11 Këshilla Shtëpiake Që Duhet Ti Dini Patjetër!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
1. Kur të lani nje xhup me pupla në lavatrice kini parasysh që të vini një top tenisi brënda, kështu puplat nuk do të mbildhen në një vënd dhe xhupi dotë jetë gjithmonë I fryrë dhe I shkrifët.
2. Për të mos mbajtur erë të keqe shtëpia kur gatuani lulelaker vini në një pambuk pak uthull dhe lëreni sipër kapakut të tenxheres. Mënyra tjetër është të prisni një copë lëkure limoni dhe t’a zieni bashkë me lulelakrën. Do zhdukni cdo erë të keqe.
3. Mënyra më e mire për të pastruar një njollë vere është tëvini pak kripë tek njolla dhe t’a lani me ujë të ftohtë përpara se t’a lani në mënyrën klasike, por kini kujdes jo me ujë të ngrohtë pasi bëhet me keq, dhe mos e lini njollën të thahet duhet t’a bëni pastroni atë në moment.
4. Kur të vrasin këpucët e reja, mënyra që të zgjerosh këpucët që të vrasin jane t’ja jepni ti veshë një person me një numër më të madh se ju, një mënyrë tjetër është ti vishni me corape të lagura dhe mënyra e trete fusni gazeta të lagura për disa orë në këpucë.
5. Nëse doni të mbani patate për një kohë të gjatë dhe nuk doni të nxjerrin rrënjë, vini midis tyre një kokërr molle.
6. Njollat e lagështirës në mur, pastrojini në fillim me një leckë të pastër, pastaj kaloni një leckë me klor dhe pastaj fshijini me një leckë të thatë.
7. Per njollat e vajit në rroba, para se t’i lani ato, vihet tek njolla pak detergjent enësh dhe më pas futini ato ne lavatrice.
8. Për të mos mbajtur erë të keqe frigoriferi vini një filxhan me sodë buke ose një filxhan me kokrra kafeje.
9. Për të mos pikuar qirinjtë tuaj zhytini për pak orë në ujë me kripe dhe lërini të thahen mirë para se ti ndizni.
10. Për të pastruar pllakën e hekurit hekurosni një letër sipër së cilës keni hedhur pak kripë.
11. Nëse gjella është shumë e kripur qëroni dhe pritni në katër pjesë një patate dhe vendoseni të ziejë bashkë me gjellën. Hiqeni pak më parë se të ketë mbaruar së zieri gjella në këtë mënyrë patatja ka thithur tepricën e kripës.Beauty
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top