, tani duket shumë e freskët dhe natyrale me një buzëkuq ngjyrë transparente, hijëzime të lehta dhe flokë të mrekullueshme.

10. Gwen Stefani
Screen-Shot-2015-10-27-at-10.44.24-AM.jpg
Këngëtarja ishte një vajzë që tronditi skenat e muzikës, super e zbehtë dhe me gurë zbukurues në fytyrën e saj. Tani ajo duket shumë më serioze me një pamje të lëmuar.

11. Megan Fox
Screen-Shot-2015-10-27-at-10.45.02-AM.jpg
Le të themi disa vite më parë, kjo ikonë bombastike dukej sikur nuk do ndalej nga rrezitja apo nxirja e tepruar e trupit. Pamja e saj e tanishme: tërësisht e matur dhe shumë femërore.

12. Nicole Richie
Screen-Shot-2015-10-27-at-10.45.46-AM.jpg
A ju kujtohet “Simple Life”? Projektuesi i stolive dhe nëna e dy fëmijëve nga stili i saj me sy të hijëzuar blu, vetulla shumë të holla dhe zgjatje flokësh, është shëndrruar në pamje shumë më të thjeshtë.

13. Demi Lovato
Screen-Shot-2015-10-27-at-10.46.19-AM.jpg
Flokë të shthurrura dhe grim i tepruar. Tani Lovato ngjan me një mbretëreshë popi me trup të nxirë dhe natyrale.

14. Britney Spears
Screen-Shot-2015-10-27-at-10.46.51-AM.jpg
Kjo është Britney (me më pak grim). Kjo princeshë e popit ka rrugëtuar me sukses në aplikimin e skuqësit të theksuar, hijëzimit të errët dhe buzë ngjyrë rozë për një pamje të përditësuar. Rezultati? Ajo duket më tërheqëse se kurrë./femra.net/
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top