12 Dymbedhjete Arkitektet që ndryshuan botën

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Nga koha në kohë, ekziston gjithmone një artist i madh që ndryshon mënyrën se si ne i perceptojnë kryeveprat, njerëzit e tjerë dhe na jep emocione te reja. Megjithatë,mendje te ndryshme jane gjeni ne fusha te ndryshme. Arkitektura është një tjetër fushë e madhe ku keto mendje te ndritshme krijojne mrekulli dhe ndryshime.
Disa arkitektë janë përgjegjës për krijimin e kryeveprave te cilat kane një ndikim emocional tek njerëzit dhe mund të ndryshojne mënyrën se si ne i perceptojnë qytetet dhe vendet. Artistë ose jo, këta arkitektë ishin dhe vazhdojnë të jenë, mjeshtrat qe ridizanjojne të ardhmen tonë. Këtu janë 12 ndërtuesit me te medhenj qe përmes shpirtit të tyre inovacionit dhe përkushtimit e ndryshuan botën tonë. :D

1. Oscar Niemeyer (b. December 15, 1907)

Eshte konsideruar si pioneri per perdorimin e betonit te perforcuar(reinforce concrete), thjesht per arsye estetike. E filloi me projektimin e qiellgervishteses se Brazilit e cila perfundoi ne 1943, dhe per dekada u njoh si shembulli i pare i modernizmit Brazilian. Punimet e tij jane kryesisht ne Bazil dhe Europe(si France dhe Itali).

1a.jpg

2. Antoni Gaudي (25 June 1852 – 10 June 1926)

Antoni Gaudi ishte nje arkitekt Katalan. Qyteti i nenshkruar i tij eshte Barcelona, por veprat e hershme te tij perfshijne shume punime rreth Spanjes. Si nje katolik i devotshem ai projektoi nje strukture e cila do ishte nje nder kishat me te famshme ne bote: Sagrada Familia. Punimi i ketij objekti ka filluar ne 1882 dhe pritet te perfundoje ne 2026. Punimet e tij kane nje nderthurje te 3 stileve: atij gothic spanjoll, baroko dhe Art nouveau(Arti i ri).

2a.jpg

3. Louis Sullivan (3 September 1856 – 14 April 1924)

Suvillian eshte padyshim babi i modernizmit. Stili i tij specifikohet nga nje forme shume e thjeshte, ku si dekorime ka strukturen e nderteses ne vetvete. Eshte konsideruar si krijuesi i qiellgervishteseve pasi ishte pjesmarres ne bumin konstruktiv ne Chikago ne 1871. Auditorium Building eshte nje nga dizajnet me te njohura te tij, e cila sot eshte nje pike referimi nacinale e kulturore.

3a.jpg

4. Frank Gehry (b. 28 February 1929)

I atribuar si “ Arkitekti me i rendesishem i histories tone” nga Vanity Fair, Frank Gehry ka nje portofol(jo kulete lekesh, por projekte dmth:p) te mahnitshem, punime te cilat jane kosideruar si krevepra te arkitektures kontemporane(bashkkohore). Ndertesat e Gehry-it perfshire dhe residenca personale jane ndertesat me atraktive per turistet. Padyshim ai ishte arkitekti avokat i dekonstruktivizmit. Ky stil i quajtur ndryshe arkitekture DECON-e është një zhvillim i arkitekturës postmoderne e karakterizuar nga idetë e fragmentimit duke manipuluar sipërfaqet.

4a.jpg

5. Ieoh Ming Pei (b. 26 April 1917)

Pei ka lindur në Kinë dhe në moshën 17 shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të studiuar arkitekturë. 76 vjet më vonë, ai quhet një prej mjeshtrave më të mëdhenj të arkitekturës moderne. Ai është i njohur për format gjeometrike të mëdha dhe abstrakte dhe për përfshirjen e stilit tradicional kinez në punën e tij. Pei filloi karrierën e tij në vitin 1950 me hartimin e mjaft ndërtimeve ne Atlanta, Gjeorgji. Pas krijimit të kompanisë së tij, në vitin 1955 ai u përqëndrua në projektet urbane të tilla si kullat Kips në Manhattan, New York City apo Society Hill Towers. Punet e tij më të njohura janë: Biblioteka presidenciale e John F. Kennedy , Muzeu në Boston, Galeria Kombëtare e Artit në Washington DC, Le Grand Louvre (Piramida) në Paris, Banka e Kinës në Hong Kong dhe Muzeu i Artit islamik në Doha.

5a.jpg



vazhdon...
 
Redaktimi i fundit:
Pe: 12 Dymbedhjete Arkitektet që ndryshuan botën

vazhdimi..

6. Alvar Aalto (3 February 1898 – 11 May 1976)

Jo me pak se kater stile arkitekturore jane reflektuar ne punen e Alvaro-s gjate gjithe karrieres se tij, dhe padyshim mund te quhet si arkitekti me i zhdervjellet ne bote:)
Ne 1920 ai adoptoi stilin klasik nordik i shprehur me se shumti ne seri te shtepive residencjale, me vone vashdoi me funksjonalizmin te cilen e eksperimentoi tek libraria e Viipuri, ne Rusi. Eksperimentimi u aplikua ne mesin e karrieres se tij, tek ndertesat me tulla te kuqe sidomos ne dezajnin e Universitetit teknologjik te Helsinkit. Monumentalizmi ishte faza e fundit e punes se tij. Dy(2) projekte madheshtore jane Finlandia Hall ne Helsinki dhe Alto Theater House ne Essen, e cila perfundoi pas vdekjes se tij:(

6AlvarAalto_thumbcopy.jpg

7. Le Corbusier (6 October 1887 – 27 August 1965)


Le Courbusier nuk ishte vetem nje arkitekt dhe pioneer i stilit Internacional por ishte gjithashtu nje dezajner, urbanist, shkrimtar dhe piktor. Ishte nje nga te paktet qe u mor me zgjidhjen e problemit ne shkalle te madhe, pra ate te qyteteve te medha. Filloi me projektimet e vilave duke perdorur stilin modern. Krijoi konceptin”a machine per living”, dhe nje nder vilat me historike te tij eshte ajo e Savoye ne Paris. Corbusier kontriboi shume ne ngritjen e qyteteve me te pastra dhe me me drite per te ardhmen. Koncepti i tij udhehoqi me vone 2 zhvillime: Stilin Gjerman te Bahaus, dhe Stilin amerikan internacional, nje symbol i kapitalizmit.

7lecorbuzier.jpg

8. Santiago Calatrava (b. 28 July 1951)

Calatrava u lind ne Valencia dhe eshte nje nder arkitektet, skultporet, dhe inxhinjeret strukturor me te medhenj qe ka hasur Spanja. Fama ne moshe te re e ndihmoi qe te hapte zyten e tij ne Valencia, Paris, Zurih, dhe New York. Ai e filloi karrieren duke projektuar projekte inxhinjerike si ura dhe stacjone trenash. Puna e tij e pare arkitekturore eshte ajo e The Montjuic Communications Tower in Barcelona and the Allen Lambert Galleria. Calatrava ka me pak se 2 dekada qe dezanjon ndertesa te mrekullueshme dhe portofoljo e tij eshte mjat mreselenese.

8SantiagoCalatrava_thumb.jpg

9. Walter Burley Griffin (24 November 1876 – 11 February 1937)

Walter Griffin eshte nje arkitekt amerikan I cili projektoi kryeqytetin e Australise, Canberra. Ai zhvilloi planimetrit ne forme L-je dhe isht ei pari qe perdori benbonin e perforcuar. Ne 1911 qeveria australiane mbajti nej konkurs nderkombetar per projektimin e qytetit, cmim ky qe u fitua nga Walter Griffin. Ne Amerike puna e tij konsiston me se shumti ne ato residencjale

9WalterBurleyGriffin_thumb.jpg

10. Norman Foster (b. 1 June 1935)

Foster eshte britaniku me I famshem ne krijimin e ndertesave zyrtare si Landmark. Pas perfundimit te studimeve ne Yale university ai hap menjeher kompanine e tij. Gjate gjithe punes se tij Foster u mundua te perfshije dhe te menaxhoje te transportoje ne arkitekture efektet e globalizimit ne qytetet me te medha te botes. Gjate punes se tij 4-dekadeshe ai ka menaxhuar te fitoj me shume se 190 cmime dhe 50 konkurse nacionale dhe internacionale. Kohet e fundit shumica e puneve te tij bazohen ne teknologjite ekologjike.
10NormanFoster_thumb.jpg

11. Zaha Hadid (b. 31 October 1950)

Zaha Hadid eshte lindur ne Irak, dhe eshte gruaja e pare qe ka fituar cmimin Pritzker(shpesh quhet si cmim ne nobel ne arkitekture). Ajo diplomua ne London ku dhe filloi te punonte ne zyrat arkitekturore atje. Ne 1980 ajo hapi zyren e sa ne Londer. Edhe pse ka fituar nje numer te madh konkursesh internacjonale ajo se kishte fatin te shikonte shume nga ndertesat e saj te konkretizuara ne realitet. (pse do thoni juve? Sepse jane kaq crazy dhe kushtojne SHUME:p)
Forbes e ka renditur ate te 69-nten si gruaja me e fuqishme ne bote, ndersa New Statesman e renditi ate te 42-ten si figura me influencuese ne planet. Puna e saj eshte kryesisht sfiduese, artistike, nje perqasje dekonstruktive dhe jo konvencjonale.

11ZahaHadid_thumb.jpg

12. Rem Koolhaas (b. 17 November 1944)

Rem ka mundesi te jete arkitekti dhe urbanisti me me influence qe Hollanda ka patur ndonjeher. Ai u be I famshem akoma pa mbaruar ndertesen e pare pasi ishte sh I mire ne artin e shkrimit dhe fjales. Ka shkruar sh libra dhe ka projektuar shume projekte gjithashtu. Specialistet thone se puna e tij eshte midis stilit modern dhe dekonstruktivizmit. Ndertesat me te famshme jane: Libraria qendrore ne Seattle, Shtepia e muzikes ne Porto, China Central Televizion Headquartes in Beijing, etj.

12RemKoolhaas_thumb.jpg

Nese keni emra te tjeter mund ti sillni, pasi nuk mbaron me kaq:)


p.s. jemi ne pritje dhe te dy arkitekteve shqiptar te listohen nder arkitektet e famshem ne te ardhmen por s'dime a do ja arrijne dot apo jo.... lol...(kjo ishte shaka e imja ne fakt:p)


burimi:Colorcoat
 

Attachments

  • 12RemKoolhaas_thumb.jpg
    12RemKoolhaas_thumb.jpg
    31.6 KB · Shikime: 0
  • 11ZahaHadid_thumb.jpg
    11ZahaHadid_thumb.jpg
    25.9 KB · Shikime: 0
  • 10NormanFoster_thumb.jpg
    10NormanFoster_thumb.jpg
    29.6 KB · Shikime: 0
  • 9WalterBurleyGriffin_thumb.jpg
    9WalterBurleyGriffin_thumb.jpg
    19.5 KB · Shikime: 0
  • 8SantiagoCalatrava_thumb.jpg
    8SantiagoCalatrava_thumb.jpg
    44.7 KB · Shikime: 0
  • 7lecorbuzier.jpg
    7lecorbuzier.jpg
    75.5 KB · Shikime: 0
  • 6AlvarAalto_thumbcopy.jpg
    6AlvarAalto_thumbcopy.jpg
    66.6 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: 12 Dymbedhjete Arkitektet që ndryshuan botën

Kjo Casa Batllo sec ka nje magji te sajen.. :)
 
Titulli: 12 Dymbedhjete Arkitektet që ndryshuan botën

Personalisht kam vizituar Luvrin dhe Sagrada Familia(familja e shenjt).... In shaa Allah Soul behesh ti e 13 e mbase ua kalon edhe ketyre...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top